Forumi Kuq E Zi
Gatime te ndryshme - Faqe 2 Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Gatime te ndryshme - Faqe 2 Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Gatime te ndryshme - Faqe 2 Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Gatime te ndryshme - Faqe 2 Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 2 e 3]


1Gatime te ndryshme - Faqe 2 Empty Gatime te ndryshme 19/1/2013, 13:59

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
First topic message reminder :

Gatime te ndryshme - Faqe 2 F.0224000317752_m
Për 4-5 persona duhen:
• mish 500 gr
• qepë l kg
• hudhra 1 kokërr
• vaj 4-5 lugë gjelle
• salcë 1 lugë kafeje
• pak piper i kuq
• uthull 3-4 lugë gjelle
• kanellë, kripë, piper i zi, 2 fletë dafine
Çomleku zakonisht përgatitet me mish viçi dhe me qepë të vogla sa një kokërr: arre. Në mungesë të tyre, mund të përdoren qepë të thata të prera në katërsh.
Thelat e mishit skuqen në fultere me vaj të nxehtë sa të krijohet kore e kuqe pastaj vihen në tenxhere.
Në yndyrën që ka mbetur nga mishi, skuqen qepët dhe vendosen përbri mishit, vihen në zjarr, shtohen thelpinj hudhra, piper i zi, piper i kuq, pak kanellë dhe shuhen me uthull. Pastaj hidhet pak salcë domatesh, ujë dhe përzihen me lugë druri.
Në fund vihet kapaku, anët e të cilit zihen me brumë ose përdoret tenxherja me presion.
Çomleku del më i shijshëm kur përgatitet në enë balte.

31Gatime te ndryshme - Faqe 2 Empty Re: Gatime te ndryshme 19/1/2013, 14:15

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Manti Kosove

Në tavolinë ose në tepsi hidhet miell, ujë i vakët, vaj, kripë dhe përzihen dhe nga brumi i formuar bëhen 30 kulecë të vegjël. Secili kulac zmadhohet me okllai sa shuplaka e dorës. Lyhen kulecët me gjalpë dhe bashkohen në dhjetëshe. Secila dhjetëshe tëhollohet në një petë të madhe dhe të tre petët bashkohen në një petë të vetme. Peta ndahet në katrorë shahu. Për mbushjet e katrorëve nevojiten mish i grirë, qepë të grira hollë, kripë piper i zi . Masa e përgatitur skuqet në vaj dhe në fund të skuqjes i hidhet pak piper i kuq për ngjyrë. Masa duhet të lihet të ftohet dhe më pas mbushen me të katrorët e përgatitur më parë. Cdo katrore mbështillet diagonalisht nga të katër anët (si zarf) dhe vihen në tepsi për tu pjekur. Mantia piqet një gjysëm ore. Pasi është pjekur mbulohet me një picetë për 10 minuta dhe serviret me kos.

Për 4-5 persona duhen:
1 kg miell, 2 gota ujë te vakët, 2 lugë vaj pak kripë për brumin dhe 600 gr mish I grirë, 3 qepë, kripë, vaj, piper i zi

32Gatime te ndryshme - Faqe 2 Empty Re: Gatime te ndryshme 19/1/2013, 14:15

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Musaka me patate

Patatet me madhësi mesatare qërohen, lahen dhe priten në feta të rrumbullakta, me trashësi 5-7 mm. Patatet skuqen derisa të krijohet një kore e lehtë. Qepa e prerë në formë gjysmërrethi skuqet me yndyrë në zjarr të javashëm në menyrë që të mos digjet, por të zbutet. Këtu hidhen domate të qëruara në copa kubike, pak salcë, vazhdon kaurdisja edhe pak, shtohet kripë, piper flete dafine. Në tavën e lyer me yndyrë shtrohet një shtresë patatesh të skuqura, mbi to gjysma e qepës, përsëri nje shtresë tjetër patatesh dhe pastaj pjesa tjeter e qepës. Mbi këto prapë shtrohet një pjesë patatesh. Në një enë kaurdiset miell me pak gjalpë, shuhet me gjumësht, përzihet mirë derisa të marrë valë, hidhet kripë dhe lihet masa të trashet. Hiqet nga zjarri ftohet pak dhe perzihet me vezë. Salca e përgatitur hidhet mbi musakanë, spërkatet me gjalpë dhe djathë kackavall. Tava vihet në furrë për tu pjekur për 30 minuta.Për 4-5 persona duhen:
Patate 1 kg, qepë 5-6 kokrra mesatare, yndyrë 3-4 filxhane kafeje, domate 4-5 kokrra ose 1 lugë gjelle salce, kripë, piper, dafinë
Për salcën e bardhë duhen:
Gjalpë 1 lugë gjelle, miell 1 lugë gjelle, qumësht 1 gote caji, vezë 1 kokërr, kackavall ose djathë të thërmuar një lugë gjelle

33Gatime te ndryshme - Faqe 2 Empty Re: Gatime te ndryshme 19/1/2013, 14:15

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
PIRAMID KAKAOJE

50 gr kakao ose 1 pako.1 veze. 8 luge gjelle sheqer.60 ose 2 pako biskota te thjeshta. Pregatitja. Nenji ene rrahim vezen me kakao dhe sheqerin behet mase e zeze e trshe pastaj thyejme biskotat ne copa te vogla por jo ti thermojme pastaj me duar eperziejme bashke dhe nenji pjate stergjatce ehedhim masen e pregatitur dhe I lagimduart meuje dhe formojme nji piramide tegjate, e fusim ne frigorifer, pritet nefeta te holla trekendshe dhe serviret e ftohte, embrekullushme per femijet,

34Gatime te ndryshme - Faqe 2 Empty Re: Gatime te ndryshme 19/1/2013, 14:16

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
EMBELSIRA CAJ
Duhen:
2 pako margarin,4veze,250grsheqer,250grniseshte,200mlqumesht,500grmiell,
Pergatitja:
Ne nje ene te thell hedhim margarinen dhe sheqerin derisa ai te tretet,hedhim po aty niseshten miellin dhe e perziejm per te perftuar nje mase,e hedhim masen ne shiringen e guzhines e bejm forma luleje ne tav e pjekjes.i pjekim per 15 min ne temp 200 grade,pasi i heqim i hedhim ne pjaten e servirjes dhe i hedhim sheqer pluhur siper.

35Gatime te ndryshme - Faqe 2 Empty Re: Gatime te ndryshme 19/1/2013, 14:16

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
BOMBICA

per 30 bombica ;
700 gr keksa (biskota) te bluera
500 gr qumsht
250 gr margarin (gjalp)
5 lug kakao ( luge te gjelles )
500 gr kokos
5 luge sheqer ( lug te gjelles )
Pergatitja:
se parii 700 gr keksa i veme ne nje ene te thell te te vendosim 5 lug kakao dhe 5 lug sheqer i perziejm . margarinin ( gjalpin) e shkriejm se bashku me 500 gr qumsht, kur margarina e perzier me qumsht shkrihet e vendosim mbi keksat e bluer . i perziejm deri sa masa te bashkohet . pastaj i marrim keksat dhe i bejme ne forme te rrumbullaket te i lyejm me kokos te gjitha me rradh

36Gatime te ndryshme - Faqe 2 Empty Re: Gatime te ndryshme 19/1/2013, 14:16

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
TOLLUMBA

Për 25 copë duhen:
Për brumin:
Miell 1 gotë, vaj ose gjalpë 2-3 lugë gjelle, vezë 3-4 kokrra, pak krypë e sheqer, ujë treçerek gote.
Për shurupin:
Sheqer 2 gota, ujë 2 gota, vaj për skuqje.
Brumi për tullumba përgatitet duke zier në uje miell së bashku me gjalpë ose yndyrë tjetër dhe pas zierjes ky brumë përzihet me sasi të madhe vezësh, Për ti dhënë formën tullumbave përdoret një vegël e dhëmbëzuar. Forma mbushet me brumë dhe vihen të piqen nga të dyja anët në zjarr të nxehtë. Pas skuqjes hiqen nga zjarri dhe hidhen në shërbet të ftohtë ku mbahen 1-2 ninuta. Pastaj hiqen dhe rreshtohen në pjatë.

37Gatime te ndryshme - Faqe 2 Empty Re: Gatime te ndryshme 19/1/2013, 14:16

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Patëllxhanë të mbushur


Patëllxhanëve u qërohet bishti, u hiqet lëkura në tre rripa sipër dhe nga të dyja anët. Priten për së gjati te pjesa e sipërme deri në mes të tulit. Patëllxhanët vendosen në ujë me kripë për gjysëm ore. Ndërkohë në tigan me yndyrë skuqet qepa e grirë në formë gjysëmrrethi,shtohen domate të qëruara dhe të prere në copa të vogla; vazhdon kaurdisja në zjarr të avashëm në mënyrë që qepa të zbutet. Në fund shtohen hudhra të grira, majdanoz, kripë, piper dhe pak uthull. Patëllxhanet kullohen, shpëlahen dhe skuqen në tigan me pak yndyrë pastaj rreshtohen në tavë, hapen në vendin e prerë dhe mbushen me masën e përgatitur. Sipër u vihet nga një fetë domate.
Shtohet fare pak ujë dhe piqen për një orë në furrë jo shumë te nxehtë.




Për 4-5 persona duhen:
Patëllxhanë 1 kg, qepë 6-7 kokrra ose salcë një lugë gjelle, hudhra 2 kokrra, kripë, piper, majdanoz

38Gatime te ndryshme - Faqe 2 Empty Re: Gatime te ndryshme 19/1/2013, 14:16

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Burani


Spinaqi pastrohet, lahet dhe përvëlohet në ujë të vluar me kripë për 1-2 minuta. Orizi pastrohet, lahet dhe zihet derisa të jetë gjysëm i gatshëm, pastaj i hidhet spinaqi i përvëluar. Veç skuqet qepa derisa të marrë ngjyrë ari, shtohet salce domatesh, piper skuqet dhe pak dhe hidhet në spinaqin me oriz. Të gjitha së bashku ziejnë dhe 10 minuta derisa orizi të jetë gati. Në fund mund ti hidhet kopër ose nenexhik.



Për 4-5 persona duhen:
Spinaq 1kg, oriz 1 filxhan kafeje, vaj 4-5 lugë gjelle, qepë 1 kokërr, salce 1 lugë gjelle, kripë, piper, kopër

39Gatime te ndryshme - Faqe 2 Empty Re: Gatime te ndryshme 19/1/2013, 14:17

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Tavë Elbasani


Tava e Elbasanit përgatitet me mish qengji ose dashi. Po të jete me mish qengji ai piqet drejtëpërdrejtë ndërsa me mish dashi zihet më parë. Mishi pritet në thela, vendoset në tepsi, i hidhet përsipër gjalpë dhe futet në furrë ose në tavë me korent. Herë pas herë i hidhet nga pak ujë që të mos thahet. Pasi të piqet hiqet nga furra.
Në tenxhere me gjalpë kaurdiset pak miell derisa të zverdhet, por jo të skuqet; shtohet lëngu i mishit të pjekur i holluar me ujë, përzihen dhe vlojnë derisa të krijohet një salcë e trashë. Hiqet nga zjarri, ftohet dhe pastaj i shtohen kos, vezë, kripë dhe përzihen mirë. Në tavë hidhet oris gjysmë i zier, radhiten thelat e mishit, sipër hidhet masa e përgatitur, pak gjalpë dhe piqet në furrë.
Në qoftë se është mish dashi, ai më parë duhet të ziejë. 10-15 minuta para përfundimit të zierjes së mishit, hidhet pak oriz. Në tenxhere rrihen vezët, shtohet miell, kos, lëng mishi, gjalpë dhe kripë.
Copat e mishit vendosen në tavë së bashku me orizin, mbi to hidhet masa e përgatitur dhe gjalpë i freskët. Piqet në furrë derisa në sipërfaqe të krijohet një cipë e kuqe.
Për 4-5 persona duhen:



Mish 500 g. gjalpë 2 lugë gjelle, vezë 2 kokrra, kos 3 gota uji, miell 2 lugë gjelle, oriz 1 lugë gjelle,kripë.

40Gatime te ndryshme - Faqe 2 Empty Re: Gatime te ndryshme 19/1/2013, 14:17

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
EMBELSIRE ME BAJAME Për brumin nevojitet: 20 g tharm, 1 lugë çaji sheqer, 1/4 l qumësht i vakët, 500 g miell gruri, 75-100 g sheqer, pak krypë, 50g gjalpë (ose 3 lugë ushqimi Vaj).
Për mbulesën (shtresën e epërme) nevojitet: 50-125 g gjalpë ose margarinë, 75 g sheqer, 1 Qese Vanilin-sheqer, 50 g bajame (badem) të qëruar dhe grimcuar (ose kikirika të grimcuara).
Brumi Tharmin dhe sheqerin me 5 LU (lugë ushqimi) nga qumështi i përziejmë. 2/3 e miellit e qesim në një enë dhe në mes e hapim një gropë ku e hedhim tharmin e tretur me qumësht, pastaj tharmin e mbulojme rreth 1/2 cm me miell. Sheqerin, melmesat dhe yndyrën (apo vajin) e vakët e shpërndajmë përreth miellit (këto gjëra nuk guxojnë të vijnë në kontakt të menjëhershëm me tharmin!). Posa mielli mbi tharm të qahet, fillojmë nga mesi të përziejmë tharmin me miell dhe me harxhet tjera duke ia shtuar kohë pas kohe edhe qumështin e mbetur. Brumin e përziejmë me lugë derisa sa ai të krijon flluska. Pastaj ia shtojmë edhe miellin e mbetur dhe e ngjeshim. Nëse brumi ngjitet ia shtojmë edhe pak miell (por jo shumë, Brumi duhet të jetë i butë!). Brumin e vendosim në një vend të ngrohtë të vij deri sa të arrijë trashësinë e dyfishtë. Atë pastaj e ngjeshim dhe e shtrijmë në një tepsi të lyer mirë me yndyrë.
Shtresa Yndyrën (gjalpin apo margarinën) e shpërndajmë në copa të vogla mbi brum (apo me yndyrë të shkrirë e lyejmë brumin). Sheqerin, vanilin-sheqerin dhe bajamet (apo kikirikat) i përziejmë dhe i shpërndajmë mbi brum. Brumin e lëmë edhe njëherë në vend të ngrohtë të vij dhe kur të arrijë trashësinë e dyfishtë e fusim në furrë.
Furra 5 min parangrohet dhe piqet në 200-220`C
Koha e pjekjes: rreth 15 min.

41Gatime te ndryshme - Faqe 2 Empty Re: Gatime te ndryshme 19/1/2013, 14:17

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Japrak me gjethe rrushi

Zakonisht kjo lloj gjelle përgatitet në pranverë, kur gjethet janë ende të njoma. Gjethet lahen dhe hidhen në ujë të vluar për 1-2 minuta, që të zbuten. Kullohen e hapen në tavolinë një nga një (pjesa e shkëlqyer nga posht). Vendoset mbushja dhe mbështillen në formë roleje duke futur anët nga brenda.
Mbushja përgatitet në këtë mënyrë: orizi qërohet, shpëlahet dhe zihet për 4-5 minuta; i kullohet uji, shtohet qepë e njomë e grirë hollë, kripë, piper dhe kopër. Të gjitha këto përzihen mirë dhe përdoren për mbushje. Gjatë mbështjelljes, sipas dëshirës, në çdo japrak mund të vendoset një copë e vogël mish qingji (tul). Në rast se përdoret mish tjetër, atherë duhet të kalohet në makinë.
Japrakët mund të përgatiten edhe pa mish. Për këtë, në një tigan kaurdisen qepë të grira hollë, shtohet oriz, vazhdon kaurdisja edhe pak, hidhet ujë në mënyrë që orizi të jetë gjysmë i zier, shtohen erëza, kripë, piper dhe përzihen mirë.
Japrakët e mbështjellë vendosen në tenxhere me fund të gjerë në 2-3 shtresa. Në fund vihen disa gjethe, pastaj shtohet ujë ose lëng mishi dhe kripë. Sipër vihet një pjatë, mbulohen me kapak dhe zihen në zjarr të

42Gatime te ndryshme - Faqe 2 Empty Re: Gatime te ndryshme 19/1/2013, 14:18

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
GURABIE
Per 1 kg miell perberesit jane :

1 filxhan çaji kos
3 veze
1 filxhan sheqer
1/2 filxhani gjalpe i shkrire
1 luge kafeje sode buke
vanilje (sipas deshires)

Përgatitja

Ne fillim vendos miellin ne tepsi, pak a shume ne formen e nje vullkani dhe ne pjesen e kraterit hidh perberesit. (mire eshte qe soden e bukes ta perziesh me kosin ne fillim dhe pastaj ta hedhesh tek mielli).
Me pas perzje miellin me perberesit, pak a shume njesoj si mund te punoje brumin per lakror. (perberesit mund ti hedhesh dhe tek makinat e bukes, ne gjysem proces e ti perziesh dhe perpunosh atje).

Pasi ke pergatitur brumin, me forma te vogla kuzhine mund ta ndash ne pjese (ose mund te formosh me dore trekendesha te vegjel). Copat e vogla te brumit (te prera ne forma) vendosi mbi tepsine e lyer me gjalpe (copezat vendosi pak larg nga njera tjetra qe mos ngjiten).Lyej nga siper copezat me veze te rrahur dhe pluhur sheqeri dhe leri te piqen.

Nuk jam e sigurt ne cfare temperature duhen te piqen, por si do qe te jete nuk duan te piqen gjate (duhet tu rrish tek koka aq min sa i le ne furre, qe mos digjen.

43Gatime te ndryshme - Faqe 2 Empty Re: Gatime te ndryshme 19/1/2013, 14:18

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
GJELL ME PESHK-KRAP Nevojiten: 1 krap i madh 1 kg. 8-10 qepë mesatare, 1 filxhan i madh yndyrë, 1/2 filxhan uthull, krypë, piper i zi dhe 1 fletë dafine.

Krapi pastrohet mirë dhe copëtohet. Në fëlteren me vaj fërgohen qepët e grira imë derisa të marrin një ngjyrë të verdhë, u shtohet uthulla, krypa, piperi i zi dhe fleta e dafinës. Qiten në një tenxhere më të thellë, sipër qiten copat e peshkut të kulluar, ujë sa për t’u mbuluar peshku, i vihet kapaku dhe zihen ngadalë derisa të avullohet gati e tërë sasia e ujit. Servohet e nxehtë me garniturë patatesh të ziera ose të fërguara ose pure spinaqi.

44Gatime te ndryshme - Faqe 2 Empty Re: Gatime te ndryshme 19/1/2013, 14:19

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Pule me perime

Përshkrimi

recete pule me perime nga usa
Përbërësit

* 1 pule
* 1 limon
* 1 qepe
* 2 thela hudhra
* karrota 2 3 te mdhaja
* patate 2 kokrra
* speca 2
* dhe cdo llloj perime qe ke qef ti

Udhëzime per pregaditje

Merr pulen e lan mire pastaj e merr limonin dhe end apergjys po ashtu dhe qepen dhe kto ia fut pules ne byth me krip dhe piper te zi .pastaj e lyen pulen me vaj ulliri nga jashte dhe e be me piper te zi dhe kripe.I merr perimet dhe i pret ne copa dhe kto i be me krip dhe piper dhe ne nje tepsi vendos pulen ne mes dhe anash i fut perimet i perzie kto mire me vaj ulliri dhe kripen e piper pastaj e mbulon me leter alumini dhe e fut ne furre e le 30 min dh epastaj ia heq letren dhe e le per 15 ose deri sa t ejet gati .

45Gatime te ndryshme - Faqe 2 Empty Re: Gatime te ndryshme 19/1/2013, 14:19

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Bombica me patate

masa:
1/2 patate
1/2 pavllaka
200 gr kaçkavall te grire imet
200 gr sallame te thate e coptuar ne copa shume te vogla,
200 gr ullinje te gjelbert dhe te zi te coptuar ne copa te vogla.


Pergaditja;

I qironi patatet i zieni me krip dhe i beni si pure,ja shtoni pavllakun dhe i berzieni mire deri sa te behet masa njesoj. E berzieni me masen / ullinje sallame I formoni toptha te vegjel dhe i ngjyeni ne kaçkavall te bluar imet .I dekoroni me magdanoz te coptuar imte.

46Gatime te ndryshme - Faqe 2 Empty Re: Gatime te ndryshme 19/1/2013, 14:19

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Rolada e gjelbert me spinaq

Masa
Brumi
5 veze
200 gram pire nga spinaqi
3 luge kaçkavall te grire.
5 luge pavllake
2 luge miell
krip

Fili
200 gram sallame me mundesi shunke te coptuar ne copa te vogla
250 gram djethe pa krip
kastraveca turshi te coptuar
5 luge pavllake
200 gr.karota te ziera dhe te coptuara ne copa te vogla.

Spinaqin e pastroni e coptoni dhe e zieni me uje e krip. E kulloni nga uji dhe e leni anash ne nje ene.Spinaqi behet si pure. I berzieni vezet me mikser sikur per torte dhe i kryposni, i shtoni dy luge miell dhe i berzieni ngadale me tel, i shtoni spinaqin pire ,kaçkavallin dhe pavllakun .Masen e berzieni deri sa te jete gjithkun njesoi dhe i piqni masen ne tepsi te lyeme me vaj. Masen e pjekur e mbuloni me nje sallvete te vllagisur e leni deri sa te ftofet e lyeni me fillin e pergaditur nga pavllaku,kaçkavalli dhe djathi i bute pa krip, dhe kastravecat turshi te coptuar, karotat dhe sallami i coptuar, mbasi te lyeni masen e pjekun. E mbeshtjedhni me folie dhe e veni ne frigorifer. Mbas tri ore e preni kur doni edhe ta servironi. Ju beft mire se eshte shume e shijshme dhe del shume e bukur. Me ka dale shume e shijshme.

47Gatime te ndryshme - Faqe 2 Empty Re: Gatime te ndryshme 19/1/2013, 14:20

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Sallata me lulelajere dhe karota

Perberja

1 lulelakre mesatare 1 kg
800 gr karota te medha
500 gr djathe kaçavall
500 gr majoneza Tomi
1 limon
4 thajba hurdha
1 tube me magdanoz te grire
150 gr arra te bluara
Pergaditja

Ne nje ene qesim uje dhe krip ku ne ate uje i shtojme karotat e pastruara dhe te grira ne rrathe, i lejme te zihen deri sa te zbuten pakez, i largojme nga ena dhe i lejme te ftofen. Lulelakren e pastrojme dhe e ndajme ne pjese te saj qe jane te formuara e qesim ne tenxhere me ujedhe krip me te njejten menyre si te karotat, zihen por nuk guxohen te zbuten shume, kur te jene gadi edhe ato i kullojme dhe i lejme te ftofen. Gjate kohes se ftofjes se ketyre dy perimeve ne e marrim kaçkavallin dhe i grijme imet, e qesim ne nje ene deri sa te pergaditen perimet qe ato te jene te ftofta, e marrim limonin e ndajm ne gjysme dhe e shtrydhim langun nga ai limon. Langun e limonit e berziejm me majoneze deri sa masa te jete njesoi aty i shtojme edhe hurdha te grira imte dhe 100 gr arra te bluara. I marrim nje ene xhamit te madhe dhe e rendisim nje rend lulelakre, nje rende djathe kaçkavall dhe nje rende majoneze, e shtrojme karotat, permbi djathin kaçkavall dhe majonezen. Ne funde e zbukurojme me magdanoz te fresket dhe te grire imet dhe arra te bluara. Eshte shume e shijshme


48Gatime te ndryshme - Faqe 2 Empty Re: Gatime te ndryshme 19/1/2013, 14:20

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Përbërësit embelsi me kokos
* 3 veze
* 1 gote uji vaj
* 1 got uji kos
* 1filgjan kafeje sheqer
* 1 pecivo
* 1 vanill sheqer
* 1 pako rrushte thate ose arra
* 1 pako kokos
* 1got uj dhe 1 got sheqer per sherbetin
Udhëzime per pergatitja
ne nje ene per perzierje theni vezet komplet,shtoni vajin,kosin dhe sheqerin.perzieni mir me mikser pastaj i shtoni pecivon dhe vanil sheqerin,dhe rrushin e thate apo arrat sipas deshires se juaj.
futeni te piqet per 15 min.ne temp.250 grade celsius
pasi te pjeket e lagni me sherbet dhe siper hidhni kokos.

49Gatime te ndryshme - Faqe 2 Empty Re: Gatime te ndryshme 19/1/2013, 14:20

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Tasqebap

tasqebapi zakonisht pregatitet me mish vici ose dashi. mishi tul pritet ne shirita te holle ne drejtimin e kundert te fijeve ose ne copa katrore. skuqet ne yndyre sebashku me qepet e prera fije-fije, derisa t'i avulloje uji dhe te krijohet njw shtrese e kuqe. shtohet mielli, skuqet dhe pak, shuhet me vere, hidhet salce domatesh, gjethe dafine, disa thelpinj hudra, kripe dhe uje deri sa te mbulohet mishi. Lihet te zihet ne zjarr te ngadalte, deri sa gjella te jete gati. tasqebapi shoqerohet me salcen e vet. sipas deshires mund te shoqerohet edhe me garniture perimesh; ne menyre te vcante shkon me pure patatesh ose patate te ziera.

per 4-5 persona duhen:
- 500 g mish
- 2-3 kokrra qepe
- 4-5 luge gjelle me yndyre
- 1 luge gjelle me miell
- gjysem filxhan caji me vere
- 1 gjethe dafinegjysme luge gjelle me salce ose 2-3 kokrra domate mesatare
- 3-4 thelpinj hudhra
- kripe dhe pak spec i kuq

50Gatime te ndryshme - Faqe 2 Empty Re: Gatime te ndryshme 19/1/2013, 14:21

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Krem Vanilje

Per 4-5 persona duhen :
qumesht 4 filxhane caji, veze 2 kokrra, uje 1 filxhan caji, sheqer 2 filxhane kafeje, niseshte 3 luge kafeje, dhe kanelle.

Te verdhat e vezeve ose krejt vezet rrihen me sheqer dhe pak uje, pastaj shtohet niseshte. Masa perzihet mire dhe duke e perziere
pak nga pak, shtohet qumesht i nxehte. Vihet ne zjarr dhe perzihet vazhdimisht derisa te marre vale. Hiqet nga zjarri, i hidhet
vanilje, perzihet dhe ndahet neper tasa. Siper i hidhet kanelle.


2. Krem Kakao !
Per 4-5 persona duhen:
qumesht 4-5 filxhane caji, veze 2 kokrra, uje 1 filxhan caji, sheqer 2 filxhane kafeje, niseshte 3 luge kafeje, kakao 1 luge gjelle.Kakaoja perzihet mire me sheqerin, i hidhet pak uje i nxehte dhe perzihet perseri. Pastaj shtohen vezet, rrihen mire, i hidhet niseshte
she ne fund, duke e perziere vazhdimisht, i hidhet qumesht i nxehte. Masa vihet ne zjarr dhe duke e perziere, lihet detrisa te trashet.
Kremi i pergatitur hidhet neper filxhane dhe lihete ftohet.

51Gatime te ndryshme - Faqe 2 Empty Re: Gatime te ndryshme 19/1/2013, 14:21

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Gatime te ndryshme - Faqe 2 Rjgif9
Banana Split
Produktet e nevojshme
- 4 banane
- 100 gr ara te bluara
- 12 topa akullore
- zhelatin ose zhele
- 200 ml. shllag ( whipped cream)
Pergatitja:

Ne një tas për perzierje vendosim shllagun dhe e perziejme me mikser. Ne pjaten për servim te banana splitit vendosim 3 topa akullore. Bananen e pastrojme dhe e presim për gjysem (ne gjatesi)ose ne ne copa te vogla. Gjysmat e bananes i vendosim ne dy anet e akullores qe është vendosur ne mes te pjates për servim. Me hoplen e perzier mbushim një “shpric” dhe e vendosim kremin mbi akulloren dhe bananet. Pastaj gjithë kesaj i hudhet zhele dhe arrat e bluara.

52Gatime te ndryshme - Faqe 2 Empty Re: Gatime te ndryshme 19/1/2013, 14:22

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Kjo eshte nje torte qe ne brendesi te saj ka cokollate te lengeshme

perberesit:

200 gram cokollate puro
150 gram sheqer plulur
200 gram gjalpe
2 luge supe miell.
3 veze

shkrijme ne banjomaria* cokollaten dhe gjalpin duke i trazuar here pas here.

rrihen te bardhat e vezeve vec, derisa te krijohet nje mase kompakte

rrajme me vete te verdhat e vezeve me sheqerin dhe me vone shtojme mjellin duke e hedhur me ndihmen e nje site te vogel ne forme pluluri, pasi e kemi rrahur shume mire dhe eshte krijuar nje mase e vetme shtojme cokollaten e shkrire dhe gjalpin e shkrire. vazhdojme i rrajme dhe per 2 -3 minuta te gjitha se bashku dhe shtojme te bardhen e vezes. I rrahim perseri derisa behet nje mase kompakte dhe e derdhim ne formen qe kemi pergatitur (lyer me gjalpe tepsin). E veme te piqet ne furre te ngrohte per 13 minuta ne temperature 175°.
pasi e heqim presim pak te ftohet e kthejme ne nje pjatance dhe e sperkatim me pak plulur sheqeri persiper.

* banjomaria quhet shkrirja apo gatimi i dickaje ne dy ene. nje ene te madhe pasi e mbushim pergjysem me uje e veme te zjeje dhe ne mes te saj vendosim nje ene tjeter me te vogel me ushqimin qe do gatuajme, ne rastin tone me cokollaten dhe gjalpin qe do te shkrijme.

53Gatime te ndryshme - Faqe 2 Empty Re: Gatime te ndryshme 19/1/2013, 14:22

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Takot e Ketit (Ushqim meksikan)

Pergatitja:

3 filxhan miell,
½ luge caji kripe,
½ luge margarine,
½ filxhani uje.

- Me keto bejme brumin dhe hapim prej tij 5 pete te vogla .

– Salca pergatitet me:
qepe te thata,
kripe,
rigon,
spec djeges,
spec te kuq pluhur,
pluhur hudhre,
niseshte. Te gjitha keto hidhen njehere ne nje tas dhe perzihen.
Me perpara ne nje tigan kemi hedhur pak mish te grire dhe mbasi te jete kaverdisur pak i shtojme perbersit e mesiperm duke i shtuar 2 filxhane me uje.
I leme keshtu te ziejne derisa te te shteroje uji.
Ne pjata te ndryshme presim domate, sallate jeshile, djathe pice te ngrire.
Petet e pergatitura i pjekim lehte ne nje tigan me pak vaj.
Mbasi te jene pjekur vendosim siper salcen e pergatitur dhe perbersit neper pjata dhe mbyllini duke i rrotulluar.

54Gatime te ndryshme - Faqe 2 Empty Re: Gatime te ndryshme 19/1/2013, 14:23

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Akullore me cokollate



Perberesit :100 g çokollatë, 120 g sheqer, 6 të verdha veze, 3/4 L qumësht.
Pergatitja : Përgatitja për 6 persona. Zieni qumështin. Në një tigan tretni në banjo-mari çokollatën e
grimcuar me disa lugë qumësht të nxehtë dhe pastaj hidheni kremin e përftuar në qumështin e mbetur. Në një tenxhere punoni të verdhat e vezëve me sheqerin derisa të përftohet një masë e bardhë dhe e fryrë. Hollojeni me qumështin me çokollatë të hedhur ngadalë. Vendoseni në zjarr në flakë të ulët dhe duke e përzier, lëreni që kremi të trashet por pa arritur të ziejë. Filtrojeni kremin nëpërmjet një kullese, hidheni në një enë dhe lëreni të ftohet duke e përzier herë pas here. Vendoseni në makinën e akullores dhe hiqeni pas 20 minutash. Akullorja është gati.

55Gatime te ndryshme - Faqe 2 Empty Re: Gatime te ndryshme 19/1/2013, 14:23

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
BAJADERA


Përbërësit:
* 300 gr keksa të bluar
* 200 gr bajame, lajthi ose arra të bluara
* 200-300 gr sheqer
* 250 gr margarinë
* 200 gr çokollatë
* 1,5 dcl ujë
* Glazura: 100 gr çokollatë, 2 lugë vaj
Përgatitja:
Uji dhe sheqeri vlojnë 5 minuta. Në sherbet të nxehtë, duke i përzier, hidhen gradualisht bajamet, margarina e prerë në katrorka dhe keksat. Masa përzihet gjersa të kompaktësohet. Veçohet 1/3 e masës së përgatitur, pjesës tjetër i shtohet çokollata e ndarë në copa të vogla dhe përzihet mirë gjersa të shkrihet. Në tepsi katrore të shtruar me folje të tejdukshme,shtrihet masa me çokollatë. Mbi të vendoset dhe rrafshohet masa e bardhë.
Shkrihet çokollata në enë mbi avull me 2 lugë vaj. Përzihet mirë dhe me glazurë pak të ftohur, lyhet e tërë sipërfaqja e bajaderës. Ëmbëlsira futet në frigorifer për t’u ftohur mirë, pastaj pritet në pjesë katërkëndëshi.

56Gatime te ndryshme - Faqe 2 Empty Re: Gatime te ndryshme 19/1/2013, 14:24

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Mish pule me vezë e limon



Për 6 veta

* 1,5 kg mish pule
* 3 qepë mesatare të prera trashë
* 12 kërpudha të prera në feta
* 1,2 kg kunguj të freskët të prera në copa
* lëngë të gjysmë limoni
* 1 l lëng mishi
* kripë dhe piper

* Për vezët dhe limonin: 2 vezë, lëng të gjysmë limoni, 1,5 lugë të korn-flaur.
* Vendosni tenxheren me pulën në zjarr mesatar. Shtoni qepët dhe kërpudhat, shtoni dhe kungujt e freskët. Hidhni kripën dhe piperin.
* Hidhni lëngun e limonit, 2 filxhanë ujë dhe kubikun e lëngut të mishit dhe e zini gjellën në zjarr për 30-40 minuta.
* Rrihni vezët. Shkrini në lëngun e limonit korn-flaur dhe këtë përzierje e hidhni tek vezët me limon duke mos pushuari së rrahuri.
* Hidhni tek vezët me limon disa lugë nga lëngu i ngrohtë i pulës dhe kur përzierja të ngrohet mjaft, e hidhni brenda në tenxhere me pulën. E lini pulën në zjarr për disa minuta dhe e servoni.

57Gatime te ndryshme - Faqe 2 Empty Re: Gatime te ndryshme 19/1/2013, 14:24

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Ëmbëlsirë me çokollatë



Përbërësit:

* 1 tas me çokollata të copëtuara ( rreth 9 copëza çokollate)
* 1 lugë gjelle gjalpë, e shkrirë
* 2 copa krem djathi i butë
* 1 cope krem djathi me 1/3 më pak i butë
* 1 gotë sheqer
* 3 lugë gjelle miell
* 1 lugë gjelle përbërje vanilje
* 3 të bardha vezësh
* 1 vezë
* 30g çokollatë

Përgatitja: 1 - Ngroheni paraprakisht furrën në 325 gradë.
2 - Vendosni copëzat e çokollatës në një tigan duke i ngrohur dhe duke i shkrirë me gjalpë. Përziejeni atë derisa të shkrihet. I fusni në 325 gradë për 8 minuta.
Hidhni në një tas të madh kremin e djathit, përziejeni mirë, shtoni miellin, të bardhat e vezëve, vezën, përziejeni masën derisa të bëhet një përzierje e njëtrajt¬shme. Hidhni përzierjen e sapo bërë në tiganin me çokollatë.
Vendosni çokollatën në një mikrovalë të vogël, në ‘High’1, 1/2 minuta, dhe e përziejmë për 45 sekonda (çokollata nuk duhet të shkrihet plotësisht). Përziejeni derisa të zbutet. Hidhni çokollatë të shkrirë në përzierjen e miellit për të formuar 9 pjesëza. Hidheni çokollatën sipër përzierjes së miellit dhe i piqni për 35 minuta në 325 gradë.
Ftoheni duke e vendosur në një letër alumini dhe e lini për 2 orë, pastaj servireni.

58Gatime te ndryshme - Faqe 2 Empty Re: Gatime te ndryshme 19/1/2013, 14:25

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Peta të ëmbla



Materialet për 30-35 copë:
Për mbushjen

• 2 vezë
• 2 të kuqe vezësh
• ¼ lugë ëmbëlsire
• sodë buke
• kripë, një majë luge lëkurë nga gjysmë portokalli
• 1 ¾ lugë gjelle miell
• Vaj ulliri

Për shurupin
• 2 lugë gjelle mjaltë
• ½ filxhan sheqer
• 1 filxhan ujë (ose 2 filxhanë mjaltë dhe 1 ujë)Për zbukurimin

• kanellë
• arra të grira
Përgatitja:

Rrihni në mikser vezën dhe të kuqët e vezëve së bashku me sodën dhe kripen, për rreth 20 minuta. Shtoni lëngun e portokallit dhe vazhdoni rrahjen, duke shtuar pak nga pak miellin, derisa të bëhet brumë. E ndani në dy topa; e mbështillni me një celofan dhe e vendosni në frigorifer për 2-3 orë.

Në tryezën ku do të punoni hidhni pak miell. Gjithashtu lyeni edhe duart me miell. Hapni brumin në petë shumë të holla (nëse brumi ngjit shtoni miell, me qëllim që të bëhen ëmbëlsirat më të shkrifta). I prisni petët në rripa me trashësi 6 cm dhe gjatësi 15 cm. secilën. I shtrini të gjithë rripat prej brumi njëri mbi tjetrin në tryezë dhe i mbuloni me pecetë që të mos thahen.

Në një tigan të thellë ose tenxhere hidhni vaj me bollëk dhe e digjni atë. Merrni me pirun një rrip brumi. E mbështillni rreth pirunit dhe menjëherë më pas e zhysni në vaj. Këtu e lini derisa të skuqet dhe të fryhet. E përsëritni këtë ritual me të gjitha rripat. I vendosni në një letër thithëse kuzhine që të kullojnë.
Në vazhdim përgatitni shurupin duke zier ujin me sheqerin, derisa të shkrihet dhe më pas shtoni mjaltin. I përzieni materialet derisa të mpiksen. I spërkatni ëmbëlsirat me shurupin dhe i zbukuroni me kanellë dhe arra të grira.

59Gatime te ndryshme - Faqe 2 Empty Re: Gatime te ndryshme 19/1/2013, 14:25

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Kuzhina shqiptare eshte e thjeshte por e profumuar per shkak te specieve qe perdor. Disa riceta jane te ngjashme me ato te italise se jugut, kurse disa te tjera ngjajne me ato Turke e Greke. Per ate qe ka udhetuar me pare ne ballkan kuzhina shqiptare nuk do jete nje surprize. ne pergjithesi kuzhina shqiptare eshte e profumuar dhe ushqimet jane te pjekura mire, perdoret edhe gatimi me avull.
Perdoren shume prodhimet shtepiake, kosi, qumeshti, dhe derivatet e tij. Pjatat e dyta te mishit jane me baze qengji dhe vici. Si pije gjate ngrenies perdoret shpesh rakia, e bere ne shtepi. embesira tipike jane bakllava nje mbushje me arra, e zbutur me sherbet dhe githe kjo e mbeshtjelle me peta te pjekura ne furre dhe llokumet, kubata me xhelatin frutash te mbulu me sheqer pluhur, te profumuar me vanilje.
Nje nga ricetat shqiptare
japrak:

per 4 persona:
- 16 gjethe te medha rrushi
- 200 g oriz
- majdanoz
- 2 qepe te njoma- vaj ulliri
- mish qengji
Pergatitja:
Lahen mire gjethet e rrushit dhe i hiqet kercelli. Pritet fine qepet dhe majdanozi. Skuqen qepet ne nje tigan me pak vaj dhe pastaj vendosim copat e mishit. Pastaj shtohet majdanozi. shtojme orizin me pak uje dhe e lejme per rreth 5 minuta, duke shtuar uje. Me pas vendosim kete qe pergatitem mbi gjethet e rrushit dhe i mbyllim. E lejme ne zjarr per rreth 15 minuta duke shtuar uje. Serviren te ngrohta.

60Gatime te ndryshme - Faqe 2 Empty Re: Gatime te ndryshme 19/1/2013, 14:26

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Sanduicet perdoren ne raste pritjesh,kur nuk kerkohet preokupim i vecante per gatim.Ato pergatiten me cfaredolloj mishi te pjekur,me proshute, me sallam,me sardele,me djathe e garnitura te tjera.Forma dhe madhesia e tyre zgjidhen sipas deshires.

Pergatitja e sanuiçeve

1.Kryesisht perdoret buke e bardhe e prere ne feta te holla 1/2 cm te trsha
2.Fetat ndahen dy nga dy dhe lyhen me gjalpe.
3.Pergatitet mbushja e cila mund te jete:
-feta te holla dhe djathe kackavall
-feta rostoje dhe djathe
-sallam dhe djathe
-sardele te shtypura
-domate pa fara e leng
-peshk ton i konservuar
-mish pule i grire ose feta
-veze dhe majdanos
-feta patateje
-speca te pjekur te lyer me vaj
4.Bashkohen fetat e bukes me njera tjetren ngjishen pak dhe priten ne orma te ndryshme si katrore trekendesha rripa etj...mjaft qe ato te kapen me lehtesi me dy gishta dhe te hahen pa veshtiresi.
5.Ruhen ne vend te fresket ,ne menyre qe te mos shkrije gjalpi dhe mbulohen me nje picete te lagur me pak uje qe te mos thahen.

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 2 e 3]

Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons