Forumi Kuq E Zi
Kuriozitete te ndryshme Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Kuriozitete te ndryshme Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Kuriozitete te ndryshme Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Kuriozitete te ndryshme Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Kuriozitete te ndryshme Empty Kuriozitete te ndryshme 14/5/2011, 13:44

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
1 Sikur uji i deteve te kthehej ne kripe
Sikur nga te gjithe ujerat e deteve dhe oqeaneve te nxirrej kripa,me te do te mbulohej gjithe siperfaqja e tokes sone me nje shtrese prej rreth 130 metrash.

2 2 Prejardhja e emrit "tenis"
Fjala tenis eshte shkruar ne anglisht dhe anglezet e kane marre nga frengjishtja.Kur fillonte loja dhe njeri gjuante me rrakete para se topi te hidhej i thoshte kundershtarit:"tenez" qe do te thote:"mbaje".Anglezet i dhane fjales formen qe ka sot.

3 3 Lotet e krokodilit
Prej kohesh njerezit kishin vene re se krokodilet,pasi hanin gjahun e kapur ne ujin e detit fillonin e lotonin.Kjo dukuri te linte pershtypjen se kjo kafshe qante prene e ngrene.Prandaj dhe lindi shprehja "lotet e krokodilit" qe personifikon hipokrizine e njerezve te ligj. E verteta eshte se krokodilit nuk i vjen keq per kafshen e ngrene,por eshte gjendra e kripes ajo qe prodhon lotet. Dhe pikerisht pasi krokodili ka kollofitur kafshen se bashku me ujin e kripur,fillon veprimin e saj gjendra e kripes qe ndalon sasine e tepert te kripes,e cila del jashte ne formen e pikave te loteve.

4 4 Popullsia e botes deri sot
Mendohet se qe nga krijimi i shoqerise njerezore ne bote kane jetuar mbi 80 miliard njerez.

5 5 Pse Deti i Zi quhet keshtu?
Perqindja e vogel e kripezimit prej 1.9 perqind i jep Detit te Zi nje ngjyre te erret karakteristike.

6 6 Gjuhet e botes
Ne shoqerine e sotme njerezore fliten 2796 gjuhe te ndryshme.Ato ndahen ne 11 grupe kryesore dhe 50 grupe "gjuhesh te vogla".Njerezit qe flasin keto gjuhe perdorin rreth 8000 dialekte.

7 7 Kanguru
Kur u duken per here te pare ne Australi,europianet vune re nje kafshe te cuditshme:ajo ecte me kembet e prapsme ndersa ne bark kishte nje si qese nga nxirrnin koken te vegjlit.-C'eshte kjo?- i pyesnin ata indigjentet.
-Kan-gu-ru - pergjigjeshin ata.Qe nga ajo kohe kafsha e cuditshme u quajt kanguru.Kur me vone studjuan gjuhen vendase,evropianet mesuan se "kanguru" do te "nuk kuptoj".

8 8 "Insekti i zbutur"
Bleta eshte i vetmi insekt i zbutur nga njeriu.

9 9 Elefanti frikacak
Elefantet i tremben lepujve dhe qenve qofshin keta edhe te vegjel.

10 10 Sa kushton 1 kg mjalte?
Per te prodhuar nje kilogram mjalte,nje blete i duhet te thithe nektarin e 12 milion luleve dhe per kete te pershkoje nje rruge me gjatesi rreth 300.000 kilometra.

11 11 Numri i gjallesave ne det
Ne cdo liter uje te siperfaqes se detit ka mesatarisht rreth 10.000 gjallesa,ne 100 metra ka 3.000 dhe ne 5.000 metra ka mesatarisht 15 gjallesa.

12 12 Thellesia me e madhe e deteve dhe oqeaneve
Thellesia me e madhe e deteve dhe oqeaneve ndodhet ne pjesen perendimore te Oqeanit Perendimor dhe arrin ne 11030 metra.

13 13 Floket dhe njeriu
Zakonisht nje njeri ka ne koke rreth 100.000 qime floku.Tek flokekuqte kjo shifer arrin ne 90.000,te bjondet ne 140.000 dhe tek brunet dicka ne mes te ketyre dy shifrave.Mesatarisht,cdo dite bien nga 50 deri ne 100 fije floku.

14 14 Njerezit me te gjate e me te shkurter
Njeriu me shtatin me te larte ka qene austriaku Frederik Vinkelmeir,qe ka jetuar ne shek.VII.Ai ishte 2.78 m i gjate.Gruaja me e gjate e te gjitha kohrave ka qene gjermania Mariane Wehler me gjatesi 2.55 m.Njeriu me i shkurter ka qene Xhin Vorenburgu me gjatesi 45 cm dhe konkurrentja e tij Halami Aqube Ton Sinai me gjatesi vetem 38 cm.

15 15 Shpikesi i telefonit
Uaston,hajde ketu,me duhesh.---Fjala e pare e transmetuar nepermjet telefonit nga shpikesi i tij,Aleksander Graham Bell qe therriste ndihmesin e tij,Uaston.Ai mori patenten e telefonit me numer 174465 ne vitin 1876.

16 16 Kuriozitete demografike
Cdo dite ne bote lindin 250.000 njerez.Ne cdo 100 vajza te sapolindura korrespondojne 105 djem te sapolindur.Brenda 50 viteve te ardhshem popullsia e botes do te dyfishohet.

17 Shpenzimet ushtarake
Ne vitin 1979 u harxhuan per qellime ushtarake 450 miliard $,ne 1985 850 miliard $ dhe sot kalojne shifren prej 1.000.000.000.000 $.

17 18 Pabarazite sociale
Ne vitin 1960 1/5 me e pasur e botes kishte te ardhura mbi 20 here me te medha sesa 1/5 me e varfer dhe ne vitin 1960 kjo diference u trefishua.
47 vendet me te pazhvilluara te Afrikes e Azise (qe banohen nga 3 miliard njerez) kane te ardhuara vjetore 500 $ kurse vende te Evropes Veriore kane 20.000 $.


69 Fëmijë të një nëne
Feodor Vasilijev nga Shuya (Rusi), nga gjithsejt 27 lindje gjatë viteve 1725-1765 lindi 16 bineqë, 7 treneqë, dhe 4 katërneqë. Vetëm dy fëmijë prej tyre vdiqën si foshnjë.

James Gill, i biri i Brenda dhe James Gill, lindi 128 ditë para kohës së paraparë. Në lindjen e tij më 20 Maj 1987 në Ottawa, Ontario (Kanadë) peshonte 624 gr.

Nëna më e vjetër
Rosanna Dalla Corta nga Viterbo (Itali) sipas të dhënave në korrik të vitit 1994 në moshën 63 vjeçare lindi një djalë.

Operacioni më i gjatë
Një operacion i cili u zhvillua në vitin 1951 në Chicago, Illinois (USA), gjatë të cilit pacientes Gertrude Levandowski iu mënjanua një cistë nga njëra vezore e saj, zgjati prej 4-8 Shkurt d.m.th. 96 orë. Gjatë operacionit pesha e pacientes zbriti nga 280 në 140 kg.

Portier apo sulmues
Portieri Jose Luis Chilavert shenoi 49 gola gjatë ndeshjeve në klubin e tij dhe ekipit kombëtar ndërmjet Korrikut 1992 dhe Marsit 2000.

Substanca më e ëmbël
Thaumatin, një protein, i cili fitohet nga mbështjellësi i farës së një bime të quajtur Thaumatoccocus danielli është 61.500 herë më e ëmbël se sheqeri i zakonshëm. Kjo bimë rritet në disa vende të Afrikës perendimore.

Tranzistori më i vogël
Firma Lucent Technologies në Murray Hill, New Jersey (USA), urdhëroi më 15 Nëntor 1999 zhvillimin e një tranzistori me një gjatësi prej vetëm 50 Nanometrash, d.m.th. 1/2000 pjesë e trashësisë së flokut të njeriut. Kjo pjesë quhet edhe "tranzistori vertikal" pasi që të gjitha pjesët e saj janë të rradhitura në një pllakëz silikoni dhe rryma rrjedh në drejtim vertical

Mjekra më e gjatë
Me rastin e vdekjes së Hans Langseth në vitin 1927 në Kensett (USA) mjekra e tij kishte një gjatësi rekorde prej 5,33 m.

Pop-grupi i njohur suedez ABBA i formuar më 1972 në Stokholm debitoi në vitin 1970 nën emrin Festfolk në një Restaurant në Göteborger. Pas dy vitesh, pra më 1972 mori emrin e ri nga inicialet e anëtarve të grupit: Agnetha Fältskog, Benny Andersson, Björn Ulvaeus dhe Anni-Frid (Frida) Lyngstad.

Helikopteri më i vogël në botë ishte njëulësi Seremet WS-8 i cili u prodhua më 1976 në Danimarkë. Ai kishte një motor me 26 KW dhe peshonte pa ngarkesë 53 kg. Rotori i tij kishte një diametër prej 4,5 m.

Shkencëtarët e "Oak Ridge National Laboratory" në Oak Ridge, Tennessee (USA) në Prill 1996 me ndihmën e një superpërçuesi arritën rrymën më të fortë të të gjitha kohrave : 2 milion Amper/cm². Rryma për nevoja shtëpiake ka një forcë me nën 1000 Amper/cm².

Protesta më e madhe kundër luftës u mbajt më 15.11.1969 në Washington D.C. (USA) ku morën pjesë rreth 600.000 pjesmarrës të cilët protestuan kundër vazhdimit të luftës së amerikanëve në Vietnam.

Arusha e bardhë mund të notoj pandërprerë deri 100 km.

Rekordin botëror në qëndrim në një këmbë e theu Arulanantham Suresh Joachim nga Sri Lanka prej 22.05.1997 deri me 25.05.1997 duke qëndruar 76 orë e 40 minuta.

Me 9.06.1996 Walter Arfeuille (Belgjikë) tërhoqi me dhëmbë 8 vagonë treni mbi hekurudhe, me një peshë gjithsejt 223.880 kg në largësi prej 3,2 m.

Më 17.12.1998 kinezi Li Jian Hua në emisionin televiziv Guinnes World Records: Primetime ngriti me vesh peshën 50 kg (tjegulla ndërtimi të lidhura bashkë dhe të kapur në veshin e tij).

Kenguri më i madh (Macropus rufus) në Australinë qendrore, -jugore dhe atë -lindore, plotësisht i drejtuar është 1,80 m i lartë, dhe gjatësia e përgjithshme (megjithë bisht) është 2,85 m. Pesha e tij rreth 90 kg.

Kilauea në Hawaii (USA) është vullkani më aktiv në botë. Që nga viti 1983 është pandërprerë aktiv dhe vjell 5 m³ llavë në sekondë.

Amerikanja Janice Deveree në vitin 1884 kishte mjekër me gjatësi 36 cm.

Personi më i vjetër i të gjitha kohërave, me datëlindje të vërtetuar, ishte françezja Jeanne Louise Calment. Ajo u lind më 21.02.1875 dhe vdiq më 04.08.1997 në Arles të Francës në moshën 122 vjeçare.

Binjakët më të rëndë në botë ishin Billy Leon dhe Benny Loyd McCrary, alias McGuire, nga Hendersonville (USA) të cilët u lindën më 7.Dhjetor 1946. Deri në moshën 6 vjeçare kishin shtat normal. Në Nëntor 1978 Billy peshonte 337 kg. ndërsa vëllau i tij Benny 328 kg. Billy vdiq në Korrik 1979.

Zbuluesi i parë i phonograph-it (gramophonit të mëvonshëm) ishte amerikani Thomas Alva Edison në vitin 1877, i cili kishte planifikuar të zbuloj një inçizues diktimi për punë në zyre. Phonographi i asaj kohe kishte formë cilindri, deri në vitin 1887 kur zbuluesi gjerman Emile Berliner zbuloi pllakë-phonographin (gramophonin) i cili i zhvillua në një medium artistik.

Gjurmimi më i madh i arit ndodhi në SH B A, ku më 24.01.1848 një pronar i një puntorie të drurit dhe shoku i tij, në Sacramento (sot California) zbuluan ar. Një vit më vonë e vërshuan mbi 80 000 gjurmues të arit të ashtuquajturin forty-niners në këtë regjion. Në vitin 1853 numri i tyre arri mbi 250 000.

Marilyn Monroe, gjegjësisht Norma Jean Mortenson, legjendë e filimit, muzikës dhe bukurisë, e lindur më 01.06.1926, në fëmijërinë e saj ndërroi 12 familje përkujdesëse

Kinezët si Antibiotik natyror më të mirë e përdorin kivi-n? (Kivi e forcon sistemin e imunitetit duke i shumuar qelizat mbrojtëse deri në dymbëdhjetë herë)

Ushtari japonez Teruo Nakamuro 30 vjet mbas përfundimit të luftës (i cili u gjet në pyjet e pashkelura) nuk dinte asgjë për përfundimin e luftës.

Kafepirësit mendojnë më shpejtë dhe veprojnë më logjikisht se ata që nuk e përdorin kafe-në.

Nikotin-i është një helm i fortë nervor (emrimi i saktë: Beta-Pyridyl-N-Methylpyrrolidin)?

Kali vrapues australian "Great Fortune" si ndihmë teknike mori një palë syza.

Gangsteri Al Capone më në fund u burgos për shkak të mospagimit të tatimit?

Sahara është më e madhe se Australia.
Romani "Vuajtjet e të riut Werther" i Goethe-s ishte shkaktar i një serie të vetëvrasjeve?

https://kuqezi.albanianforum.net/

2Kuriozitete te ndryshme Empty Re: Kuriozitete te ndryshme 1/6/2011, 21:11

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
1 - Libri më i shitur në botë është Bibla me 6 miliard kopje e përkthyer në 2000 gjihë.

2 - Ciatatet e kryetarit Mao të Mao Ce Dun , janë shitur ose falur me 900 milionë kopje.

3 - Shtatë librat e Harri Poterit janë shitur me shumë se 500 milionë kopje

4 - Princi i vogël i shkrimtarit francez Antuan dë Sent-Ekzyperi , është shitur me më shumë se 80 milon kopje

5 - Përralla e lepurushit Peter i Beatriks Poterit , është shitur me më shumë se 45 milionë kopje.

6 - Përgjatë shekujve , artistë kanë përdorur mënyra nga më të çuditshme për të arritur ngjyrën e përkryer , ja disa prej tyre
A - E bardha: Është nxjerrë prej gjipsi
B - E zeza: Është nxjerrë prej qymyri
C - E verdha e artë indiane: Është prodhuar prej urinës së lopës së ushqyer me gjethe mangoje
D - E kuqja e thellë:Është prodhuar nga insekte femra të thara e të bluara imët(Dactylopius coccus)
E - E gjelbra: Është nxjerrë nga lëngu i majdanozit
F - Kafja: Është nxjerrë nga pjesa e brendshme e kores së drurit të lisit(Quercus tinctoria)
G - Vjollca e errët: Është nxjerrë nga pluhuri i rrushit të shtogut
H - Kafja e errët: Është krijuar nga boja e një sepjeje të vogël (sepia officinalis)

7 - Çin Shi Huang ( perandori i parë ) urdhëroi që mijra luftëtarë , kuaj , dhe koçi luftimi të ndërtuara prej argjili në përmasa natyrore që sot njihen me emrin ''Ushtria e Terrakotës'' të rreshtoheshin për të ruajtur varrin e tij dhe ta ndihmonin të sundonte në jetën e përtejme.

8 - Kupola e Faltores së Shkëmbit në Jeruzalem u përfundua në vitin 691 dhe është ndërtesa më e moçme islamike që gjendet sot në botë.

9 - Hernan Kortesi ( 1485-1547) Aventurieri spanjol ishte ai që përmbysi perandorinë e Aztekëve më 1521 ishte personi që shpalli Meksikën tokë spanjole.

10 - Xhorxh Stefenson (1781-1848) ishte njeriu që ndërtoi hekurudhën e parë publike në Botë.

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons