Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin Lianjiang në Kinë. Teksa të gjithë bëheshin gati ta përcillnin për në banesën e fundit, një 101-vjeçare u zgjua dhe e habitur pyeti se pse në shtëpinë e saj, ndodheshin aq shumë njerëz.
Kjo është historia e Peng Xiuhua, një vejushë që jeton në qytetin Lianjiang në Kinë, e cila ndërroi jetë 2-3 javë më parë, por vetëm për pak orë.
Pasi u kthye nga bota e përtejme, e moshuara vendosi të shihte anën pozitive të vdekjes; ajo ishte e kënaqur që kishte kaq shumë njerëz që e donin dhe që do të mërziteshin për largimin e saj nga kjo botë. Ç’është më e bukura, ajo përjetoi po ashtu përvojën unike, të ishte e pranishme “e gjallë”, në funeralin e saj dhe me sa duket i pëlqeu ajo që pa. “Jam një grua me fat.
Jo vetëm që pashë sa shumë njerëz më donin, por shyqyr që u zgjova në kohë, para se të merrte fund çdo gjë”,-tha ajo.
Mjekët ende nuk arrijnë të shpjegojnë atë që ka ndodhur, por një gjë është e sigurt, e moshuara do të jetë në këtë botë edhe për pak kohë.