Publikuar: 04.01.2014 - 09:31
Kopenhagë, 4 janar - Organizatorët e një misioni ambicioz privat për të kolonizuar Marsin, thonë se nga 200,000 aplikacione që kanë pranuar të bëhen pjesë e misionit, 1000 persona janë përzgjedhur për të kaluar në fazën e dytë testuese.
Ekipi përfundimtar për misionin në planetin Mars pritet të përzgjidhet përmes një emisioni televiziv. Fondacioni danez, i cili qëndron prapa misionit të pagëzuar “Marsi Një”, ka hedhur në shitje të drejtën e filmimit të trajnimit të kandidatëve potencial, fitimet do mbulonin një pjesë të shpenzimeve prej 6 miliardë dollarë, sa vlerësohet se do të kushtoj ky mision.
Misioni në Mars pritet të niset në vitin 2024. Në rrethin e dytë të kualifikimeve për të udhëtimin hapësinor, kandidatët do t’i nënshtrohen, sipas organizatorit, “stimulimeve rigoroze” për të testuar gatishmërinë e tyre fizike dhe emocionale. Udhëtimi gjashtëmujor për në Mars, është udhëtim vetëm një drejtimesh.