Ne më shpesh e lidhim me koktejin me të njëjtin emër. Mirëpo legjenda për “Marinë e përgjakosur” është e vjetër me shekuj dhe nuk ka kurrfarë lidhje me kënaqësinë alkoolike, jetën e natës apo me poezinë. Çdo version i Marisë gjatë së kaluarës, është pikërisht si ajo vet – e përgjakur.
Edhe pse shpesh njerëzit fluturojnë, dhe menjëherë e lidhin me mbretëreshën më të përgjakur angleze Maria Tudor, çdo tregim për Marinë e përgjakur duhet të merret me rezervë. Maria Tudor kuptohet ka qenë mishërim i gjakderdhjes dhe i së keqes të robëruara në formë të lashtë; është mbajtur mend për shkak të asaj që gjatë kohës së sundimit të saj e ka ripërtërirë katolicizmin në Angli dhe ka vrarë gati 300 protestantë.
Në histori është e njohur si tirani më i madh anglez, duhet të theksohet se sundimi i saj qysh nga fillimi ka qenë i drejtuar sipas interesave të fisnikëve të cilët e kanë rrethuar dhe një sërë hapash të gabuar politiko-ushtarak të cilët kanë përfunduar si të dështuar. Ka përfunduar në mënyrë shumë tragjike, jo si tiran, por si e vetme e lënë nga bashkëshorti, e sëmurë nga sindromi i shtatzënisë së rreme, e që në vitin 1558 të vdesë nga kanceri në vezore.
Pra, të kalojmë në horrorin e vërtetë, përralla dhe mite, të cilët flasin për “Marinë e përgjakur”. Sipas popullit Maria e përgjakur është shpirti i një vajze e cila thirret nga një tualet gjysmë të errësuar, me qirinj, duke e thënë emrin e saj, varësisht nga versioni i tregimit prej 3 deri në 15 herë. Silleni në rreth dy herët e para duke e thënë emrin prej 4 deri në 12 herë dhe herën e fundit e thoni duke shikuar drejt e në pasqyrë.
Tregimi i tmerrshëm thotë se mund ta shihni figurën e Marisë me duar të përgjakura se si ju afrohet nga pas, duke ju kërcënuar se do t’jua nxjerrë sytë apo ndoshta do t’ju tërheqë me vete në pasqyrë. E kjo do të ishte e fort...
Nëse pyesni se kush ka qenë vajza, unë pyeta. Hasa në disa tregime, dhe të gjitha versionet janë për vdekjen e dhunshme të një vajze me emrin Maria. Disa tregime thonë se bëhet fjalë për Maria Vort, vajza e cila ka pësuar në një aksident trafiku dhe që atëherë shpirti i saj i shqetësuar i ndjek të gjithë ata që e thërrasin.
Sipas versioneve të tjera bëhet fjalë për shtrigën Maria e cila ka jetuar në shekullin e 18-të e cila në tërbim, duke e djegur i ka nëmur të gjithë ata që thonë emrin e saj të vdekjes së sigurt. Dhe në fund ka një tregim që është mbështetur dhe me dëshmi se Maria është një vajzë nga Grinvju, madje dhe se atje ekziston shtëpia e saj përkujtimore, si edhe varri.
Pjesa e përgjakshme e gjithë tregimit është që sipas legjendës Maria është vajza e një mjeku të shekullit të 18-të i cili e ka mjekuar nga sëmundja e atëhershme e pa shëruar dhe ngjitëse difteria. Pas vdekjes së vajzës, i vetëdijshëm për mundësinë për përhapjen e sëmundjes, është detyruar që së bashku me bashkëshorten ta varrosin Marinë sa më shpejtë që është e mundur, fatkeqësisht pa e vërtetuar mirë vdekjen e saj të sigurt.
Sipas zakoneve të atëhershme në arkivol është vendosur një litar i cili ka qenë i lidhur me një zile e cila ka qenë në sipërfaqe të tokës, në rast se bëhet fjalë për ndonjë gabim, apo siç kanë preferuar ata të thonë, i vdekuri ka pasur për të thënë diçka. Për fat të keq, në rastin e Marisë nuk ka qenë ashtu, nuk ka ranë zilja, e kur të nesërmen e kanë hapur varrin kanë pasur çfarë të shohin – Maria e përgjakur e cila thonjtë i ka vënë në kapakun e arkivolit duke e gërvishtur atë për të dalë jashtë.
Prej atëherë shëtit nëpër botë.
Sa ka të vërtetë në cilëndo nga këto tregime, nuk e dimë, mirëpo kam një këshillë të shkëlqyer për ju! Thirreni Marinë dhe pyeteni atë! Nëse guxoni…!!!
Marr nga : /Explorerunivers//