Forumi Kuq E Zi
 Poezi te ndryshme Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
 Poezi te ndryshme Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
 Poezi te ndryshme Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
 Poezi te ndryshme Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Poezi te ndryshme Empty Poezi te ndryshme 16/2/2013, 06:52

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
ATHUA

Athua k´to Troje naj kan Mallkue,
Athua tan Rruzellin po dojm me Shkue,
Athua erdh Ora krejt me m´barue,
Athua edhe Zoti na asht Idhnue,

Sod sasht ka dihet qka asht ka n´doll,
Gjuhen e Gjarpnit na s´dim me Fol,
Jem z´voglue e ba saj Moll,
Se s´nje Shqipni kush s´nje Kosov,

Athua jem mjegull para Diellit,
Athua Rinija jon asht pera Ferrit,
Athua aj kem faj naj Kuj,
Athua na kan vra Lot e Dikuj,
Ik prej Dreqit e hajde ne gojê te Arushs,
Shahmat si me kan ne gryk te Pushks,
Asht ni fjal shum e Vertet,
Pa Dashuri e Rini nuk ka Jet,

Athua jem met si Vorr i Qelun,
Athua jem ba si Mish i Kelbun,
Athua tana Shpresat na jan Tretun,
Athua lirija jon asht kur jem t´vdekun,

Na jan perzi Qeni e i Biri,
Nuk po dim cili asht i keqi e cili i Miri,
Gjithkush vdes kur asht i Vjeter,
Tokat tona jan ba mej mat me Meter,
Bjeshk po na doket Shpati,
Ja ka nis me na dhimt edhe Ashti,
Edhe Jeta na asht Gerdit,
Kerkush prej Punes sod sasht tu ju Njersit,

Jo,jo nuk shuhet Shqipnija e Vogel,
Se k´tu dot mlidhem prap Vlla e Moter,
Mej n´gi ni Sofer,mej n´groh ni Voter.


Shum gjana se din se qysh Asht,
Deri at her kur vet ta Provosh,
Qka nuk ki qef me ta ba,mos ja ba Askuj,
Jo veq mua por as njerit Huj,
Mos thuaj at her,,oh Zot ndimom,zemra asht kam Dhem,
Ska met nzan as vendi Ven,
As gjumi ma nuk te Zen,
Shum gjana kan me te ra n´men,

Ki me than kurr ma s´kam me Ba,
At her asht von se veq Zemren ta kan Vra,

2 Poezi te ndryshme Empty Re: Poezi te ndryshme 16/2/2013, 06:53

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
POEZI DASHURIE

Kur u dashuruam ishim bashkë në shkollë
kurrë nuk bisedonim ndonjëherë për ndarjen tonë
në takimin e parë më tha duke buzqeshur
eja që të shoh se si je veshur

Por për fat të keq isha veshur zi
por me një fjalë të ëmbël i shpreha dashuri
ishim bashkë të lumtur gjithmonë të gëzuar
gjithmonë ecnim bashkë duke u përqafuar
Mirëpo fati s'deshti që të jemi bashkë në këtë jetë
sepse atë të gjoren e mori vdekja e shkret
planifikonim të ardhmen plotë gaz e hare
duke menduar se sa fëmijë do ti kemi ne

Në takimin e fundit më tha me lot në sy
më përqafo i dashur se s'di më kur të shoh ty
dhe një ditë isha në heshtje për të duke mendu
kur erdhi një shoqe dhe po më thërret mu

Ja dallova disa pika loti në sy
e ajo mu kthya me fjalët : "KAM NJE LAJM TE KEQ PER TY"
njëherë mendova mos po bën shaka
e nxorri një leter nga xhepi dhe në dorë ma la

Unë mendova se është leter nga shoqëria
por kur e lexova kuptova se për mua murr fund dashuria
letren shoqja kur ma dhuroi ishte ora 10:00
më kishte shkruar këto fjalë"E DASHURA TË KA VDEK"

Mu duk se qielli me ra mbi kokë
kur më ka dalë vetëdija e kam parë vehten të shtrir në tokë
që nga ai çast rrijësha vetëm në mendime
duke thënë ç'do ditë se më se dua as jetën time
Kur i shoh të tjerët duke qen të lumtur në dashuri
nuk mund të përmbahem qaj me lot në sy
s'kisha prit kurrë atë fjalë nga një shoqe e vjeter
"mos mendo më për atë por gjeje nje vajzë tjeter"

S'dua më askend s'dua jo për besë
pasi që ajo shkoi edhe unë dua të vdes
mos më gjyko Zot që do e mbys vehten
sepse pa të dashuren time nuk e dua as jetën
Nëse pyesin profesorat pse vdiq në rini
i thuani i ka vdek e dashura e nuk mundi të jetoj në vetmi
unë me të u betova se nuk e tradhtoj i gjallë
dhe tash jam krenar se për të do të shkoj në varr

Pa të as jetën nuk e dua
kur e di se më ka dashur vetëm mua
për ju rini kam një porosi
DASHUROHUNI DASHUROHUNI por pa tradhëti TE DASHURONI...

3 Poezi te ndryshme Empty Re: Poezi te ndryshme 16/2/2013, 06:53

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Per se jemi te ndar
Edhe sjemi te bashkuar
Pse zoti na ka vrar kaq shum jemi te larguar
Per se syt e mi po rrjedhin veq lot
nga qe jemi t ndar
edhe ste perkdhel dot
zemra nuk me rre
se nuk gjen gezim
sepse ti mungon ne krahrorin tim
perse zemra nuk me rra
se per ty ka ndjenja
pse syri nuk sheh
se ti je rrezja te zgjedhesh nje rrug sa nuk esht von
te vish tek un zemrat ti bashkojm

4 Poezi te ndryshme Empty Re: Poezi te ndryshme 16/2/2013, 06:53

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
ME FAL
Me fal zemer se ndoshta me flajet e mija te ledova ,
me fal shpirt se ndoshta nga dashurija te gjykova ,
me fal e dashur se vec per ty une mund te jetoj ,
me fal synushi im se pa ty une nuk dua te egzistoj

Mos harro se vetem ty te deshta ne ket bote ,
mos harro se per ty mbrem su nalen lot,
mos harro se pa ty gjdo gja eshte e kot ,
mos harro se te dua ma shum se dje sot

Me kujto edhe kur te thojn se nuk jam gjall,
mos harro se as guri skishte plas ma par
me thuj nje here se kot nuk ishte krejt ky vajtim ,
mos harro se ti je e vetmja lumturi ne shpirtin tim

!Mos lejo qe te behem i dashuris edhe nje viktim ,
me thuj nje here,se me don sa te dua shpirti im,
mos mendo se edhe nese Me Ty Nuk nuk jam
me beso se vetem ty te deshta me zemer te tham

5 Poezi te ndryshme Empty Re: Poezi te ndryshme 16/2/2013, 06:54

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Ti o intelektual

Ku je o intelektual
cfare bene ne ket kohe
ne asnje media dhe asnje vend
ty nuk po te shoh

A nuk deshe liri
dhe afirmim kombetar
Pse s'del ne opinion
dhe perkrah keta luftetar

A ti e oraganizove partine
apo ajo te organizoje ty
Pse nuk do te votosh
per asnje qeveri

Nuk dua te jem anetar
i nje partie ziliqare
qe per ceshtje te popullit
nuk kujdeset fare

Ne tubimet e saja
fjalet i merr era
kurse premtimet e saja
nuk realizohen perhera

Nuk dua te merrem me politike
sepse shpesh veten e kam ven ne rrezik
Ca te urojne te lumshin kembet
kurse te tjetert te nxjerrin dhembet

Ca te ngrisin ne piedestal
pala tjeter te thot ndal
Vepra rrexohet si kulla prej karte
keshtu denohen njerez dhe fate

S'mund t'i ndaj njerezit ne tabore
se te gjithe une i kap per dore
Respekt,dashuri dhe perafim
jo sharje,inat e injorim

Une te gjitheve u takoj
per vlera unike cdoher luftoj
Koherat tona na dallojne
njeher miqe e me vone kritikojme
Une droje se ndihma ime
nuk do te dale ne drite
Sepse idete e mia
gjithmone i kane krasite

Te jesh politikan
te mbulon djersa vale
Sepse shpesh edhe vetes
duhet t'i thuash ndal

Intelektuali i ri
ka diapazon te gjere
kurse politka
s'ka lene pa bere
Ne te ka mashtrime
leversi sa te duash
Po nuk ece me kohen
shtrenjte do te paguash

Te gjithe ate intelekuale
qe jane kyq n'politik
Per nderin e tyre
duhet te kene frike...

6 Poezi te ndryshme Empty Re: Poezi te ndryshme 16/2/2013, 06:55

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Q U M E SH T I

Nenat Pellazge nga qumshti
I dy qumshtave ushqenin Pjellen
Gjaku perhapej ne ETNI
Grishtaret e PJELL - Pellazgut
Orgazem Ilirik...
O biri im ILIRICUM
Ne dere te endrres
Qumshtrashet bamiresi
Dhelprave n'kafshim!
U desh gjirin qumshtak
Ta ndrydhin n'Etnikum
Hapen syte ishte vone...
Ne fund hyrem NE
PJELLE e PELLAZGEVE
ILIRICUMI testament n'vazhdimesi.

7 Poezi te ndryshme Empty Re: Poezi te ndryshme 16/2/2013, 06:55

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
G O S T I V A R I
I SHEKULLIT 21

Ne Etnikumin tim
Vaji nuk ndalet
Hapin varre
Dhembje... Pikellim...
Djajte... Vrasesite...
Hedhin vallen e Karpateve
Uuuuuu! PJELLAT E BUSHTRES
Esad Pashe Toptanet sa shume n'Etnikum!!!
Gostivari i shekullit 21...
Pushka e gjushit,stergjyshit,babait
Nga Muzdaqja rrine vare
Feniksi ku eshte valle?
Ta puth si zjarri i plumbit n'balle!
O miN'Etnikum a ka yje?
Fjala e tij Hymn per ne.
Gostivari hapi syrin shqiponjes
Te gatshem per sulm e duhi
Jo,jo embelsire e pasuri
Vaji yne a ka fund!!!?q!

8 Poezi te ndryshme Empty Re: Poezi te ndryshme 16/2/2013, 06:55

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Dy te rinj te dashuruar rrinin ne breg te detit,
Te perqafuar i shprehnin dashurine njeri-tjetrit
Ajo i thoshte te dua, ai perqafonte
... Cdo fjale e saj atij lumturine ja shtonte
Ata nuk e dinin por nje gje e tmershme i priste
Pas shpines se tyre dikush po i godiste
Vajzen e kerkonin si nuse ne nje tjeter shtepi
Dhe djalin do ta linin te verbuar ne vetmi
Te terhequr nga paraja prinderit e vajzes ate e martuan
Dhe dashurine e tyre perjete e shakterruan
Durimi i vajzes nje dite u shua papritur
Gjerat qe do bente zemra e djalit i kish ditur
E tradhetuar nga jeta
Doli nga shtepia per pakez te verteta
Ne rruge pa djalin qe aq shume e kerkonte
Vrapoi drejt tij per ti thene qe akoma e dashuronte
Mes lotesh peshperiste ''te dua''
Ai i thoshte ''vetem ti je per mua''
Por mesa duke zoti i kishte mallkuar per te qene te ndare
Se burri i vajzes te dy te perqafuar i la te vrar...!!

9 Poezi te ndryshme Empty Re: Poezi te ndryshme 16/2/2013, 06:58

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Shqipet fluturojnë nganjëherë

dhe ulët

Nuk ka kush u hap qiejt

Mbi krah u rëndon mërzia e dheut



(Ulqin, qershor 2004)
MUGËTI



Kur shndërrohesh në deponi

Pikën e bardhë kërkoje në Univers
Perënditë e vdekur zgjoi pastaj

Të shkunden lisat e gjatë

të Naimit



Dhe Majë Pashtrikut ngjitu

Plehu të mos ia shkojë rritës



(Ulpianë, maj 2004)
FUNDSHEKULLI



Kur dhuna

bëhet ligj

liria është afër



Njerëzit rrinë zgjuar
Natë as Ditë

s’tregon Ora



Rreth qafe me gishtërinj e vesh

e sy fëmijësh

hijet shndërrohen

në varr të gjallë
Liria s’është larg

kur ligji

bëhet dhunë



(Feldafing, qershkor 1992)
PËRFYTYRIMI



Dikund i kam parë këto fytyra

Dikund jam takuar me këta njerëz

Edhe këtë muzikë e kam dëgjuar

Vëllau im Aleksandër Moisiu ndoshta

Ma ka dërguar ndonjë kartpostale
Nga Salcburgu nga Vjena

Ose në ndonjë shirit filmi ka mbyllur

Tërë këtë madhështi shpirtërore

Të më trimërojë para Vdekjes

Këto fytyra i kam parë dikund…
(Salcburg, 1992)



MBYLLJA E LIBRIT TË TË VDEKURVE



E hëngrën tokën deri në varr

se erdhën të tjerët tevona

dhe i bënë
varr



(Feldafing, 5.5.1992)



CREDO



qeni leh

kur i bien dhëmbët
dhe thonë atëherë

se dreserët kohët e vështira i kujtojnë

10 Poezi te ndryshme Empty Re: Poezi te ndryshme 16/2/2013, 06:58

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Ti Je Ajo
Me Mundon Diqka Ne Zemer Shum Po Me Mundon
Ti Je Ajo Qe Shum Po Me Mungon
Ti Je Ajo Qe Shum Un Po Vuaj
Ti Je Ajo Qe Shum Te Dashuroj
Ti Je Ajo Qe Pa Ty Smund Te Jetoj
Ti Je Ajo Qe Me Shtyn ç'mos Te Bej
Ti je Qjo Qe Sonte Po Derdhi Lot
Ti Je Ajo Qe Pa Ty JeTa Ime Ësht e Kot
Nese Nuk Kthehesh Perseri
... Ti Je Ajo Qe Dot Me Gezosh Ne Ket Bot
Te deshta te dua dhe dot te dua
Ghitha Per Ty i Bej Keto
Se Veq Ti je Ajo Tije Ajo Ti Je Ajo

11 Poezi te ndryshme Empty Re: Poezi te ndryshme 16/2/2013, 06:58

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Dy TË Panjohur e TË Dashuruar"

Thellë jetojmë në botë tjetër
Aty ku dëshirat ndjejnë mallë,
Lundrojmë s'i valë e vjetër
Shuajmë botën zjarrë...
Lehtë përplasem faqes detit
Bota verbohet në errësirë,.

Fati s'pyet as në oborrin e mbretit
... Gjithçka për te është e thjesht e lirë...!
Larg jetojmë të përmalluar
Sikur fati na shkatërron,
Larg shumë larg të dashuruar
Me një puthje që s'mbaron..

12 Poezi te ndryshme Empty Re: Poezi te ndryshme 16/2/2013, 06:59

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
TI JE DIELLI IM

Mes dritaresh ti hyn si i panjohur
nuk flet as ndihme s`kerkon
Ashtu i embel afrohesh te shtrati im
e me flet,cohu se shkoj vone
Ta degjoj fjalen
e nga fjala jote mar krahe
ti shoh syte e zjarrte
e ndjej dashurine qe me prvelon
... ti me prek
e une kujtoj,vitet e largeta
qe zemren time plagosen
ti me puth
e une kujtoj,castet me te bukura
ti mese koha ime mbaroi
jo ti mos ik.....

TI JE DIELLI IM
QE SHPIRTIN DUHET TE MA NGROHESH...... thua,une tani do ik

13 Poezi te ndryshme Empty Re: Poezi te ndryshme 16/2/2013, 06:59

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
TRISHTIMI

Po iki me trishtim i zhgenjyer nga miqte
E mbylla dhe deren qe rrinte e hapur
Per lajkataret, per rrenacaket e smirezinjte
Qe shtireshin engjej te dashur.

Ku vete s'e di , vec s'dua te kthehem
Serishme ne rrenat e jetes
Diku ne nje skaj te larget do prehem
me qafen e futur ne jaken gri te xhaketes.

Dritero Agolli

14 Poezi te ndryshme Empty Re: Poezi te ndryshme 16/2/2013, 07:00

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Dikujt...

Nuk qesha kur dhimbja Dikë e kapërdiu,
as qava kur lumturia Dikë e përpiu,
Buzëqesha kur Dikush qeshi me shpirt
Lotova kur Dikush me sy nuk pa dritë...

Dhe ditën natë kur kam dashur e bëra
dhe natën ditë e zbardha shumë herë
Diellin me asgjë s'e ndrrova
Hëna me mua përher...

Të bardhën jo pak herë e ngjyrosa
të kaltrës bukurinë kurrë s'ia mohova
detit valën dikur ia putha
yjeve në qiell me zemër iu luta...
Pallatin e ëndrrave kaher e ndërtova
ëndrrën e jetës një ditë e realizova,
mbretërinë time një mbreti ia fala
kopshtin e Edenit në tokë e ringjalla...

15 Poezi te ndryshme Empty Re: Poezi te ndryshme 16/2/2013, 07:00

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Era e një mëngjesi vjeshte prej zane...

Mëngjes,
dita nis me një mendim,
se mendime nuk do të ketë...

I kristaltë sot ky ag!

Një zanë mali e heshtur,
në anë të lumit sikur përgjonte,
zemra i rrihte
me kënaqësi mbushur e tëra,
flokët era ia valëviste,
me flladin e afsht!

Heshti te gjente qetësi!
strukur të gjitha dëshirat,
rrinin në vend se s'gjenin dot emër!
Dhe unë doja pa menduar,
zërin tënd me shumë ngjyra,
me ngjyrat e vjeshtës sikurse është.

Në duar mban trëndafila!

Nuk jam zgjuar,
gjatë natës të kam pritur
ti më vjen si era - më turfullon!

Mbrëmë s'kam pirë asnjë gotë të dehesha,
prisja mëngjesin të vije ti,
ti të më vije si flutur në këtë vjeshtë,
pranë të më uleshe e bardhë,
si një gjethe hardhie,
me krahët e lehta të më merrje në përrallë!


Një filxhan kafeje të mbushur në mes,
buzëqeshje rrethuar me dritë,
zëri kalonte në shpirtin tim,
zërin tënd me shumë nota…

Më erdhe papritur edhe pse të prisja,
sapo më fole, u deha si asnjëherë,
më the mirëmëngjes,
më përshkove si erë!

Fryve flokët e mi të gjata,
nga goja të dolën tinguj,
ti ishe si kënga e një zane,tërë natën të kisha pritur!

Poezia: Bledi Budo

16 Poezi te ndryshme Empty Re: Poezi te ndryshme 8/3/2013, 07:33

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Disa dite duken sikur nuk rrin ne vendin e tyre e te dhurjon gjithcka qe ti nuk do/
Duket sikur i gjithe njerezimi mbyllet ne xheto ku te ndajne shpirtra te njejta.
Gjithkush eshte i verbuar nga pasione spazmike.

Mund te jem e pasjellshme, e keqe, e mire, e kendshme, budallaqe apo antipatike....

Me pelqen te bej shaka, batuta te jem e para e te mos merrem seriozisht, te pranoj gjithcka nga cdo kush...

Pranoj shaka, nga persona nga te cilet shpresoj se do ndaj me ta edhe ne pershendetje.

Po sdo jem kurre nje mall per hipokritet.

Nuk do jem ne pushtetin e hipokriteve

Ky eshte ligji im i jetes.


(nje mikesha ime)

17 Poezi te ndryshme Empty Re: Poezi te ndryshme 8/3/2013, 07:34

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Mbremje e rende nga ato qe pesha e tyre te derrmon shpirtin, dhe te
le pa fryme. Mjafton nje fjale thua?...nje shikim. Mbase vec nje kujtim
po...mjafton te te hedhi ne nje pellg mendimesh! Frike te mbulon si
pelerine e zeze dhe nuk di si ti shmangesh, nuk di a ke fuqi ta
perballosh ate dhe ti dalesh perballe. Jete e padrejte mendon...
E di!...qe nese iki, per ty do jem gjithmone ketu! E di!...ne shpirtin
tend, ne buzeqeshjen tende do jem kur do me kujtosh. Ti qe jeten time
zbukuron...Ti qe fryme, nga ty une marr!
 Poezi te ndryshme Imagesuiuttrryy Do me kujtosh kur fjalen "nene"
do duash te thuash dhe une do jem gjithnje aty per ty! Brenda teje do
jem...aty diku e strukur. Kur mall per mua do ndjesh, para pasqyres me
kerko...ne syte e tu do jem! Fjala ime kur te te mungoje, te lutem mos
mu merzit...se shpirtin tend lehte do prek ashtu si fjala e embel ate
kur ledhaton. Ketu do jem, me ty...ne zemren tende gjithmone.

18 Poezi te ndryshme Empty Re: Poezi te ndryshme 8/3/2013, 07:34

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Asnjëherë nuk merr atë që jep kjo dihet , vetem me raste merr edhe më
shumë se sa ke dhënë. Nuk është rasti im ky, kjo eshtë e sigurt,kam
dhënë gjithmonë ç'ka kam pasur në dorë te jap. Ndonjëherë nuk kam
kerkuar më shumë se sa korrektësia , punë e madhe jo të gjithë mund të
jenë ''Gjermanë'' por për dreq të jesh gjithmonë vonë ....... Sa trishtë
ndjehesh kur di që ke dhënë veten dhe e ke marrë perseri mbrapa atë ,
sepse mbase dikush nuk e desh , ose sepse dikush nuk di të shfrytezojë
atë qe i dhurohet.Mbase edhe unë nuk kam qënë korrekt , me veten më së
shumti,kur kupton me mëndje edhe me zemër nuk pranon, je vërtet vonë ,
eh kushedi edhe i vonuar mëndërisht, jo vonë në atë që quhet kohë.Kupton
ndonjëherë ,disa njerez nuk mund të pranojnë atë qe j'u dhurohet,
duket më tërheqëse ajo c'ka nuk kanë dhe do të luftonin për ta
pasur.Pse o njerez?Merreni atë që dhurohet pasi është e sigurt që është
juaja ,ajo për të cilën do të luftonit është betejë prej të cilës shumë
shpesh del edhe i humbur.Korrektësi , vetem kaq kërkon dikush që mund të
dhuronte veten .Kam filluar të kuptoj që tani më duhet të jem gjithmone
vonë , në kohë dhe në ndjenjë. Shumë pak njerëz e meritojnë
korrektësinë , dhe ata ne pergjithesi jane edhe vetë korrektë. Më bukur
ti bashkohem shumicës, i vonuar në kohë dhe në ndjenja.Të presësh është e
dhimbshme , më mirë ler të të presin nëse duan .Tani më, gjithmonë
vonë.........

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons