Forumi Kuq E Zi
Krijime te ndryshme... Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Krijime te ndryshme... Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Krijime te ndryshme... Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Krijime te ndryshme... Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Krijime te ndryshme... Empty Krijime te ndryshme... 8/3/2013, 07:37

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Dashuri

O perendi e bukuris
mi fale dy zemra per t'madhin zot
Se kam ra n'fole dashnis
Nuk rri vetem dot.

Edhe era mi prek ndjenjat
e ti per mua ske meshir
ma fal ni zemer edhe shpresat
qe gjith bota te jet mir.

O perendi ,lutjen time apo e ndjen
edhe netet pa gjum qe rri..
Me thuaj ,sepaku ajo vjen
e ate nate te ndezur ta di.

N'plas te gurit po ndez buzet
n'kroje en lendina un po derdhem
mos mi plas mua muzet
se ketu une po defrehem.

Dashuro e mos rri kot
keshtu thot i madhi zot
e tash une kam ra n'meni
mall e mall atdhe per ty.

E larg atdheut kam qellu
Dashnis vend nuk po gjej
ne gjdo qosh jam tuj kerku
asgje ku nuk po vrej.

''''Edhe dallget e detit
.............jan ber s'tuhi
Paraloj e deshirave t'mia te termetit
E shikon e madhja perendi.

O perendi e bukuris
mi fal dy zemra,per te madhin zot
se kam ra n'fole t'dashnis
e me vetem nuk rri dot.

2Krijime te ndryshme... Empty Re: Krijime te ndryshme... 8/3/2013, 07:37

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Nje kujtes

Seq me ra nje pik loti ne faqe
mu kujtua nje dit femierie
tek po ndiqja xixellonja nate
aty rreth shtepie.


U mundova te permbahem
e mos te qahem
......por s'mundesha dot
fotografit ne mur te mbushura plot.

Mora kitaren ne dor
nisa te kendoj
perseri me zinte dicka ne fyt
nje kore misri me kujtoj.


Qiftelis telat fillova ti prek
ndjenjat ndizeshin
qetesi ne dhom binte ngadal vet.
me sy mbyllur shpirt tret.


U bera si i dehur
e po i perplasem malit
ti kerkoj ererat
e zanat e malit...

3Krijime te ndryshme... Empty Re: Krijime te ndryshme... 8/3/2013, 07:37

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Thjeshtesi E Dashur


Ndalu para fetyres time
ma prek buzen ngadal
dhe mos thuaj asgje
ngacmom mir e mire.

Kur te mbytesh ne puthje
zgjohu para diellit mir
shtrij duart deri ne perendim
sikur te zgjohesh brenda ne shpirtit tim.

Lakuriq rri
qe frym kur te marr
ta ndjesh flaken
e robnueme ne harres.

Edhe nese lodhesh me mua
vej koken ne gjoksin tim
shuaj endrrat ne dallg dhe stuhi
deri sa te zgjohem e te flakem perseri

4Krijime te ndryshme... Empty Re: Krijime te ndryshme... 8/3/2013, 07:37

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Kur une jam Ai

Kur luften e fiton
Kur dicka te madhe pushton
Kur ndjenja te perkul para dikujt
Kur buzeqeshja te merr
Kur hijeshi e fjalve behesh
Kur fjala nga zemra del
Kur dashuria diku fle
Kur une dashurohem
Kur dua te vdes me ty
Kur sdua te lendoj
Kur jam i sinqert me ju
Kur une me gjith shpirt dua te bej te lumtur
Ate mos e harro
ate duaje se te dua
ate lidhe per shpirti
ate mos e ke frik
ate puthe se eshte vertet
ate duaje perqafoje
ate qe ndjen ma thuaj
ate qe e vuan hudhe
ate qe te brengos ma jep mua
ate qe te vret fluturoje
Per mua beje
Per hir te dashuris
Per hir te fjales
Per besen e dhen
Per hater te prinderve tan
Per ta qe te jen te lumtur me ne
Per jeten ton
Per gjithmon

5Krijime te ndryshme... Empty Re: Krijime te ndryshme... 8/3/2013, 07:38

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Shpirt

Kam ren ne dashuri
me driten e djellit
me gjith dallg e stuhi
ne hapsiren e qiellit

Para teje po digjem ne heshtje
aty ku malli shtrihet dit e nat
aty me sy mbyllur para teje
dy zemra perball plot fat.

6Krijime te ndryshme... Empty Re: Krijime te ndryshme... 8/3/2013, 07:38

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Sa her kam ngrit zanin si kange per ty

O pellumbesh e bardh e deteteve ku humb
si nuk fluturove kendej diellit te vish tek une
Sa dit e sa net flen qati m'qati e vrar nen petkun tan
Pa kthe koken knej i her e gjej folen se per shpirt te kam

Sa her kam ngrit zanin si kange per ty
sa her kam mbush syt me lot
sikur te cahej qielli mbi ty
e ket mall se shuaja dot.

Merr knej zemres time fuqit
e mos ndal para as nje stuhie
ngrij koken lart pellumbesh krenare behu
Se per ty po pret nje shekkull Dashurie.

7Krijime te ndryshme... Empty Re: Krijime te ndryshme... 8/3/2013, 07:38

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Nese Mundesh


Nese mund ta ruash Dashurin
Kur zemra e humb fillin
E fajin e hudh ne balt
veshtir ta besosh

Nese mund ta ruash arsyen
kur deshira vlon
e nuk e gjen pergjigjjen
Kur ti fatkeqesisht deshton

Nese mund ta ruash te verteten
si hileqar i shpreses
leri te tjeret te shduken e treten
por kthej pergjigjjen vetvetes

Nese mund ta pyesesh veten
ne thenjet e tua te drejta
kur dikush se beson te verteten
pergjigjet vetja


Nese mudesh te durosh
duro deri ne fund
pastaj vete do gjykosh
si hije te leht pa mund

Nese ke deshira shum
mbaj ne brendesi
si endrra neper gjum
mos te behen drejtesi

Nese Mundesh te respektosh
respektoj edhe trutharet
mos e le mendjen bosh
ndegjoj klithmat edhe t'paparet

Nese mundesh te buzeqeshesh
edhe ateher kur te jesh merzitur
ngrij zemren humorit se nuk do tretesh
nga nje kokerr leshi te tjeret ke tronditur.
Nese mundesh te fluturosh
kur krah te tu nuk ke
mos rri e strukur ne qosh
si e lumtur rrri se ashtu je.

Nese mundesh te besosh
se jeta kaq mister eshte sot
zbuloje dashurin e ate ta bekosh
se dashuri do te mbushesh plot.

8Krijime te ndryshme... Empty Re: Krijime te ndryshme... 8/3/2013, 07:39

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Ti je ajri qe e thithi
Aroma qe e nuhas
Ti je prekja qe e ndjej
Ti je cdo gje qe eshte e vertete




Ti me je me shume se gjithqka
Jeton ne shpirtin tim
Ti je rrahja e zemres sime
Qe rrah me shume se sa qe duhet



Ti je dielli qe shkelqen
Hena qe rrezon
Ti je bari qe rritet
Nje perrua qe rrjedh


Ti je shpirti i brendshem
Syte qe ndriqojne
E vetmja qe e dua
Paqja e mendjes sime


Ti je dhe gjithnone do jesh
Ajo me e mira per mua
]

9Krijime te ndryshme... Empty Re: Krijime te ndryshme... 8/3/2013, 07:40

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
* Kushtuar Nenes

" Edhe kete nate nuk erdhi !" - thua
Ne prag dhe sonte me pret ti, o Nene , lot mos hidh per mua se do vij .
" Ndoshta neser vjen patjeter ", mendon me vete neper lot e lutesh me buzet qe dridhen , por pritja kot te duket , kot .....
" Edhe kete nate nuk erdhi " thua , " por deren nuk e mbyll te plote ,
mbase vjen naten nuk i dihet . Le te rrije hapur nuk eshte ftohte "
Serisht ne dhome hyn e zhgenjyer , por une as sonte nuk po vij , si nje kristal Zemra e thyer , bie te flere ne qetesi ......

PS: Krijim nga nje emigrant per nenen e tij

10Krijime te ndryshme... Empty Re: Krijime te ndryshme... 8/3/2013, 07:40

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
* Sa enderra kemi humbur pas fytyrave te
panjohura , duke i mbyllur ne shishet gjysem te thyera te fatit , pa
puthur buzet petal trendafili te njomuara , duke lagur me lot vetem
Shpirtin dhe duke i thirrur te ngratit : puth gjithçka , nje buze , nje
re lozonjare , nje yll.
Mjafton qe te jetojme ne te njejtin pyll.

11Krijime te ndryshme... Empty Re: Krijime te ndryshme... 8/3/2013, 07:40

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
* Nje lot keputet mallshem , mbi buzen e
gjakosur , shpirti krahe keputur , renkon i rreckosur , i plagosur ,
zemra qan trishtueshem , enderra i ka tretur , fjalet jane ngrire , si
shkrin ky diell i fjetur , syte kerkojne drite por engjejt e kane fikur ,
me trenin e fundit te dliresise te gjithe kane ikur , kemi mbetur vetem
ne , pa shpirt veç me hije , endim pelhura faji dhe kendojme himne zije
, Parajsa ?
Ah ,kopeshti i mbrekullive , kujtim qe u venit pas shiut te tradhetive ,
guret jane grimcuar nen peshen e hijes time , e vetmja lule e tokes .
Nje lule jetime , pa arome , pa rrenje zhgerryhet neper dhe , tallet sikur thote : veshtrome se ti je ..!
Perkulem permbi te , por nuk shoh asgje perveç erresire , pasqyrim i zi
mbi toke qendron shtrire , peshtyj e inatosur por ajo nuk tundet , lule e
pashpirt e tokes qe as nga era nuk lekundet ..!
Ah , ti hija ime , pasqyrim pa shpirt , lulja ime e vetme , lulja ime e hirte ... !!!

12Krijime te ndryshme... Empty Re: Krijime te ndryshme... 8/3/2013, 07:41

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
* Ne tru skalita fjalet e tua .
Gervisha shpirtin me thonj dhe tu dedikova vetem ty .
Te shoh çdo mengjes , kur shihem ne pasqyre .Je mendimi im i vetem ne keto dite te ftohta dimri .
Vuaj , qaj , perpelitem , dridhem , nderkohe qe ti fle ngrohte ne shtratin e nje tjetre .....
Gremisem , çahem , gjakosem , copetohem ne humneren e trishtimit tim , por nuk vdes ....
Jetoj qe te duroj dhimbjen
Je ti qe ma more veten time , zemren e pafajshme dhe e vrave .
Tani jam veç nje trup qe endem varrezave te dashurise , me trendafilin tend , te thare nga vetmia .
Xhelozia me ha dhe kete pak shpirt qe me ka ngelur , dhe lotet rrjedhin vete si nje burim qe nuk shteron kurre
Po si nuk mbaruan keta te mallkuar lot .. ???

13Krijime te ndryshme... Empty Re: Krijime te ndryshme... 8/3/2013, 07:41

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
* Hodha gure
mbi te pamendet
E pamend u bera vete
por ndeshkimi qe po vuaj
para fajit eshte i zbehte

14Krijime te ndryshme... Empty Re: Krijime te ndryshme... 8/3/2013, 07:41

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Ditet e mia pa ty,
jane si qielli i pafund
nen erresiren e nates
Ku dhe yjet
qe mundohen te ndriçojne :
Fiken
nga pamundesia
per te patur pak vend
ne hapsiren e pafundshme
Fiken
si zemra ime
kur nuk prek te tenden
Fiken
si shpirti im
qe e ndriçoje vetem ti
Jeta pa ty
eshte si nje varrim pa trup
pa shpirt
ku çdo gje brenda meje
fundoset...
varroset...

15Krijime te ndryshme... Empty Re: Krijime te ndryshme... 8/3/2013, 07:41

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Kujtimet po me mbytin
lotet po me thahen
buzeqeshja u thye
padrejtesia u krye
Jeta ime pa ty
eshte si lulja pa uje
si dielli pa ngrohtesi
si qielli pa yje
Cdo dite pres ne vetmi
veç nje lajm prej teje
por shpresa eshte e kote
se ti ke ikur larg meje

16Krijime te ndryshme... Empty Re: Krijime te ndryshme... 8/3/2013, 07:41

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Ketu ne kete dhome
lotet i lame
te thahen ne trupat tane
Ketu ne kete dhome
puthjet i thame
te vaniten ne shpirtrat tane
Ketu ne kete dhome
zemrat i vrame
te dy e pergjithmone

17Krijime te ndryshme... Empty Re: Krijime te ndryshme... 8/3/2013, 07:42

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
*Lotet po me thahen
nga malli per ty
Syte po me verbohen
ngaqe nuk te shohin ty
Jeta po me shkaterrohet
çdo dite po therrmohet
prane teje do te afrohet


* Do jepja gjithçka
per te patur ata dy sy
Do i bija detit ne kembe
vetem per te puthur ty
Do jepja jeten
vetem per nje çast prane teje
dhe le te humbja
ne shkretetire e vetme

18Krijime te ndryshme... Empty Re: Krijime te ndryshme... 8/3/2013, 07:42

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Besim

Nese te flas eshte se te degjoj me mire
Nese te degjoj jam e sigurt qe te kuptoj

Nese ti qesh mua me pushton
Nese ti buzeqesh shikoj boten te tere


Nese te shtrengoj eshte per te vazhduar akoma
Nese do jetojme, gjitçka do jete nje kenaqesi

Nese te le ne do te kujtohemi
me lotet neper sy dhe fotot e ngrira ne album

Dhe pas ndarjes ne do te gjendemi serisht ...
Sepse shpirtrat tane nuk jetojne dot
pa patur ngrohtesine perjetesisht ...

19Krijime te ndryshme... Empty Re: Krijime te ndryshme... 8/3/2013, 07:42

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Dhimbje ......


Ne hidherimin tim , asgje nuk leviz
Pres .... asnje nuk do vij
As diten dhe as naten
Asnjehere askush perveç vetes time

Syte e mi jane ndare nga syte e tu
humbasin besimin , humbasin driten
Buzet e mia ndahen nga e jotja
ndahen nga kenaqesia
ndahen nga ndjenja e dashurise
ndahen nga ndjenja e vetmise
Duart e mia jane ndare nga te tuat
ato lene gjithçka te iki
Kembet e mia jane ndare nga te tuat
ato nuk ecim me , nuk ka me rruge
nuk do njohin me peshe , as pushim

Me eshte dhene te shikoj jeten time
qe po mbaron me te tenden
Jeta ime ne fuqine tende
qe besova pafundesine

Dhe e ardhmja , e vetmja shprese
eshte varri im
Isha aq shume afer teje
saqe kam ftohte prane te tjereve ...

20Krijime te ndryshme... Empty Re: Krijime te ndryshme... 8/3/2013, 07:43

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Lekundem mua nene


Me lekund mua moj nene
Si atehere kur isha femije
Me mbaj mua moj nene
Ne ngrohtesine e kraheve te tua
Mbame fort moj nene
Qe mos te degjoj stuhine
Me duaj moj nene
Si e beje gjithmone

Jeta eshte treguar
kaq shume e veshtire per mua
Atehere me ndihmo moj nene
vetem kete dua
Dua gjithmone ata qe nuk me duan
U jap shume atyre qe luajne me mua

Me braktisen sikur te isha nje hiç
Me harruan ,ashtu shume thjeshte
Kam vetem dashuri pa nje shprese
Me merr ne krahe o nene
Derisa une te vdes

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons