Shifrat e aktivitetit diellor janë shumë poshtë vlerave të tyre që prej vitit 2011″, thotë Agjencia Hapësinore...
“Diçka e papritur” po i ndodh Diellit. Ky është paralajmërimi që vjen nga NASA. Viti 2013 supozohej të ishte viti i “maksimumit diellor”, i pikut të ciklit 11-vjeçar diellor, por imazhet e kapura tregojnë se aktiviteti i ylllit tonë është relativisht i dobët. “Shifrat e aktivitetit diellor janë shumë poshtë vlerave të tyre që prej vitit 2011 dhe shpërthimet e forta diellore kanë qenë të rralla”, ka deklaruar agjencia hapësinore.
Nga imazhet e kapura vërehen vetëm disa njolla të vogla diellor në një sfond të pastër, që zakonisht është i mbushur me shumë “njolla”, që tregojnë pikun e aktivitetit diellor. Ndërkohë, ekspertët janë habitur nga mungesa e dukshme e aktivitetit. Video këtu poshtë tregon imazhet e filmuara prej “Solar Dynamics Observatory”