Forumi Kuq E Zi
Tregime, Esse & Persiatje Shpirterore... (© Poeti Dhimbjes) Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Tregime, Esse & Persiatje Shpirterore... (© Poeti Dhimbjes) Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Tregime, Esse & Persiatje Shpirterore... (© Poeti Dhimbjes) Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Tregime, Esse & Persiatje Shpirterore... (© Poeti Dhimbjes) Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Poeti Dhimbjes

Poeti Dhimbjes
Antare i ri
Antare i ri
Ne vazhdim te kesaj teme do te keni mundesine qe te lexoni
disa nga Tregimet Essete & Persatjet e mia qe kam shkruar...

Shpresoj qe t'ju pelqejne sadopak.

Me rrespekt: Poeti Dhimbjes...

http://www.guribardhe.albanianforum.net

Poeti Dhimbjes

Poeti Dhimbjes
Antare i ri
Antare i ri
Vdekja e saj...
(Tregim)

Ishin rralluar ditet, kur mbizoteronte te ftohtet dhe acari, pasi tashme po merrte fund
edhe stina bardhe e zi e dimrit. Dita dites, klima ngrohej e thahej sa me shume.
Ndersa peizazhi , sa vinte e zbukurohej me teper, pasi vete stina e pranveres ne te cilen
ndodheshim e vishte me pelhuren madheshtore te gjelberimit. Qendimi ne ambient te hapur,
ishte teper i kendshem dhe mahnites, sepse nuk mungonte ajri i paster, rrezet e ngrohta te
diellit dhe aromat e fresketa te luleve qe kishin celur, neper lartesite e pemeve dhe ne
siperfaqen e gjelberuar, te fushave te gjera.
Keto do te ishin te fundit dite te bukura dhe kenaqesisjellese ne jeten time, te cilat do t’i
kujtoja dhe do t’i ruaja me me te madhen nostalgji, per gjithe jeten time ne vazhdim,
sepse pas ketyre diteve , nuk do te kisha fatin qe te ndjehesha me, kaq i lumtur!

Nje fatkeqesi e zeze, do te behej shkaktare qe ti humbisja pa dashur , te gjitha ditet e
bukura , se te ardhmes time dhe ti zevendesoja ato, vetem me hidherime e plage te
renda qe do te me ndiqnin nga pas, kemba kembes per tere jeten ne vazhdim!
Ketu, merrte fund njehere e pergjithmone, c’do gje e bukur e jetes sime dhe humbiste ne
greminat e pafundme te mjerimit, ku askush nuk ta rikthem me, lumturine!
Do te ishte vdekja e papritur e shpirtit tim binjak e cila do te fundoste, ne thellesite e detit
te kujtimeve, anijen me te cileen lundronte e qete, kenaqesia e jetes sime!

Nata ne te cilen u njftova, se Danjela kishte mbyllur syte, njehere e pergjthmone per kete
jete, do te mbetet nata me e pret ne jeten time, deriva te me rrahe zemra! Kishta me teper
se pese dite qe nuk ngrihej nga shtrati, pasi semundja qe e pati kapluar, ishte teper e rende
dhe e pasherueshme, sikurse e kishin bere te ditur edhe mjeket, pas gjithe atyre analizave te bera!

Ajo kishte rezultuar me tubérculos ne Koke, semundje kjo e pakurueshme deri me sot!
Te verteten mbi semundjen qe ajo pati rezultuar, nuk e dinte askush tjeter, pervec te atit te saj.
Nga dhimbja e madhe qe kishte ne shpirte, i ati nuk e kishte marre dot guximin qe t’i tregonte te bijes,
te verteten per fatin e saj te pret!
Perkundrazi here pas here e ngushullonte dhe se shume shpejte do te sherohej.
Ndersa nga ana tjeter, vajtonte pa pushim, ne brendesine e shpirtit te tij, per te ardhmen e
se bijes qe nga dita ne dite, i priste vdekjen e zeze!

Gjjate periudhes qe ndenjti e semure ne shtrat, shkoja dhe e vizitoja dy here ne dite.
Me shqetesonte shume fakti qe ajo ishte e semure, por nuk e bisoja dhe as qe e kisha menduar
ndonjehere qe ajo te vuante Tuberkulozin! Sa here qe shkoja dhe e gjeja ne castin qe e kishin
zene krizat, me vinte me te vertete shume keq dhe ne te njejten kohe edhe inat per veten qe
nuk isha i afte, te beja ndonje gje per t’ia lehtesuar sadopak, ato kriza aq te forta qe e detyronin
te derdhte lote, si nje foshnje e njome!
Dhimbjet qe semundja i shkaktonte asaj, ne te njejten kohe me rendonin edhe mua thelle ne shpirte.
Nuk qendroja gjate, kur i shkoja per vizite, pasi nuk mundesha qe ta shihja ne ate gjendje teksa
perpelitej ne shtrat nga krizat e medha qe kishte! Megjithate, kurre nuk e pata besuar faktin qe ajo
do te largohej kaq shpejte dhe pa kujtuar nga kjo bote, pasi ishte ende shume e re dhe kishte plot
enderra dhe deshira per te realizuar ne jete! Ate nate, kur ajo i dha lamtumiren e fundit kesaj bote,
une per fat te keq nuk e gjeta pak kohe te lire, per ti bere nje vizite te shkurter, sikurse c'do dite
tjeter.

Ishte ora 22:10 minuta e mbremjes, kur nga dhoma tjeter, degjova zilen e telefonit. Nuk u ngrita
menjehere per ta hapur telefonin, pasi mendova se mos ishte ndonje telefonate e parendesishme,
sikurse ndodh rendomte.
Por kur zilja nuk po pushon se reni, nje tronditje te rende ndjeva ne zemer dhe menjehere mendja
me vajti tek ajo, te cilen heren e fundit kur e vizitova e lashe me te semure se sa ditet e tjera.
Me te shpejte u ngrita dhe vrapova per ne dhomen ne te cilen ndodhej telefoni. E ngrita receptorin
e tij dhe degjova nje ze te mekur e te mbytur qe recitonte dhimbshem disa fjale.
Por une nuk po arrija qe te kuptoja qarte, se cfere po me thoshte ai ze i trishtuar!
Te vetmet fjale qe munda te degjoja paksa qarte, ishin tri fjale te vetme, te cilat mua mu duken si
nje roman i perbere nga tre kapituj!
Konkretishte, keto ishin fjalet qe degjova; '' .......mbylli syte, perjete!''
Ne castin kur keto fjale, dolen nga receptori i telefonit dhe u futen ne veshin tim nga ku me pas, u
transmetuan drejte e ne epiqender te trurit, mu duk sikur nje komete e madhe, u leshua perposhte
nga lartesite marramendese te qiellit te erret qe ishte ate nate dhe me nje shpejtesi sketerre, per
pak sekonda u zbarkua mbi catine e shtepise, ku sebashku me copat e betonit, rane mbi koken time!
Plaget qe keto fjale shkaktuan ne shpirtin tim, qene shume te renda dhe te pasherueshme per mua!
Ashtu i trullosur dhe i vrare ne shpirte, me veshtiresi arrita ta permblidhja pak veten, pasi me nevojitej
te pregatitesha dhe te shkoja per ne shtepine e se ndjeres.
Por nje mendim venites qe me erdhi spontanishte ne mendje, qe edhe po te shkoja atje, nuk do ti shihja
me syte e saj te kalter dhe plot drite si ngahere, pasi ato ishin mbyllur njehere e pergjithmone, beri qe
edhe kembet te me ngrinin ne vend!
Keshtu qe ate nate, nuk e mora me mundimin qe te shkoja ne shtepine e saj, ku prehej ne heshtje,
ne mes te dhomes e me vajtime te shumta perreth, trupi i pajete i saj!
Tere naten e kalova i ulur ne kolltukun, ku zinte vend ajo, sa here qe vinte e qendronte ne shtepine time.
Lotet qe derdha ate nate per te, qene te shumte dhe te pareshtur. Kujtime te shumta me vinin nder mend,
nga ditet e bukura qe patem kaluar sebashku, per kohen qe qeme njohur, dhe patem qendruar prane njeri
tjetrit. Premtime te pafundme qe i kishim bere njeri tjetrit, por qe per per fat te keq mbeten ne gjysem te
udhes dhe qe kurre nuk do te ecnin me perpara!
Shpesh here, kur me mbylleshin syte per gjume, perpara me shfaqeshin dy syte e saj te kalter, te cilet me
shikimin e tyre qortues, ma largonin gjumin menjehere!

Rrezet e forta dhe ndricuese te diellit qe rane ne mengjes dhe u futen ne dhomen ku pata ndenjur tere naten
pa gjume, sikur mi thane paksa, lotet nga syte qe me ishin enjtur. Ne kete dite kaq te bukur pranverore, une
do te shihja per here te fundit, shpirtin tim binjak qe ne te ardhmen do te me mungonte aq shume!
Ndaj me te shpejte u pregatita, per te ikur e per te marre pjese ne funeralin e saj. Ndryshe nga heret e tjera,
kur shkoja dhe e takoja, sot per here te pare pare, u vesha me nje kostum te zi qe do te me ngelte ne trup,
per tere jeten time ne vazhdim!
I rraskapitur dhe i vrare ne shpirte si asnjehere tjeter, mora rrugen per ne shtepine, ku gjithmone e gjeja duke
me pritur ne oborrin e vogel te shtepise, por qe sot nuk ishte duke me pritur me ne vendin e zakonshem, por ne
nje arkivol te kuq e te zbukuruar me lule te shumta perreth! Ne castin qe po futesha ne dhomen ku prehej trupi
i se ndjeres i mblodha forcat e mia per te fundit here, me qellim qe te mos e jepja veten ne ate ambient.
Me hapa teper te ngadalte, iu drejtova atij arkivoli qe mbante ne brendesine e tij, njeriun qe e desha dhe me
deshi pa mase! Kur u gjenda perbri saj, u perkula ngadale dhe e putha lehte ne balle.
Ndersa me doren qe me dridhej, i vendosa nje trendafil te kuq, ne floket e saj te gjata, qe nuk do ti shihja me
kurre, duke i ledhatuar flladi i fresket i buzembremjeve te kesaj vere, qe sapo kishte trokitur!
Me pas, pa u kthyer fare, bera disa hapa prapa dhe zura vend ne radhen e njerezve qe me dhimbje te madhe,
veshtronin ne heshtje fytyren e saj me nje buzeqeshje te ngrire, pergjysem!

Kur ja ne dhome u futen kater persona qe me nje perkujdesja shume te madhe, i vendosen duarte neper kater
cepat e arkivolit dhe me ngadale e ngriten, per te vazhduar rrugen, e cila nuk te conte ne vend tjeter, pervecse
ne banesat e fundit! Kortezhi qe ndiqte nga pas makinen, ne te cilen udhetonte per ne nje udhe te pakthyeshme
trupi i saj i pajete, ishte teper i gjate dhe gjithsejcili ndjente thelle ne shpirte nje dhimbje te madhe per ate vajze,
qe ne stinen me te bukur dhe me te shtrenjte te jetes, fati e detyroi qe ti jepte fund, c'do gjeje ne kete bote!
Kur makina qe bartte arkivolin e saj, arriti ne varreza, te pranishmit qe gjendeshin ne ate moment, u shperndane
nga radha qe qene vendosur, dhe zune vend ne formen e nje rrethi, ne vendin ku ndodhej varri i hapur dhe qe po
priste i uritur trupin e saj te njome!
Te njejtet persona perseri, e barteb arkivolin e saj nga makina dhe e sollen prane asaj grope te erret, ku pas nje
pushimi disi te shkurter, e leshuan me lehtesi dhe keqardhje shume te madhe, ne fundin e atij varri kobezi, arkivolin
e saj!

Te gjithe te pranishmit qe ndodheshin ne kete funeral, mbushen nga nje grushte me dheun qe kishte dale,
kur qe hapur ajo grope dhe ia hodhen persiper, arkivolit te saj ne shenje respekti per shpirtin e se ndjeres!
Ndersa shikoja grushtat e dheut qe hidheshinmbi arkivolin ku prehej i pajete, shpirti im binjak, mua me vinte
se i gjithe ai dhe, po biente mbi lumturine dhe te ardhmen e jetes sime!
Pas pak castesh, i tere varri u mbush perseri me dheun e tij, por ndryshe nga me pare, tani kishte edhe nje
dhurate brenda!

Tashme une nuk mundesha me, te shihja as edhe arkivolin, e jo me trupin e saj qe ishte ne brendesi te
atij varri!
I vetmi person qe nuk mundi te hidhte, as edhe nje molekule dheu mbi arkivolin e saj, isha une!
Nuk me bente zemra, te hidhja dheun ne ate varr, per te vetmen arsye, sepse sebashku me trupin
e saj, ne ate varr ishte mbuluar lumturia dhe kenaqesia e jetes sime!
E si do te merrte guximin shpirti im i plagosur qe te hidhte dheun, mbi shpirtin e tij binjak dhe mbi gjerat
me te shtrenjta qe i perkisnin?!
Keshtu pra, kjo stine e bukur pranvere qe sapo pati trokitur ate vit, per mua do te rikthehej perseri ne dimer,
ku furtunat, te ftohtet dhe acari i ashper do te mbeteshin te pazevendesueshem per ditet e mia ne vazhdim !!!...


© S. Murati... Qershor - 2004

http://www.guribardhe.albanianforum.net

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Te gjithe te pranishmit qe ndodheshin ne kete funeral, mbushen nga nje grushte me dheun qe kishte dale,
kur qe hapur ajo grope dhe ia hodhen persiper, arkivolit te saj ne shenje respekti per shpirtin e se ndjeres!
Ndersa shikoja grushtat e dheut qe hidheshinmbi arkivolin ku prehej i pajete, shpirti im binjak, mua me vinte
se i gjithe ai dhe, po biente mbi lumturine dhe te ardhmen e jetes sime!
Pas pak castesh, i tere varri u mbush perseri me dheun e tij, por ndryshe nga me pare, tani kishte edhe nje
dhurate brenda!

Tashme une nuk mundesha me, te shihja as edhe arkivolin, e jo me trupin e saj qe ishte ne brendesi te
atij varri!
I vetmi person qe nuk mundi te hidhte, as edhe nje molekule dheu mbi arkivolin e saj, isha une!
Nuk me bente zemra, te hidhja dheun ne ate varr, per te vetmen arsye, sepse sebashku me trupin
e saj, ne ate varr ishte mbuluar lumturia dhe kenaqesia e jetes sime!
E si do te merrte guximin shpirti im i plagosur qe te hidhte dheun, mbi shpirtin e tij binjak dhe mbi gjerat
me te shtrenjta qe i perkisnin?!
Keshtu pra, kjo stine e bukur pranvere qe sapo pati trokitur ate vit, per mua do te rikthehej perseri ne dimer,
ku furtunat, te ftohtet dhe acari i ashper do te mbeteshin te pazevendesueshem per ditet e mia ne vazhdim !!!...
3333 3333

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Sonte kjo natë duket se më ka shpallur armiqësi hapur fare,
më ka shpallur luftë, po më tërbon dhe po më han shpirtin
përmbrenda si krimbi drurin.

Është përbetuar se do të më shkatërrojë pa as edhe më të
voglën mëshirë, pa u sprapsur aspak dhe si duket po i'a arrin
këtij qëllimi të barbartë ndaj qënies sime të pafajshme e të
përvuajtur ndër vite me radhë.

Dua t'a të mbyll sytë dhe të mos e shoh më errësirën e natës
që m’a drithëron ç’do tel të shpirtit që tretet në heshtje i vetem,
por sërish edhe përse sytë i mbyll, errësira nuk largohet, madje
për çudi duket sikur më afrohet më shumë, duket sikur ka hyrë
në trupin tim dhe mundohet që të depërtojë thellë e më thellë
nëpër arterie të trupit tim që më është mbushur plot mornica.

Forcat nuk më ndihmojnë më aspak që t'i bëj ballë sonte kësaj
natë që mundohet me ç'do kusht të më shpartallojë, madje jo
vetëm mua si qënie, por edhe ëndërrat e mia të bukura që kam
thurur me plot pasion, deri më sot.Por unë vazhdoj të mbijetoj sepse në dorë kam armën më të fortë
që ka një qënie njerzore, besimin tek i madhi Zot, se ç'do çast
mund të ndodhë ndonjë mrekulli dhe gjithçka të ndryshoje dhe
jeta të bëhet përsëri e bukur, përsëri e ëmbël dhe e mbushur me
kuptim ashtu sikurse ishte dikur.

Trishtimi t'i heqë kthetrat prej shpirtit tim që e ka izoluar keqas
sonte, sikurse edhe vetë errësira këtë natë pa hënë.

Lastarët e akullt të ankthit të shkrihen nga ringjallja e buzëqeshjeve
të ngrohta serish nga gëzimi dhe lumturia, në buzën time që dridhet.

Errësira të çahet mes për mes gjer në lartësitë më të largëta të qiellit
prej shëndritjes vezulluese të syve të mi të kristaltë.

Gjaku nëpër deje të më ngrohet sërish me energjinë që ç’liron zemra
në ç’do rrahje të saj teksa ndjen se ty të ka pranë vehtes.

Ëndërrat të ripërtërihen edhe njëherë mepigmentin e ngjyrave mahnitëse
te imagjinatës në thurje e sipër, për një jetë të tërë në vazhdim përkrah teje.

... dhe ja pra, kjo është e gjitha ç'ka une pres që të ndryshojë dhe të ndodhë
mrekullia e aq shumë pritur nga unë, sonte këtë natë.

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
S. Murati - Natë pa gjumë...
(Persiatje Shpirtërore e një nate pa gjumë.)

Sonte kjo natë po më duket e errët më shumë se ç’do natë tjetër
më parë që e kam kaluar në vetmi…

Errësira e kësaj nate sa vjen dhe thellohet akoma më shumë për
ç’do minut që shkon…

Vetmia tashmë ka nisur të mbjellë rrënjë frike në ç’do qelizë të gjakut
tim, i cili më duket sikur është shëndrruar në acid të lengshëm por që
ende e ruan pigmentin e kuq teksa qarkullon nëpër venat e ftohura të
trupit tim, por që sapo arrin në zemrën e boshatishur, e ndjej shumë
thellë djegien e përpbërjes së tij…

Në tavullën e duhanit që ndodhet mbi tavolinë, përkrah hirit të cigareve
që i ndez dhe i shuaj njëra pas tjetrës, shkund edhe pluhurin e kujtimeve
të vjetra që koha i masakroi, sakatoi dhe i vrau pa mëshirë, e që më pas
i la në harresën e viteve që shkuan për të mos u kthyer më kurrë prapa…

Kujtimet tashmë janë vyshkur e tharë ashtu sikurse petalet e atyre luleve
që kanë mbetur pa ujitur prej ditësh të tëra me radhë nën rrezet
përcëlluese të diellit dhe zhegut të vapës së Korrikut…

Dhimbja dhe trishtimi vetëm thellohen në brendësinë e shpirtit të mbetur
bosh, teksa shpresat për një dritë te re në fundin e tunelit sa vijnë e
pakësohen ashtu sikurse vete ditët e kësaj jete mizore që s’e ndali kurrë
revanshin e saj drejt vdekjes se zezë…

Megjithëse në dhomën ku gjendem mbizotëron një qetësi absolute, koka
përbrenda më gumëzhin si një koshere bletësh prej mendimeve dhe
kujtimeve të panumurta që hyjnë dhe dalin në mendje nga mënyrat më
të ç’rregullta...

Sytë e përskuqur më rraskapiten nga pagjumësia e netëve të gjata si kjo
dhe më djegin sikurse t’ju kem shtrydhur lëng limoni përsipër...

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Sonte kjo natë po më duket tepër e vështirë.

Më duket sikur nuk arrij t’i gjej forcat e mjaftueshme për t’a
kapërcyer edhe këtë natë që mbase mundet të jetë e fundit
në jetën time, por ndoshta edhe thjesht njëra nga këto netë
të këtilla pa mbarim, ku zymtësia e errësirës së tyre, nuk më
sjell asgjë tjetër veçse, trishtim dhe ftohje në shpirtë.

Vetmia m’i mbërthen fort kthetrat e saj rreth fytit dhe nuk
më lejon që të marr frymë lirishtë dhe si rrjedhojë një dhimbje
e fortë më godet si çekiç nën kraharor, sepse mushkëritë nuk
arrijnë të mbushen plotësishtë me ajrin e nevojshëm.

Zemra përshpejton në maksimum rrahjet e saj të ç'orientuara
që duket se nga çasti në çast do të pëlcasë apo do të shkullet
nga vendi ku gjendet e strehuar.

Sytë më janë zgurdulluar në tavanin e kësaj dhome të ftohtë
që më sillet verdallë mbi kokë dhe vetvehtes nuk mundem më
as që t’i jap edhe më te voglin ngushullim që e gjitha kjo do të
marrë fund shume shpejtë.
Dhe ja, teksa gjithçka nis që t'i rikthehet qetësis së meparshme,
ti më shfaqesh rishtaz në ç’do cep të dhomës ku gjendem i
vetmuar dhe sa hap e mbyll sytë, vetmia e trishtuar nis të më
tmerrojë akoma më shumë.

Ndërsa mbyll syt për t'iu shmangur paksa kësaj drame të
frikshme që më rrethon, rrëshkas spontanishtë në një tjetër botë
të mallëngjyeshme, krejt ndryshe nga kjo ku jetoj, parajse më
vete sepse aty të gjej ty, gjithnjë të buzëqeshur që më pret me
krahët e hapur si një Zanë përrallash.

Dua që të qëndroj përjetë, ashtu me krahët e tua hedhur në qafë
dhe kokën mbeshtetur mbi kraharorin tim me flokët e gjata dhe
të dendura derdhura përbi ballë e faqe, por nuk e di se si ndodh
dhe zgjohem me një tronditje në shpirtë që s'po më len të qetë
aspak, duke marrë frymë thellë me shumë vështirësi.

Kuptoj që isha thjeshtë në një ëndërr të shkurtër dhe nga sytë
më rreshkasin pikat e lotëve që nuk thonë asgjë tjetër veçse:

-Sonte kjo natë po më mundon jashtë mase, ndjej të ftohtë,
kam frikë nga vetvetja, kam ankth në shpirtë, kam trishtim në sy
dhe mall të madh në zemër, thjeshtë të të shoh njëherë ashtu
sikurse moti kur të kisha pranë dhe s'na ndante asgjë nga njëri
tjetri, deri ditën kur vdekja e zezë, të përpiu dhe të dergoi diku,
shumë larg ku unë i mjeri nuk mundem të të vij as edhe për një
vizitë, ashtu sikurse ti vjen dhe më viziton mua herë pas here
nëpër ëndërra...

...gjithsesi një gjë tashmë e kam të qartë, se kur do që unë të
nisem asaj rruge nuk do të ndjej më as edhe fijen më të vogël të
frikës, pasi ti do të jesh duke më pritur e buzëqeshur në fundin e
rrugës, krahëhapur dhe syndritur ashtu sikurse një Zanë e bukur
Përrallash majë një mali të mbuluar nga gjelbërimi i Prenverës.

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Sonte kjo natë nuk më ngjason aspak me netët e tjera
që i kam grisur mes dhimbjesh në vetmi.

Mundohem të mbyll sytë e të bëj një sy gjumë, të
qetësohem sadopak prej mundimeve të ditës që nuk
kishin të sosur, por jo sytë nuk më mbyllen.

Edhe ato i frikësohen errësirës nën qepallat e lagura
nga lotët që rrjedhin si gurrë uji pa shterim as në Dimër
e as në Verë.

Kërkoj të gjej prehje duke u kapur në krahët e ndonjë
kujtimi të vjetër që ende zvarritet si çalaman nëpër trurin
e turbulluar, por më kot se prehja u shua përfundimishtë.

Prehja dhe qetësia më kanë braktisur mua që prej kohësh
dhe as që janë kthyer të më shohin nëse jetoj më apo jo.

Vendin e tyre te pluhurosur e ka zënë trishtimi dhe ankthi
që vetëm i shtrijnë thelle e më thellë rrënjët e tyre në ç’do
skutë të shpirtit tim te plagosur që rënkon pa reshtur, teksa
pret që edhe ai të ngrihet si shumë shpirtra të tjerë në
formën e një rrezeje drite drejt qiellit të pafund që më
ngjason për nga madhësia aq shumë më dhimbjen që mbart
përbrenda saj, zemra ime e përvuajtur.

Dua të bërtas, të ulëras dhe t'a nxjerr tërë mllëfin që më është
mbledhur si një lëmsh çeliku prej vitesh në shpirt, por forcat
nuk më premtojnë, edhe ato më tradhtojnë dhe më lënë në
gjysëm të udhës ashtu sikurse edhe fati i mallkuar i kesaj jete
që paskam patur.

Lodhja arrin kulmin por sytë ende nuk i dorëzohen lehtë gjumit.
Ato qëndrojnë si truproje besnike të hidhërimit që herë zbret
poshtë e më helmon shpirtin, e here ngrihet lartë e më turbullon
trurin që po më duket se edhe atë përbrenda ka nisur t'a mbulojë
myshku sikurse një trung i tharë e i mbetur zhveshur lakuriq nën
shirat e Vjeshtës.Kujtimet që më kanë mbetur ende gjallë prej atyre ditëve që
sapo isha njohur me ty, zgjohen rishtaz një e nga një me radhë
dhe rreshtohen si ushtarë të rrahur mirë nga lufta, por të
perbetuar përjetë që do të më qëndrojnë besnike deri në frymën
e fundit të jetës.

Sillem rreth e rrotull nëpër krevat, mbi çarçafët e bardhë e të
ftohtë që s'më përngjajnë me asgjë tjetër veçse dëborës së parë të
Dimrit që mbulon me vellon e saj të bardhë, të ftohtë e
shëndritëse majat e larta të maleve shekullore.

Dhe sërishtë gjumi nuk më merr, por vetëm arratiset larg e më
larg prej meje, sikurse të isha armiku numër një i tij.

Shikimi nis të më mjergullohet gjer në atë pikë saqë nuk arrij dot
të ndaj derën nga dritarja, dhe po të më mjaftonin forcat për t’u
ngritur prej krevatit ku gjendem i shtrirë sikurse një Luan i
plagosur, jam i sigurtë që do të dilja nga dritarja dhe ndoshta këtu
mund edhe të marrë fund gjithçka e trishtë për mua, njeriun e
pafat, sonte në këtë natë...

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons