Forumi Kuq E Zi
Gatime me veze Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Gatime me veze Regjis10

Join the forum, it's quick and easy

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....

You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Gatime me veze Empty Gatime me veze 24/1/2013, 14:53

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Vezë të mbushura me sallatë ruse

Zgjidhen vezë të forta, qërohen, ndahen përgjysmë duke i hequr të verdhën. Gjysmat e vezëve (të bardhat) mbushen me sallatë ruse të gatshme dhe sipër zbukurohen me të verdhat e vezëve të thërmuara, me majdanoz të grirë hollë dhe me copëza gogozhare.

Për 1 person:

sallatë ruse 1 lugë gjelle, majdanoz 1 fije, pak gogozhare.

Omëletë me djathë

Rrihen vezët, i shtohet djathë i thërrmuar i bardhë ose kaçkavall i grirë në rende, kripë dhe qumësht.Skuqet në yndyrë të nxehtë dhe mblidhet në formë roleje.

Për 1 person:

vezë 1 ose 2 kokrra, yndyrë 2 lugë gjelle, djathë i grirë 1 lugë gjelle, qumësht 2 lugë gjelle, pak kripë.Vezë me qepë e domate

Qepët e grira hollë kaurdisen sa të zverdhen e të zbuten.Hidhen domatet e qëruara nga cipa dhe vazhdohet kaurdisja, shtohet kripë, piper, majdanoz dhe vezët sipër. Skuqen sa të mpikset e bardha e vezës.

Për 1 person:

vezë 1 ose 2 kokrra, qepë 1 kokërr mesatare, vaj 2 lugë gjelle, domate 1 kokërr mesatare, kripë, piper, majdanoz.

Vezë syze me qepë të njoma

Qepët e njoma të pastruara e te lara mire priten 3-4 cm, skuqen në zjarr të ngadalte te mbuluar me kapak sa të zbuten, Hidhet kripë, kopër dhe se fundi vezët.

Për 1 person:

vezë 1 ose 2 kokrra, qepë 2 copë mesatare, vaj 2 lugë gjelle, kripë, kopër.

2Gatime me veze Empty Re: Gatime me veze 24/1/2013, 14:53

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Veze skoceze

6 vezë, 200 gr mish vici i grirë, 40 gr bukë e thekur e grirë, 30 gr miell, vaj ulliri, kripë, piper.

Përgatitja:

Zihen 4 vezë në një enë plot me ujë. Koha e zierjes duhet të jetë ekzaktësisht 8 minuta nga momenti që fillojnë zierjen. Pas kësaj, ftohen në ujë të ftohtë të rrjedhshëm, u hiqet lëvozhga, u hidhet pak kripë dhe piper.

Merret me dorë pak mish i grirë dhe mbulohen vezët e ziera.

Në një tas rrihen vezët e mbetura. Mielli dhe buka e thekur e grirë vendosen në dy pjata të ndryshme.

Vezët e mbuluara me mishin e grirë lyhen me miell, lyhen me vezët e rrahura, dhe pastaj lyhen me bukën e thekur të grirë.

Pastaj skuqen për 10 minuta në vajin e ullirit të nxehur shumë, rrotullohen shpesh, kullohen në kartën e kuzhinës, u hidhet kripë dhe shërbehen të ngrohta.6 vezë, 200 gr mish vici i grirë, 40 gr bukë e thekur e grirë, 30 gr miell, vaj ulliri, kripë, piper.

Përgatitja:

Zihen 4 vezë në një enë plot me ujë. Koha e zierjes duhet të jetë ekzaktësisht 8 minuta nga momenti që fillojnë zierjen. Pas kësaj, ftohen në ujë të ftohtë të rrjedhshëm, u hiqet lëvozhga, u hidhet pak kripë dhe piper.

Merret me dorë pak mish i grirë dhe mbulohen vezët e ziera.

Në një tas rrihen vezët e mbetura. Mielli dhe buka e thekur e grirë vendosen në dy pjata të ndryshme.

Vezët e mbuluara me mishin e grirë lyhen me miell, lyhen me vezët e rrahura, dhe pastaj lyhen me bukën e thekur të grirë.

Pastaj skuqen për 10 minuta në vajin e ullirit të nxehur shumë, rrotullohen shpesh, kullohen në kartën e kuzhinës, u hidhet kripë dhe shërbehen të ngrohta.

3Gatime me veze Empty Re: Gatime me veze 24/1/2013, 14:54

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Spinaq me vezë

Nevojitet; 1 kg spinaq i fresket,1 qepe, 5 veze, yndyre (per fergim),
kripe, melmese (kripe e shtojce perimesh).

Pastrohet spinaqi dhe grihet ne 2-3 pjese (fleta e spinaqit). Pasi te
kemi vene yndyren te zjarr, hudhet qepa e grire imet dhe zbutet mire, pastaj hidhet spinaqi me kripe dhe te gjitha melmesat dhe fergohet 20 minuta derisa masa e spinaqit te kete rene ne fund te tenxheres dhe te jete zbutur mire. Pasi te zbutet e te fergohet mire, spinaqi hidhet ne nje tepsi dhe masa rrafshohet neper tere tepsine, i hudhen vezet siper (vezet e pa rrahura) dhe futet ne furre per tu pjekur vezet si dhe per te leshuar leng spinaqi. Piqet ne temp te larte per 30-35 minuta.

4Gatime me veze Empty Re: Gatime me veze 24/1/2013, 14:54

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Fergese Tirone

Për 4-5 persona duhen:

Speca 8-10 copë mesatare, domate 4-5 kokrra mesatare, yndyrë për skuqje, 2 filxhanë kafeje, miell 1 lugë gjelle, vezë 2 kokrra, hudhra 4-5 thelpinj, gjizë 4-5 lugë gjelle, spec djegës sipas dëshirës.

Specat pastrohen nga bishti dhe farat, lahen dhe skuqen. Në yndyrën e mbetur hidhet domatet e qëruara nga cipa dhe të grira hollë, kaurdisen derisa masa të trashet, hiqet nga zjarri i hidhen vezë, spec djegës, majdanoz i grirë hollë, gjizë ose djathë. Masa vendoset në pjatë dhe sipër vendosen specat e fërguar.

Sponsored content

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons