Krimi godet përsëri familjen shqiptare. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Laprakë, ku një bashkëshort ka vrarë me thikë gruan e tij.
Shtetasi 46-vjeçar Edmond Doku qëlloi me thikë bashkëshorten e tij, Rolanda Doku 36 vjeçe.
Gruaja fatkeqe nuk u rezistoi dot plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital.
Policia që mbërriti menjëherë në vendngjarje, bëri të mundur arrestimin e autorit të krimit.
Mësohet paraprakisht se 46-vjeçari ka konsumuar alkool para se të torturonte për vdekje bashkëshorten. Çifti ka qenë në prag divorci dhe kishin bërë kërkesën për ndarje pranë gjykatës. Madje viktima kishte kërkuar në të shkuarën edhe mbrojtjen e policisë. Policia ka nisur hetimet.