Forumi Kuq E Zi
Maria e përgjakur Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Maria e përgjakur Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Maria e përgjakur Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Maria e përgjakur Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Maria e përgjakur Empty Maria e përgjakur 6/2/2013, 21:44

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Maria e përgjakur Krvava-marija-5

Ne më shpesh e lidhim me koktejin me të njëjtin emër. Mirëpo legjenda për “Marinë e përgjakosur” është e vjetër me shekuj dhe nuk ka kurrfarë lidhje me kënaqësinë alkoolike, jetën e natës apo me poezinë. Çdo version i Marisë gjatë së kaluarës, është pikërisht si ajo vet – e përgjakur.

Edhe pse shpesh njerëzit fluturojnë, dhe menjëherë e lidhin me mbretëreshën më të përgjakur angleze Maria Tudor, çdo tregim për Marinë e përgjakur duhet të merret me rezervë. Maria Tudor kuptohet ka qenë mishërim i gjakderdhjes dhe i së keqes të robëruara në formë të lashtë; është mbajtur mend për shkak të asaj që gjatë kohës së sundimit të saj e ka ripërtërirë katolicizmin në Angli dhe ka vrarë gati 300 protestantë.

Në histori është e njohur si tirani më i madh anglez, duhet të theksohet se sundimi i saj qysh nga fillimi ka qenë i drejtuar sipas interesave të fisnikëve të cilët e kanë rrethuar dhe një sërë hapash të gabuar politiko-ushtarak të cilët kanë përfunduar si të dështuar. Ka përfunduar në mënyrë shumë tragjike, jo si tiran, por si e vetme e lënë nga bashkëshorti, e sëmurë nga sindromi i shtatzënisë së rreme, e që në vitin 1558 të vdesë nga kanceri në vezore.

Maria e përgjakur Krvava-marija

Pra, të kalojmë në horrorin e vërtetë, përralla dhe mite, të cilët flasin për “Marinë e përgjakur”. Sipas popullit Maria e përgjakur është shpirti i një vajze e cila thirret nga një tualet gjysmë të errësuar, me qirinj, duke e thënë emrin e saj, varësisht nga versioni i tregimit prej 3 deri në 15 herë. Silleni në rreth dy herët e para duke e thënë emrin prej 4 deri në 12 herë dhe herën e fundit e thoni duke shikuar drejt e në pasqyrë.

Tregimi i tmerrshëm thotë se mund ta shihni figurën e Marisë me duar të përgjakura se si ju afrohet nga pas, duke ju kërcënuar se do t’jua nxjerrë sytë apo ndoshta do t’ju tërheqë me vete në pasqyrë. E kjo do të ishte e fort...

Maria e përgjakur Krvava-marija-1

Nëse pyesni se kush ka qenë vajza, unë pyeta. Hasa në disa tregime, dhe të gjitha versionet janë për vdekjen e dhunshme të një vajze me emrin Maria. Disa tregime thonë se bëhet fjalë për Maria Vort, vajza e cila ka pësuar në një aksident trafiku dhe që atëherë shpirti i saj i shqetësuar i ndjek të gjithë ata që e thërrasin.

Sipas versioneve të tjera bëhet fjalë për shtrigën Maria e cila ka jetuar në shekullin e 18-të e cila në tërbim, duke e djegur i ka nëmur të gjithë ata që thonë emrin e saj të vdekjes së sigurt. Dhe në fund ka një tregim që është mbështetur dhe me dëshmi se Maria është një vajzë nga Grinvju, madje dhe se atje ekziston shtëpia e saj përkujtimore, si edhe varri.

Maria e përgjakur Krvava-marija-2

Pjesa e përgjakshme e gjithë tregimit është që sipas legjendës Maria është vajza e një mjeku të shekullit të 18-të i cili e ka mjekuar nga sëmundja e atëhershme e pa shëruar dhe ngjitëse difteria. Pas vdekjes së vajzës, i vetëdijshëm për mundësinë për përhapjen e sëmundjes, është detyruar që së bashku me bashkëshorten ta varrosin Marinë sa më shpejtë që është e mundur, fatkeqësisht pa e vërtetuar mirë vdekjen e saj të sigurt.

Maria e përgjakur Krvava-marija-3

Sipas zakoneve të atëhershme në arkivol është vendosur një litar i cili ka qenë i lidhur me një zile e cila ka qenë në sipërfaqe të tokës, në rast se bëhet fjalë për ndonjë gabim, apo siç kanë preferuar ata të thonë, i vdekuri ka pasur për të thënë diçka. Për fat të keq, në rastin e Marisë nuk ka qenë ashtu, nuk ka ranë zilja, e kur të nesërmen e kanë hapur varrin kanë pasur çfarë të shohin – Maria e përgjakur e cila thonjtë i ka vënë në kapakun e arkivolit duke e gërvishtur atë për të dalë jashtë.

Maria e përgjakur Krvava-marija-6

Prej atëherë shëtit nëpër botë.

Sa ka të vërtetë në cilëndo nga këto tregime, nuk e dimë, mirëpo kam një këshillë të shkëlqyer për ju! Thirreni Marinë dhe pyeteni atë! Nëse guxoni…!!!


Marr nga : /Explorerunivers//

https://kuqezi.albanianforum.net/

2Maria e përgjakur Empty Re: Maria e përgjakur 11/9/2013, 16:46

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
MARIA E PERGJAKUR
Nje dit nje vajz me emrin Kristina.ajo I shte ne shtepi dhe prindrit dolen jasht.ajo po shiqonte filmin “night mare on elm street”dhe ajo ndegjoi nje ze ne dhomen e saj.ajo degjoi deren e saj tek hapej,keshtu shkoi lart.Ajo tha emrin e vllaut te saj.”billeya je ti?nese je,me mir dil jasht ose une do te te grushtoi,askush nuk degjohej.Ajo shkoi ne banjon e saj dhe mendoi per nje gje te frikshme pastaj ju kujtua BLOODY MARY tha,”BLOODY MARY”tri her dhe drita u ndal dhe doli maria e pergjakur dhe I tha “tani do ta mesosh menyren e zorshme”.Kur prindrit u kthyen pan shtepin plot gjak dhe vajzene tyre te vdekur .Kurse per te vellan nuk eshte degjuar me kurr.KJO HISTORI KETU KA NDODHUR ME TE VERTET NE TEXAS-dallas-DHE AJO SHTEPI TANI ESHTE E LEN POR ASKUSH NUK E KA PASTRUAR DHE E DINI PSE:SEPSE KUSH HYNTE NE TE ME NUK DEGJONTE NJERI PER TE
Maria e përgjakur 392054_316981078330616_1244754781_n

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons