Nga Marsi sonda Curiosity ka sjellë të reja interesante të cilatr faktojnë ngjashmërinë ndëmjet dy planeteve. Kështu pas analizave të para kimike, shkencëtarët e NASA-s bëjnë të ditur se rëra në Mars ngjan me rërën vullkanike të Havait.
Curiosity ka përdorur një teknologji inovatore e cila përdoret për herë të parë jashtë planetit tokë dhe ku një një makineri me rreze X përdoret për të skanuar strukturat atomike të kristaleve. Synimi i shkencëtarëve është që të zbulojnë nëse Marsi ka pasur ose ruan akoma jetën e krijesave më të vogla ose mikrobeve.
Sonda është ulur në Mars në gusht të këtij viti dhe do të qëndrojë për dy vite.