Forumi Kuq E Zi
Tregime Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Tregime Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Tregime Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Tregime Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Tregime Empty Tregime 16/2/2013, 07:05

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Ti nuk ke lindur për të dështuar!

Tregime 67456_597597156920993_869590802_n
Vështroji ditët e reja si një dhuratë speciale nga Krijuesi juaj, si
një tjetër mundësi të artë për të plotësuar gjërat që nuk patët mundësi
t'i mbaronit dje.
Merre në dorë drejtimin e ditës tënde.

Lejoji orës së parë të ditës të vendosi mbi temën e suksesit dhe
veprimet pozitive të ditës, do të jetë jehona e duhur për të të
shoqëruar gjatë gjithë ditës.

Sot nuk do të ndodhi edhe njëherë tjetër.

Mos e shpërdoro ditën me një start të gabuar apo pa startuar fare.

Ti nuk ke lindur për të dështuar!

Njerëzit lënë përherë gjurmë në jetën e dikujt...
Këto gjurmë janë kujtimet... Ata krijojnë përherë gërvishtje në një jetë dhe këto mbahen mend gjithmonë


Kujtime ...


kujtimet mund të jenë edhe momente të trishtuara...edhe lot..edhe inat,
edhe nevrikosje, acarime...që ngelen gjatë në mendje...që ngelen gjatë
shenja në lëkurë dhe shpirt...

Thellë isha duke menduar për këtë fakt?!

Jo të gjithë njerëzit, të lënë të njëjtat gjurmë...

Ishte një bisedë e shkurtë me shoqen time...

Ktheva kokën e pashë në sy, po shikimi im ish i përhumbur...diku
larg...(si shpesh këto herët e fundit, diku fluturon)... por
destinacionin nuk mundem të caktoj... pasi ende dhe vetëm fluturon...


E di çfarë i them...?!

Nuk dua të mbahem mend për ndonjë lot, apo nevrikllëk që mund të
shkaktojë fjala ime e drejtpërdrejtë...dua të më kujtojnë për
buzëqeshjen, për optimizmin tim, për çmendurinë time, për besimin tim të
pakufishëm, për fjalët e mia e çiltra që rrjedhin nga thellësia e
zemrës, për krahun e mbështetjes ndaj secilit që ka nevojë për një krah,
apo ndoshta vetëm për një dorë ; jo të të mbajë vetëm për dore por edhe
të të fshijë lotët, kur të tjerët qajnë, të shtrëngoj dorën kur mendon
se nuk mundesh më për të treguar se më ke edhe mua në anën tënde, për të
treguar se kjo dorë do të mbajë gjithmonë fort ndodhi ç’ndodhi, ajo nuk
të lëshon, për një dorë që kurr nuk do të dëshironte të të shohë dorën
tënde të zbraztë në asnjë mënyrë dhe nga asnjë e mirë e kësaj bote, por
gjithmonë e plotë me çdo gjë që ke nevojë për momentin e duhur.....

Nuk ka asgjë më të mirë, se të l**h gjurmë të lumtura tek dikush...

Të kesh falur kaq shumë buzëqeshje, sa njerëzit të të mbajnë mend vetëm për optimizmin...
Le të më quajnë si rast optimiste e pashpresë...por të paktën do më mbajnë mend për diçka shumë pozitive për mua...

Oh... ti je e çmendur, ti je ende një optimiste e sëmurë...- më tha dhe buzëqeshi...

Ktheva kokën nga ajo...dhe duke buzëqeshur i thashë...

Ja e shikon për këto që thua dua të mbahem mend... për asgjë më shumë...
për asgjë më shumë... dhe ktheva kokën nga qielli me një shikim të
përhumbur drejtë hapsirës, jo por drejtë Krijuesit i Cili e di se më
dëgjon dhe më vështron edhe e din edhe pa fjalë e vogël time se çfarë
zemra ime don dhe me zë të lehtë përsëris...

Për asgjë më shumë, kjo është gjurma që dua të ngelet nga unë... një buzëqeshje plot optimizëm dhe shumë rreze shprese!

Ashtu na ka mësuar i Dërguari ynë, edhe buzëqeshja në fytyrën e vëllaut/motrës tënde është lëmoshë...


Andaj le të kujtojmë...


Të gërmojmë thellë nëpër dosjet e kujtimeve, copëzat tona të mbledhim.

- Nuk do të lodhemi, me durim do të bashkojmë pjesëzat e puzzle-it tone,
që mozaikun e kujtesës ta rindërtojmë dhe në heshtje buzëqeshje fytyrën
tonë ta shndrisin.
- Nuk do të lodhemi, të mbledhim detajet, për të krijuar tërësinë.
- Nuk do të lodhemi të mbledhim kujtimet, për të rinisur historinë.
- Nuk do të lodhemi, si dy arkeolog amatorë, pluhurin e copëzave të vjetra të fshim dhe shkëlqim të ri t’u japim.
- Nuk do të lodhemi të gjejmë fosilet e një historie të vjetër dhe datat t’i vendosim në të.
- Nuk do të lodhemi të kujtojmë.


E çfarë do të kujtojmë?


Fillo me një fjalë...

Në një fjalë timen, ti më kujto mua....në një fjalë tënden ty do të kujtoj.
Atë fjalën time të preferuar, sa herë ta dëgjosh, hidhe një vështrim në kujtime...mua më shiko.
Atë fjalëzën tënde më të dashur, sa herë ditëve lakohet, një imazh në sy më shfaqet.

Edhe një varg...

Vargun e preferuar në kornizën varur e gjejmë, me tingujt e preferuar, në cepin e ëndrrave në kujtesë.
Vargun e gdhendur, në muret e kujtesës, me shkrimin tim...
Vargun e qëndisur në arkivën time të kujtimeve, me autografin tënd në fund.


Po një tingull...


Kolona zanore, muzika e preferuar...edhe kujtimet kërcejnë... kujtimet lindi... kujtimet jetojnë.
Notat muzikore të qëndisura në këngë, një CD kujtimesh muzikore, që luhet sa herë shtyp butonin ...
I cili quhet: kujtohu rrallë ose shpesh dhe mua aty do të më gjesh?!


Apo ndoshta një lutje...


Lutjen e preferuar të cilën e thoja në fillimin e çdo gjëje...apo edhe në fund të fjalimeve...
Lutjen të cilë e bëja nga thellësia e zemrës, për ty, për ne dhe për të gjithë njerëzimin mbarë...
Lutjen të cilën ndoshta askush deri sot se ka ndëgjuar, përveç Atij që i’u kam drejtuar...
Lutjen të cilën vetëm Krijuesi im, yti, yni e ka ndëgjuar dhe pranuar...
Lutjen në ditën e premte kur të gjithë luten dhe unë e di se je aty...


Ah edhe një fotografi...

Një ambient i njohur, një peisazh i parë... dy personazhe të afërt dhe të largët...
Përnjëherë, thuaj si të duash për momentin secila vlen...
Ne...

Një libër....një autor/e...një film... një aktor/e.... një këngë... një
ngjarje... një ndjenjë... një lexim mendje... një mendim i përbashkët...
një diskutim pa kuptim,... i një ideje të njëjtë... një diskutim me
vlerë i ideve të ndryshme, me përfundimin e njëjtë... një lëmsh
copëzash, të mbledhura fort e fort... në thesin e kujtesës... për të
ndërtuar puzzlen e copëzuar ... për të parë edhe vetëm një herë imazhin a
tëhershëm....


E çfarë do të kujtojmë?


Gjithçka dhe asgjë...!


Ty dhe mua, neve, të gjithëve ...!

Një kujtim...një të shkuar... një zemër... një rrahje zemre... apo vetëm
dridhje e saj... një buzëqeshje... shumë dashuri dhe mirësi...

Do të kujtojmë... atë buzëqeshje dhe ngrohtësi që ditët tona i mbështolli që kur në jetët tona lejuam praninë e njeri-tjetrit...

Do të kujtojmë... thjeshtë kujtojmë ... atë që dëshirojmë të kujtojmë... pasi
Një kujtim zgjat përgjithmonë, ai asnjëherë nuk vdes... Miqtë e mirë
qëndrojnë bashkë përherë, për të mos thënë kurrë lamtumirë...!


Edhe pse e kisha vendosur do harroja me çdo kusht çdo sekond, çdo
moment, çdo çast të atij viti ... e kisha vendosur, e dëshiroja me të
gjitha forcat e mia… por... më sa duket nuk munda.


Mjaftoi një ngjarje e ngjashme të më rikujtonte gjithçka.
Mjaftuan disa fjalë të thëna pa rëndësi, të rihapej një plagë e thellë, që ende më dhemb shumë.

Mendova se këtë dhimbje kisha harruar.
Mendoja se e kisha hedhur pas krahëve.
Mendoja se ishte e shkuar tashmë.
Mendoja se nuk do ndjeja më dhimbje, nuk do derdhja më lot.

Mendoja..........

Mirëpo në realitet dhe në momentin e mendimit dhe kujtimit...


Ndjeva të njëjtën dhimbje.
Ndjeva të njëjtën frikë.
Ndjeva të njëjtën pasiguri.
Ndjeva të njëjtin tmerr.
Ndjeva të njëjtën nevojë për të mos qenë vetëm.
Derdha të njëjtët lot, që për shumë kohë i kisha fshehur brenda meje.
U ndjeva kaq e brishtë... kaq e dobët... a thua do thyhesha në çdo


çast.

Kisha frikë...

Frikë nga frika!!!

Kur mendon se e ke mbyllur fort kapakun e kutisë së kujtimeve, mjafton
një vrimë e vockël, diku në një cep... dhe gjithçka rinis sërish...
ndoshta jo me ngjarje reale... por si një film me imazhe përpara syve të
tu.

Të rishfaqet gjithçka.
Të njëjtat fytyra.
Të njëjtët njerëz që të qëndruan pranë... dhe imazhet e atyre që doje të kishe pranë... por...?!
Të njëjtat momente që deshe ti harroje.
Të njëjtat dhimbje që s'doje t'i kishe më.
Të njëjtat mure që vështrove me sy plot ankth, për muaj me radhë.


E njëjta bardhësi mbytëse.
E njëjta ditë që të merrte frymën.
E njëjta gri në qiell çdo ditë.
E njëjta dridhje trupi nga frika dhe pasiguria.
E njëjta vuajtje shpirtërore.
E njëjta dridhje buze, kur ndaloje lotët të dilnin nga sytë... askush nuk duhet të shihte më lot.

Por…?!

Ishte veç një moment...!

- Sa shumë më dhembi.
- Sa shumë më dhemb ende, kur e mendoj.
- Sa pak i kurseva lotët... sa pak e kontrollova veten të mos mbytem në lot e frikë.
- Sa frikë pata që isha aq e pamundshme.
- Sa lot... prapë.

Ishte vetëm një çast...!


Një moment... e asgjë më shumë... apo ishte një kohë e gjatë dhe shumë e gjatë?!
Por dhimbja ishte e madhe, atë e di dhe e ndjej edhe tash nga pak duke shkruar...

Sado të përpiqesh të harrosh të shkuarën dhe çastet që të kanë bërë të derdhësh lot... me shumë vështirësi do mundesh.

Kujtimet kanë një fuqi të mbinatyrshme të bëjnë gërvishtje të thella në zemër dhe shpirt.

Mjafton një fjalë e vogël dhe plaga fillon të djegë e të përvëlojë.
Mjafton një veprim i vogël dhe nga plaga e kujtimeve del gjak.

Sa e dobët ndjehesh në atë moment... kur mendon se je zoja e veprimeve dhe ngjarjeve që do pasojnë ditët pas asaj dite.

Kujtimet dhe ngjarjet e së shkuarës...

- Duhet të të kthehen në forcë dhe në shtyse të ecësh përpara.
- Duhet të jenë guximi yt... dhe buzëqeshja e triumfit qëndisur mbi buzë.


Duhet të jetë drita që të udhëzon në errësirën e jetës, sikur një mapë rrugësh.
- Duhet të jetë antidot i çdo helmimi nga çdo lloje helmi i trupit dhe shpirtit.
- Duhet sikur një fletudhëzimi në pakon e medikamenteve që do të
shërojnë çdo sëmundje dhe çdo plagë që gjatë jetës more dhe do të
marish.
Pra...


Më mirë që janë kujtimet...nuk harrojmë...nuk harrojmë që i’a kemi dalë
mbanë...nuk harrojmë që e kemi kaluar atë ditë, për të rinisur një ditë
tjetër.
Me dhimbje në shpirt... me kurajë në zemër...me një buzëqeshje force mbi
buzë....por e ndjejmë, e dimë…që dolëm fitimtarë...e mposhtëm frikën,
vuajtjen dhe dhimbjen.


Jetojmë të tashmen, me kujtimet e së shkuarës, me shikimin e drejtuar drejt së ardhmes, plot shpresë.


Unë e di, që dielli do të dalë gjithmonë edhe pas stuhisë më të fuqishme..
- Unë kam durim të ulem e të pres…
- Unë ende mundem të ngrej duart lartë dhe të lutem pa nda.
- Unë e di se herët a vonë lutja ime më pranohet pa dyshim.
- Unë e di se kam Krijuesin i Cili kurr nuk më len vetëm dhe pa ndihmë.
- Unë e di se nëse qëndroj te dera e Tij për çdo rast dhe nevojë dera do të hapet edhe për mua.
- Unë e di se dielli do të ndriçojë…herët a vonë.
- Unë e di se edhe buzëqeshja do t’i kthehet çdo zemre të brengosur dhe të vuajtur.
- Unë e di se e gjitha vlen edhe për ty që po lexon por edhe për mua…!


Përshëndete çdo mëngjes të ri me një buzëqeshje dhe prit, se secilit i zbret fati prej qielli në mëngjesin e hershëm...

Zgjohu, mirëprit dhe mundohu të arrish dhuntitë e caktuara për ty...
Mos lejo që ato t’i shkojnë dikujt tjetër, vetëm se ti je neglizhent dhe në gjumë...
- Mundohu pak se do të arrish shumë...

Ashtu që gjurmët e jetës të kenë vlerë të madhe kur të ulesh dhe të mendosh për to...M.com

2Tregime Empty Re: Tregime 16/2/2013, 07:06

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Për një gotë qumësht

Tregime 526461_599143463433029_639815487_n
Për 8 vite, ai kishte parë nënën e tij të vdekur në ëndërrat e tij, pjesët e djegura të trupit të saj në zjarrë.

Çdohere kur ai zgjohej nga këto ëndërra, ai bënte dua (lutej) për të dhe e luste Allahun ta falte atë.

Ai vazhdoi të bëntë dua për të, derisa ai një natë, në një ëndërr e pa
atë duke qeshur. Kështuqe ai e pyeti atë (në atë ëndërr): ''Pse ishe
duke u torturuar gjithë këto vite?''

''Për shkak të një goteje të qumështit!'': ajo u përgjigjë dhe ai e dinte se çfarë ajo kishte për qëllim me këto fjalë...

Ai kishte një gjysmë vëlla nga martesa e parë e babait të tij.

Kur nëna e tij ishte gjallë, ajo kishte shprehi t'i jepte çdo mëngjes,
një gotë të plotë me qumësht, por gjysmë djalit të saj të gjorë i jepte
një gotë gjysmë të mbushur me qumësht, dhe gjysmën tjetër e mbushte me
ujë. Ajo ishte arsyeja për të cilën ajo po
torturohej për 8 vite në varrin e saj.. një gote me qumësht!!!

Është një arsye që shumë njerëz do ta konsideronin si një ''çështje e vogël''.

Por kjo nuk është një çështje e vogël për Zotin e Botërave!

Ai thotë në Kur'an: ''Ju e llogaritnit atë si një gjë të vogël, ndërsa te Allahu ajo është e madhe.'' (En-Nur, 15).

I Dërguari i Allahut, Muhamedi salallahu alejhi ue selam, ka thënë:
''Ruajuni padrejtësisë, sepse padrejtësia do të jetë errësirë në Ditën e
Gjykimit!'' (Transmeton Ahmedi)

3Tregime Empty Re: Tregime 16/2/2013, 07:07

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Vajza që zbriste tek pallati i verdhë.

Tregime Ragazza%2Bdi%2Bspalle%2Bseppia
Pritja nuk të le asnjehere vetëm dhe pse të merzit me monotonin e
saj.Të duket sikurë sekondat ecin në blloqe të medha betoni dhe
imagjinata nuk kalon dot në anën tjetër të sëndeve. Një sekond tani,
katër me vonë. Minutat janë ata me të padurueshmit. Askush nuk pret që
të kalojnë dyzetekatër minuta. Është çmenduri të presesh që të kalojnë
dyzetekatër minuta. Për të mos folur për oret. Një ore pritje, nëse
duron, të bën të pavdekshem por askush nuk e nderron përjetësinë me
disa ore pritje. Bie shi dhe çdo gje behet më e ngadaltë,
më e përballueshme, ashtu si fjalet e nje të dehuri i cili pasi kupton
se ka humbur shishen bisedon me hijen e tij për të mos u ndjerë i
vetmuar. Sekondat largohen lirshëm dhe te çkujdesur mbi akrepat e
bezdisur prej shikimit tënd. Nderkohe nuk kanë kaluar as njezet
sekonda qëkure ke nisur të mendosh me veten.
Pak me tutje, në anën tjetër të rruges, një i moshuar, lagur, nxiton
që të arrijë stacionin e autobuzit. Zhurma e makinave është në harmoni
të plotë me nevojen për të hedhur hapin mbi asfalt. Përshpejtimi në
rritje i zhurmes se makinës që afrohet e turpëron të moshuarin e
ndrojtur nga nxitimi për të kaluar në anën tjetër.

Hapi i pezulluar i lejlekut.

Autobuzi afrohet me ngadalë me gjithë qetësinë që karakterizon një
autobuz . Ti mendon: Ai po që e meriton parajsën. Do të këtë valle
nevoje parajsa për nje autobuz? Nëse po ai e meriton me tepër se cdo
mjet tjetër udhetimi.
Në castin që ndalet pritësit e tij të jashtzakonshem nxitojnë pa asnje
fare rregulli për të hypur. Ti ngjitesh i fundit. Kur mbetësh I
parafundit është mire të mos nxitosh. Të gjithe ata që nxitojnë do
shkojnë në ferr dhe ti nuk do të shkosh në ferr duke nxituar. Në
parajse hypet sipas rradhes dhe kjo është nje gje shume e mire.
Vajza që tu duk sikure njihje dhe që me vonë do zbriste tek pallati i
verdhe pa dicka të cuditshme: hija e të moshuarit e shikonte plot
kureshtje . Në sytë e saj shikoheshin castet e nxitimit, kohet e
humbura duke kaluar përtej, kohet e kaluara këndej, ankthi i të
hedhurit të hapit të pare. Nje jetë e cuar dem dhe turpi nga pamundesia e të
qëndruarit në nje vënd. Kohe, kohe dhe vetëm kohe.Shpirti dhe trupi i
të moshuarit nuk kishin pushuar kurre se vrapuari dhe për këtë do
dënohej. Hija e tij e kishte mallkuar. Nxitonte, nxitonte, nxitonte.
Trupi i mallkuar që nxitonte për në asnjevënd.
Tu duk sikure ai nuk arriti ta kalonte rrugën, apo jo? Po c’rëndesi ka
tashme? Kurioziteti zhvendoset në dicka tjetër.

Autobuzi niset me ngadalë. Mbi xhamin e kristaltë dhe të pisët
pasqyrohen fytyra të lumtura dhe të lodhura. Pasagjeret behen
mishërimi i vetëkënaqësise se ardhjes se autobuzit. Ata ngasin
furishem fantazinë e tyre mbi asfaltin e lagur. Pjesmarresit shikojnë
shfaqjen pa levizur. Koha ndalet. Autobuzi ndal cdo gje. I moshuari
qëndron pa levizur në anën tjetër të rruges. Në cepin e erret të saj
pret castin e duhur për të kaluar matanë. Ai cast nuk do vije kurre.
Vajza që do zbriste tek pallati i verdhe mendon për natën e meparshme
kur kishte bere dashuri mbi nje dyshek të ndryshkur nën dritën e
zbehur të qirinjeve . Nje hije e rënde i përshkon gjithe trupin e
lagur duke ja mpiksur shikimin mbi dyshemenë e autobuzit.Ti e veshtron
me kujdes por nuk kupton gje.


Vajza që zbriste tek pallati i verdhe përshkohet nga hija plakut me
hapin e lënë pezull. I kujtohet vetja e plakur në të shkuarën.

Çdo fundjave Lejleku shetit i qetë nëpër rruget e Tiranës.
Autobuzat janë gjithnje të mbushur plot. Askujt nuk i interesont se
çbehet në nje fundjave të jashtzakonshme Nëntori ndërsa ti pret
autobuzin dhe nje i moshuar përpiqet të kaloje rrugën përvec vajzes që zbriste tek pallati i verdhe e cila rikujtonte
natën e kaluar. (nga Behemoth)

4Tregime Empty Re: Tregime 16/2/2013, 07:10

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
O Kandil Ndriçues!

O Kandil Ndriçues!
Nuk jam i bukur por bukurinë tënde e dua. Dua t’i flas zemrës sime me
emrin tënd që emri yt të bëhen zemra ime. E në sa copë duhet të ndahet
kjo zemër për t’i thënë fjalët e pathëna? Zemra më thotë se tanimë jam
coptuar në kushedi sa copë dhe për t’i thënë të pathënat duhet që të
gjitha copat të ngjiten e bëhen një. Si mund t’i bashkojë copat e zemrës
sime të shpërndara në errësirë, kur sytë nuk vlejnë asgjë pa dritën?
Bota nuk mund të të ndriçoj ty, por ti e ndriçon botën ku bën pjesë edhe
zemra ime, edhe sytë e mi. Por, lutja ime qe e kotë derisa pushova të
të them: ndizu o kandil dhe më fal dritë sa t’i gjej të gjitha copat e
humbura të zemrës. Kandili Yt nuk u ndizka sepse nuk u shuaka
ndonjeherë, prandaj drita e tij gjithmonë paska qenë pranë syve të mi,
por sytë i paskam pasur të mbyllur. Kur hapa sytë, veten e gjeta në
burgun e hapur. Atëherë e kuptova se jam gjallë, por nuk po jetoj, kam,
por jam i varfër, nuk jam lyps, por vazhdoj të kërkoj. E si të të gjej
ty që s’ke humbur kurrë? Gjurmët që le në rërën e shkretëtirës mes dy
qyteteve, fryu era dhe i shpërndau në të gjashtë anët e botës, kështuqë,
e gjithë bota u bë gjurmë e jotja. Me fjalët e mia kurrë nuk pata fuqi
ta zbukuroja emrin tënd, por me emrin tënd zbukurova fjalët e mia. Të
gjithë, kur duhet t’i shmangen rrezikut, dyerve të tyre u vënë drynat,
por për ty rrjeta e marimangës bëhet më e sigurtë se të gjitha dyert e
drynat. “Nga vini?” – pyeti dikush. Ti i the: “Nga uji”, dhe kështu, e
ruaje fshehtësinë duke thënë të vërtetën. Të gjithë jemi nga uji por të
gjithëve na merr etja, e ujin e mori etja për ty o Mëshirë e Botëve.
Burimet e krojet nisen për t’u bashkuar me detet, e një zemër e
mallëngjyer për ty, ndoshta aq sa ka ujë e kripë në det, tha se valët e
deteve përplasen mbi shkëmbinj gjithë jetën, duke dashur t’i puthin
këmbët tua që ecën në brigje. E gjithë ekzistenca ëshë e mallëngjyer për
Dritën e Saj, të gjitha botët flasin për Mëshirën e tyre, përveç të
fjeturve. Jeta është ëndërr për të gjithë të fjeturit. Por, shpesh etja
është më e fortë se gjumi, prandaj na bënë të zgjohemi dhe veten e
gjejmë me mendje tek uji. E sa herë më kujtohet uji, më kujtohen edhe
pesë gishtrinjtë tu që bëheshin si pesë burime për të gjithë ata që
donin ta shuanin etjen e asaj dite kur dielli të jetë afruar mbi kokat e
njerëzve. Që shkretëtira të mos mbetej e shkretë, i duheshin gjurmët e
këmbëve tua. Ti ecje mbi rërën e nxehtë, i shoqëruar nga shoku yt
besnik, që duke jetuar pranë Dritës së Kandilit tënd, tha se paaftësia
për të përceptuar është përceptim. Çdo përceptim është përpjekje për ta
arritur një të vërtetë, por çfarë të përceptosh kur je me të vërtetën?
Çdo gjë e shohim përmes dritës, por dritën përmes kujt e shohim?
Tregime 200-200_1262908031O Kandil Ndriçues!
Pyetjet janë si etja e përgjigjet si uji. Qielli i përgjigjet tokës dhe
toka gjithmonë u dorëzohet përgjigjeve të qiellit. Ajo nuk mund të mos
pranojë çdo gjë që i vjen nga ai. E si mund të vdesin zemrat në tokë nga
etja, duke mos pranuar përgjigjet tua që shembëllehen me “ujin që
Allahu zbret prej qiellit, duke ngjallur përmes tij tokën”?f.m

5Tregime Empty Re: Tregime 16/2/2013, 07:11

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Nëse krimineli është injorant, çfarë është injoranca?

Thatësia mund të arrijë deri aty ku nuk arrin uji njëlloj si
fshehtësia deri aty ku s’mund të arrijë dituria. Çdo gjë që nuk e dimë
quhet fshehtësi dhe e tillë do të jetë deri në momentin që dija ta
zbulojë. Njeriu është qenie që kërkon siguri për të ardhmen e tij dhe
posaçërisht siguri nga krimi i cili mbin dhe zhvillohet po në shoqërinë
njerëzore. Mirëpo, që kur ekziston bota, nuk mbahet mend të ketë pasur
shoqëri njerëzore pa kriminelë për të cilët edhe librat e shenjtë kanë
paraqitur ligje ndëshkuese. E çfarë është krimineli? A duhet të ketë diç
më pak apo më shumë se të tjerët që të jetë i tillë? Një gjë dihet:
krimineli ka aq mend sa të dijë se po bën krim dhe është i përkryer në
lidhjen e asociacioneve të veta mendore që nga fillimi i realizimit të
projektit të vet e deri në fshehjen e gjurmëve nga të tjerët. Por, ajo
që e dallon nga të tjerët është fakti se ai nuk mund t’i bëjë mirë vetes
pa i dëmtuar të tjerët. Po pse kjo përqasje egoiste? Kur dy njerëz
shkëmbejnë ide, marrin dhe japin nga njëri-tjetri, prandaj edhe gjendja e
tyre është emërtuar marrëdhënie. Aty ku ekziston marrëdhënia, ekziston
edhe përfitimi i dyanshëm (pavarësisht llojit të përfitimit). Krimineli
nuk konkurron me ide, nuk jep por dëshiron të marrë kështu që vetë akti i
dëshirimit përbën praktikisht fillimin e krimit. Krimineli është
agresiv ndërkaq agresiviteti është reagimi i atyre që nuk mund të japin
por duan gjithsesi të marrin ose më saktësisht, nuk kanë se çfarë të
ofrojnë si shkëmbim për atë që u duhet dhe në mungesë të kësaj, duan ta
rrëmbejnë dhunshëm, fshehurazi apo haptazi. Krimineli është inferior,
prandaj së jashtmi shfaq superioritet në përpjestim me shkallën e
inferioritetit që
ndjen brenda. Krimineli është edhe guximtar dhe guximi i tij rezulton
nga mosdija e tij sepse të kesh guxim për të marrë atë që nuk e paguan
dhe të dëmtosh tjetrin për ta kënaqur veten, domethënë të mos kesh dije
që të gjitha këto t’i realizosh në një mënyrë tjetër: duke i dhënë
tjetrit diçka që ai nuk e ka dhe duke marrë nga ai atë që nuk e ke,
dualitet i natyrshëm ky i ekzistencës së dikotomive që plotësojnë
njëra-tjetrën. Mjerisht, kriminale nuk janë vetëm veprat e banditëve,
por edhe veprat e antibanditëve të cilët duke mos ditur ta pakësojnë
krimin, e rrisin atë. Kriminalieti, në kuptimin e rëndomtë të fjalës,
është vetëm një segment i krimit që rezulton si produkt i mënyrës së të
menduarit të një shoqërie të tërë në djepin e të cilës përkundet krimi.
Vjedhja, korrupsioni apo vrasja janë disa nga pasojat që inicohen nga
një shkak e ky shkak është sfondi që përbën botëvështrimin e atyre që
nuk e duan diturinë por duan të jetojnë nga të diturit. Sa më larg
dijes, aq më larg marrdhënies dhe aq më afër krimit. Mbase kjo e shtynte
dhe mësuesin e lashtë romak, Senekën të pohojë se me injoratët duhet të
shoqërohemi aq sa të mos i lëmë të mendojnë vetëm me kokën e tyre sepse
po i braktisëm tërësisht, kushedi se çfarë mund t’u shkrep në mendje.
Nga kjo këshillë e e mësuesit të vjetër del edhe një pyetje për nxënësit
e
rinj: Nëse krimineli është injorant, çfarë është injoranca? Nëse nuk
është kriminalitet, atëherë për mua është fshehtësi të cilën ende
dituria s’e ka zbuluar e nëse dituria s’e ka zbuluar, unë i ngjaj
thatësisë dhe do të mbetem i tillë deri sa të më arrijë uji. Nëse është
kështu, shpresoj që uji të më vijë para se të më vrasin kriminelët, të
paktën të mos vdes i etur, përndryshe vrasja ime do të prezantohet si
qërim hesapesh mes kriminelësh sepse nëse jam injorant, jam edhe … ! A
jeni të sigurtë?F.M

6Tregime Empty Re: Tregime 16/2/2013, 07:12

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Një herë…

Një herë njeriut iu dhurua bota.
Një herë iu tregua sa rrugë i ka toka.
Një herë iu tha të gjitha janë të tuat por asgjë nuk ke.
Një herë erdhi nga dheu për të dëshmuar se ai s’është veç dhé.
Një herë iu mundësua të ngrihet mbi baltën e tij dhe të shikojë përtej
vetes në mënyrë që të mbetet vetvetja. Një herë iu zbulua se ai është
vetë jeta. Kjo “një herë” është çasti në të cilin frymojmë tani dhe
këtu.




Vështroji këto shkronja që po lexon dhe mos lejo që sytë nëpërmjet të
cilëve po mundësohet ky lexim, të mos dëshmojnë Vërtetësinë e jetës
sonë të cilës ne nuk ia shohim fundin. E si mund ta shohim fundin tonë
nëse nuk e pamë fillimin? Sa vlen shikimi ynë nëse gjërat që i shohim,
nuk i njohim? Sa vlen përceptimi ynë në botë nëse nuk i shohim gjërat më
të vogla se vetë ne? Sa vlejnë disa nga mendimet tona të cilat nuk
vijnë kur duam ne por kur do ndërdija jonë? Sa vlen jeta jonë nëse
ndërpritet nga vdekja dhe nëse vdekja është një çast, sa çaste është
jeta?
A mund të pyesim për diçka që s’ka përgjigje?
Kur ne pyesim dikë për diçka, më parë kemi një përgjigje dhe pastaj
kërkojmë edhe një tjetër. Në fakt, përgjigja që kemi për çështjen që na
intereson, kërkon një përgjigje më shumë në mënyrë që të arrihet te
thelbi i gjërave. Duke qenë peng të kureshtjes sonë, krejt natyrshëm
rrugëtojmë në botën e trazuar të mendimit. Nëse trupi i plogështuar nga
uria gjallërohet me marrjen e ushqimit, çfarë ndodh me mendjen tonë kur
merr informacionet nga jashtë? E dimë që uria është e pranishme brenda
trupit tonë, ndërkaq ushqimet jashtë tij, ashtu siç e dime se jo çdo
ushqim është i dobishëm për trupin, pavarësisht faktit se
mund të ngopemi me të. Jo më pak është i rëndësishëm realiteti në
fushën e mendimit: me çfarë mendimesh ushqehemi? Nëse jemi ndërtuar
biologjikisht në atë mënyrë që të mos e mbajmë brenda vetes tepricën e
ushqimeve, e cila dihet se është e panevojshme dhe dëmshme për
organizmin tonë, atëherë si qëndron gjendja me tepricën e mendimeve? Sa
herë na ndodh të shqetësohemi nga një mendim që s’përkon me realitetin e
jashtëm apo thënë ndryshe, t’i harxhojmë ndjenjat kot duke u hidhëruar,
gëzuar apo pikëlluar për gjërat që nuk kanë ndodhur në kohën kur ne
kemi menduar se po ndodhin? Sa herë mund të jemi viktima te vesveseve
dhe obsesioneve – mendime këto që na e pushtojnë qenien dhe na sulmojnë
këmbëngulshëm, me gjithë faktin që ne e dimë se janë në rreme? Kjo është
ana tjetër e botës së njeriut i cili nuk mund të vendos se çfarë të
mbajë mend e çfarë të harrojë. Çdo gjë që regjistrohet në kujtesën tonë,
mbetet përjetësisht aty. Edhe nëse nuk na kujtohet në çastin kur e
kërkojmë, na shfaqet papritur atëherë kur fare për të s’mendojmë.
Çfarë po mendoni në këtë çast? A mund të mos mendoni për gjithë sa është
shkruar këtu, të paktën pesë sekonda? Natyrisht jo, sepse përpjekja për
të harruar dikë apo diçka domethënë pikërisht kujtim i tyre.
Mendja, përveç se mendon për gjërat, mendon edhe për veten dhe
kureshtja jonë e ndezur fillon t’i dëbojë errësirat e qenies sonë të
burgosur në botën fizike sensuale duke dashur të tejkalojë këtë greminë
që na ndan nga Realiteti i vetë qensisë sonë.

Në botë vetëm mendja për mendjen mund të mendojë
Edhe pse mendja vetvetes emrin mendje s’ia dhuroi
A mund ta kuptojmë me mendje mendja jonë ku shkon
Kur duke menduar njeriu gabon?!

Është thënë urtësisht se mendimi zhvillohet nga mossuksesi, ngaqë njeriu
gjatë përpjekjeve të tij për t’i zbuluar gjërat, shpeshherë ka
përjetuar edhe dështimet, fakt ky i cili ka bërë që ai të mendojë më
thellë dhe të gjejë mënyra dhe mjete më të arrira për dobinë dhe
mirëqenien e tij. Me pak fjalë, njeriu është determinuar të mësojë nga
gabimet dhe mossuksesi, sepse pikërisht këto e nxisin atë që të
zhvillohet në fushën e mendimit dhe si rezultat i kësaj, ai të veprojë
në botë duke manifestuar aftësitë dhe mundësitë e veta. Mirëpo, mbi të
gjitha, përpjekjet janë lëvizje që çojnë në drejtim të asaj që duam. Çdo
qenie është në lëvizje të vazhdueshme drejt një qëllimi dhe sa më e
lartë të jetë qenia, aq i
lartë do të jetë edhe qëllimi për të cilin bëhen lëvizjet. Së
këtejmi, edhe gabimi e mossuksesi ndodhin në përpjestim me lartësinë dhe
vlerën e qenies.

Qëllimi shfaqet veç aty ku ka mendim
Jeto si di e si mundesh, por s’mund të jetosh pa qëllim
Nëse rrugën deri te qëllimi me ferra e gjemba e ke të shtruar
Le të jetë qëllimi yt aq i lartë, sa t’ia vlejë të jesh nga gjembat i shpuar.

Një insekt që vepron me instinkt nuk mund të mësojë nga gabimet, sepse
gabimi është i pranishëm aty ku ekziston mendimi dhe vullneti, dhe si
rrjedhojë, edhe përgjegjësia për gabimet kërkohet nga ata që kanë
mundësi t’i përmirësojnë ato. Duke qenë se njeriu është qenie që ka
ekskluzivitetin të mendojë dhe si rrejdhojë, edhe të gabojë, atëherë sa
duhet të mbështetet ai në në mendjen e tij, si mjet për të arritur te
qëllimi përfundimtar, përderisa brenda të menduarit përmbahet edhe të
gabuarit?


I katandisur në botë nga njëmijë halle, një të urti iu drejtova:
Më ndihmo ta zgjidh një problem se s’ia dola vetë edhe pse mendova
“Eh, për ta zgjidhur një problem ne mendjevarfërit themi:
Duhet t’kesh më shumë mend se sa n’kohën kur u shfaq problemi.”

Në një mënyrë, ajo çfarë është drita për syrin në kuptimin fizik, është
Fjala Hyjnore për mendjen njerëzore në kuptimin tejfizik. Mendja i takon
materies por materia nuk është vetë mendje. Duke bashkuar mendjen
njerëzore me Dritën e Fjalës Hyjnore, gabimet, problemet, mossukseset
dhe kundërshtitë tona bëhen shkaqe për përsosmërinë tonë nga e cila
privohemi atëherë kur nuk mendojmë ose atëherë kur mendojmë shumë, por
mendojmë mbrapsht.

Mendo këtu dhe tani se një herë njeriut iu dhurua bota.
Njëherë iu tregua sa rrugë i ka toka.
Një herë i janë dhënë në këtë botë “dy sy, edhe gjuhë, edhe dy buzë”
dhe i janë bërë “të qarta të dyja rrugët?”
Një herë iu krijuan buzët që shumë herë të lutet.
Një herë iu mundësua që duke u lutur të bëhet lutje dhe t’i kalojë caqet e mendjes pa u çmendur.
Një herë iu dhuruan Emrat e Bukur të Atij për t’i përmendur.
Një herë njerëzit vijnë në këtë botë dhe një herë nga kjo botë
shkojnë.
E Ai “zbret zemërimin e Tij mbi ata që s’mendojnëF.M

7Tregime Empty Re: Tregime 16/2/2013, 07:14

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Një ditë një plak më tha:

Kur njeh dikë, dhe ky dikush e bën zemrën tënde të ndaloj për ca
sekonda, ki kujdes: ky person mund të jetë njeriu më i rëndësishëm i
jetës tënde.


Tregime 73273_561299180550791_2091393140_n
Nëse sytë takohen dhe ka një dritë që ndriçon kur e shikon, ki kujdes: mund të jetë njëriu që po pret që kur linde.
Nëse kur u puthët sytë u mbushën me lotë, mendo: ka diçka magjike midis jush.
Nëse mendimi i parë dhe i fundit i ditës është për atë njëri, nëse
dëshira për të ndejtur bashkë arrin të shtrëngoj zemrën, gezohu: Zoti të
dërgoi një dhuratë hyjnore... `Dashurinë`
Nëse një ditë i kërkoni falje njëri-tjetrit për ndonjë gabim dhe u
kthehet një përqafim, një buzëqeshje, një ledhatim ku gjestet vlejnë më
shumë se njëmilion fjalë, dorëzohu: ju jeni bërë për njëri-tjetrin.
Nëse është i mërzitur, nëse jeta e ka vrarë dhe ti vuan dhimbjen e tij,
qan për të dhe lotët e tij i fshin me dashuri, sa mrekulli: Ai njëri
mund të ketë besim të ty gjithë jetën.
Nëse arrin, me mendimin, të ndjesh erën e njeriut që do sikur ta kesh
afër, dhe mendon se është perfekt edhe veshur me pizhame, shapka dhe
flok te pakrehura... nëse nuk punon dot gjatë ditës, tepër i emocionuar
për takimin që keni... nëse nuk arrin dot të imagjinosh në asnjë mënyrë
një të ardhme pa atë person, dhe do doje me gjithë shpirt ti ishe pran
kur plaket dhe, prap, mendon se do e doje marrëzisht edhe kështu.
Nëse preferon të vdesësh se sa ta shikosh te iki... atëhere do të
thotë që dashuria ka hyrë në jetën tënde! - Është një dhuratë.

Pastaj buzëqeshi dhe më tha:

"Ca njerëz dashurohen shumë herë në jetë, pak duan vërtet dhe gjejnë një
dashuri të vërtet. Ndonjëherë e takojnë dhe nuk u venë rëndësi këtyre
sinjaleve, dhe e lënë të iki pa e jetuar. Është dëshira e tyre. Kështu
që, mos lejo kurrë që marrëzirat e çdo dite të bëjnë të mos shohësh
gjëne më të bukur në botë: `Dashurinë`."Th.P.

8Tregime Empty Re: Tregime 16/2/2013, 07:15

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Koprraci dhe mysafiri i tij!

Tregime 97891134
Një koprraci i vajti një mysafir për gosti. Koprraci e thërret djalin e
tij dhe i thotë se na ka ardhur në gosti një mysafirë shumë i dashur dhe
i afërt ndaj zemrës sime andaj shko në treg dhe blije mishin më të mirë
që mund ta gjesh. Ndërsa bisedën e bënte me zë të lartë sa për ta
dëgjuar mysafiri.

Djaloshi niset për në treg dhe pas disa orësh kthehet, por duarbosh
ngase nuk kishte blerë asgjë. Me të hyrë në shtëpi, koprraci e thërret
dhe e pyete për arsyen e mos blerjes së mishit, ndërsa djali i
përgjigjet: Vajta tek mishtorja dhe i kërkova mishin më të mirë që
kishte ndërsa ai më tha se do të më japi mish të mirë mu sikur kajmak.
Mendo në vete dhe thash më qe qenka mishi si kajmak atëherë më mirë po
shkoj të blejë kajmak !. Vajta në dyqan dhe kërkova kajmakun më të mirë
ndërsa shitësi më tha se do të më jap kajmak të mirë porsi mjaltë ?
Mendova me vete, nëse është kajmaku sikur mjaltë atëherë më mirë po
marrë mjaltë dhe kërkova prej shitësit të më jap mjaltin më të mirë që
kishte në vend të kajmakut. Ndërsa shitësi më tha se do të më jepte
mjaltë të pastër si uji, atëherë mendova me vete dhe thashë se nëse
mjalti qenka ipastër si uji pse ta blejë kot kur ne në shtëpi kemi uji të pastër e po
ashtu është më i mirë se uji që shitet !. Kështu që u ktheva pa blerë
asgjë ?

Të lumtë biri im, sa i zgjuar dhe bujar që je ! Tamam si yt at.

Mysafiri përsëri po e dëgjonte bisedën ku kësaj radhe fillojë të qeshte më zë.

Koprraci iu afrua djalit dhe po i pëshpëriste tek veshi: Mirë ke vepruar
por paske harruar se paske shpenzuar këpucë duke u shëtitur andej
këndej nëpër dyqane ? Ndërsa djali ia ktheu: Jo babi, mos u mërzit se
edhe për këtë jam përkujdesur ! i kam pasur të mbathura këpucët e
mysafirit ?

"Koprracia nuk njeh kufij ajo shërohet vetëm me bujari"


//mesazhi

9Tregime Empty Re: Tregime 16/2/2013, 07:16

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
"Letra e një të panjohure"- Stefan Cvajg

Gjithë natën mendova për ty, pa të njohur akoma. Unë vetë kisha vetëm
një duzinë librash të lirë, të lidhur me karton të dobët, të cilët i
doja më shumë se çdo gjë tjetër dhe i lexoja vazhdimisht. Dhe tani po më
mundonte pyetja se si duhej të ishte vallë ai njeri, të cilit i
përkisnin dhe që i kish lexuar të gjithë këta libra të mrekullueshëm, që
dinte gjithë këto gjuhë dhe që ishte aq i pasur e njëkohësisht aq i
ditur.

Ndjeva njëfarë admirimi mbinjerëzor, që m'u shtua edhe më tepër nga ata
libra të panumërt. Përpiqesha të të parafytyroja: të kujtoja një burrë
të shkuar nga mosha, me syze e me një mjekër të gjatë e të thinjur, të
ngjashëm me profesorin tonë të gjeografisë, vetëm se shumë më bujar, më
të pashëm e më të butë - nuk e di pse qysh atëherë qeshë e sigurt se ti
duhej të ishe i pashëm, megjithëse të parafytyroja plak. Atë natë, pa të
njohur akoma, të pashë në ëndërr për të parën herë.

Të nesërmen ti erdhe, por megjithëse të përgjova, s
'të pashë dot - kjo ma shtoi edhe më tepër kureshtjen. Më në fund, ditën
e tretë, të pashë dhe u habita, u trondita shumë që ti m'u shfaqe krejt
ndryshe, që ti nuk i ngjasoje fare asaj ikonës së perëndishme! Kisha
ëndërruar një plak babaxhan me syze, kurse erdhe ti - ti, ashtu i tëri,
siç je edhe sot, o ti i pandryshueshëm, mbi të cilin vitet përplasen e
rrëshqasin pa forcë!...
Ti kishe veshur kostumin e lezetshëm sportiv bojëkafe të hapur dhe me
atë ecjen tënde të lehtë djaloshare i ngjite shkallët, duke i marrë dy e
nga dy njëherësh. Kapelen e mbaje në dorë dhe unë, e mahnitur sa
s'bëhet më të pashë fytyrën e çiltër e të gjallë me ato flokë të dendur.
Vërtet që u tremba e u habita kur të pashë aq të ri, plot hir e të
pashëm, me shtatin e derdhur, elegant. Dhe a nuk është çudi: që në këtë
çast të parë e ndjeva fare qartë atë, që unë dhe gjithë të tjerët
ndjejnë posaçërisht dhe mjaft shpesh te ti: që ti je njëfarëlloj njeriu i
dyfishtë, një djalosh i zjarrtë, i lehtë, i dhënë i tëri pas zbavitjeve
dhe aventurave dhe, njëkohësisht, në artin tënd një burrë serioz, i
patundur, i ndërgjegjshëm, i ditur e i mësuar sa s´ka më!

Pa e kuptuar, unë ndjeva atë që ndjente çdo njeri te ti: që ti bëje një
jetë të dyfishtë, një jetë me një faqe që çelet, të kthyer ndaj botës,
dhe me një tjetër krejt të errët, të cilën e dije vetëm ti – dhe këtë
dyzim të thellë, këtë të fshehtë të qenies sate unë,
trembëdhjetëvjeçarja, krejt e magjepsur, e ndjeva që në vështrimin e
parë.

10Tregime Empty Re: Tregime 16/2/2013, 07:17

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Kirurgu dhe mekaniku


Kirurgu dhe mekaniku
Ai ishte kirurg zemre i shquar. Sapo i ishte prishur makina te cilen e
coi tek mekaniku. Mekaniku e hapi motorin dhe here çmontonte e here
montonte pjese pjese. Ne nje moment, ai e le punen, i afrohet kirurgut
dhe i thote: "Te te bej nje pyetje?"

Si me dyshim doktori i tha:"Urdhero!"

Mekaniku tha: "Ti hap dhe operon zemrat e njerezve, kurse une operoj
zemrat e makinave. Perse ju doktoret fitoni shume, kurse ne mekaniket
pak?"

Doktori ia beri me shenje dhe i peshperiti me ngadal ne vesh: "Po
provoje nje here ta rregullosh defektin pa e fikur makinen!!!" fb

11Tregime Empty Re: Tregime 16/2/2013, 07:19

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Arsyeja pertej ndjenjes...

Leter per T.

E dashur…
Nuk e di perse te quaj akoma e keshtu?! Ndoshta sepse per mua mbetesh
akoma e dashura ime. Une akoma i mbyll syte me imazhin tend te stampuar
mbi retinè, me puthjen tende qe prehet mbi buzet e mia, me gervishjen e
thonjve te ty qe me kacavirret mbi lekure..
E di, fjalet e mia s'do t'i degjosh, je lodhur nga rruga e gjate e arsyes
qe ndjenja ta vrau pa dashur. Dhe padashur ti bere nje zgjedhje, zgjodhe arsyen para ndjenjes.
Si?!
Nuk ishte pikerisht keshtu?! A nuk e mbyte ti ndjenjen tende per hir te
asaj qe ty tu duk e arsyeshme?! Apo si zakonisht gabohem une …
Po, per ty une jam fajtori, une s'te desha aq sa duhej, aq sa ti e meritoje.
Po, une te genjeva, te mashtrova, te hodha hi syve. Une, po po, per ty une isha ose me sakte jam djalli i veshur njeri.
Por ama i njejti djall qe deshe ti… I njejti djall i shkrete qe pa ty ferrin ka mbreterine e vete.
Po si dashka nje djalle a e ke pyetur veten?!
Oh zot sa te kam dashur une s'do te mundesh ti ta duash veten. S'do te mundesh dot zemer s'do te mundesh. Ashtu si s'mundem
dot une te mbushem me fryme, dhe ngjiret zeri, dridhet qerpiku dhe lind nje lot.
Por jo lotin e vras, e vras pa lindur, e vras padashur.
Se te betohem ajo qe dua eshte, te qaj … T'i qaj te 7 shpirtrat dhe te
bucas gjoksi im nga ky maraz, nga ky trishtim qe rrenjet i ka te thella
dhe shkojne tej e pertej ne berthamen e tokes. Por s'po mundem, s'po
mundem dot te shperthej si vullkan kryenec, me zjarre e flake, por po
shuhem, shuhem si enderr kur syte i hap.
Dhe belbezoj ato dy tri fjale, “me mungon e dashur, me mungon” .
Me mungon aroma jote, shije luleshtrydheje mbi buze rreshkitur mbi
lekure, kacavjerrur neper floke, shperndare si polen neper ajer.
Me mungon buzeqeshja jote permbi buze si vese e pare e mengjesit mbi
lule, me mungojne syte e ty, atje ku loti qeshte, qeshte e qeshte me
mua.
Oh shpirt me mungojne edhe ato qukat e tua si yje te vegjel ne qiellin e pafund te bukurise tende.
Sa t'i desha ato quka t'i desha porsi syte… Me ka marre malli te te
shikoj ndersa fle, te te mbuloj nga frika mos ftohesh, te te puth e te
te perqafoj deri sa gjumi te me zere edhe mua.
Me ka marre malli per zerin tend. Thuame nje fjale shpirt, thuame
nje fjale, belbezoje midis buzeve psheretimen e fshehur te ndjenjes,
thuame edhe vafsh ne djall, thuama te lutem, kam nevoje per te.
Kam nevoje te me shikosh ne sy, dhe ne syte e mi te shikosh sesi digjen
kometat, permbysen botet, por imazhi yt mbetet gjithmone aty.
E di s'do te me thuash asnje fjale, heshtja jote eshte ndeshkimi im.
Ndeshkimi im se te desha pertej arsyes, se te dhashe edhe ate qe s'mund
te te jepja, dhe ti doje te me merrje ate qe une nuk mund te te jepja.
Doje te me mbaje ne jete duke me vrare pak nga pak, pa e kuptuar, pa e
ditur se fryma po me zbehej, pa e ditur se mund te me merrje trupin,
zemren , te gjithe jeten por shpirtin jo.
Ate djallit do ja kisha shitur per ty, do ta kisha grisur si leter pa
vlere, do ta kisha djegur, thekur dhe buzeplasur, fjalemekur pa shpirt
do jetoja per ty, se kujtoja se shpirti yt mjaftonte per dy.
Se ti ishe drita ime, drite te thoja, se per mua drite ishe.
Dhe kur me merrte malli te peshperisja.
Tullumbace a e di sesa te dua ne te vertete, per te ta treguar nuk me
mjafton vetem nje jete. Do te duhet 100 a 100 mije per te te dashur
ashtu si duhesh ti. Vazhdoj akoma flas per ty, cdo mengjes, cdo hap, cdo
frymemarrje, cdo enderr.
Cdo gjest kur leviz duart, perplas qerpiket, nuhas aromen e veses,
prek agime, degjoj fishkellimen e eres midis gjetheve, ndjej driten
henes mbi lekure, cdo gje me sjell tek ti.
Dhe te dua ashtu si te desha diten e pare, ndoshta me shume, ndoshta shume me shume…
Ndonjehere kthehem ne kohe, mbyll syte dhe te shikoj ty ndersa me
perqafon, ti dridhesh e tera dhe gjethet ndalen per nje cast, shushurima
e tyre u shua, nuk psheretinin me, dridhja e zemres tende i mjaftonte.
Aty te desha, ne ate perqafim te pare une njoha parajsen e s'kish Zot te
ma mohonte dot, e s'kish djall qe te me tundonte, nuk kish…
Dhe ju luta Zotit, ju ula ne gjunje, por ai heshti porsi ti.
Ju luta serish e serish dhe heshtja e tij me vriste, indiferenca u be si
bishe dhe me shqeu gjoksin. Nuk degjoja asgje vec kete rrahje konstante
zemre qe emrin tend kish perendi, edhe ajo e heshtur. Cudi… Per te marr
statusin e perendise duhet te jesh i heshtur thoja me vete, memece
qenka madheshtia , hyjnorja , perendite sfliskan kurre. Por ne i lutemi
serish , atje ne gjynje , dhe qajme e qeshim per hire te nje perendie te
heshtur. Dhe i kerkojme zotit te heshtur te na ndihmoje, atje i prehim
frikat, atij i themi endrrat qe kemi ne sirtar dhe perendia hesht dhe
vetem hesht.
Por fjala ime nuk heshti kurre, here here e ngaterruar neper
labirintet e zemres, ne konjukturat e ndergjegjes, ne notat e ndjenjes,
ne shuplakat e jetes.
Nuk mundem me, perplas dyer te cilat me mbyllen ne fytyre, dhe rruget
behen me te gjata, ikin e ikin pa fillim e pa fund dhe une humb neper
dritehije kujtimesh, neper copeza fotografish qe s'pata guxim t'i gris
kurre. Por e dija, te desha me shume sec duhej me shume sec mundet, por
ty s'te mjaftonte asnjehere dhe lumenjte rridhnin e rridhnin drejt detit
tend por s'munden dot kurre ta mbushnin.
Por u lodha zemer, kjo largesi shpirtrash me vret me shume sesa distanca qe na ndan.
Kjo heshtje e shurdher qe bren e gerryen si erozion po me mund.
Po me merr frymen, shpirtin, jeten po ma merr nga pak.
Dhe nuk mundem mè, nuk mundem… Keshtu po te shkruaj per te te thene
lamtumire, ate lamtumire qe s'pata guximin te te thoja kurre. Megjithese
ti me the qe kapitulli u mbyll une vazhdoja ta mbaja hapur librin e
jetes time per ty.
Jetoja me shprese, ushqehesha me ndjenja, perqafoja kujtime dhe vrisja
lot. Lamtumire e dashur, zemren time e lash atje tek ti, ti ne daç
vrite, ne daç flake, ne daç bej c'te duash.
Jam i lodhur zemer, kjo rruge e gjate me sfiliti, qepallat jane te
renda, por s'dua te fle, atje eshte mbushur plot me endrra dhe une s'dua
te fle sepse zgjimi te vret, te vret zemer.
Ika, mbetsh mire, jetofsh ne tjeter zemer, ndriçofsh tjeter jete, lamtumire drite, harresa po na pret…
( Adrian Sulo )
Tregime 20048_270909738967_926739_n

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons