Fier – Dy shtetas italian janë vënë në pranga me akuzën e vjedhjeve me dhunë.
Të arrestuarit janë Giuseppe Margiotta , 33 vjeç dhe Franco Gallucci, 31 vjeç.
Të dy shtetasit italian me banim në Lecce kanë kryer tre vjedhje në qytetet Ballsh, Fier dhe Lushnje si dhe disa të tjetra të cilat ende nuk janë dokumentuar nga policia.
Në Ballsh, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur me dhunë një sasi bizhuterish në një argjendari. Gjithashtu edhe në Fier kanë vjedhur në argjendari ndërsa në Lushnje dy persona i kanë marrë me dhunë 1.5 milion lekë dy personave nga ky qytet.
Vjedhjet janë kryer me 17 janar, 26 janar dhe 7 shkurt.
Arrestimi i tyre u bë nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit Fier dhe Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë.
Gjatë verifikimeve të kryera në bashkëpunim dhe me Zyrën Ndërlidhëse Interforze të Policisë Italiane në Shqipëri, rezultoi se Franco Gallucci, ishte i shpallur në kërkim për llogari të autoriteteve italiane të drejtësisë, për veprën penale të vjedhje me dhunë.