Facebook paditet per vjedhje te butonit “Like”
Facebook eshte paditur nga familja e nje programuesi te vdekur holandez i cili kishte rregjistruar 2 patenta ne lidhje me ndarjen dhe perditesimin e permbajtjes se rrjeteve shoqerore, shume kohe perpara se te dilte Facebook. Padia, e ngritur me 4 shkurt ne Gjykaten e Qarkut, Virxhinia Lindore, perfshin gjithashtu dhe AddThis, kompani qe ofron sherbime bookmark, bashkepunetor i hershem i rrjetit Facebook.
Padia thote qe butoni “Like” i rrjetit Facebook dhe elemente te tjere qe kane te bejne me shperndarje te permbajtjes, cenojne patentat.
Patentat ne fjale i ishin dhene ne vitin 2001 dhe 2002 shkencetarit te kompjutereve, Joannes Jozef Everardus Van Der Meer. Sipas padise, Van Der Meer kishte rezervuar emrin e domeinit “surfbook.com”, qe ai e quante nje sistem per “ditar personal”.
Van Der Meer themeloi nje kompani me emrin Aldministrator Nederland, te njohur ndryshe si Aduna, me qellim qe te komercializonte idete e tij. Sidoqofte ai vdiq ne qershorin e vitit 2004. Qe atehere, gruaja dhe familja e tij kane kerkuar kompensim per shpikjet e tij, tha padia.
Refuzohet patenta “Pinch-to-zoom” e Apple.
“Ndonese fillesat e Mark Zuckerberg per Facebook jane rreth vitit 2003, kane nje ngjashmeri te theksuar, per sa i perket funksionimit dhe zbatimit teknik te rrjetit, me faqen e ditarit personal qe Van Der Meer e kishte shpikur vite me pare,” thuhet ne padi.
Facebook nuk pranoi te komentoi gjate te henes ne lidhje me kete.