Nuk arritem akoma te marrim veten pas fundit te shumeperfolur te botes dhe dyndjes se vampireve serbe ne vitin e kaluar, kur mbi koke na ra nje e keqe tjeter: pak kohe me pare ne Ukraine u shfaq Cupakabra - nje krijese mitike legjendare kjo me origjine nga Amerika Qendrore. Me sa duket, mallkimet e atdheut te civilizimit Maya po vazhdojne te perhapen ne mbare boten.
Nese dikush nuk e di, Cupakabra eshte nje krijese me kater kembe, njefare kryqezimi ne mes te qenit apo kajotes me catalle te medhenj dhe fecke derri e ardhur nga Porto Riko, e cila gjuan bagetine e shtepise dhe i thith gjakun asaj. Nje lloj vampiri ne boten e kafsheve. Natyrisht, qe nuk njihet kurrsesi nga zoologjia zyrtare, po ashtu si dhe Nessie apo Njeriu i debores (Yeti, Bigfoot).
Gjate gjashte muajve te fundit jane regjistruar tashme dhjetera sulme mbi kafshet shtepiake. Pre e gjuetise se kesaj kafshe misterioze jane bere tashme qytetet Kiev, Lvov, Hmelnickaja, rajoni i Ternopolit dhe Cernigovskaja.
Kesaj here perbindeshi-vampir eshte pare ne rajonin e Karpateve, ne fshati malor Gollinj, ku viktima te tij u bene lepujt 1-vjecare. Familja Parashiak merret tashme qe prej shume vitesh me rritjen e lepujve, por nje menxyre e tille ne fermen e tyre ndodh per here te pare. Sipas rrefimeve te te zonjes se fermes, Lesia Parashiak, nje kafshe e panjohur ne kuptimin e plote te fales kishte shqyer me dhembe drynin e kafazeve dhe i kishte pire gjakun te gjithe lepujve te ngrate. Dhe gjeja me e habitshme konsiston ne faktin, se trupat e pajete te kafsheve doli se ishin absolutisht te paprekur. Domethene, nuk ka gjasa qe ky te jete nje sulm i kryer nga dhelpra, ujku apo kunadhja.
Zoologu Dimitri Isonkin u perpoq te shpjegoje per Radiokompanine "Zeri i Rusise" pse ekzistenca e Cupakabra-s eshte vetem nje nga legjendat urbane, dhe se kush, ne fakt, mund t’i kete pire gjakun kafsheve ne Ukraine:
- Vetkuptohet, se te gjitha keto histori te tmerrshme per kafshet e lena pa gjak nga Cupakabra misterioze nuk jane vecse rrefime te hiperbolizuara nga njerez, shpesh here, per te qene i sinqerte ketu, jo fort te arsimuar. Per me teper se kete bishe te habitshme nga afer nuk e ka pare askush, ndersa te gjithe ata qe gjoja e kane "pare", shpesh here ngaterrohen dhe nuk perkojne ne deshmite e veta. Zakonisht ne kete menyre bagetia mund te sulmohet prej kafsheve te semura nga terbimi, sidomos ne periudhen e hidrofobise (angl. hydrophobia). Ne kete faze te semundjes rritet ne menyre dramatike ndjeshmeria ndaj stimujve ndijore - drites shume te ndritshme, tingujve te ndryshme (kafshet e terbuara mund t’i kete ndjelle zhurma qe vinte nga kafazet) dhe etja e tmerrshme. Kafshet e semura behen tejet agresive, mund te kene madje halucinacione. Domethene, per te sulmuar mund te sulmojne, por trupat e pajete i lene te paprekur gjate kesaj.
Nese eshte keshtu ne te vertete apo jo, veshtire gjykohet. Tani per tani nuk ka prova te besueshme shkencore per te konfirmuar ekzistencen e Cupakabra-s. Megjithate, ne institucionet shkencore te disa vendeve po zhvillohen hulumtime ne baze te gjurmeve te lena, sic presupozet, nga kjo krijese.