Forumi Kuq E Zi
Tregimë për Femijë. Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Tregimë për Femijë. Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Tregimë për Femijë. Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Tregimë për Femijë. Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shko tek faqja : 1, 2  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 2]

1Tregimë për Femijë. Empty Tregimë për Femijë. 20/1/2013, 07:29

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Luani dhe kunupi


“Shporru, shporru, s’të shoh dot, si ti në dhe krimba plot”. Luani me këto fjalë, një kunup e shan e qorton, po kunupi s’e peshon. I qëndron ballë për ballë.

“Me këto fjalë që flet, ç’pandeh, i tha, se je mbret? Frikë s’kam as do të kem, dhe për mbret nuk të dua; s’je më i fortë se një dem, dhe nuk e nxjerr dot me mua”.

Kunupi me këto fjalë, niset për luftë ballë për ballë, dhe vete e vjen në këto anë, thërret, bërtet e shponë luanë. Kur hidhet e shpon në gisht, kur në bark e kur në bisht, kur në vend e kur në hundë, mali dhe fusha u tundnë.

Se luani nga inati, briti me sa fuqi pati, se s’mundi të zërë armiknë, në shpella tek u ndodhnë, shtazët tjera u drodhnë, nga frika u ngrenë e iknë, nëpër shkretëtira, dhe këtë trazirë, më botë të tërë, një mizë e kish bërë!

Dhe luan’i mjerë, nuk mund ta gjejë; godit bishtin në erë, nuk di ç’të bëjë; sulet e vërsulet dhe bie në shesh, se kunup’i ngulet, në hundë, në vesh.Kur e sheh përdhe luanë, kunupi gëzohet, mburret e lëvdohet, me të katër anë; se do bota ta nderojë, për trim të madh ta tregojë; nuk kërkon tjetër pagë, kunup’i marrë; po ra te një merimangë q’i bërë varrë.

Përralla që bëra, na tregon dy gjëra: nga armiqtë tanë, më të vegjlit janë, më të këqij, më të ligj.

I dyti mësim: kam dëgjuar, se shumë njerëz kanë shkuar, një det me val’ e shkumë, që u mbytnë pastaj në lumë: e liga vjen kur s’e panden.

2Tregimë për Femijë. Empty Re: Tregimë për Femijë. 20/1/2013, 07:29

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Bretkosa që do të trashet sa një ka


Bretkosa sa një ve, pa një ka sa një deve, dhe nakari nuk e la, desh të trashet sa një ka. Kur vu këtë gjë ndër mend, vajti e u shtri në një vend, duke ngrënë e duke pirë, që të fryhet sa më mirë.

-Shihni, shihni sa u rrita!-, thërrit e thoshte përditë. -Mos u mburr e mos u mbaj-, i thoshin shoqet e saj. -Shihni, nuk jam sa demi- -Jo!, -Shikoni. - Jo, të themi. - Pa shikoni këtë bark, si të kaut. - Jo, je larg!

-Bretkosa nga marazi, u fry, u fry gjersa plasi. Shumë njerëz në këtë botë, thonë se janë të zotë; si ata që kanë dhe ata që s’kanë, pandehnë çoç janë. Si bretkosa mendohen, mburren e lëvdohen.

3Tregimë për Femijë. Empty Re: Tregimë për Femijë. 20/1/2013, 07:29

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Maçoku dhe miu plak


Tregojnë se një maçok, ish i fortë sa s’kish shok; kur dilte të gjahonte, asnjë mi nuk i shpëtonte. Minjtë e gjorë desh u shuan, ca pak që shpëtuan, në vrimë rrinë tërë, nga frika se mos i zërë, maçoku përgjon nat’e ditë, po s’dalën nga vrima minjtë.

Rrinë në një prag, po për këtë shkak, maçoku në mëngjes, shtiret sikur vdes, dhe në një litar, nga këmbët u var; as tundet, as flet, minjtë, me të parë, pandehnë vërtet, se maçoknë e kanë vrarë. Në dhomë guxojnë, qasen me ngadalë; nga gazi këndojnë, dhe kërcejnë valle, i vdekuri qeshi, dhe ra nga litari, zuri minj sa deshi. Ata që shpëtuan, me vrap u larguan.

“Tekdo që të veni”, thosh maçoku me vete, “shpëtim nuk keni, se di marifete, di të them të rreme, di të bëj llagëme”. Maçoku një të diel, u lye me miell. Minjtë, këtë dhunë, nuk e kuptuan, dhe iu afruan. Një nga një u zunë. Një mi plak me mend, i ditur e i vuar, s’u qas në atë vend:“Të kam kuptuar, dhe miell në ke, s’të bie në duar, se të di kush je, sot s’më gënjen dot, s’më qesh, dhe thes me miell të jesh, nuk qasem, mos ki shpresë”, tha miu dhe iku. Armikut kush s’i zërë besë, shpëton nga rreziku.

4Tregimë për Femijë. Empty Re: Tregimë për Femijë. 20/1/2013, 07:29

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Korbi që deshi të bëhej si shqiponja


Zogu i zotit Jupiter, shqiponja, një dash na merr. Një korb i zi që e kish parë, pandehte se i kishte ngjarë, prandaj kërkonte të marrë, një dash tjetër për të çarë. Për të ngrënë di e ha, po si shkaba takat s’ka. U ngre vajti në një stan, zgjodhi dashnë më të mirë; ish kaq i majmë dhe i pirë, sa për ta bërë kurban.

“Nuk e di kush të ka menduar”, tha korbi, “po je për mua”, dhe me vrap iu afrua. Po dashi kish lesh të dendur dhe të gjatë deri në shesh. Kur u sul korbi ta zërë, iu zunë këmbët në lesh dhe nuk mundi ta ngrejë. Dhe mundohet e gulçon. As që e ngre, as që e lëshon. Korbi i gjorë, faqezi, qante me lot, se s’iku dot. Kur vajti bariu, e zuri të gjallë.

Ç’na mëson kjo përrallë? Vetveten, mor të mjerë, mos e mburrni, mos e gënjeni, se nuk jeni siç pandehni, burra trima si të tjerë; gjithë lulet erë mbajnë, po trëndafil nuk janë.

5Tregimë për Femijë. Empty Re: Tregimë për Femijë. 20/1/2013, 07:30

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Dreri që sodit veten në ujë


Në ujin kristal të një burimi, një dre vetëm rri e sodit, dhe
lëvdonte hijeshinë e brirëve që i ishin rritur. Që në ujë futeshin
thellë, përçmim i kishin ndjellë, edhe i këqyrte me hidhërim.

“Pse, o Zot, gjithë ky ndryshim? Brirët lartojnë me madhështi
përpjetë, teksa këmbët nder s’më bëjnë në jetë”. Në këto fjalë, një
langua iu qep pas. Dreri shpejt zë e vrapon, në pyll shpëtimin e kërkon.

Po mes pemëve kurora vrapin ia ndaloi, që këmbët e shpejta ia
pengoi. Çmojmë të hijshmen e përçmojmë dobinë, paçka se hijeshia shpesh
na gabon. Si dreri që lakmonte stolitë, e shante këmbët që i jepnin
shkathtësinë.

6Tregimë për Femijë. Empty Re: Tregimë për Femijë. 20/1/2013, 07:30

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Nora dhe alfabeti


Të gjithë kishin rënë në gjumë. Vetëm Nora ishte e zgjuar. Ishte
kërrusur mbi fletoren e saj, të cilën e kishte vendosur mbi tavolinën e
punës dhe mundohej të shkruante sa më bukur detyrën e shtëpisë që ia
kishte dhënë mësuesi.

Herë-herë grimconte me dhëmbë lapsin që e mbante në dorë. Assesi nuk i
vinin fjalët që ajo dëshironte. I ngatrroheshin shkronjat, fjalët dhe
fjalitë. I dukej se alfabeti ynë ka shumë shkronja, të cilat i vinte
vështirë t'i lidhte mes vete.

-Të çuditshëm janë këta gjuhëtarët, mendoi ajo. Kanë futur gjithë
këto shkronja në alfabetin tonë. Po t'më pyesnin mua nuk do të fusja 36
shkronja në alfabetin tonë. Mjaft do të ishin 20 shkronja. Ato do t'i
mësonim dhe do t'i mbanim mend më lehtë.

Pastaj, pak u janë dukur shkronjat me nga një tingull, por kanë futur
edhe shkronja me nga dy tinguj – përforcoi mendimin e saj. Dhe, pa
vonuar fare filloi ta bëjë reduktimin e alfabetit. Hoqi të gjtha shkronjat e përbëra. Hoqi edhe shkronjat: p, b, n, të cilat mendoi se
mund të zëvendësohen me shkronjat: q, d dhe m.

-Tani do ta kem më lehtë, -shprehu gëzimin e saj dhe filloi të
shkruajë. Që në fillim hasi në pengesa që assesi t'i tejkalojë. Fjala
peni i doli qeni, fjala mana, i doli nana, fjala dora i doli bora, fjala
dhija i doli dija, fjala llulla i doli lula, fjala xhami i doli xani,
fjala gjuri i doli guri e shumë fjalë të tjera dolën fare pa kuptim.

U mundua, u mundua, por më kot, assesi ta shkruajë hartimin. E mbylli fletoren dhe ra në gjumë.

7Tregimë për Femijë. Empty Re: Tregimë për Femijë. 20/1/2013, 07:30

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Dhelpra, majmuni dhe kafshët


Kafshët, pas vdekjes së luanit, qëkur qe gjallë drejtonte mbretëri, u mblodhën për të zgjedhur një mbret të ri. Kurora u nxor nga kutia, që ruhej në një vend të sigurt nga një dragua. Nuk mbeti kush pa e provuar, po askujt nuk i bënte kurora e praruar.

Shumë syresh e kishin kokën të vogël. Disa të madhe, disa me brirë shumë. Edhe majmuni e bëri provën duke qeshur, për kënaqësi, teksa provonte kurorën, bënte grimasa me fytyrën e ngërdheshur, më së fundi rrotulloi trupin dhe me kurorë belin qarkoi.

Kafshët nga kjo u mahnitën shumë, sa e zgjodhën mbret, secili i bëri nder, vetëm dhelpra e priti me vrer, po pa e treguar hidhërimin e saj, i bëri ca lajka dhe i tha mbretit pastaj: “Një vend të fshehtë, madhëri, do t’ju tregoj, tjetërkush, veç meje, ta dijë nuk e besoj, çdo thesar i vendit a i huaj, i përket, imzot, Madhërisë suaj.”Mbreti i ri që për pasuri ëndërron, drejt thesarit me vrap shkon. Ishte një kurth dhe ai në të ra. Paskëtaj dhelpra majmunit i tha: “Ti mëton të na udhëheqësh ende, kur mendon vetëm për pasuri?” Ai u hoq dhe të gjithë ranë në një mendje, që kurora mbretërore kujdo nuk i rri.!!!

8Tregimë për Femijë. Empty Re: Tregimë për Femijë. 20/1/2013, 07:31

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Tina dhe Toni


Jetonte një herë e në një kohë një vajzë e bukur dhe e zgjuar. E quanin Tina. Ajo ishte vajza më e zgjuar e qytetit të vogël në provincë. Ishte shumë kureshtare për botën që e rrethonte. Tina ishte shumë e varfër, ndërsa prindërit nuk kishin para që ta dërgonin në shkollë. Ajo punonte dhe i ndihmonte nënës në kryerjen e punëve të shtëpisë.

Megjithëse familja e Tinës ishte e varfër, ajo ishte e lumtur. Tina i donte shumë prindërit e vet, por kishte ardhur koha që të bëhej e zonja e vetvetes. Kështu, ajo u largua nga shtëpia për të gjetur një punë, e cila e mbajti larg nga shtëpia. Tina punonte shumë, ndërsa paratë i kursente dhe në këtë mënyrë pasurohej.

Kur Tina mbushi 22 vjet, tashmë ishte shumë e pasur, e kishte marrë malli për vendin e vet dhe vendosi të kthehej. Derisa kthehej në qytetin e saj me tren, Tina takoi një djalë shumë të bukur, i cili quhej Toni. Sapo u panë, u dashuruan në njëri-tjetrin, në shikim të parë, marrëzisht. Tina nxitoi në shtëpinë e saj, e përmalluar për prindërit, të cilët sapo e panë u gëzuan shumë që u kthye vajza e tyre, por edhe ajo u gëzua pa masë.

Por, kishin kaluar ditë, javë e muaj, që Tina nuk e kishte parë Tonin. E kishte marrë malli për të. Një ditë ajo shkoi në treg, kur papritmas para saj u shfaq Toni. U gëzuan shumë, që të dy. Tina e luti Tonin që të shkonte në shtëpinë e saj dhe të prezantohej te prindërit e saj.

Atyre u pëlqeu Toni, ndërkohë që edhe ai e luti Tinën që të shkonte në shtëpinë e tij, që të prezantohej para prindërve të tij. Edhe ata e pëlqyen Tinën. Dy familjet u pajtuan që Tina dhe Toni të martoheshin. Ata bënë një dasmë të madhe, me shumë mysafirë të ftuar. Tina dhe Toni jetuan të lumtur deri në fund të jetës, në qytetin e tyre të vogël.

Agnesa Gecaj, shkolla 9-vjeçare “Ahmet Delia”

Skënderaj

9Tregimë për Femijë. Empty Re: Tregimë për Femijë. 20/1/2013, 07:31

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Ujku, dhia dhe keci


Një dhi plakë gjosë, vajti të kullosë me shoqet e tjera. Kur doli te dera, e mbylli me kyç në ballë, duke thënë këto fjalë: Te një kec që kishte pjellë, në një shpellë: “Tjetërkush përveçse unë, nuk ka punë këtunë; bir, të lutem, me dëshirë, mos e hapësh derën, vështro mirë!

Në do që të jesh i gjallë, kushdo që të të thërrasë, nga jashtë, mos i jep besë, pa dëgjuar këto fjalë, bir, më parë: “Ujkun dreqi do ta marrë!” Këto tha dhia edhe shkoi. Një ujk fshehur e dëgjoi, dhe kur u largua dhia, u qas ujku te shtëpia, dhe me vrap krisi në portë: “Ujkun dreqi do ta marrë!”

Dera s’u hap me të parë, siç kish egërsira shpresë, se keci s’i vuri besë; Shtiu syno në një vërë; “Kris, i tha, ditën të tërë, në mos ke, zot, tjetër punë, po hyn dot këtunë, po s’më tregove përpara, të bardha këmbët e para”.

Po kurrë nuk ka dalë, një ujk me këmbë të bardhë, ndaj kur gjegj këto fjalë, ujku shkoi nga kish ardhë, me kokë poshtë, me bisht nën shalë. Sikur ta kishte besuar, keci ç’do të kishte pësuar, të kish dalë në derë, s’i kishte ujku dëshirë, do të vdiste kec’ i mjerë. Shokë, kush ruhet dy herë, shpëton se ruhet mirë.

10Tregimë për Femijë. Empty Re: Tregimë për Femijë. 20/1/2013, 07:31

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Dhelpra dhe korbi


Te një lis sipër në majë, zoti korb qëndroi të hajë, një copër djathë që mbante në sqep. Kur nisi ta hante, shkon një dhelpër e mallkuar, se i ra erë djathi i vjeshtuar, dëshiron ta hajë vetë, dhe i tha korbit me bisht përpjetë:

“Mirëdita, mik i vjetër, bukurinë tënde nuk e ka zog tjetër, me pendë të bardha; në di të këndosh, përmbi zogj të tërë do të mbretërosh”. Të tregojë zënë, zoti korb gërhiti, dhe lëshoi djathit, po dhelpra ia priti, e korbit i tha:

“Dëgjo, o budalla, ata që lëvdojnë, me gjë të botës duan të rrojnë. Zot, kjo këshillë që të rrëfeva, sot vlen më tepër se cop’ e djathit që të rrëmbeva...”.

Dhe iku me bisht përpjetë. Korb i shkretë, korb i mjerë, u turpërua, dhe u betua, të mos gënjehet dhe tjetër herë.

11Tregimë për Femijë. Empty Re: Tregimë për Femijë. 20/1/2013, 07:32

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Miu i qytetit dhe miu i arave


Një ditë, një mi qyteti, kur u bë dreka gati, një mi arash doli e gjeti, e grishi në gosti. Në shtëpi u ngrenë e vanë, të dy bashkë me dëshirë, dhe u shtruan të hanë, të hanë e të pinë mir’ e mirë. Mish të pjekur në hell kanë, dhe plot e plot gjellëra tjera.

Drekën pa sosur e lanë, se gjegjnë një zë te dera. Miu qytetari iku, u tremb e në një vrimë u qas, nga frika e ngre dhe miku, dhe me vrap i vate pas. Po qytetari guxoi, bëri odë dy-ti çape; o mik, tha, zëri pushoi, po qasu të hamë prapë. Jo, tha miku, nuk dua.

Mbeç me shëndet e qofsh mbarë, po nesër të vish me mua, të hamë drekë në arë. Me ç’ndodhet, pa mëshirë, të rrimë bashkë një çikë; ç’na duhet drekë e mirë, kur s’e hamë dot pa frikë?

12Tregimë për Femijë. Empty Re: Tregimë për Femijë. 20/1/2013, 07:32

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Pusi i vjetër


Në fund të lëndinës, pranë kasolles së kashtës, ishte një pus i vjetër i mbuluar me një çati të vogël. Kishte vite që ishte tharë dhe gruaja e bujkut kishte vënë vazo plot lule mbi murin e ulët prej guri.

Ndonjëherë, në mbrëmje, bujku lëshonte në pus një kanistër. “Duhet të zbulojmë se çfarë fshihet aty brenda!”, - thotë Napoleoni, i cili duke qenë kafsha më e madhe ndiente edhe përgjegjësi për sigurinë e saj.

“Si mund t’u ruhemi grabitjeve, pa e ditur se çfarë fshihet aty brenda?” “Nuk shkruhet asgjë në kanistër!”, - ia kthen Feliksi, maçoku që donte të dukej sikur dinte të lexonte, meqenëse shpesh shkonte për të pirë qumësht në shtëpinë e mësueses së fshatit.

“Ndiej një erë të keqe”, - tha Billi, qeni rojtar. “Aq erë e fortë është sa po më shpon hundën!” Në fund vendosën që të zbriste në pus Bisht-holli, miushi i vogël dhe i zhdërvjellët, por ishte më llupësi nga të gjithë...“Tërhiqmëni lart, shokë!, - thirri miushi sapo arriti në fund të pusit. “Ja edhe kanistra me mrekullinë që gjendet brenda!”, - u tha shokëve duke lëpirë buzët.

“Djathë! Djathë i stinuar!”, - qeshi qeni Billi. “Kisha të drejtë që ndieja erë të keqe!” “Tani ktheje menjëherë në vendin ku e more, Bisht-hollë!”, e urdhëroi Napoleoni. “Dhe bëj kujdes që të mos zhduket as edhe një copë, e qartë?!”

13Tregimë për Femijë. Empty Re: Tregimë për Femijë. 20/1/2013, 07:32

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Dashi dhe kaprolli


Një dash ishte mërzitur që të jetë vazhdimisht nën mbikëqyrjen e një bariu dhe kishte vendosur që të ikte nga stalla. Një ditë, ai e shfrytëzon rastin, largohet nga kopeja dhe shkon në bjeshkë. Aty ai takon një kaproll të rritur, i cili befasohet që e sheh të vetëm një dash në pyll.

Kaprolli e pyet dashin se çfarë bën këtu dhe se për ku ishte nisur. Dashi sinqerisht i tregon se cili ishte qëllimi i ikjes së tij nga kopeja. Ai i kishte thënë se ishte ngopur me bariun, sepse bariu është një torturues: ai qeth dhe i mjel delet, por edhe i shet, i ther dhe i ha. Kaprolli fillon të qesh me fjalët e dashit.

“Krijesë e pafajshme”,i thotë kaprolli. “Dëgjo çfarë do të them dhe po te them nga miqësia e pastër, për të mirën tënde. Sado që barinjtë i shesin dhe i therin delet, prapë delet do të ketë më shumë në botë, se sa kur të fillojnë ujqit t’i shqyejnë. Ai i sheh brirët e mi? Janë më të mëdhenj dhe më të fortë se të tutë! Po të mos ishin këmbët e mia të shpejta për të më shpëtuar nga ujqit, brirët nuk do të më ndihmonin. Delet pa rojtar dhe barinj, është sikur të mos jenë fare. Shkurt ty miku im, nëse nuk kthehesh në kopenë tënde, të pret vdekja. Posa të kap ujku i parë, do ta kuptosh se po te them të vërtetën”, i thotë kaprolli.

Dashi mendon dhe pastaj e falënderon kaprollin dhe kthehet në kopenë e tij.

14Tregimë për Femijë. Empty Re: Tregimë për Femijë. 20/1/2013, 07:33

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Lepuri dhe breshka


Më kot të vraposh, po qe se për udhë në kohë s’u vure. Lepuri dhe breshka na lanë këtë dëshmi: “A vëmë bast”, tha breshka, “më parë se unë te lisi ti s’mbërrin?” “Se unë? A i ke mendtë në kokë?” I thotë kafsha këmbëshpejtë: - Mos ndrikull, shko në barnatore, e merr një bar, se s’je në terezi.

- Jam a s’jam, është punë për mua. A vëmë bast? Ti si thua? Me katër çapa, hop lepuri me një frymë, me ata hapa që hedh dhe qentë dot s’e zunë. Lepuri te lisi arrinte furtunë. Po pse të nxitohet, ndaj luan e kullot. Madje edhe një sy gjumë mund të marrë.

Dhe breshkën e lë të çapitet çalë-çalë, të ngutet e të hiqet me ngadalë. Si ta ketë për nder të dalë fitimtar, në vrap e sipër me breshkën me samar? Çapitet, kullot e bën pushim, dhe kohën e kalon me gaz e dëfrim. Për garën mendjen aspak s’e vret, por kur sheh se breshka po soste në vendin e caktuar, na niset si shigjetë lepuri këmbëshpejtë. Po më kot, se breshka garën e kish fituar.“A nuk kisha të drejtë”, - i thotë, “kur të thashë se te vendi do sosja e parë? Shpejtësia s’të bëri punë. Ç’do të bëje sikur si unë të ishe, vallë, e në kurriz të mbaje këtë barrë?

15Tregimë për Femijë. Empty Re: Tregimë për Femijë. 20/1/2013, 07:33

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Breshka dhe dy rosakët


Një breshkë mendjelehtë, mërzitur nga guva ku jetonte, botën me sy deshi të shikonte. Ne e çmojmë shumë dhenë e huaj dhe çalamani nuk do të rrijë ngujuar. Dy rosakëve që ndrikulla iu drejtua, dhe ua bëri të ditur synim, i thanë se do t’ia plotësonin dëshirën pa dyshim.

“A e sheh atë udhë qiellore? Ne do të të shpiem në Amerikë fluturim dhe do të shohësh republika pa mbarim, popuj pa fund, zakone e mbretëri, siç bëri dikur Uliksi”. Edhe pse nuk e mendonim, në këtë sebep Uliksin ta takonim. Breshka mbajti vesh e dëgjoi, pastaj ra në ujdi e pazarin e mbaroi. Shpendët sajuan një shtangë, për të mbartur udhëtaren. Përmes gojës një shufër i kaluan. “Shtrëngoje fort”, i thanë; “dhe hap sytë, mos e lësho”.

Dhe nga dy anët shufrën mirë e mirë e siguruan. Me t’u ngritur breshka n’ajri, gjindja hapte sytë e bënte çudi, tek shihnin kafshën ngalakaqe tok me shtëpi, që fluturonte mes dy shpendëve gjithë kreni. “Mrekulli”, thërrisnin, “ejani të shihni lart në re, mbretëreshën e breshkëve që kapto male e dhe”. “Mbretëreshë jam që ç’ke me të, hiç mos u tallni me këtë gjë”.

E zeza ajo, sa tha këto fjalë, për be, lëshoi shkopin dhe u plas përdhe. Pakujdesia, llomotitja, fjalët pa dobi, kureshtja e kotë dhe mburrja pa kufi, janë të gjitha tok, pjella të të njëjtit plëng e shtëpi.

16Tregimë për Femijë. Empty Re: Tregimë për Femijë. 20/1/2013, 07:34

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Feliksi, maçoku gënjeshtar



Një ditë vere, pata Kua Kua, që po kërkonte dikë për të bërë muhabet,
shpalli se do të jepte mësime noti në pellgun me ujë. Miqtë e saj e
pëlqyen këtë ide. Billi, qen roje, u paraqit në orën e caktuar, gati për
mësim: “Stilin bretkosë nuk di ta bëj fare, Kua Kua. Unë di vetëm not
stil qeni... më jep ndonjë këshillë të mirë!”

Edhe bisht-holli pranoi me kënaqësi mësimin, dhe ia shpërbleu patës
me të rejat e fundit që kishin ndodhur në stallë dhe kotec. Edhe Rejëza
deshi ta provonte, duke ngritur dallgë të mëdha dhe duke larguar të
gjithë sa ishin përreth.

“Po ti, Feliks, nuk do të vish të notosh?”, - e pyeti Kua Kua maçokun
e shtëpisë që dremiste buzë ujit. “Unë di të notoj shumë mirë!”, - i
përgjigjet Feliksi, i cili kishte zakonin e keq të gënjente. Në të
vërtetë e urrente ujin dhe nuk e kishte futur asnjëherë putrën e tij në
pellgun me ujë.Në atë moment një dallgë e stërmadhe e ngritur nga zhytja e fundit e
Rejëzës e përfshiu Feliksin dhe e tërhoqi me vete në ujë. “Më ndihmoni!
Shpëtomëni! Po mbytem!”, - thërriste maçoku. “Gënjeshtra i ka këmbët e
shkurta dhe hundën e lagur!”, - qeshen njëzëri miqtë, ndërsa Billi shkoi
ta ndihmonte.

17Tregimë për Femijë. Empty Re: Tregimë për Femijë. 20/1/2013, 07:34

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Qetësi, Kua Kua


“Kua Kua!”, - gagariste pata nga mëngjesi deri në mbrëmje, madje edhe në orët e nxehta të pasdites, kur të tjerët donin të pushonin. Dëshira e saj për të çuçuritur ishte më e fortë se ajo. “Tani mjaft!”, - tha një ditë gomari Këmbora që ishte zgjuar për të disatën herë.

“Duhet bërë diçka!”. Kështu shkoi të bisedonte me macen Feliksin dhe me kalin Napoleonin. “Duhet ta bëjmë të kuptojë që në disa momente duhet të mësojë të mbyllë gojën ose të paktën të ulë zërin!”, - thanë kali dhe macja. Atë mbrëmje, kur Kua Kua sapo nisi të flinte buzë pellgut me ujë, gomari Këmbora shkoi ta takonte: “Iih! Oohh!”, - i ulëriti te veshi dhe u largua.

Kua Kua u zgjua e trembur, pa njëherë përreth; pastaj nisi të flinte, duke menduar se kishte parë një ëndërr të keqe. Pas pak erdhi qeni Billi: “Ham, ham!”, - lehu me sa fuqi kishte. Kështu vazhdoi tërë natën me vizitat e zhurmshme, të deles me emrin Violeta, Feliksit, Napoleonit, Billit etj..

Vetëm të vegjlit e këtyre kafshëve vazhduan të flinin. Kuak Kua nuk ishte budallaqe dhe e kuptoi mësimin: pasditen tjetër, ndërsa të tjerët flinin, shkoi edhe ajo të pushonte!

18Tregimë për Femijë. Empty Re: Tregimë për Femijë. 20/1/2013, 07:34

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Dhia e bariu

Një dhi ishte larguar njëherë prej vathit, dhe bariu u mundua ta
kthejë te të tjerat. Pasi me thirrje e me fishkëllima nuk mundi të bëjë
asgjë, mori një gur dhe ia theu bririn. Pastaj filloi t'i lutet që të
mos i kallëzojë për këtë zotërisë.
Dhia iu përgjigj: Je me të vërtet më i marri ndër të gjithë barinjtë;
në qoftë se unë hesht, vetë briri ka për t'i treguar. Porosia e këtij
tregimi është se janë krejt të marrë ata që duan ta fshehin atë që duket
fare qartë.

19Tregimë për Femijë. Empty Re: Tregimë për Femijë. 20/1/2013, 07:35

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Pinoku dhe papagalli

Një ditë Pinoku e pa veten zot të pesë monedhave ari. Nuk jua tregoi dot gëzimin e tij! “Me një thesar të tillë në xhep, - mendonte, - mund të kthehem te babai im i shtrenjtë Karlo dhe të jetojmë të dy si zotërinj të mëdhenj!”. Por i kishte bërë hesapet pa dhelprën dhe maçokun, dy kumbarët që hiqeshin si shokë të tij, por që në të vërtetë donin vetëm t’i vidhnin thesarin.
Si për fillim, dhelpra dhe maçoku ia mbushën mendjen të shpenzonte një monedhë ari në bujtinën “Karkaleci i kuq”, ku hëngrën një drekë sa plasën. Pastaj, dhelpra e pyeti pinokun: - Po me monedhat e tjera, ç’ke ndërmend të bësh? - Do t’i ruaj në xhep, sigurisht, - iu përgjigj Pinoku.
- Përse nuk shkon t’i mbjellësh në Fushën e Mrekullive? Mund të bëhen mijëra. - Sa larg prej këtej është Fusha e Mrekullive?
- Nuk është as dy kilometra! Do të vish me ne? Për një gjysmë ore je atje. Mbilli katër monedhat dhe brenda pak minutash mbledh të paktën një mijë!
Pinoku u lëkund pak, por pastaj meqenëse nuk gjykonte gjatë, i tha dhelprës dhe maçokut: - Shkojmë atëherë: do vij me ju! Dhe u nisën. Pasi kishin ecur një gjysmë dite mbërritën në një qytet që kishte një emër të bukur, Akiapacitruli.
E përshkuan gjithë qytetin, duke lënë pas banesat dhe ja ku u gjendën në një fushë të veçuar, të ngjashme me të gjitha fushat në botë. - Ja Fusha e Mrekullive, - i tha dhelpra Pinokut. - Tani gërmo me duar një gropë të vogël dhe futi brenda monedhat e arit. Pinoku bëri si i tha dhelpra. - Tani, - shtoi dhelpra, - shko deri te burimi, merr pak ujë dhe ujite vendin ku mbolle monedhat. Pinoku shkoi deri te burimi, mbushi njërin nga këpucët me ujë dhe ujiti dheun që e kishte mbuluar gropën. Pastaj pyeti: - Ç’duhet të bëj tjetër?
- Asgjë, - iu përgjigj dhelpra. - Tani mund të ikim. Ti mund të kthehesh ndoshta përsëri këtu pas një ore dhe do të gjesh pemën që ka mbirë nga toka me degët e ngarkuara plot me monedha rrëzëlluese… Me të thënë këtë, të dy kumbarët u përshëndetën me Pinokun dhe ikën për hesap të tyre.
Pinoku u kthye në qytet: kur iu duk se kishte kaluar një orë, mori rrugën që të çonte te Fusha e Mrekullive. Ndërsa ecte mendonte: “ Por sikur në vend të monedhave të gjejë në degët e pemës… dy mijë? Po nëse në vend të dy mijëve të gjej… pesë mijë? Po nëse në vend të pesë mijëve të gjej… njëqind mijë?
Oh, ç’zotëri i madh do isha! Do ndërtoja një pallat me njëmijë lloj lodrash për t’u argëtuar, një bodrum plot me pije dhe një dhomë plot me torta, kekë e fruta të sheqerosura…”. Dhe duke fantazuar kështu mbërriti në afërsi të fushës, ndaloi se mos dallonte ndonjë pemë me degë të ngarkuara me monedha ari: por nuk ia zuri syri.
Bëri edhe një qind hapa para por… asgjë. Hyri në fushë, shkoi taman te vendi ku kishte hapur gropën dhe kishte mbuluar monedhat e tij, por… asgjë! Atëherë ra në mendime dhe kroi kokën.
Pikërisht në atë çast dëgjoi një të qeshur të madhe. U kthye dhe mbi një pemë vuri re një papagall të madh plak. - Përse qesh? - e pyeti Pinoku me zërin e dikujt që vlon përbrenda nga zemërimi. - Qesh se u gudulisa nën krahë. - Hëm! - ia bëri Pinoku.
Dhe pa shtuar asnjë fjalë shkoi drejt burimit, mbushi përsëri të njëjtën këpucë dhe ujiti përsëri tokën ku kishte mbuluar katër monedhat e arit. Kur ja, përsëri një e qeshur e madhe, edhe më e paturp se e para, u dëgjua mes heshtjes që mbulonte fushën. - Të lutem! - bërtiti Pinoku. - Mund ta di përse qesh mor papagall i paedukatë, përse qesh? - Qesh me disa bufër që e lënë veten të mashtrohet nga ata që janë më dinakë se ata.- Mos e ke fjalën gjë për mua? - Po, për ty e kam, i shkreti Pinok, për ty që je aq budalla sa besove se paratë mund të mbillen e korren nëpër fusha njësoj si fasulet e kungujt.
Mbaje mend, se për të mbledhur pak para mënjanë në mënyrë të ndershme duhet t’i fitosh me punën e krahëve të tu ose me mençurinë e kokës tënde. - Ç’do të thuash? Nuk po e kuptoj, - i tha Pinoku. - Durim! Po ta shpjegoj më mirë! - i tha papagalli.
- Merre vesh pra, se ndërkohë që ti ishe në qytet, dhelpra dhe maçoku u kthyen sërish këtu në fushë, i morën monedhat e arit dhe ikën si era.
Pinoku mbeti me gojëhapur…dhe ne po e lëmë ashtu që të mund të mendohet bashkë me ju mbi fjalët e urta të papagallit.Tregimë për Femijë. PINOKU-DHE-PAPAGALLI

20Tregimë për Femijë. Empty Re: Tregimë për Femijë. 20/1/2013, 07:36

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Dhelpra dhe fazani

Dhelpra ia kishte vënë syrit një fazani të bukur që qëndronte mbi një degë dhe i tha gjithë lajka:
- Nëse zbret do të jap të lexosh letrën që kryetari i ka shkruar të gjithë kafshëve të pyllit. E di, unë jam plakë, e nuk shikoj mirë...
- E kuptoj, - i bërtiti fazani. - Në fakt unë shikoj edhe për ty. Është një gjahtar që po afrohet me një pushkë të gjatë!
Dhelpra ia mbathi dhe fazani, nga të qeshurat e mëdha, gati sa nuk ra prej pemës.Tregimë për Femijë. Main_dhelpra

21Tregimë për Femijë. Empty Re: Tregimë për Femijë. 20/1/2013, 07:36

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Nepërka dhe fshatari
Një fshatar ishte duke korrur misrin kur vuri re se mes kallinjve qëndronte gati për sulm një nepërkë helmuese. Akoma dhe një hap e do hante një të pickuar të mirë gjithë helm dhe do ta pësonte shumë keq!
- Dil jashtë! - i bërtiti fshatari. - Të pash, e di? Dil jashtë nëse ta mban! Të bëjë që të mos të shkojë mendja të kafshosh njerëzit që punojnë”, i tha me zemërim fshatari i merakosur.
- Të kuptoj, -iu përgjigj nepërka, - dhe ti përpiqu të më kuptosh mua. Në jetë të jetëve këtë kam bërë gjithmonë: kafshoj me dhëmbët me helm. Ky është fati im, madje edhe lavdia ime! Dhe nuk mund ta ndryshoj për ty dhe as për të tjerët këtë”.
- Si?! Mburresh për këtë? - Sigurisht, - fishkëlleu nepërka. - Unë nuk jam si shqiponja që imiton ata njerëz që nuk dinë të mbajnë fjalën e tyre dhe rrëshqasin sa andej-këndej në arsyetimin e tyre. Në fund të fundit, unë jam nepërka dhe kjo mjafton. Jam një e tëra, unë!
- Hëm, - mërmëriti fshatari. - Kush vërdëlliset duke përhapur helm është më mirë të mos jetë e tërë, prandaj ja se çfarë do bëj! Dhe me një të rënë të draprit e preu më dysh gjarprin i cili filloi të tundej sa këndej sa andej, derisa nuk ngordhi.
Dhe ky tregim na mëson se ai që mundohet të lëndojë të tjerët pa pasur një arsye për këtë, në fund e pëson keq e ndoshta e paguan edhe me kokën e tij, pikërisht sikurse nepërka dinake.Tregimë për Femijë. Main_tregimi

22Tregimë për Femijë. Empty Re: Tregimë për Femijë. 20/1/2013, 07:37

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Luani dhe kukuvajka
Tregimë për Femijë. Luani
Në kohën kur Nëna Natyrë kërkonte t’i jepte çdo kafshe karakteristikat e duhura, luani kishte marrë tashmë atë të kërcimtarit të mirë.
Dhe, kërce, kërce, përfundoi në një gropë të thellë. Do të kishte mbetur aty kushedi sa kohë po të mos e kishte parë kukuvajka, e cila thirri kafshët e tjera dhe të gjithë së bashku e shpëtuan luanin.
Nëna Natyrë e vlerësoi kukuvajkën duke i dhënë një ngjyrë si të luanit dhe duke vizatuar rreth syve të saj një zemër argjendi.

23Tregimë për Femijë. Empty Re: Tregimë për Femijë. 20/1/2013, 07:37

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Nata magjike
Tregimë për Femijë. Cat-thumb_tregimi
Gjatë kësaj kohe, Delja Deizi var në degët e bredhit të madh bashka të vogla leshi të bardhë, që ajo i ka këputur me dhëmbë në kurrizin e qengjit Fric. Këto bashka leshi, dukeshin krejtësisht si flokë dëbore dhe rrinin mjaft bukur në bredh. Ja ku mbërrin edhe gjeli me qirinjtë, i ndjekur nga Derri Leoni i cili sjell dhurata të shumta për të gjithë.

Nata bie dalëngadalë, bredhi ndriçon dhe kafshët përgatiten për meshën e mesnatës. Të vetmuar në një qoshe, bualli dhe gomari duken të mërzitur. “Po ne”, qahen ata, “çfarë do të bëjmë?”. “Duhet t’i fryni gjatë gjithë kohës vogëlushit Mark, që të mos ketë të ftohtë”, u thotë lopa. “Por ju po bëni gjëra më të bukura dhe më të rëndësishme”, u ankuan prapë ata. “Marku ka lindur në një stallë si kjo e jona”, ndërhyn maçoku Oskar. “Kjo për të dëshmuar se ai i donte të gjithë njësoj, si njerëzit ashtu edhe kafshët...”. “Edhe merimangat”, pyet Lepurushi Firmen.

“Po, edhe merimangat”, ia ktheu Lepurushi Firmen. Në mesnatë bien kambanat. Të gjithë sa janë aty, përqafohen me njëri-tjetrin dhe i japin njëri-tjetrit dhuratat, duke uruar që të kenë një jetë sa më të mirë dhe festa të bukura.

24Tregimë për Femijë. Empty Re: Tregimë për Femijë. 20/1/2013, 07:38

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Luani dhe delfini

Teksa po shëtiste poshtë-lartë përgjatë bregut të detit, mbreti i xhunglës luani, pa një delfin teksa po ngrohej mbi sipërfaqen e ujit dhe vendosi t’i bëj një propozim delfinit, pra që të krijonin një aleancë mes tyre. “Përderisa unë jam mbreti i kafshëve, ndërsa ti sovrani i gjithëpushtetshëm i banorëve të oqeanit, duhet të bëhemi miq të mirë dhe aleatë, nëse është e mundur”, i tha luani, delfinit i cili qëndronte pa lëvizur mbi ujë.

Pasi mendoj paksa, delfini ra dakord me propozimin e luanit. Nuk kaloi shumë kohë kur luani u ndesh me një dem të egër dhe i kërkoi ndihmë delfinit, sipas marrëveshjes të cilën e kishin arritur më herët. Mirëpo, edhe pse delfini dëshironte ta ndihmonte aleatin e tij, e pa se nuk mund të dilte jashtë ujit dhe t’i vinte në ndihmë atij. Luani i zemëruar, e quajti atë tradhtar. “Mos më mallko mua. Mallko natyrën time.

Sado i fortë që jam në det, natyra më kthen në një hiq në tokë”, iu përgjigj delfini, duke ndjerë vërtetë keqardhje që nuk kishte mundur ta ndihmonte mikun e tij kur ai kishte shumë nevojë për ndihmë. Dhe ky tregim jem një mësim shumë të mirë për të gjithë ne. Pra, kur t’i zgjidhni aleatët, fillimisht duhet të siguroheni që ata të kenë jo vetëm dëshirën për t’ju ndihmuar, por edhe mundësinë për ta bërë këtë, sepse përndryshe do të mbeteni në baltë sikurse luani.

25Tregimë për Femijë. Empty Re: Tregimë për Femijë. 20/1/2013, 07:38

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Fëmijët e mençur
Agimi dhe njomëza
Ishin dy fëmije që nuk i kishin prindërit, ata ishin shumë të mençur dhe një ditë shkoi agimi tek njomëza dhe i tha o moj njomëz sa jam e vetmuar, nuk e kam as kënd në shtepi, jam vetëm, a do të vish me mua që të rrish ? Njomëza ju përgjigj po si jo unë do të vi me ty menjëherë dhe njomëza shkoi që ta pregadiste do ushqim për kat të dy. Dhe erdhi koha e gjumit njomza ishte e pikëlluar shumë sepse nuk i kishte prindërit e vet dhe ajo ishte duke qar dhe në atë çast e degji agimi dhe i tha çfarë ke që po qan njomza nuk ju përgjigj e beri veten kince jam duke fjetur dhe shkuan në shkollë dhe mësuesja e pyeti njomzen njomza a i ke bërë detyrat ? njomza nuk ju përgjigj dhe mësuesja ja beri qke moj njoza që nuk po flet njomza i u pergjijg JAM E PIKËLLUAR. Po perse ti i ke të gjitha po por unë i kam po nuk kam prindër si flet moj njomza ti ashtu nuk bën sepse ti je një vajzë shumë e bukur dhe mequr dhe kështu njomza dhe agimi u rriten pa prindër.

26Tregimë për Femijë. Empty Re: Tregimë për Femijë. 20/1/2013, 07:39

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
PERRALLA PER MBRETIN LAKURIQ

Na ishte njehere nje Mbret dhe nje Mbreteri. Mbreti kishte oborrtare dhe sherbetoret e tij, kishte edhe pasuri te cilen e kishte marre nga mbreteria dhe populli i tij qe jetonte ne varferi. Po afrohej festa e Mbreterise se tij. Mbreti kishte vendosur qe ate dite te vishej me bukur se cdohere gjate jetes se tij... Kishte ftuar, kishte kerkuar rrobaqepesit me te mire, me te njohur nga e gjithe Mbreteria, por nuk ishte i kenaqur, pastaj ai filloi te kerkoje neper bote ...

Nje dite ne oborrin e tij mbreteror u paraqiten tre rrobaqepes te cilet kishin degjuar se Mbreti po i kerkonte rrobaqepesit me te mire, ata i thane se po vinin nga nje vend i larget i botes, dhe se mbretit do t'i qepnin rrobat me te bukura qe s'i ka asnje mbret ne bote ...
Mbreti u gezua shume kur i degjoi, -Ja tha tani i gjeta. Une do te vishem dhe do te behemi Mbreti me i bukur nga te gjithe mbreterit e botes dhe gjithe bota do te me njohe dhe do te degjoje kete ...
Ju siguroi rrobaqepesve mendafshin me te bukur, me te mire dhe me te shtrenjte ... Dhe tre rrobaqepesit filluan punen, punonin nate e dite, qe mbretin e tyre ta benin te lumtur me rrobat qe do t'i qepnin ata ...kaluan jave e muaj te tera, por rrobat nuk ishin gati ...

Mbreti po priste me padurim qe t'i vishte teshat qe s'i kishte askush ne bote ... Dhe erdhi dita e madhe, dita kur ai do te behej i bukur si asnjehere, dita kur do te festonte dhe do te gezonte ne diten e Mbreterise se tij ... shkoi te rrobaqepesit me ndihmesit dhe sherbetoret e tij ...rrobaqepesit bene sikur i nxoren nga arka e arte rrobat prej mendafshi, e xhveshen Mbretin dhe filluan t'ia veshin rrobat e reja ... - Keto thane ata, jane nga mendafshi me i shtrenjte, jane shume te holla, saqe ti o i madhi Mbret nuk do t'i ndjesh fare ne trup?! dhe bene sikur ia veshen ...
Mbreti i lumtur u kthye kah ndihmesit dhe sherbetoret e tij,-

He tha si dukem tani,
A dukem tamam Mbret ?!
... ata u pane njeri me tjetrin, dhe s'u besuan syve te tyre, sepse Mbreti ishte lakuriq, nuk kishte te veshur asgje ...
Tre rrobaqepesit, ne te vertete ishin tre mashtrues, te cilet kishin vendosur te pasurohen nga ajo iu afronte Mbreti... - Ndihmesit dhe sherbetoret shikuan me dyshim,por askush nuk kishte guxim t'i thoshte Mbretit se eshte lakuriq ...
Erdhi koha qe Mbreti te parakalonte nga Pallati i tij Mbreteror ne rruget e qytetit , ku ishte mbledhur i gjithe populli qe ta shihte nga afer Mbretin dhe rrobat e tij per te cilat flitej ne tere Mbreterine ...
Mbreti krenar po parakalonte para turmave te njerezve te cilet ishin mbledhur ta shohin ...dhe atehere populli i shkrete e pa se Mbreti i tyre i dashur ishte lakuriq, por kete nuk kishte guxim ta thoshte askush ... vetem nje femije kur e pa ashtu, guxoi e tha -Mbreti qenka lakuriq !!!
Dhe atehere Mbreti e pa se vertet kishte qene lakuriq ...

27Tregimë për Femijë. Empty Re: Tregimë për Femijë. 20/1/2013, 07:40

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Pushimet e Cufos

Si u be Cufo kujdestar!
Mjalte kullokan fiqte o Tipi!
Mjalte vellacko, mjalte, po..ohhh - renoi ai me te madhe dhe rrasi duart ne xhepin e majte te pantallonave te shkurtra ngjyre pjepri.
Mbaje veten, je goxha djale, fundja nuk jane liko, fiq jane. Por nuk ke faj more buckan se ti e ke zemren mu ne mes te stomakut dhe gjithe diten te gudulis.
Papritur Tipi verejti i hutuar Cufon. Iu be vertet sikur zemra i kishte rreshqitur ne stomak dhe po i tretej si kasate. Tipi u gelltit ne te thate dhe ndjhu gjuhen ti ngjitej pas qiellze. Cufo nuk shqeteshej fare pr gjendjen e shokut.
Duke ecur anes kopshtit, Cufo ndaloi e kepute nje trendafil te kuq e ter kujdes futi nocken mes petaleve.
Ka ere te mire? - e pyeti Tipi Cufon.
C'me ve ne mundim, provoje vete- ia priti Cufo.
Keputja e luleve ndalohet - ia ktheu Tipi duke levizir duart neper xhepa sikur te kerkonte dicka.
Ndalohen vetem per arinjte qe nuk kane hunde te ndiejne aromat. - foli Cufo.

Papritur te gardhi i kopshtit u duk Zebo rojtari. Cufo beri sikur nuk e pa dhe nisi te kendonte.
Sec ke dale ne dere
Me qeron nje ftua
Gjysmen haje vete
Gjysmen ma jep mua.
Ejani tju qeras me fiq - tha Zeboja, - Sot do bej vjeljen e pare e dua ta nis me ju!
Nuk kemi kohe- tha Cufo
Epo udhe e mbare - tha ZEbo.
Tipi keputi nje trendafil e qe te mos fliste, mbushi gojen me petale trendafili.
Pak me tutje iu hoth Cufos.
C'qe kjo gjeme qe na bere? Si me le pa fiq?
Ja qe e kam gojen pa frena - Tha Cufo
Shoket vazhduan rrugen drejt shkolles RRezet e Arta.Mbledhja kishte filluar
Futu Cufo - tha Tipi.
Ku?
Ne kavanoz! Ne mbledhje o, ku?
Nuk e sheh qe ka filluar, e per kete fajin e ke ti. - tha Cufo.
Uff ..plasa
PLac!
Ste rrihet ? Cfare ke qe shfryn ashtu?- Tha Cufo.
Me vjen inat qe ti nuk dole gje? - tha Tipi
E perse nuk dola gje?
Po ja as kujdestar per shkumsat nuk u bere!
Doemos - tha Cufo - Kur kam shoke si ty, te pagthendur te paedukuar e qe ne vend te fletlvderimeve mer titullin "vjshtuk" Ti ke fat se kot nuk thone ..nga lulja e bukur pi uje dhe qypi.
Fjala qyp ia ndezi gjakun Tipit.
Leri ato se nuk te shkojne tek une; puna eshte se, po te ishe ti ne mbledhje do te dije ti mbroje ngjyrat e mia, me ....
Petulla, - ia pat Cufoja.Me gjak mor tuaf. Keshtu dhe une do ti beja gjysem i gezuar pushimet me ju. Nena do te qetesohej. Ah,kjo aritmetika! Kush ta kete shpikur valle?
Me siguri ndonje zevzek....
E e ashtu thua ti por mesuese Mjelma do beje si te jete me mire per ty.
Tipi i dha nje te duartrokitur te madhe, Cufo iu afria qe te ndalonte por se si u pengua e ra siper Tipit.
Ne kete gjendje i gjeti, Puledetja, pastruesja e shkoles, qe kishte veshur ne koke nje shami me pika dhe ishte mbeshtetur pas fsheses.
Cben ashtu more Cufo?? - pyeti ajo e habitur.
Po i mesoj Tipit mundje sambo - ia ktheu fap e fap Cufo
Midis atyre qe ishin nisur te kerkonin Gagane ishte dhe patoku Pep. qe mbahej si patoku me i zgjuar i gjithe fisit te patave..
Pepi kerkonte buze pyllit. Ai donte ta gjente me cdo kusht Gagane i pari..
Ne nje kthese te pyllit i doli perpara nje alamet qeni qe lehte sikur tia kishin mare shpretken..Pepi u zbardh si shkumesh.. Nga frika iu be sikur i rane puplat.
Nje gjinkalli qe kendonte mbi nje peme i beri nje pyetje me pak spec djeges:
Si e ndien veten?
Si veze e qeruar - ia ktheu Pepi.
He, mos u frikeso - i tha gjinkalla...- ti e di ate fjalen e urte si thote: Qeni qe leh nuk te ha..
Une e di, po a e di qeni se! - tha Pepi
Gjinkalla qeshi. Qeni si duket u merzit dhe iku.

Pak minuta tek dentisti
Tak...tak...tak..
Hyr!
Dera u hap dhe dentisti, nje goxha ari pa fytyren e nje derrkuci.
Jemi dy.
Te dy hyni!
Cufos iu tha peshtyma "Mos kujton ky qe une kam dhemballe per te hequr!"
Derrkucit iu mbat fryma nga frika.
Dera u hap me shume dhe brenda hyne Cufo bashke me Tipin.
Miredita - pershendeten shoket.Mire se erdhet.
Ulu! - i tha dendisti Cufos duke i treguar poltronen .
Ulu, mos ia prish xhaxhit - i tha Tipi aq i qete, sikur te kishte ardhur per Cufon e jo per veten, por shoku e mori veten.
Doktor, Tipit i dhemb dhemballa, ka gjithe naten pa fjetur.
Epo ulu ti Tipi atehere.
Mua nuk me dhemb me ..
Uluuuuuuuuuu...- i foli dentisti
Ha shume embelsira ai - tha Cufo
Le te haje - tha doktori, - por pas te ngrenit duhet te lani dhembet, madje mire eshte te hani dhe nje kokerr molle.
Per molle, une ha nje koshe - tha Tipi
Nje kokerr, te thashe, e shumta dy- tha dentisti serish.
Po ti i lan dhembet? - e pyeti dentisti Cufon

Te dielave - foli Tipi.
Te lutem doktor, une pergjigjem vete. Sigurisht qe i laj ...
O doktor, fillove ti me mua .. - u hodh Tipi
Mbarova . - tha doktori.
Sa lehte, cu djersita hot. Cufo hiqe dhe nje ti qe ta kesh kujtim nga pushimet.
Me mire e ndajme pergjysme kujtimin tend - tha Cufo

Doktori qeshi dhe shoket u larguan pa harruar te pershendeteshin me te.

Ardhja e Cirkut.

Gezimi i kapisteve te vegjel ishte i madh. Do te vinin artitet e cirkut e do luanin per ta..Ne rrobat e artisteve dukej sikur kishin celur lulet e molleve, sheges, qershise .

Mes te lumturuarve ishin dhe dy shoket tane, Cofo dhe Tipi.
Cirku do te fillonte se shpejti. Cufo porositi Lepurushin qe ti zinte dy vende ne radhen e dyte.. Per nje Lepur kjo sishte e lehte por ai i zuri vendet ne saja te autoritetit qe kishin vete Cufo dhe TIpi mes kampiste..
rruges Cufo me Tipin takuan Kukuvajten Kuku, qe ishte me te vertete kuku.
Ajo fshiu me nje shami te mendafshe xhamat e syzave dhe me pas u tha shokeve "pritni" me nje ze vajtues por aq te larte sikur po u fliste yjeve dhe jo nje derrkuci e nje ariu vjeshtak me pantallona te shkurtra bluxhins.
Cili eshte me i bute se ju? - pyeti kukuvajka.Te dy te eger jemi? - ia ktheu Cufo.
Ti je ai zevzeku qe ke mbetur per vjesht- vazhdoi kukuja.
Une qe mos qofsha, - tha Tipi.
Ke mesuar gje? - vazhdoi kukuvajka.
Shume - nderhyri Cufo per te ndihmuar Tipin.
Nuk te pyeta ty- foli kukuja serish.
Po ky kujdeset per mua, shoqja kukuvajke. E ka caktuar mesuesja, - foli si i qare Tipi.
Degjo, ke mesuar?
Shume - uleriti Tipi.
Kush ben pjese ne familjen e kompozitoreve? - beri pa te keq pyetjen kukuvajka.
Po tipi nuk ka mbetur ne muzike.- shtoi Cufo.
Fol tipi fol.. - u hodh kukuja.
E mo fol, Cme rri ashtu, Ti i ke mesuar keto qe kur te kendonte arushi baba.
Edhe atehere e kam pasur nje ngaterrese, - tha Tipi duke vajtuar.

Nje dite babai i thoshte nenes te me kendonte nje nena nana qe te pushja se qari.Nena ia kthende "Tunde ca se jam e zene, fundja pergjysme e kemi" Dhe babai i pergjigjej qe nga dera "Une ika, gjysmen time lere te qaje. Keshtu qe ajo gjysma qe qante me ngaterron gjithmon.
Cufoja e pa ne fytyre Tipin sikur kerkonte ti gjente gjysmen qaramane,po vuri re qe e kishte gjithe fytyren njelloj dhe tha me vete..prinderit e paskan lene Tipin te qaje komplet.
Kukuvajka u duk sikur vuri buzen ne gaz,por u vrenjt menjehere.
Mos e zgjat se kam pune, pergjigju.
Kjo nuk e ha fare shakane, mendoi Cufo - Duhet e jete e rrezikshme
Tipi nderkohe fshiu ballin nga ca buleza djerse dhe ia nisi: - Ne familjen e kompozitoreve bejne pjese gjyshi,gjyshja dhe sa femije te kene sepse sic dihet perberja e femijeve eshte e ndryshme.
Kukuvajka shqeu syte nga pergjigja e Tipit saqe Cufo nderi duart se mos i binin pertoke.
Smarke vesh fare, - tha Kukuja, - Ne familjen e kompozitoreve bejne pjese Luleshtrydhja,luledielli, kamomili etj.
Pse dhe keto dine ti bjen pjanos? - pyeti TIpi.
Jo, legenit,- ia ktheu e xhindosur kukuvajka.
Dhe vazhdoj te pyeste.
PO krimbat nga e kane prejardhjen?
Nga plehu - iu pergjigj Tipi fet e fet.Ti qenke tape fare, - shpertheu kukuvajka

28Tregimë për Femijë. Empty Re: Tregimë për Femijë. 20/1/2013, 07:42

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Çakmaku

Canten ne shpine, shpaten ngjeshur ne brez, nje ushtar ecte rruges se madhe:
nje , dy!nje!dy! Kishte qene ne lufte dhe tani kthehej ne shtepi. Udhes takoi nje magjistare plake. Oh ajo ishte e shemtuar, buza poshtme i varej mbi kraharor!
-Mirembrema, ushtar!-tha ajo,-sa shpate te bukur qe paske! Sa e madhe qenka canta jote! Ti me dukesh ushtar i vertete; keshtu qe po te jap para sa te duash.
-Faleminderit, o plake!-u pergjigj ushtari.
-E shikon ate pemen e madhe? – vazhdoi magjistarja duke i treguar me gisht nje peme aty prane;-ajo eshte krej bosh perbrenda; hip siper , do shohesh nje vrime te madhe ; nga kjo vrime rreshqet gjer ne fund te pemes. Po ta lidh trupin me nje litar , qe kur te me therresesh , te te ngre perseri.
-C’do te bej ne fund te pemes?-pyeti ushtari.
-Do kerkosh para. Sapo te arrish ne fund te pemes, do te gjendesh ne nje korridor te madh te ndricuar mire pasi atje ka mbi 100 llamba. Do te shohesh tre porta, mund t’i hapesh, celesat jane bravat. Po hyre ne dhomen e pare, do te shohesh , ne mes te dyshemese, nje arke te madhe me nje qen persiper. Syte e ketij qeni jane aq te medhenj sa nje filxhan caji, po ti mos u habit. Po te jap mesallen time me kuti te kaltra. Ti do ta shtrosh ate ne dysheme:ec me guxim drejt qenit, kape , vere ne mesallen time; hape arken dhe merr aty sa grosh te duash. Te gjitha jane prej bakri; ne te pelqen me shume argjendi, hyr ne dhomen e dyte. Atje eshte ulur nje qen qe i ka syte me te medhenj sa nje gur mulliri: mos u habit, vere ne mesallen time dhe merr argjend sa te kesh qejf. Ne qofte se te pelqen floriri me shume edhe mund te kesh sa te duash, per kete mjaftonte hysh ne dhomen e trete. Mirepo qeni qe eshte ulur ne arke i ka syte me te medhenj sa nje kulle e madhe e rrumbullaket. Besome, nje qen i forte. Sidoqofte,ti mos u habit: vere mesallen time, ai nuk do te te beje asnje te keqe dhe merr nga arka sa flori te duash.
-S’me duket aspak keq,-tha ushtari; po ti cfare do qe te te jap, o magjistare plake? Mendoj se edhe ti duhet te kesh pjesen tende.
-Jo, une nuk dua asnje grosh; vetem te me sjellesh cakmakun e vjeter qe e ka lene atje gjyshja ime kur ishte per vizite heren e fundit.
-Mire. Shkoma litarin rreth trupit.
-Na, na edhe mesallen time me kuti te kaltra.
Ushtari hipi ne peme, rreshqiti nga vrima poshte dhe u gjend ashtu sic kishte thene magjistarja, ne nje korridor te madh, te ndricuar nga njeqind llamba.
Hapi porten e pare! Uf! Qeni qendronte I ulur dhe ia nguli syte e tij te medhenj sa filxhanet e cajit.-Ti je nje djale I mbare, I tha ushtari duke e kapur ; e vuri ne mesallen e magjistares dhe mori aq grosh bakri sa I nxune xhepat. Pastaj e mbylli arken, e vuri perseri qenin persiper dhe iku ne dhome tjeter.Si qe e mundur! Atje qendronte qeni qe I kishte syte te medhenj sa nje gur mulliri.
-Ki kujdes e mos m’I ngul syte aq shume –tha ushtari, -se do te te prishen.
Pastaj e vuri qenin ne mesallen e magjistares. Por kur pa gjithe ato te holla argjendi ne arke, I hodhi poshte ato prej bakri dhe ngjeshi mire me argjend xhepat dhe cantet e tij.
Pastaj, hyri ne dhomen e trete. Oh! C’tmerr!Qeni i kishte syte me te vertete te medhenj sa nje kulle e rrumbullaket; ata I verviteshin ne koke porsi rrota.
-Mirembrema!-tha ushtari duke nderuar ushtarakisht, se ne jeten e tij nuk kishte pare kurre nje qen te tille. Por, mbasi e veshtroi pak, mendoi me vete:”Mjaft!” E uli poshte qenin dhe hapi arken. Zot i madh! Sa flori qe kish! Sa per te blere gjithe qytetin e Kopenhages, gjithe derrat prej sheqeri te tregetareve te embelsirave, gjithe ushtaret prej plumbi, gjithe kamxhiket dhe kuajt, gjithe lodrat e botes; verte, kish shume flori.
Ushtari I flaku monedhat e argjendta qe kish ne xhepat dhe ne cante dhe I zevendesoi me flori. I mbushi kaq shume xhepat, thesin, kapelen, madje edhe cizmet, sa mezi ecte. Ish apo s’ish I pasur! E vuri qenin mbi arke, mbylli porten dhe nepermjet vrimes se pemes thirri:
-Tashti , me ngri lart o nene.
-E ke cakmakun ?- pyeti ajo.
-Oh jo vertet! E harrova fare.
U kthye mbrapsht dhe e solli. Atehere magjistarja e ngriti lart dhe ai u gjend perseri ne rruge te madhe me xhepat, canten , cizmet dhe kapelen plot me florinj.
-C’do ta besh kete cakmak ?-pyeti ushtari.
-S’te hyn ne pune ty. Ti more parate; me jep cakmakun tani.
-Gjepura! Me thuaj ne cast se c’do ta besh , ndryshe hoqa shpaten dhe ta preva koken.
-Jo!-u pergjigj magjistarja.
Ushtari ja preu koken.Magjistarja u shtri sa gjate gjere kurse ai mblodhi parate ne mesalle, I ngarkoi ne kurriz, vuri cakmakun ne xhep dhe shkoi ne qytet.
Ishte nje qytet shume I bukur dhe ai hyri ne hanin me ne ze. Kerkoi dhomen me te mire dhe gjellet me te shijshme. Ishte pasanik I madh!
Sherbetori qe duhej t’i pastronte cizmet u cudit qe nje zoteri aq I pasur, kishte cizme aq te vjetra. Por ushtari nuk kish pasur kohe qe te blinte te reja; vetem te nesermen gjeti cizme te bukura dhe rroba me vertete elegante. Ushtari na u be zoteri I shquar. Ia treguan nje nga nje te gjithe gjerat e bukura ne qytet, I folen per mbretin edhe te bijen e tij, princeshen shume te bukur.
-Si te bej qe ta shoh? –pyeti ushtari.
-Eshte shume e veshtire!- u pergjigjen qe te gjithe- Ajo banon ne nje pallat te madh prej bakri, te rrethuar nga mure dhe kulla. Vec mbretit, asnjeri tjeter nuk mund te shkoje tek ajo: sepse nje falltar nje here pati treguar qe nje dite ajo do te martohet me nje ushtar te thjeshte, gje qe mbreti s’i pelqente aspak.
-Megjithekete, une deshiroj ta shoh,-mendoi ushtari.Por ai nuk mund te siguronte dot lejen.
Nderkaq ai kalonte nje jete te gezuar, shkonte ne shfaqje, shetiste me karroce ne kopshtin e mbretit edhe u jepte shume lemoshe te varferve. Nga jeta e tij ai e dinte se sa e veshtire ishte te mos kishe asnje grosh ne xhep. Tani ai ishte I pasur, kishte rroba te bukura edhe bashke me keto miq, te cilet I thoshin se ishte nje njeri elegant, nje burre fisnik. Ushtarit I pelqenin shume keto levdata. Cdo dite harxhonte para, por kurre nuk merrte. Me ne fund nuk I mbeten vecse dy grosh. Iu desh ta linte, dhomen e bukur ku banonte dhe te zinte ne vend te saj nje zgaver te vogel nen cati. Ketu detyrohej ti lustronte vete cizmet, ti arnonte me gjilpere te trashe dhe asnje nga miqte e tij nuk I vinte ta shihte:kishte shume shkalle per tu ngjitur.Nje mbremje te erret, s’kish te blinte as edhe nje qiri, ui kujtua menjehere se I kishte mbetur nje cope qiri. Mori cakmakun, qe ia kishte marre shtriges plake, dhe copen e qiririt; por ne castin kur guri I cakmakut, shkrepen shkendijat, befas u hap porta dhe para tij u gjend qeni qe I kishte syte te medhenj sa nje filxhan caji:
-O zot im, c’urdheroni?-I tha qeni.
C’eshte keshtu?- tha me ze te larte ushtari.-Cakmak I cuditshem! Keshtu pra, do te kem cfare te dua?Shpejt! Me sill para! Hop! Kafsha iku! Hop! U kthye perseri duke mbajtur ne goje nje thes te madh me te holla. Ushtari e dinte tashti te zoteronte nje cakmak me vlere. Po ta shkrepte nje here, vinte qeni I arkes me para bakri; dy here, qeni I arkes me para te argjendta,; tri here, ai qe ruante floririn. Pa humbur kohe, u kthye ne dhomen e tij te bukur dhe veshi prape rrobat e bukura; kur te shohesh iu versulen miqte; e donin shume tani!
Nje dite ushtari mendoi:”Pune e cuditshme kjo qe te mos shohesh princeshen!Te gjithe jane ne nje mendje se ajo eshte e perkryer nga bukuria;
Por kujt I sherben bukuria ne nje keshtjelle prej bakri qe ka gjithe ato kulla? S’do te kete per mua valle menyre qe ta shoh?Ku e kam cakmakun?” E shkrepi: Fap! I doli perpara qeni me sy sa nje filxhan caji.
-E di qe eshte mesi nates,-I tha ushtari,-po megjitheate une dua ta shoh princeshen, qofte edhe nje minute.
Qeni u largua vetetimthi dhe, para se ushtari te arrinte te mendonte per ae, ai u kthye me gjithe princeshen, qe ish shtire ne shpinen e tij dhe po flinte. Dukej aq e bukursa , me te pare, e merrje me mend qe ishte nje princeshe. Ushtari nuk u permbajt dhe e puthi, se ishte nje ushtar I vertete.
Pastaj, qeni e ktheu princeshen ne vendin ku e kishte marre. Te nesermen, kur ishte duke pire caj me mbretin dhe mbretereshen, princesha u tregoi atyre qe kishte pare naten nje enderr te cuditshme me nje qen dhe nje ushtar. I kishte hipur qenit si kale dhe ushtari e kishte puthur.
-Nje histori shume e bukur,- tha mbreteresha.
Megjithekete, naten e neserme, ngarkuan njeren nga zonjat e oborrit, nje plake, te rrinte roje prane shtratit te princeshes, per te pare nese ishte vertet enderr.
Ushtarit I kishte hipur ne koke ta shihte perseri princeshen e bukur. Qeni erdhi prape naten, e mori dhe iku me te katra. Po zonja e oborrit mbathi pale cizme qe s’futnin uje, dhe shpejt, pas tyre. Kur pa shtepine ku hyri qeni, tha me vete:” Tashti e di adresen” dhe me nje cope shkumes beri nje kryq te madh ne porte. Pastaj u kthye te flinte. Mbas pak erdhi edhe qeni me princeshen. Por kur vuri re ne porte kishte nje kryq te bardhe, qeni mori gjithashtu nje cope shkumes dhe beri kryqe ne te gjithe portat e qytetit. U tregua me te vertete mendjeholle: si do ta gjente dot porten perseri zonja oborrit?
Te nesermen ne mengjes, qysh heret, mbreti , mbreteresha, zonja e oborrit dhe te gjithe oborrtaret shkuan te shihnin ku kishte qene princesha.
-Ja ketu!-tha mbreti kur pa te paren porte te shenuar me kryq.
-Jo, jo, eshte, atje I dashur,-u pergjigj mbreteresha, kur pa se edhe porta e dyte ishte shenuar gjithashtu me nje kryq.
-Ja edhe nje! Ja edhe nje!- thane te gjithe me rradhe, kur pane kryqe ne te gjithe portat Atehere kuptuan se ishte e kote te kerkoje me tutje.
Por mbreteresha ishte nje grua me mend qe nuk dinte vetem te shetiste me karroce. Mori gersheret e sasj te arta, preu nje cope mendafsh dhe beri nje xhep te vogel te bukur. E mbushi ate plot me miell, ia qepi princeshes ne kurriz, dhe I beri xhepit nje vrime te vogel. Ne kete menyre mielli do te binte gjate gjithe rruges nga do te kalonte princesha. Naten qeni erdhi perseri, e mori princeshen ne kurriz dhe ia shpuri ushtarit, qe e dashuronte aq fort sa donte te ishte princ ta merrte per grua.
Mielli u derdh pa pushim qe nga pallati deri te dritarja e ushtarit, por qeni s’e vuri re aspak.Te nesermen mbreti dhe mbreteresha meduan me lehtesi ku kishte shkuar e bija e tyre. Ushtarin e kapen dhe e futen ne burg. Uf! Sa e erret dhe e merzitshme ishte qelia e tij. Pastaj erdhen I thane:- Neser do te varesh!- Ky ishte nje lajm I keq, dhe per me teper cakmakun e kishte harruar ne han. Diten tjeter, nepermjet hekurave te dritares, ai pa popullin qe dilte turma-turma nga qyteti per te pare kur te varej. Ai degjoi daullet dhe pa ushtaret qe ecnin pas tyre. TE gjithe njerezit vraponi: nje djalosh kepucar, me mesalle dhe pantofla, rendte aq shpejt, sa nje nga pantoflat e tij I doli nga kemba dhe u perplas pikerisht kunder murit mbrapa te cilit ushtari ishte ulur e shikonte nepermjet hekurave.
-Ej! Kepucar, mos u ngut kaq,-I thirri ushtari,- pa mua s’behet gje. Po degjo ketu. Po shkove me vrap gjer te hani ku kam banuar dhe te me sjellesh cakmakun tim, do te te jap dy gorsh. Vec mos e merr me nge! Djaloshi kepucar, qe desh te fitonte dy grosh, u nis fluturimthi te kerkonte cakmaku, ia solli ushtarit dhe … tashti mbani vesh e degjoni cfare ndodhi.
Jashte qytetit kishin ngritur nje trekendesh te madh, qe e rrethonin ushtaret dhe mijera mijera njerez. Mbreti dhe mbreteresha ishin ulur ne nje fron shume te bukur; perkarshi, gjykatesi dhe gjithe keshilltaret. Kish kohe qe ushtari ishte ngjitur mbi shkalle dhe perpak do t’i hidhnin litarin ne gryke, kerkoi leje te shprehte deshiren e tij te fundit. Sipas tij, kete te mire duhej ti benin cdo krimineli qe do te ekzekutonin. Tha se kish shume qejf te ndizte nje llulle duhan, fundja do te ish hera fundit qe ai do te pinte duhan ne kete bote. Mbreti nuk deshi t’ia kundershtonte deshiren. Atehere, ushtari mori cakmakun e shkrepi;nje, dy, tre! Pernjeheresh, u duken te tre qente: ai me syte e medhenj sa nje filxhan, tjetri qe I kish te medhenj sa nje gur mulliri dhe ai I trei me ata syte e tmerrshme sa nje kulle e rrumbullakte.
-Me ndihmoni se do te me varin!-tha ushtari Atehere qente u versulen mbi gjykatesit dhe mbi keshilltaret, I rrembyen, njerin nga kembet, tjetrin nga hunda dhe I flaken aq lart ne ajer, sa kur rane ne toke u bene cope –cope.
-Nuk dua te me hedhin…-tha mbreti; por qeni me I madh e rrembeu tok me mbretereshendhe I flaku si te tjeret. Ushtaret u frikesuan dhe ne popull u degjuan thirrjeshtar I vogel ti do te jesh mbreti yne dhe do te martohesh me princeshen e bukur!
E vune ushtarin ne karrocen e mbretit; te tre qente vallezonin dhe therrisninrra! Femijet vershellenin neper gishterinjte dhe ushtaret paraqitnin per nder armet. Princesha doli nga pallati I bakert dhe u be mbretereshe. Per kete ajo ishte shume e kenaqur. Dasma vazhdoi tete dite; ishin ftuar dhe te tre qente. Ne tryeze, ata hapen syte me shume se c’i kishin.

29Tregimë për Femijë. Empty Re: Tregimë për Femijë. 20/1/2013, 07:43

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Shimpanzeja Çarli dhe luani Luis
Luani Luis kishte një karrocë të re të cilën me krenari e merrte me vete kudo që shkonte për të luajtur. Por ai e reuante me xhelozi karrocën e tij. “Askush nuk duhet ta prekë dhe as të luaj me të, përveç meje”, tha luani krenar me zë të lartë, për ta dëgjuar të gjithë dhe për të mos ia prekin karrocën. Shimpanzeja me emrin Çarli, po luhatej aty afër.
Kur ulej në njërin skaj, skaji tjetër ngrihej lartë, ndërsa ai binte në tokë TRAS! Dhe kjo nuk ishte aspak zbavitëse. Shimpanzeja Çarli e vuri re luanin Luis dhe e thirri me gëzim: Hej Luis, eja këtu të luhatemi së bashku dhe do të kënaqemi”.
Luisi erdhi menjëherë dhe të dy zbaviteshin shumë mirë derisa luhateshin poshtë-lartë në luhatëse. Atëherë luanit Luis i lindi një ide: “Çarli, a do të doje ta provosh karrocën time të re?”, e pyeti ai gëzueshëm. “Por Luis, ti the se nuk guxon askush të luaj me të”, tha shimpanzeja Çarli e befasuar me ofertën e luanit. “Mirë, unë mendova ta tërheqim njëri-tjetrin, si thua? Nuk është mirë ta tërheqës karrocën vetë”, e pranoi Luis.
Kështu, luani Luis dhe shimpanzeja Çarli, mësuan se lojërat janë shumë më argëtuese, kur ato ndahen së bashku me shokët e tjerë dhe jo të mbahen vetëm për vete. Dhe që nga ajo ditë, të dy ata, por edhe kafshët e tjera që kishin lodra të ndryshme, filluan t’i ndajnë ato me njëri-tjetrin dhe ia kalonin për mrekulli.

30Tregimë për Femijë. Empty Re: Tregimë për Femijë. 20/1/2013, 07:43

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Franku dhe Zana
Franku ishte biri i një marangozi të varfër të fshatit. Çdo ditë Franku shkonte në pyll për të prerë dru. Një ditë, i lodhur pas një dite të gjatë pune, Franku u ul në një trung të pushojë. Papritmas dëgjoi një britmë “më ndihmo të lutem”. Ai u ngrit në këmbë me hov dhe shikonte përreth, por në afërsi nuk kishte njeri! “Ju lutem më ndihmoni! Franku përsëri dëgjoi zërin.
Këtë herë Franku shikoi në vrimë dhe pa një zanë të vogël. Ajo kishte veshur një fustan ngjyrë rozë, krahë të bukur e të bardhë dhe kurorë të artë mbi kokë. “Oh kjo është e mrekullueshme! Të lutem më nxjerrë nga këtu”, bërtiti ajo përsëri. Franku futi dorën e tij brenda në vrimë dhe e kapi zanën.
Zana e falënderoi Frankun duke i thënë: “Shumë vjet më parë, një magjistare më mallkoi keq dhe që atëherë, unë kam qenë e mbyllur në këtë trung. Ju faleminderit që më shpëtuat. Çfarë mund të bëj për ty?”, e pyeti. “Unë i përkas një familje shumë të varfër dhe me të hollat që babai im dhe unë fitojmë, nuk na dalin as për ushqim për një ditë. Prandaj të lutem bëje babain tim të pasur”, iu lut Franku. Sytë e zanës u mbushën me lot kur dëgjoi për gjendjen e Frankut. “Boommm- Boommm-Zoommm”, tha zana duke tundur shkopin magjik dhe u zhduk papritmas.
“Ku ike zanë”, thirri Franku i ngazëllyer, por mjerisht zana ishte larguar. Atë mbrëmje, kur Franku dhe babai i tij u kthyen në shtëpi, në vendin e kasolles së vjetër, qëndronte një shtëpi luksoze e madhe e me porta hekuri. “Ku u zhduk kasollja”, thirri babai i Frankut dhe nuk mund të besonte. Kur hynë brenda dyerve të hekurta, ata u përshëndetën si mbretër nga shërbëtorët. Papritmas erdhi mamaja e Frankut e cila nxitoi tek ata, i përqafoi dhe u tha: “Perëndia iu përgjigj lutjeve tona”. Franku shikoi drejt qiellit dhe imagjinoi zanën se si shkëlqen mes yjeve. Ai i mbylli sytë dhe tha: “Faleminderit e dashura zanë!”.

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 2]

Shko tek faqja : 1, 2  Next

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons