Nëse mendoni se pas impenjimeve të shumta të verës Çiljeta Xhilaga po bën pak pushim, gaboheni. Pasi e ka përshkuar bregdetin shqiptar nga Veriu në Jug me koncerte, pasi ka realizuar klipin e këngës “Sonte më dhemb zemra”, tani është momenti për plane të reja, por edhe për një program serioz dobësimi në mënyrë që të ruajë statusin e veçantë të një femre seks simbol. Ju rrëfejmë axhendën e re të Çiljetës, ku nuk bën pjesë kënga, por filmi.
Aktore në një film me kast aktorësh italianë dhe shqiptarë
Nuk e ka për herë të parë, sepse e ka provuar prej shumë vitesh në filmin “Ishte kohë për dashuri”. Me një rol të vogël në një projekt shumë të suskeshëm të Ylli Pepos, Çiljeta në la të kuptojmë se synon edhe botën e kinematografisë. Gjithsesi, nuk pamë ndonjë rol të saj në filmat e mëpasmë. Por, me sa duket, tani ka ardhur koha. Sipas disa burimeve tona, kemi mësuar se Çiljetës i është ofruar një rol i rëndësishëm në një film, i cili do të realizohet në Itali me protagonistë jo vetëm aktorë shqiptarë, por edhe emra të rëndësishëm të kinematografisë italiane. E pyetur nga gazeta për të mësuar më shumë detaje, Çiljeta na tregon se nuk ka ende diçka konktrete për të na thënë, por sapo të jetë marrë vendimi përfundimtar, do të në rrëfejë gjithçka.
Një maratonë kompeticioni me performanca live
Ky është një tjetër angazhim i këngëtares. Mësohet se në një nga programet e rëndësishme të televizioneve tona, Çiljeta është thirrur për t’u bërë pjesë e një konkursi mes këngëtarësh. Kemi mësuar se do të jenë dhjetë këngëtarë shumë të njohur dhe ekspertë në të kënduarit live, ndërkohë që autori i programit ka preferuar që pjesë të këtij kompetizioni të ketë edhe Çiljetën. Duke qenë e njohur si këngëtare komerciale, ku pjesa vizive është aq e rëndësishme, saqë duket sikur muzika dhe të kënduarit del në plan të dytë, me sa duket kësaj here do kemi surpriza. Çiljeta do të këndojë live, si për të na thënë se ne jemi gabuar që nuk e kemi marrë serizisht zërin e saj. Mësohet se ajo nuk do të këndojë repertorin e saj, por këngë të njohura të emrave të mëdhenj të muzikës botërore, gjë që e vështirëson edhe më shumë këtë kompeticion. Të shohim nëse do t’ia dalë. Por, po të kemi parasysh rezultatin shumë të mirë që mori tek “Dancing”, duke u renditur e dyta, ne kemi mundur të zbulojmë një anë tjetër të Çiljetës, atë që kur merr përsipër diçka, do ta bëjë atë perfekt. Ne kemi besim që do jetë po kaq ambicioze edhe në këtë kompeticion.
Një duet me DJ Blunt për të qenë në trend
Ndërkohë që muaj më parë u fol për një duet të Çilejtës me Noizyn, në fakt mësojmë se ajo me të vërtetë do të realizojë një duet, jo me Noizyn por me Dj Blunt. Kënga është pothuajse gati dhe po bëhen përgatitjet e prezantimit të saj me një klip. Ndërkohë, Çiljeta këtë vit nuk do marrë pjesë tek festivali “Kënga Magjike”, pa lënë mënjanë këngët e reja, të cilat nuk do të jenë të pakta.
Gjashtë kilogramë më pak për të surprizuar Aleksin
Ajo e ka thënë vetë që është natyrë dembele por, nëse do e shihni Çiljetën në palestër, do kuptoni se po iu fut një pune, mund të bëjë çudira. Formën e mirë fizike që e fitoi tek “Dancing”, ka vendosur ta mbajë, por pse jo edhe ta përsosë. Tashmë ajo ka hequr plot gjashtë kilogramë dhe ka si qëllim që krahas dobësimit, të tonifikohet e të bëhet me muskuj. Kështu do të mund t’i bëjë një surprizë të dashurit të saj Aleksandrit, që jeton larg dhe që ka një formë fizike shumë të mirë, sepse është mjaft i apasionuar pas palestrës. Natyrisht që jo vetëm Aleksandri, por edhe ne e mirëpresim çdo ndryshim për mirë në pamjen e Çiljetës.