Malli për ty...?? Nuk di nga ta nis, të
flasë, po më dridhen duart, fryma po më merret dhe lotë po më dalin nga
sytë. Sot, rastësisht gjeta ca mesazhe që kisha harruar ti fshija. Ishin
mesazhet e komunikimit tonë në fillim. Për një moment u bëra gati ti
fshija ato pa i lexuar, por më pengoi malli dhe mungesa jote që kishte
pushtuar qënien time kohët e fundit.
Zot, si s'po më dilte ky
shpirt nga vendi. Sa i pafajshem ishte ai komunikim, sa të thjeshta dhe
shoqërore fjalët. Herë qeshja me zë të lartë, herë herë më pushtonte një
uranganë dhimbje, aq më kishte marrë malli për ato kohëra të cilat si
pa kuptuar më kishin mberthyer në krahët e tyre. Për momentin harrova që
ne nuk flisnim, më dukej si herën e parë kur shkëmbyem ato batutat
gazmore të cilat vazhduan për kohë me rradhë.
Ishin ca detaje që
nuk i kisha vënë re atëherë, fjalë të goditura dhe shumë të bukura. Ato
shkronja që u lagën nga lotët e mia, sikur më shikonin me mëshirë e
mallkonin veten që më dolën para syve. E ndjeva zemrën ti thyheshin dhe
ato pjesë që i kishin mbetur. Ishte shumë e
dhimbshme të dëgjoje një gjë të tillë, shumë torturuese. ZOT, pa kuptuar
u ndërgjegjësova që akoma të doja.
Ndjeja shumë, më shumë sec
mendoja. Për një moment kapa telefonin, formova numrin tënd, doja të të
flisja, të të dëgjoja qoftë dhe zërin kur në një moment, mu kujtua ''Ti i
përkisje tjetër realiteti, duhet të jetoja dhe Unë timin''. Ishte një
ndjenjë që as vetë se kuptoja, veç rritej, s'më linte as të qaja, as të
qeshja veç kisha fikësuar sytë në një vënd dhe nuk flisja. E çuditshme,
aq shumë u zhgënjeva, por inat s'të mbaja. Aq shumë vuajta, por dotë nuk
të urreja.
Çfarë mund të jetë jeta kur në të përjetova vetëm të
hidhurën?! Sikur të mundja ti mbyllja sytë e të mos i hapja më kurre.
Nuk mund të jetojë pa e ndierë aromën tënde. Çdo minut kalonë e unë ende
jamë këtu pa lëvizur. Më ndjekë zëri ytë kudo dhe më shtonë shpresën
për të vazhduar jetën e humbur në shikimin tënd edhe në mendimet e mia.
Nëse endejetojë në kujtimet e tua do të më lëndoshë edhe pse nuk do t'ia dishë.....!!