Forumi Kuq E Zi
SI LINDI JETA - Dielli i vetmi zot i vertetë Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
SI LINDI JETA - Dielli i vetmi zot i vertetë Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
SI LINDI JETA - Dielli i vetmi zot i vertetë Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
SI LINDI JETA - Dielli i vetmi zot i vertetë Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
SI LINDI JETA - Dielli i vetmi zot i vertetë F52
Universi dhe sistemi Diellor lindën nga shpërthimi i quajtur Bing-bëng.
Elementet që krijuan jetën në Tokë (njerëz, kafshë dhe bimë) erdhen nga distanca e largët në hapësirën ndërmjet Marsit dhe Jupiterit, por disa edhe nga skajet e sistemit tonë diellor. Këto elemente jetësore kanë ardhur në meteorë dhe asteroide rreth 3 miliard vite më parë. Toka ka rreth 4, 46 miliard vjet që ka lindur ashtu si edhe planetët e tjerë të sistemit diellor. Kur meteorët goditën Tokën ata sollen me vete edhe të gjitha elementet e jetës të cilat nën nxitjen e Diellit dhe reaksioneve kimike krijuan jetën dhe ne evoluam (u zhvilluam) dhe u bëmë specie të gjalla përmes energjisë së Diellit. Forca e rëndesës së Diellit i sistemoi meteorët në Tokë të cilët, ashtu sikur Toka, edhe ato u krijuan nga vet Dielli. Ne kemi nevojë për dritën e Diellit që të zhvillohemi, të rritemi e të jetojmë. Që Dielli është zoti i vërtetë nuk është thjesht mendim, por një fakt real. Po të vlerësojmë anën konkrete të gjërave Dielli është i vetmi zot për jetën mbi Tokë. Ishte ai i pari që nxiti gjallërinë, sepse nga të gjithë planetët e tjerë Toka ndodhet në largësinë e duhur me të për të krijuar kushtet e jetës. Ndaj, nxehtësia e Diellit është normale në planetin tonë të gjallë. Në fillim Toka ishte plot vullkane, pas miliona vitesh u ftoh dhe u bë akull, më vonë akulli u shkri nga Dielli dhe u krijuan detet e oqeanet. Uji duke kombinuar me dheun (token) formuan barin, bimët, pemët...ajrin. Nga vullkanet nëndetare nisen të krijoheshin qelizat e para jetësore derisa evoluan duke pësuar ndryshime ndër vite, ashtu si krimbi që kthehet në flutur dhe kështu me rrallë....kafshë pas kafshe deri tek majmuni që ngjan me njeriun, dhe nga majmuni i zhvilluar doli njeriu. Por kjo u desh për miliona vjet. Ky proçes quhet evolucion. Dielli jo vetëm që nxiti dhe krijoi jetën, por dhe ndikon në punët e përditshme. Nga ai vjen shiu sepse Dielli ngroh oqeanet e detet, avulli i oqeaneve dhe i akujve ngrihet në qiell dhe bëhet re dhe reja lëshon shi (ashtu siç ndodh tek tenxherja në zjarr që po t’i heqim kapakun avulli kullon si shi). Dielli na bën të zhvishemi sepse na sjell vapën, na than rrobat, na shëron plagët; kur koha është e ftohtë themi “ah sikur të dalë Dielli e të ngrohemi pak”, sa e ndjejmë ngrohtësinë e tij. Dielli na bën të bukur duke na nxirë trupin në plazh. Ai rrit bimët dhe nga bimët vijnë ushqimet, ushqehemi ne dhe kafshët të cilat na shërbejnë neve për punë dhe si ushqim, me bimët që rrit Dielli bëhen dhe ilaçet me të cilat shërohemi ne. Pra, nga Dielli marrim jetë, marrim dritën, ditën dhe natën (sepse toka duke i kthyer shpinen Diellit krijon natën)... Ndaj duhet konsideruar Dielli si i vetmi zot konkret edhe pse ai nuk flet me ne, por ne e ndjejmë energjinë e tij, rrezet e tij të shndritshme që na bien në fytyrë sapo zgjohemi në mëngjes. Ne jemi bijtë e Diellit, kudo ndihet prania e tij. Përpara dymijë vitesh, ende pa lindur fetë e sotme, Dielli adhurohej nga shumë fise e popuj të ndryshëm, nga mbretër dhe filozofë të lashtë. Vet Aleksandrin e Madh egjiptianët e quanin si birin e Diellit, perendisë Apollon (dhe disa të tjerë të Zeusit të madh); Kleopatra e Egjiptit krahasohej si bija e Isisit që ishte vet Dielli; mbreti i fuqishëm i Francës, Luigji XIV, e quante veten “Mbreti-Diell”; qyteti i lashtë iliro-romak që shtrihet pranë Fierit mori emrin Apollonia, për nder të Diellit. Populli ynë i Ilirisë së lashtë, përpara ardhjes së krishtërimit, adhuronte dhe nderonte Apollonin (Diellin) si më të madhin perëndi. Aztekët dhe fiset Maja i bënin flijime atij. 14 vende sot në botë mbajnë Diellin simbol në flamurin e tyre... Pra, që kur ka lindur jeta e deri vonë Dielli nderohej si perëndia më supreme, por dymijë vitet e fundit besimet e ndryshme fetare që u krijuan nga disa profetë, hodhen poshtë meritat dhe vlerat kryesore të Diellit. Edhe pse fetë e ndryshme nuk e pranojnë që Dielli është i vetmi krijues i jetës në Tokë, shkencat më të larta si Astronomia, Biologjia, Kimia dhe Fizika janë dakort me teorinë e evoluciont, e cila është konfirmuar nga Akademia Botërore e Shkencave, që mbahet si më e vërteta. Dielli është burimi konkret i jetës tokësore, prej tij dhe prej lëvizjeve planetëve të sistemit tonë diellor varet fati i jetës sonë. Astrologjia që studion lëvizjen planetare e di më mirë se si ndikojnë planetët në jetëm tonë. Festa e Diellit festohet edhe sot në disa vende të botës në ditën më të gjatë të vitit, me 22 qershor, në solsticin veror. Pikerisht në këtë ditë është mbretëria e tij sepse qëndron më gjatë se asnjëherë tjetër në horizont.
Napoleon Bonaparti ka thënë: Nëse do të më duhej të zgjidhja një fe, Dielli - dhënësi i jetës, do të ishte zoti im.

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons