Forumi Kuq E Zi
Dëmet e “Facebook”  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Dëmet e “Facebook”  Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Dëmet e “Facebook”  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Dëmet e “Facebook”  Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Dëmet e “Facebook”  Empty Dëmet e “Facebook” 16/4/2013, 23:31

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Dëmet e “Facebook”  Th?id=H.4978546630197981&pid=15
I kthyer ne fenomen, “Facebook” ka nxitur shume studiues te thellojnë kërkimet e tyre për efektet pozitive qe rrjeti sjell ne jetën tone. Por, krahas tyre ka dhe disavantazhe, si për shembull lehtësia e keqkuptimeve.

Në krah të eksperiencës së përditshme dalin edhe studimet të shumta që theksojnë anët e dëmshme të ndikimit të ”Facebook”-ut ne jetën tone.

Sipas një studim i Universitetit te Utah Valley në Orem, ky rrjet social frenon ndjenjën e lumturisë dhe rrit dëshirën për te flirtuar.
Ndërkohë administratoret e divorci-online.com kanë zbuluar se shumica e njerëzve suprizohen duke gjetur gjëra për partnerët në “Facebook” dhe sipas tyre, ky eshte nder faktorët kryesore për prishjen e martesave prej rrjetit social.

Vitet e fundit, një përqindje e larte e kërkesave për divorc kanë pasur si "reference" dhe shkaktar “Facebook”-un.

Emëruesi i përbashkët i këtyre personave sipas partnereve është komunikimi papërshtatshëm nëpërmjet “chatit” me personat e gabuar.

Te gjithë e kane te vështirë te pranojnë se dikush është duke komplimentuar te dashurin apo te dashurën. Kjo gjë shkakton xhelozi dhe nuk e ndihmon aspak marrëdhënien.

Një “like” zbulon gjithçka
Sa here shtypni butonin ‘like’ ne “Facebook”, aq me shume tregoni per veten tuaj.

Nga linqet e postuara dhe pëlqimet, pa kuptuar ju zbuloni sekretet personale mbi pikëpamjet fetare, politike dhe prirjet seksuale- ky është përfundimi i një studimi te fundit i cili ka ngritur shume shqetësime mbi privatësinë.

Sipas aktivistëve te privatësisë rezultatet e studimit janë një “sirenë alarmi” për përdoruesit.

Ky studim i Akademisë Kombëtare te Shkencave ne SHBA ka ekzaminuar 58.000 vullnetarë përdorues të “Facebook” në SHBA. Rezultatet ishin surprizuese edhe për vete kërkuesit.

Vullnetaret ofruan krahas aktivitetit të tyre në “Facebook” dhe informacion demografik, edhe rezultatet e testeve psikometrike të dizajnuara për të zbuluar tiparet e personalitetit.

Pëlqimet e shënjuara në “Facebook” u futën në algoritme dhe u krahasuan me informacionet e mbledhura nga testet e personalitetit.

Algoritmet rezultuan 88 për qind të sakta për përcaktimin e seksualitetit mashkullor, 95 për qind të sakta për të dalluar afro-amerikanët nga kaukazo-amerikanët dhe 85 për qind për të dalluar mbështetësit e republikanëve nga ata të demokratëve.

Kristianët dhe myslimanët u klasifikuan në mënyrë korrekte në 82 për qind të rasteve, ndërsa statusi civil dhe abuzimi me drogën u identifikuan me saktësi mes 65 dhe 73 për qind.

Algoritmet mblodhën një sasi të stërmadhe pëlqimesh mbi muzikën apo spektaklet televizive për të krijuar profilet e personalitetit. Preferencat e muzikës dhe emisioneve televizive ishin më demaskuese nga sa mund të keni imagjinuar.

Studimi kishte si qellim te parashikonte edhe koeficientin e inteligjencës te përdoruesit

Çdokush i trajnuar ne analizën e te dhënave mund te jete ne gjendje te përpunoje një informacion te tille madje edhe ne rastet kur përdoruesit nuk e kane klasifikuar ne mënyrë te qarte.

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons