jë grindje banale mes adoleshentësh është mbyllur me vdekjen e një 15-vjeçari në qytetin e Durrësit. Ngjarja e rëndë ndodhi në sektorin ”Iliria” të zonë se plazhit.
Xhulio Leka, që ende nuk ka mbushur 18 vjeç, raportohet të jetë autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit Fatos Daci. Nga hetimet e para rezultoi se krimi ka ndodhur për motive banale gjatë një grindjeje të çastit mes adoleshentëve.
Të dy, banorë të plazhit, kanë qenë në një internet kafe të zonës, ku dhe kanë nisur të grinden. Autori e ka goditur disa herë me thikë në sherr e sipër 15-vjeçarin Daci, i cili nuk ka mundur të mbijetojë. Vetëm pak çaste pas mbërritjes në Spitalin rajonal të Durrësit, ai është ndarë nga jeta, ndërsa autori ishte larguar nga vendngjarja.
Në kohë rekord, shërbimet e policisë të ndihmuara nga dëshmitarë okularë në vendin e ngjarjes kanë bërë identifikimin e të dyshuarit dhe kapjen e tij. Muajin e kaluar, një 17-vjeçar mbeti i plagosur rëndë në zonën e plazhit, gjate nje tjeter konflikti mes te rinjsh në një internet kafe të plazhit.