Tani edhe ekspertët rusë parashikojnë krijimin e Shqipërisë së Madhe deri në vitin 2035
Ekspertët rusë parashikojnë krijimin e Shqipërisë së Madhe deri në vitin 2035, raporton agjencia e lajmeve në Maqedoni, MKD.
Shkencëtarët rusë kanë punuar me harta, duke përdorur dokumentet e CIA-s dhe drejtorisë kryesore të inteligjencës ruse, GRU.
Sipas ekspertëve, Shqipëria do bashkohet me Kosovën dhe do marrë pjesë të Maqedonisë, kurse Bosnja do të ndahet mes Serbisë dhe Kroacisë.
Ndryshime serioze do ketë në Spanjë, Francë dhe Britaninë e Madhe.