Ka njerëz në jetë që na bëjnë të lumtur thjesht për faktin e takimit në
rrugëtimin tonë.Disa qëndrojnë përkrah nesh gjatë udhëtimit, duke parë
të kalojnë shumë hëna, të tjerë i shohi ata vetëm gjatë disa hapave.Të
gjithë i quajmë miq dhe ka shumë tipa të tillë. Çdo gjethe e pemës
përfaqëson një nga miqtë tanë. Të parët që lindin janë miku Baba dhe
mikesha jonë Mama, të cilët na tregojnë se çfarë është jeta. Më pas
vijnë miqtë tanë, Vëllezërit, me të cilët ndajmë hapësirën tonë në
mënyrë që edhe ata të mund të lulëzojnë si ne. Njohim të gjithë familjen
e gjetheve që e respektojmë dhe i urojmë gjithçka të mirë. Por fati na
prezanton edhe miq të tjerë, që nuk e dinim se do t'i takonim në
udhëtimin tonë. Shumë prej tyre i quajmë miq të shpirtit, të zemrës.Janë
të sinqertë, janë të vërtetë. E dinë kur ne nuk jemi mirë, e dinë se
çfarë na bën të lumtur. E ndonjëherë një prej këtyre miqve të shpirtit
vendoset në zemrën tonë dhe atëherë e quajmë dashuri. Ai/ajo i jep dritë
syve tanë, muzikë buzëve tona... Por janë edhe miqtë kalimtarë,
ndonjëherë qëndrojnë me pushime ose një ditë ose një orë, të cilët
vendosin një buzëqeshje në fytyrën tonë gjatë gjithë kohës që qëndrojmë
me ta. Nuk mund të harrojmë miqtë e largët, të cilët janë në majë të
degëve, dhe kur fryn era gjithmonë shfaqen midis një fletë apo një
tjetre. Koha kalon, vera largohet dhe vjeshta afrohet dhe ne humbasim
disa nga gjethet tona. Të tjera çelin pas verës dhe vazhdojnë për një kohë të gjatë. Por ajo që na
lumturon më shumë është se gjethet e rëna vazhdojnë të jetojnë me ne,
duke ushqyer rrënjët tona me lumturi. Janë kujtimet e kohëve të
mrekullueshme që i japin shpresë udhëtimit tonë.
Të uroj, gjethja e
pemës time; paqe, dashuri, fat... Sot dhe përgjithmonë ... Thjesht sepse
çdo person që kalon në jetën tonë është një gjethe e veçantë. Gjithmonë
lë pak nga vetja dhe merr pak nga ne. Ka nga ata që do të marrin shumë,
por nuk do të ketë nga ata të cilët nuk do të lënë asgjë. Kjo
përgjegjësia më madhe në jetën tonë dhe prova më e qartë që dy shpirtëra
nuk takohen rastësisht ...! Autr: P.M