Edhe sonte ma prishe gjumin. Si çdo natë mu shfaqe si vegim në ëndërr.
Megjithëse kotë e gënjej veten që fle. Ndonjëherë shoh edhe ëndrra me sy
hapur, pasi janë të pakta orët egjumit që bëjë, për të mos thënë fare.
Nuk kamë më gjumë, nuk të kam as ty. Thjeshtë ka mbetur portreti yt i
varur në murë që më shikon me një shikim qortues. Sikur do të më thotë:
"Ti ke faj"
Unë e di mirë që e vërteta është kundër meje dhe e
kam pranuar, por nuk pranoj dot faktin që ti nuk je më e imja. Këtë nuk e
besoj dotë. E di që kam gabuar. Të kërkoj falje, edhe pse e di që falja
ime nuk do e shërojë dot atë dhimbje të madhe që të kam shkaktuar. E di
që të është galbur zemra nga lotët që të shkaktova unë, unë që të desha
shumë, unë që të dua ende dhe çmendem nga ideja e të qenit vetëm pa ty.
Më ke thënë të të harroj. Jo, të lutem! Këtë se bëj dotë. Nuk e kam atë
fortë që mendon ti. E si mundem ti harroj ato momente që jetuam bashkë?
U bë plot një vitë që kur ndjenjat tona i pagëzuam me emrin
"Dashuri". E si mund të të harroj unë ty? Vajzën e vetme që diti të më
bënte të lumtur. Sot, teksa ecja i vetmuar bregut të detit, ndeza një
cigare me duart që më dridheshin. Imazhi yt më përshkroi me shpejtësi mëndjen dhe në një moment nisa të qeshja me vete. Mu kujtua
një ditë që më kërkove një cigare që ta pije përpara shoqëve që të
kishin inatë. Të kujtohet kur e pive atë cigare dhe deshë u mbyte sepse
nuk kishe pirë ndonjëhere. Sa kemi qeshur atë ditë! Të kujtohet një
mbrëmje kur po shëtisnim anës detit dhe ti ankoheshe se të vrisnin
këpucët? Pastaj i hoqe fare dhe i more në dorë. Të kujtohet kur ecnim të
përqafuar pa e vrarë mëndjen fare se çfarë thoshin të tjerët për ne, pa
pyetur për botën... Por bota më ndau nga ti.
Kjo botë e
hipokrizisë që lundronte në vlerat e gënjeshtrës. E di çfarë mu kujtua
tani? Ajo ditë që kërceve vetëm për mua në rërën e lagur. Kërceve vetëm
për kënaqësinë time. Të uroj të vazhdosh ëndrrën tënde në shkollën e
baletit dhe të futesh në botën e spektaklit. Më thoshe shpeshë se paratë
nuk kishin vlerë për ty, se dashuria ishte ajo që doje më tepër se çdo
gjë në këtë botë. Unë gjithmonë të kundërshtoja, sepse duke qenë i
llastuar nga fati mendoja se paraja është gjithçka në jetë, nuk e kisha
kuptuar vlerën tënde dhe se ti ishe më e shtrejtë se to. Më pëlqenin
makinatdhe vajzat e bukura, më pëlqente jeta luksoze dhe nuk e kuptoja se Zoti më kishte dhënë një thesat të çmuar,, Ty....
Të
lashë për një tjetër. Ti? Ti qave shumë. Më është skalitur në mëndje ai
moment i ndarjes kur sytë e tu lotonin dhe më beso, u ndjeva keq. Më
the vetëm një fjalë dhe vrapove duke qarë. Më the "Të urrejë" dhe kishe
të drejtë të më urreje. Unë mendova se do të harroja lehtë dhe se ajo
tjetra do të të zëvëndësonte shumë mirë. Por më beso, nuk të kam hequr
asnjë sekondë nga mëndja. Ajo tjetra është zero para teje, ti gjithmonë
do mbetesh njësh. Pyes veten: Po sot ku jam? Jam këtu duke shkruar ca
rreshta mbi një fletë për ty. Por edhe kaq është pak për ty. Nuk
mjaftojnë vetëm dy faqe letre, tërë letrat e botës do ti harxhoja duke
shkruar për ty. Kam shumë për të thënë dhe pak për të gjykuar. Ja ku
jam, jam një hiç i kësaj bote pa emër.
Puthjet e tua nuk i gjej
gjëkundi. Ato ishin të çiltra, pasionante dhe të ëmbla mjaltë. Ti nuk
krahasohesh me askënd. Je e vetmja femër që ke ditur të më bësh të
lumtur. Je personi që nuk do ta harrojë kurrë në jetë. RRi dhe të shohë kudo. Më shfaqesh në ëndrra, nëpër
kujtime. Afrohem të të prek, por ti zhdukesh drejt errësirës. Atë
kujtohet pema e dashurisë sonë? Ajo pemë rritet çdo ditë e më shumë. E
pashë që kishin dalë gjethe të reja. Ajo pemë vazhdon të rritet, por
dashuria jonë jo. Ajo mbeti një dashuri njëvjeçare që nuk shkoi më tej.
Më
mungon! Më mungon qënia jote, buzëqeshja jote e pafajshme. Më mungojnë
grindjet me ty. Sa më pëlqente kur acaroheshe dhe pas pak më mbuloje me
puthje! Para dy ditësh festove ditëlindjen me shoqërinë tënde. Të pashë
nga larg dhe mu duke e lumtur. Mu bë qejfi për ty, sepse kjo është ajo
që dua dhe dëshirojë, që ti të jeshë e lumtur qoftë edhe pa mua. Të uroj
gëzuar ditëlinjdjen, edhe pse dhuratën time e rrefuzove. Të betohem, e
kisha marrë me gjithë zemër atë dhuratë. Po ti numëroje ato trandafila
të kuqë, do ishin 100 copë dhe mesazhi në fletë ishte vetëm një rresht:
"Do të dua edhe pas 100 vjetësh, aq sa trëndafila janë këtu". Por ti i
flake trëndafilat pa pasur mundësinë të lexoje mesazhin e shkruar. Çdo trëndafil simbolizonte një vit dashurie, çdo vitë jetë. Por ti nuk e pate dot giximin të më falësh.
E
dashur, e shkrova këtë letër për të të thënë se nuk do të harroj kurrë
dhe të urojë gjithë të mirat e kësaj bote, sepse ti me të vërtetë
meriton të jeshë e lumtur. Shpresoj që mendimet e mia në këtë letër të
jenë shprehur qartë dhe çdo pasaktësi ti ta ktheshë në saktësi të plotë
në bazë të logjikës. Dhe nëse letra ime të ka zbutur sadopak urrejtjen
dhe nëse ndjen se ke diçka për të më thënë, ti e di se ku do të më
gjeshë.
Shpresoj shumë që historia ime të shërbejë dhe si mesazh për të gjithë të rinjtë Shqipëtarë kudo që ndodhen ...
TË DASHUROJNË SA MË TEPËR, POR MOS TË TRADHËTOJNË SE DASHURIA E NJË VAJZE MË PAS NUK BLIHET AS ME PARA.!!