Dënohet pse vrau peshkaqenin
Një burrë nga Afrika e Jugut është bërë i pari person në planet që është dënuar pse vrau një peshkaqen të madh të bardhë.
Leon Bekker u gjet fajtor për dhunimin e Aktit për Burimet e Gjalla Detare. Sipas gjykatës, ai ka vrarë një peshkaqen pa leje.
Gjykata e ka dënuar me një vit burg, të konvertuar në pesë vite dënim të pezulluar dhe me 10 mijë euro gjobë.
Rasti i paprecedent tregon se ky vend po merr masa për të mbrojtur peshkaqenët.
Bekker e vrau peshkaqenin, ndërsa po peshkonte.