Facebook po tenton te krijoje nje “biznes te fuqishem” qe do te mund te kenaqe te gjithe tregtaret dhe perdoruesit ne te njejten menyre, duke qene se rrjeti social tashme ka hyre ne fazen tjeter te evolucionit te tij.
Kompania po synon qe te ndjeke nje oferte pubklike ne te ardhmen e afert dhe Mark Zuckerberg, shefi i saj, argumentoi se sa i rendesishem eshte ndryshimi nga te qenit nje “produkt” ne nje koorporate te madhe.
“Ne kemi nevoje qe te ndertojme nje biznes te fuqishem dhe kjo do te thote se duhet tu sherbejme atyre lloj partnereve te marketingut, te krijojme produkte te mira per ata dhe te vleresojme faktin qe duhet te rritemi ne ate nivel saqe te jemi ne gjendje per te terhequr ata njerez me te cilet duam te bashkepunojme” –tha Zuckerberg per Wall Street Journal.
Iniciativat e fundit ne kete fushe perfshijne formimin e nje “keshilli klienti” me drejtues nga Coca-Cola, Diageo dhe McCann Worldgroup, si edhe perpjekjet per te mbeshtetur dhe informuar praktikat me te mira.
Megjithate, ne platformen e tij gjithperfshirese per te “lidhur njerezit”, Facebook po zgjerohet ne zona te ndryshme me sherbime mobile te vendndodhjes gjeografike dhe me krijimin e lidhjeve me median.
Gjithsesi ka marre shume kritika ne lidhje me rregullat e privatesise, dhe nga disa vezhgues kjo shikohet sin je percarje midis perceptimit te perdoruesve dhe fitimit te parave. Zuckerbergu sugjeroi se keto procese mund te bashkeveprojne me njeri – tjetrin.
“Gjeja me e mire per funksionimin e Facebook eshte qe te beje ate qe deshirojne njerezit”.
Zuckerberg mori shembullin e Amazon, gjigandi i shitjeve online, si nje organizate e cila fitoi nje perspective te gjate te sukseshme.
“Une mendoj se ia kemi arritur qellimit dhe kemi bere gjene e duhur pasi gjate 5-6 viteve te fundit ne jemi fokusuar ne krijimin e gjerave te cilat kane vlera afatgjata per njerezit” – tha ai.
Sipas vezhgimeve tee Marketer, shitjet nga reklamat e Facebook arriten ne 3.8 miliarde dollare ne vitin 2011, ndaj 264 milione dollare qe ishin ne vitin 2008. Shifra parashikohet te shkoje ne 6 miliarde dollare ne 2012.
Nerkohe qe firmat e lojrave si Zynga dhe Playdom kane treguar se mund te zgjerohen nepermjet Facebook, ky trend nuk ka qene i pergjithshem.
“Ndoshta do te vije nje kohe kur shumica e industrive qe ne mendojme se mund te jene sociale, do te jene me te vertete sociale dhe gjeja e pare qe mund te bejme eshte te rrisim sasine e parave qe ne mund te fitojme” –tha Zuckerberg.