A jane engjejt te vertete?
Imazhe engjejsh na rrethojne gjate gjithe kohes. Ato shfaqen neper piktura, figurina, bluze, dhe mbi pothuajse cdo gje ne ditet e sotme.
Engjejt shfaqen ne fe te ndryshme; ne fene Islame engjejt thuhet se jane te perbere prej drites. Versionet fillestare te engjejve nuk kishin gjini; me pas engjejt Kristiane thuhet se ishin meshkuj te gjate dhe me trup te rregullt me tipare te buta.
Fjala 'engjell' mund te gjurmohet tek fjala Greke 'angelos' qe ne gjuhen Hebree do te thote 'percjelles mesazhi'. Ndonjehere engjejt nuk duken fare, por ato kuptohet qe kane qene ne nje vend nga veprimet e tyre. Nese dika e mire, e papritur dhe e pashpjegueshme ndodh, shpesh supozohet te kete qene rezultat i veprimeve te engjejve.
Engjejt me te cilet njerezit jane me shume familjare jane engjejt Kristiane, qe e kane origjinen ne Testamentet Hebree. Kisha Katolike i ka kushtuar shume rendesi pershkrimit dhe zhvillimit te nje hierarkie engjejsh.
Ne Kristianitet dhe Islam, engjejt pergjithesisht kane funksionin e mesazhereve te Zotit (shumica e te cileve shpallin lidhje dhe vdekje), por ne kohet moderne funksioni i tyre eshte me shume si guardiane. Ne fakt, fjala 'engjell' perdoret per te pershkrur cdo hero apo mireberes. Engjejt thuhet se u shfaqen njerezve ne kohe nevoje; apo here te tjera ato jane ndjere si prezenca konfortuese por qe nuk duken.
'Engjejt e Vertete'
Duke lene menjane qindra vjet spekulime teologjike ne lidhje me engjejt, asnje nuk di nese ato ekzistojne jashte historive dhe legjendave. Shume njerez besojne qe ato ekzistojne. Ne nje studim, me shume se gjysma e Amerikes (53%) besojne qe ata vete jane shpetuar nga e keqja nga nje engjell guardian. (Nje senator madje ka deklaruar qe nje engjell e ka vizituar ate ne spital).
Nje anketim e vitit 2007 e Baylor Religion zbuloi qe 57% e Katolikeve, 81% e Protestanteve te Zinj, 66% e Protestanteve Evangjelike, dhe 10% e Cifuteve kane raportuar qe kane patur eksperience ersonale me nje engjell guardian. Ne menyre te cuditshme, 20% e atyre qe e identifikuan veten e tyre sikur nuk kishin asnje fe, gjithashtu deklaruan qe kishin takuar nje engjell.
Megjithese engjejt thuhet se jetojne ne Parajse, vizitat e tyre ne Toke nuk jane gjithmone dashamirese. Engjelli me i famshem eshte Satan, i cili eshte rebeluar ndaj Zotit dhe u debua nga Parajsa. Engjejt biblike krijojne luftera, shkaterrojne qytete, dhe vrasin njerez. Mejithate ne kohet moderne duket se keto engjej dashakeq jane zhdukur; do te ishte shume e cuditshme dhe nuk besoj te keni degjuar ndonjehere per viktimen e nje aksidenti apo fatkeqesie te fajesohet nje engjell.
Qofshin te vertete apo jo, engjejt kane qene me njerezimin qe ne kohet qe nuk mbahet mend; mitologjia e tyre do te vazhdoje te evoloje dhe prezenca e tyre do te vazhdoje ne Toke, apo ndoshta jo? Nuk mund te thuhet me siguri.