Forumi Kuq E Zi
Gatime te ndryshme Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Gatime te ndryshme Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Gatime te ndryshme Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Gatime te ndryshme Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 3]

1Gatime te ndryshme Empty Gatime te ndryshme 19/1/2013, 13:59

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Gatime te ndryshme F.0224000317752_m
Për 4-5 persona duhen:
• mish 500 gr
• qepë l kg
• hudhra 1 kokërr
• vaj 4-5 lugë gjelle
• salcë 1 lugë kafeje
• pak piper i kuq
• uthull 3-4 lugë gjelle
• kanellë, kripë, piper i zi, 2 fletë dafine
Çomleku zakonisht përgatitet me mish viçi dhe me qepë të vogla sa një kokërr: arre. Në mungesë të tyre, mund të përdoren qepë të thata të prera në katërsh.
Thelat e mishit skuqen në fultere me vaj të nxehtë sa të krijohet kore e kuqe pastaj vihen në tenxhere.
Në yndyrën që ka mbetur nga mishi, skuqen qepët dhe vendosen përbri mishit, vihen në zjarr, shtohen thelpinj hudhra, piper i zi, piper i kuq, pak kanellë dhe shuhen me uthull. Pastaj hidhet pak salcë domatesh, ujë dhe përzihen me lugë druri.
Në fund vihet kapaku, anët e të cilit zihen me brumë ose përdoret tenxherja me presion.
Çomleku del më i shijshëm kur përgatitet në enë balte.

2Gatime te ndryshme Empty Re: Gatime te ndryshme 19/1/2013, 14:00

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Byrek me purri e qumësht


Për 4-5 persona duhen:
* 3 gota uji miell (500 gr)
* 300 ml ujë (6 filxhanë kafeje)
* kripë
Për mbushje:
* 1 kg purri (presh)
* 1 ve
* 1/2 filxhani çaji qumësht
* kripë, piper i kuq, gjysmë filxhani çaji vaj.
Ky lloj byreku përgatitet njëlloj si me spinaq, por për mbushje merren purri. Purrinjtë qërohen, lahen, grihen dhe skuqen me yndyrë të mbuluar me kapak. Që të zbuten, pak u shtohet qumësht, lihen të ziejnë 10 minuta të tjerë, avullon lëngu i tepërt, hiqen nga zjarri, përzihen me vezë, piper i kuq e kripë.
Për byrek preferohet mielli i fortë (miell që përmban gluten më tepër dhe ka elasticitet). Mbi tryezë ose në tepsi përhapet mielli, në mes hapet një gropë ku hidhet ujë me pak kripë. Për l kg miell merret 550-600 gr ujë, megjithëse kjo varet nga lagështia e mielli.
Duke e përzier nga mesi, zihet një brumë i fortë, i cili punohet 10 minuta, ndahet në kuleç, mbulohet me pecetë të lagur dhe lihet 20-30 minuta që të zbuten proteinat dhe të fitojë elasticitet; në këtë mënyrë petët do të hapen më mirë.
Prej çdo kulaçi bëhen petë të vogla, secila prej tyre përmiellet me niseshte dhe qiten 3-4 copë njëra mbi tjetrën, pastaj hapen petët e zakonshme. Këto shikohen herë pas here që të mos ngjiten me njëra-tjetrën dhe u hidhet nga pak niseshte.
Në tepsi të lyer me yndyrë shtrohet gjysma e petëve, duke e spërkatur secilën me yndyrë, mbi to qitet mbushja dhe mbulohet me pjesën tjetër të petëve të spërkatura me yndyrë, mbi to qitet mbushja dhe mbulohet me pjesën tjetër të petëve të spërkatura me yndyrë. Anët mbështillen nga brenda. Byreku spërkatet me yndyrë dhe piqetGatime te ndryshme F.0224000202248_m

3Gatime te ndryshme Empty Re: Gatime te ndryshme 19/1/2013, 14:01

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Sallatë me patëllxhan dhe qepë


Përgatitja 15 min: Pjekja: 15 min. Kalori 137.
Përbërës për 4 persona:
* 2 qepë të bardha për porcion
* patëllxhanë të mëdha
* 2 thelpinj hudhre
* 20 ml verë e bardhë
* 30 ml uthull
* 4 lugë vaj ulliri
* gjysmë speci i gjelbër
* gjethe mente
* kripë, piper
Përgatitja:
Qëroni qepët dhe pritini në formë unaze gjysmë cm e trashë. Futi qepët për 15 min në një enë me ujë të ftohtë që të humbasin disi shijen e fortë, pastaj kulloji dhe fshiji me letër kuzhine.Qëroni patëllxhanët. Copëto specin e gjelbër dhe hudhrën prite në feta.
Pjekja: Vendosni kubikët e patëllxhanit në 1 tenxhere. Lagi me verën, uthullën dhe më shumë ujë derisa të lagen komplet. Kriposi dhe shtoni hudhrën. Lërini të vlojnë për 15 min.
Më pas kullojini mirë. Elimino hudhrën dhe lërini të ftohen.
Në një enë sallate bashkoni qepën e patëllxhanët. Shtoi kripën, piperin e gjethet e mentës.
Spërkati me vaj e serviri.Gatime te ndryshme F.0208014828540_m

4Gatime te ndryshme Empty Re: Gatime te ndryshme 19/1/2013, 14:01

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Filetë viçi me kërpudha


Materialet për 2 persona
* 2 fileta mish viçi (rreth 180-200 gr.)
* 2 lugë gjelle vaj ulliri
* 1 lugë gjelle gjalpë
* 1 filxhan kërpudha të prera
* 1 filxhan lëng mishi
* 2 lugë gjelle brandi
* hudhër
* kripë dhe piper i kuq dhe i zi.
Përgatitja
1. I lyeni filetat nga të dy anët me kripë dhe piper e hudhër.
2. Në vazhdim ngrohni gjalpin dhe vajin e ullirit në një tenxhere të thellë dhe shtoni në të filetat e mishit. I skuqni nga të dy anët, dy minuta për çdonjërën anë dhe menjëherë më pas i shuani me brandi. I vendosni filetat në një pjatancë dhe kujdesuni që të ruhen të ngrohta.
3. I hidhni kërpudhat e prera si dhe piperin e kuq në salcën që ka mbetur në tenxhere.
4. Në vazhdim, shtoni lëngun e mishit dhe në fund, i spërkatni filetat me gjysmën e salcës.
I servirni menjëherë duke i shoqëruar me pure patatesh ose pilaf.
Gatime te ndryshme F.0208014623226_m

5Gatime te ndryshme Empty Re: Gatime te ndryshme 19/1/2013, 14:02

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Supë me brokoli dhe djathë


Përbërësit për 4 racione:
* 1 kokërr qepë e grirë
* 300 g brokoli
* 450 ml lëng zarzavatesh (ose 1 supë e koncentruar)
* 450 ml qumësht gjysmë i skremuar
* 60 g djathë parmixhan i grirë
* pak arrë e sapogrirë
* kripë dhe piper i zi (sipas dëshirës)
Gatimi:
1. Në një tenxhere hidhni qepën, brokolin dhe lëngun e zarzavateve. Lërini të ziejnë edhe 15 minuta pas vlimit, ose derisa zarzavatet të zbuten.

2. Përziejeni këtë masë në mikser.

3. Pasi ri shtoni qumështin, ngroheni atë deri afër pikës së vlimit. 4. Shtoni djathin e grirë, gjithnjë duke përzier derisa ky të shkrihet.
Kjo supë e thjeshtë përbën një vakt të pasur me vlera ushqyese; gjithashtu, është një mënyrë e zgjuar për t'i bërë fëmijët të hanë brokoli, cili është i pasur me proteina, fibër, vitaminë C dhe karbohidrate.Gatime te ndryshme F.0201005747774_m

6Gatime te ndryshme Empty Re: Gatime te ndryshme 19/1/2013, 14:02

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Musaka me patëllxhanë


Për 4-5 persona duhen:
• patëllxhanë 1 kg
• vaj 3 filxhanë kafeje
• qepë 2-3 kokrra mesatare
• mish i grirë 200 gr ose një filxhan çaji
• domate 3-4 kokrra
• hudhra 3-4 thelpinj
• kripë, piper i zi, majdanoz.
Gatimi
Patëllxhanëve u hiqet bishti dhe maja, lahen, priten në feta të rrumbullakëta, në qoftë se patëllxhani është i hollë pritet në formë ovale. Vendosen në ujë me kripë për 30 min, pastaj mbulohen, lyhen me miell dhe skuqen nga të dyja anët.
Në vajin e mbetur skuqen qepët e grira hollë derisa të marrin ngjyrë ari; në to hidhet mishi i grirë, pastaj shtohen domatet e qëruara dhe të prera në copa të vogla, kripë, piper i zi, majdanoz, hudhra të grira dhe pak ujë. Të gjitha këto vihen të ziejnë në zjarr të ngadaltë 5-10 minuta.
Patëllxhanët e skuqur ndahen afërsisht në 3 pjesë. Një pjesë e tyre shtrohet në tavë dhe mbi ta hidhet gjysma e kimës, pastaj shtresa tjetër e patëllxhanëve e mbi ta pjesa tjetër e kimës. Në fund mbulohet me pjesën e mbetur të patëllxhanëve, spërkatet me yndyrë dhe piqet në furrë për 15-20 minuta. Pasi nxirret nga furra, lihet pak të ftohet dhe pritet në copa.
Musakaja mund të përgatitet dhe me salcë të bardhë e cila i hidhet sipër në shtresë të hollë, rrafshohet, spërkatet me gjalpë dhe djathë të thërrmuar ose kaçkavall të grirë.
Salca e bardhë përgatitet kështu: mielli kaurdiset pak me gjalpë, shuhet me qumësht, duke u përzier shpejt që të mos krijohen kokrriza, zihet pak sa të trashet, hiqet nga zjarri dhe pasi të jetë ftohur, hidhen të verdhat e vezëve. Gatime te ndryshme F.0201005550119_m

7Gatime te ndryshme Empty Re: Gatime te ndryshme 19/1/2013, 14:02

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Sallatë me rrepa


Për 500 gr rrepa duhen:
* vaj 3-4 lugë,
* uthull 2 lugë
* pak majdanoz
* kripë
* sipas dëshirës dhe mundësisë shtohet edhe salcë kosi.
Përgatitja:
Kjo sallatë përdoret më tepër në stinën e dimrit, sepse rrepat janë më të shijshme dhe më të lëngshme.
Pasi u hiqet lëvorja dhe lahen mirë, ata grihen në rende, u kullohet lëngu duke i shtrydhur lehtë, vendosen në pjatë dhe u hidhet vaj, uthull, kripë e majdanoz i grirë hollë.
Shënim: Në këtë sallatë është mirë të hidhet dhe pak salcë kosi e përzier me hudhra të shtypura.Gatime te ndryshme F.0123003033580_m

8Gatime te ndryshme Empty Re: Gatime te ndryshme 19/1/2013, 14:03

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Pilaf me gjalpë


Për 4-5 persona duhen:
* 2 filxhanë çaji oriz
* 4 filxhanë lëng mishi ose ujë
* 2 lugë gjelle gjalpë
* kripë, piper i zi.
Përgatitja:
Orizi qërohet, lahet, kullohet dhe skuqet në yndyrë të nxehtë, pastaj hidhet lëng mishi ose ujë i vluar, kripë, mbulohet dhe lihet në zjarr të ngadaltë 15-20 minuta. Pasi të ketë pirë gjithë lëngun dhe në sipërfaqe të jenë krijuar vrima, hiqet nga zjarri, lihet i mbuluar me kapak për 10-15 minuta, sepse avulli e zbut dhe shkriftohet më mirë. Kur qitet në pjatë, pilafit mund t'i hidhet gjalpë i shkrirë ose salcë domatesh, e përgatitur si për makarona. Gjithashtu mund të bëhet edhe me yç dhe në këtë rast përgatitet njësoj si më sipër.
Pilafi mund të bëhet edhe pa e kaurdisur orizin, në këtë rast përdoret vetëm gjalpi.
Në lëngun e mishit ose në ujë të vluar me kripë, në sasi të caktuar, hidhet orizi i pastruar e i larë, përzihet pak dhe mbulohet me kapak, lihet të zihet në zjarr të ngadaltë për 10-15 minuta dhe kur të ketë pirë gjithë lëngun e në sipërfaqe të krijohen vrima, hidhet gjalpë i shkrirë, përzihet, mbulohet me kapak dhe lihet në një anë të shporetit. Kur qitet në pjata i hidhet piper i zi.
Gatime te ndryshme F.0123002648683_m

9Gatime te ndryshme Empty Re: Gatime te ndryshme 19/1/2013, 14:03

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Pite misri me djathë


Për 4-5 persona duhen:
* 1/2 kg miell misri
* 2 di qumësht
* pak kripë
* 10 gr. sheqer
* l tharm i bukës;
Për yç:
* 1/2 kg djathë
* 250 gr sheqer
* 3 ve
* l qese vanilje
* 2 lugë miell
* rrush i tharë.
Përgatitja:
Mielli gatuhet me qumësht të vluar dhe i qitet sheqer e kripë, e pastaj edhe tharmi i bukës.
Përzihet dhe lihet të vijë. Ndërkohë tunden të kuqtë e vesë bashkë me sheqer, në të hidhet djathi i copëtuar dhe mielli, në fund rrushi i tharë dhe shkuma e fituar nga të bardhët e vesë.
Në tepsinë e lyer me yndyrë hidhet gjysma e brumit të përgatitur nga mielli i misrit, pastaj mbi këtë sipërfaqe hidhet yçi prej djathit si dhe pjesa tjetër e brumit të mbetur. Tërë kjo piqet në zjarr jo të fortë.
Pasi të jetë pjekur, i hidhet në sipërfaqe sheqer vanilje që të duket më bukur dhe serviret.Gatime te ndryshme F.0123001747881_m

10Gatime te ndryshme Empty Re: Gatime te ndryshme 19/1/2013, 14:04

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Supë orizi me vezë dhe me limon


Për 4-5 persona duhen:
* lëng mishi 1,5 litra
* oriz 4 lugë gjelle
* gjalpë 10 gr ose l lugë gjelle
* 1 të verdhë veze
* 1/2 kokrre limon
* majdanoz, kripë, piper i zi.
Përgatitja:
Në lëngun e mishit hidhet orizi i larë e i pastruar, kripa dhe lihen të ziejnë në zjarr të ngadaltë rreth 30 minuta. Në fund supës i shtohet pak lëvore limoni e grirë me rende; i jepet një valë, hiqet nga zjarri dhe pas 5-6 minutash rregullohet me të verdhën e vezëve. Për këtë, në një enë porcelani hidhet e verdha e vezës, rrihet mirë dhe duke e rrahur i shtohet lëng limoni ose limontoz i tretur në ujë dhe pak e nga pak lëng supe. Në fund rregullohet me majdanoz të grirë hollë dhe piper të zi, sipas dëshirës.Gatime te ndryshme F.0112182146771_m

11Gatime te ndryshme Empty Re: Gatime te ndryshme 19/1/2013, 14:04

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Pulë e mbushur me gështenja


Për 4-5 persona duhen:
* 500 gr pulë
* l filxhan çaji gështenja të qëruara
* 2 filxhanë kafeje
* oriz l lugë gjelle
* rrush i thatë
* l kokërr qepë
* 50 gr gjalpë
* kripë, piper i zi, kanellë.
Përgatitja:
Zgjidhet një pulë mesatare, e majme dhe e re. Pula pastrohet, lahet dhe bëhet mbushja.
Zgjidhen gështenja të mëdha, zihen për 5 minuta, qërohen nga lëvozhga e cipa e brendshme; copëtohen në katërsh, ndërsa rrushi i thatë ose fara vendoset në ujë të vakët që të zbutet e të by­mehet ose bajamet të cilat qërohen nga cipa dhe priten.Në tenxhere me gjalpë kaurdiset qepa, hidhen mëlçitë e pulës (të grira), orizi dhe kaurdisen së bashku. Shtohen gështenjat ose bajamet, rrushi i thatë, pak kripë dhe lëng pule ose ujë. Lihet në zjarr derisa të ketë pirë lëngun dhe të jetë bërë një pilaf i shkrifët dhe i papërfunduar mirë. Hiqet nga zjarri, hidhet kanellë e bluar dhe me këtë masë mbushet barku, kurse gusha e pulës qepet.
Pula lyhet me gjalpë, kripë, piper të zi dhe piqet në furrë.
Pas pjekjes ndahet në pjata dhe spërkatet me lëngun e mbetur nga pjekja.Gatime te ndryshme F.0112181904248_m

12Gatime te ndryshme Empty Re: Gatime te ndryshme 19/1/2013, 14:05

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Qengj i furrës me patate


Për 6-8 persona nevojiten:
* 2 kg mish qengji tul (kofshë ose gjoks)
*1 kg patate
* 5 thelpinj hudhra të prera hollë
* 1 degë rozmarinë të freskët
* lëng i 1 limoni
* vaj ulliri
* kripë e piper
Përgatitja:
1. Lani mirë mishin, fshijeni dhe rregullojeni me kripë e piper. Vendoseni në një tepsi pireks ose në enë balte.
2. Pastroi patatet dhe prijini sipas dëshirës. Rregullojini me kripë e piper dhe shpërndajini në tepsi, rreth e përqark mishit.
3. Hidhni nga lart degën e rozmarinës, të prerë në 3-4 pjesë, hudhrat, lëngun e limonit dhe 1 gotë ujë.4. Mbulojeni tepsinë me letër alumini dhe piqeni ngadalë për rreth 1 orë.
5. Në vazhdim, hiqeni letrën e aluminit dhe gradojeni furrën në zjarr të fortë. Piqni për akoma 30 min, derisa mishi dhe patatet të marrin ngjyrë.
6. Shërbejeni gjellën të ngrohtë.Gatime te ndryshme F.1224001143856_m

13Gatime te ndryshme Empty Re: Gatime te ndryshme 19/1/2013, 14:05

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Omëletë me domate


Nevojiten:
* 4 vezë
* 4 domate
* 1 qepë
* vaj
* kripë dhe pak sheqer
Përgatitja:
Omëleta me domate përgatitet sikur omëleta e zakonshme, por më pare përgatiten domatet.
Domatet qërohen me një thikë të mprehtë, priten rriska-rriska të holla dhe qiten në fultere ku është fërguar qepa e grirë shumë hollë me gjalpë.
U shtohet kripa, piperi dhe pak sheqer dhe lihen në zjarr të ngadalshëm derisa ta pinë tërë lëngun e të bëhen si një salcë e trashë, duke i trazuar nga një herë që të mos ngjiten.
Pas kësaj përgatisim omëletën: rrihen vezët, u shtohet pak kripë dhe qiten në fulteren e gjerë me yndyrë që të piqen rreth 5 minuta në zjarr mesatar. Omëleta e përgatitur qitet në një pjatë të gjerë, sipër saj qitet pureja e përgatitur e domates dhe paloset dyfish.
Mund ta dekoroni me majdanoz e erëza që ju pëlqejnë.Gatime te ndryshme F.1208001238964_m

14Gatime te ndryshme Empty Re: Gatime te ndryshme 19/1/2013, 14:07

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Në një tenxhere të madhe, në zjarr mesatar, skuq mishin duke e përzier gjatë gatimit. Kur të skuqet, hiqe nga tenxherja me një lugë si kullesë dhe pastro grimcat që mbeten në tenxhere.
Shto 2 lugë gjelle vaj ulliri po aty dhe shto qepën, hudhrën, selinon e salcën në nxehtësi mesatare, sa perimet të zbuten.
Shto mishin në tenxhere, hidh përmbajtjen e domateve të pakulluara dhe piperin e kuq. Zieji për 10- 15 minuta.
Shto fasulet, lëngun e mishit, salcën e domateve dhe erëzat e tjera. Përzieje mirë. Rrite nxehtësinë dhe çoje për të zier. Më vonë ul nxehtësinë, mbuloje dhe zieje për 30 minuta.
Shto makaronat dhe lëre në zjarr në temperaturë të ulët për 30 minuta të tjera.
Shërbeje të ngrohtë.Gatime te ndryshme F.1208001120223_m

15Gatime te ndryshme Empty Re: Gatime te ndryshme 19/1/2013, 14:07

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Oriz me perime


Përbërësit (për 4 persona):
* 1 qepë mesatare,
* 1 karotë mesatare,
* bizele të ziera,
* 1 domate mesatare (ose pakë salce),
* 3 filxhanë çaji (mesatarë) oriz,
* 11ugë supe gjalpë i freskët,
* 3-4 lugë supe vaj çfarëdo,
* 6 filxhanë çaji (mesatarë) me ujë të nxehtë.
Përpara se të fillojë përgatitja e gjellës përfundimtare, karotat dhe bizelet duhet të ziejnë përreth 30 min secila.
Mënyra e gatimit:
Hedhim në një tenxhere me fund të gjerë (apo në një tigan të madh me kapak) 1 lugë supe të mbushur me gjalpë. Pa u skuqur gjalpi shtojmë qepët e prera kubik. I trazojmë ato me një lugë druri pasi lënë të skuqen e aq më tepër të nxihen.
Ky është momenti që përcakton shijen e gjellës që do të përgatisim, prandaj njerëz kini kujdes mos e lini kurrë qepën në zjarr e të bëhet vetë. Kur të bjerë zilja e derës apo e telefonit largoni tenxheren nga zjarri pasi ta keni shuar atë.

Pasi janë zverdhur e zbutur pak qepët, hedhim karotat e prera kubik (ashtu si dhe qepët). Në fund shtojmë domatet, te cilat i kemi prerë përsëri kubik (pasi t'i kemi hequr lëkurën dhe farat).

Pasi i kemi rrotulluar dhe pak domatet shtojmë bizelet e ziera, kripën dhe pak piper
të zi. Në masën e perimeve hedhim sasinë e orizit dhe ujë të përvëluar sa dyfishi i orizit. E përhapim masën në ujë në mënyrë të njëtrajtshme, i shtojmë sasinë e vajit dhe
e mbulojmë me kapak.

Nëse uji ndërkohë ka filluar të vlojë e ulim gradacionin e nxehtësisë, të cilin më vonë e kalojmë në minimum. Nuk duhet ta trazojmë masën e gatuar derisa të vaket. Me vonë, nëpërmjet një luge të sheshtë tavash e kthejmë pjesë-pjesë në mënyrë që yndyra të përhapet njëtrajtësisht. Gatime te ndryshme F.1121005251139_m

16Gatime te ndryshme Empty Re: Gatime te ndryshme 19/1/2013, 14:08

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Embelsire me mjalt

Duhen:

Miell 2 gota uji ose 500g
Sheqer 1 gote uji
Mjalte 2-3 luge gjelle
Veze 2 kokrra
Sode nje luge kafeje
Arra 1-2 filxhane kafeje
Gjalpe 2 filxhan kafeje (i shkrire)
Vanilje, kakao nje luge gjelle plot
Dhe dy filxhane uje.

Per shurupin duhen.

Sheqer 3 gota uji
Uje 2.5 gota uji
Ne nje ene perzihen mire vezet, mjalti, gjalpi, uje dhe ne fund shtohen arrat. Pastaj hidhet miell i perzier me sode dhe pak kakao. Zihet brumi i cili nuk duhet te punohet shume, qe te mos behet elastik. Brumi i pergatitur vendoset ne nje tave te lyer me yndyre, rrafshohet me dore, lyhet siperfaqja me te verdhe veze, behen disa vijaska me pirun dhe piqet per 30-35 minuta. Pas pjekjes ftohet, pritet ne copa ne forme rombi dhe i hidhet shurup i vakur, jo shume i nxehte, i aromatizuar me vanilje. Per te permiresuar cilesine e embelsires ne vend te ujit te percaktuar ne normative, hidhet gjalpe, veze dhe mjalte tjeter. (Ujin mos e perdor fare).

17Gatime te ndryshme Empty Re: Gatime te ndryshme 19/1/2013, 14:08

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Krem karamel eshte nje embelsire shum e lehte dhe shum e mire per ta pergatitur.

Koha e pergatitjes 10'
Koha e pjekjes 25'

Per 4 persona:

400 gr qumesht, 2 veze te plota e 3 te verdha, 150 gr sheqer, 4 luge gjelle karamel (sheqer i shkrire, vanilje).

Qumeshtim e valojme me vaniljen. Rrahim vezet me sheqerin dhe ia shtojme qumeshtit te ngrohte.

Ne edo tas te krem karamelit hedhim nga nje luge karamel dhe i hedhim siper masen e pergatitur. Tasat i vendosim ne nje tepsi me uje te ngrohte dhe e futim ne furre me 160 grade per 20'.

E leme te ftohet dhe me pas i kthejme tasat ne pjata.V.O. per 10 tasa inoksi duhet 1 liter e gjysme qumesht me 70 veze dhe sheqer sipas deshires.

18Gatime te ndryshme Empty Re: Gatime te ndryshme 19/1/2013, 14:09

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
* 300 gr cokollate
* 130 gr cokollate e bardhe
* 400 gr buding vanilje
* 50 gr gjalp
* 300 ml shtalp


Ne enen mbi avull e shkrijme cokollaten.
Kallepet ne form gote i mbeshtjellim me flete plastmasi,me furce i lyejme kallepet me cokollaten e shkrire nga ana e jashtme.Kallepet duhet te jene te ftohur ne frigorifer,qe cokollada te shendrohet me shpejt.Pastaj kallepet i veme ne gritre.
Nderkoh mbi avull e shkrijm gjalpin dhe cokollaten e bardh.
Shtalpin e rrahim me mikser,derisa kremi pana ta fitoj dendesin e duhur.Ne ene e shtrojm budigun e zier cokollaten e bardh te shkrire dhe te ftohet dhe perziejme me luge derisa te bashkohet masa.
Kallepet me cokollaten e ftohet i lyejme edhe me nje shtrese nga cokollata e shkrire dhe perseri i veme ne ngrirje.Pasi shtrengohen ua largojme fleten e plasmasit dhe kallepat.Kupat e cokollates i veme ne grirje qe te shtergohen edhe pak.
Kremin e pergatitur me pare e mbushim ne shtringen e kuzhines.Me ndihmen e shtringes i mbushim shportezen e cokollates.Zbukurojm me nja nje sheqer xhele ne form te mjedres ne mes te kremit.
Me kete embelsire rekomandohet vera e that e bardhe cilesor e llojit te rrushit Shardone me arome te frutave dhe shije te mebel.
Serviret ne temperatur prej 10 deri ne 12 grade.

19Gatime te ndryshme Empty Re: Gatime te ndryshme 19/1/2013, 14:09

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Torte me banane

Perberesit:

Petet e brumit:

6 veze
6 luge sheqer
200 gram sheqer pluhur
6 luge miell
250 gram margarine
1 kanelle
1 filxhan vaj
2 luge kakao



Kremi per lyerje:

1/2 liter qumesht
2 puding vanile6 luge sheqer, i zieni dhe i lini te ftohen
1 cokollate per zierje




Pergatitja:


Perberjet per peten e brumit i perzieni dhe i pjekni ne tepsi te rrumbullaket dhe i lini qe te ftohen. Me pas ato lyhen me dy decilitra uje te vluar dhe gjashte luge sheqe, ne menyre qe te jene te buta dhe te lengeta. Kur kremi te ftohet, e tundni mire me mikser dhe i shtoni margarinen e shtypur mire, vezet e rrahura dhe 200 grame sheqer pluhur, si dhe dy banane te shtypura. Me kete mase te fituar i lyeni petet, ku ne mes me cokollate, ndersa siper me kremin e fituar nga bananet, vezet dhe margarina, si dhe me shtresen e pudinkut te vanilles. Me pas i hidhni edhe arra te shtypura dhe kokos, poashtu mund t'i shtoni edhe fruta te ndryshmeipas deshires

20Gatime te ndryshme Empty Re: Gatime te ndryshme 19/1/2013, 14:10

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Gatime te ndryshme A118foto1yv2
500 gr miell
* 3 vezë
* 500 gr mish i grirë
* 3 filxhan qumësht
* 100 gr kaçkavall
* 250 gr gjizë pa kripë
* 100 gr gjalpë, salcë domatesh
* 2 lugë miell
* 1 kokërr limon
* kripë, piper.

- Zihen brumi me një vezë dhe një filxhan qumësht. Ndahet në pjesë dhe hapen petë me trashësi 3-4 mm.
2 - Priten petët në copa me madhësi 15x7 cm dhe hidhen të ziejnë në ujin që valon. Kur dalin në sipërfaqe, nxirren me kujdes nga uji dhe lihen mënjanë.
3 - Përgatitet mbushja: skuqet mishi në 50 gr gjalpë, shtohet salca e domates e tretur nën ujë, kripa e piperi. Pasi të avullojë uji, hiqet nga zjarri dhe ftohet. Përzihet mishi me gjizën dhe gjysmën e kaçkavallit.
4 - Mbushja e përgatitur hidhet me lugë të vogël në të gjitha petat e ziera, të cilat palosen 2 herë dhe vendosen në tavë.5 - Përgatitet beshameli: 2 filxhanë me qumësht përzihen me 50 gr gjalpë dhe 2 lugë miell. Kjo masë vendoset në zjarr dhe përzihet derisa të marrë valë.
6 - Hiqet nga zjarri, ftohet pak dhe shtohet veza, lëngu i limonit dhe kripa. Përzihet mirë dhe hidhet sipër kaneloneve. Në fund hidhet pjesa tjetër e kaçkavallit. Piqen derisa të zënë një cipë të artë.

21Gatime te ndryshme Empty Re: Gatime te ndryshme 19/1/2013, 14:10

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Oshmare Korçe


Për 4 vetë

Duhen:

- Miell misri 3 filxhanë çaji
- qumësht 4-5 filxhanë caji
- djathë 2 filxhanë kafeje
- gjalpë 2-3 lugë gjelle
- kripë

Gatimi:

Në një enë me gjalpë, shtohet djathi dhe skuqet pak. Pastaj hidhet qumësht dhe pasi merr valë i shtohet miell misri, përzihet me shpejtësi që të mos krijohen kokërriza dhe piqet derisa të shkëputet nga anët e enës dhe të dalë yndyra. Vendoset në pjatë lugë-lugë dhe shërbehet e ngrohtë

22Gatime te ndryshme Empty Re: Gatime te ndryshme 19/1/2013, 14:11

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Sheqerpare


Për 4 vetë

Duhen:

Për brumin:
- miell 3 gota uji
- gjalpë 1 gote
- vezë 1 kokërr ose 2 të verdha
- sheqer 1 gotë uji
- sodë një majë luge kafeje
- pak vanilje

Për shërbetin:
- 2 gota sheqer
- 1 1/2 gotë ujë
Gatimi:

Rrihet gjalpi me sheqer, shtohen vezët pjesë-pjesë duke i rrahur vazdimisht dhe në fund hidhet mielli i perzier me sodë. Zihet brumi i cili pritet ne forma dhe shtrohen në tavë të lyer me yndyrë. Lihet të piqet për 20-25 minuta, hiqet nga furra dhe kur të vlohet i hidhet shërbet i aromatizuar me vanilje. Duhet pasur kujdes që shërbeti të mos i hidhet i nxehtë pasi sheqerparet qullosen.

23Gatime te ndryshme Empty Re: Gatime te ndryshme 19/1/2013, 14:11

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Ingredientet:per 4 persona

- 750 gr mish te grire derri ose mirsh vici
- 500 gr miell
- 175 gr qepe
- 125 gr yndyre bimore
- 0.5 l qumesht
- kripe, kokrra piperi



Pergatitja:


Qeroni qepet dhe prejini me nje thike. Ne nje tas perzieni mishin, qepet, kripen e piperin me njera tjetren.



Hidheni miellin ne nje tas tjeter, shtojini ca kripe dhe me pas hidhini qumeshtin dhe perzieni. Shtojini dhe yndyren bimore ne te. Perziejini mire per tre minuta derisa te behet brum i mire. Me pas do beni kater peta si pite me nje trashesi 4-5 mm.


Petat duhet te jene me nje diameter 20 cm. Dhe pasi ti keni dhene formen e rrumbullaket, do hidhni pjesen e perziere te mishit ne qender te petave duke lene hapesire anash. Paloseni me dysh peten pasi ta keni qullosur me uje pjesen anash ne menyre qe faqet e petes te ngjiten mire. Shtypeni me gishtin tregues gjithe pjesen ku eshte e bashkuar qe te mbyllet mire.


Nese keni ndonje rreth formedhenes, mund ta kaloni mbi pjesen e ngjitur per ti dhene nje forme te bukur pjeses se ngjitur te petes. Me majen e thikes beni dy - tre shpime siper petes. Vendosini petat ne nje tave te vajisur lehte dhe me miell siper qe te mos ngjiten petat gjate pjekjes dhe vereni taven ne furre per 60 minuta ne nje nxehtesi 180°C. Lini nje hapesire te mjaftueshme midis cdo pete. Nxirrini nga furra kur te jene bere me ngjyre floriri, dhe servirini te ngrohta.

24Gatime te ndryshme Empty Re: Gatime te ndryshme 19/1/2013, 14:12

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Për 4-5 persona duhen:

Makarona 300 gram,
vezë 2 kokrra,
djathë 100 gram,
qumësht 1 e 1/2 filxhan çaji,
kripë,
piper,
gjalpë e djathë kackavall të grirë 1 lugë gjelle.

Makaronat spageti ziejnë në ujë të vluar me kripë për 10-15 minuta. Kullohen, shpëlahen, kullohen përsëri mirë dhe hidhen ne tavë, shtohen djathë i bardhë i thërmuar, një pjesë e gjalpit, vezë, pak qumësht, piper i zi dhe të gjitha këto përzihen mirë, shtrohen në tepsi të lyer me yndyrë, përsipër hidhet salcë bardhë, spërkatet me gjalpë e djathë kackavall dhe piqet në furrë për 25-30 minuta.

25Gatime te ndryshme Empty Re: Gatime te ndryshme 19/1/2013, 14:12

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Fli Kosove
Për 4-5 persona nevojiten:
Per brumin duhet: 1 kg miell,
3-4 gota ujë, kripë,
Per masën duhet: 200 gr gjalpë,
2 filxhana caji ajkë, 3 lugë vaj.

Në një enë hidhet miell, kripë, ujë i ftohtë dhe përzihen në një brumë të hollë si për petulla. Në një enë tjetër shkrihet gjalpë, ajkë, vaj dhe qumësht, përzihet masa e krijuar derisa të gjithë përmbajtësit të jenë skrirë në një masë të vetme, Lyhet tepsia me yndyrë dhe me një lugë merret brumi i hollë dhe hidhet nga cepi i tepsisë deri afër mesit dhe krijohen rradhë të cilat mbulojnë gjithë tepsinë. Mesi i cili është bosh mbushet me rradhë paralele .(shih skicën) Gjithë sipërfaqja lyhet me masën e përgatitur dhe futet në furrën e ngrohur. Kjo piqet për 3-5 minuta. Nxirret nga furra për të vazhduar me rendin tjetër. Brumi i hollë tashmë hidhet në të njëjtën mënyrë por midis dy rradhëve derisa të jetë mbuluar e gjithë tepsia. Përsëri lyhet me masën dhe piqet për 3-5 minuta. Kjo procedurë vazhdon derisa të mbushet tepsia. Flia lihet të ftohet për 10 minuta dhe serviret me kos, djathë ose mjaltë.

26Gatime te ndryshme Empty Re: Gatime te ndryshme 19/1/2013, 14:13

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Tortë e veçantë

Përbërja:

200 gr gjalpë

400 gr miell

4 vezë

200 gr sheqer

pak vanilje

pak kripë

gjysëm litri qumësht100 gr arra

gjysëm kokërr limon i grirë

Përgatitja:

Përzieni së bashku në një enë gjalpin me sheqerin, gjysmën e kokrrës së lomint të grirë hollë, kripën dhe të verdhën e vezës.

Shtoni 350 gr miell dhe zini brumin derisa të formoni një masë të njëtrajtshme. Këtë masë futeni në frigorifer për 10-15 minuta vetëm sa për t’i dhënë një formë të këndshme.

Për kremin:

Ziejeni qumështin. Hidhni tre të verdha veze dhe përzijini me sasinë e sheqerit të mbetur, miellin dhe vaniljen. Hidheni këtë masë në qumësht dhe ziejini në një zjarr të ngadaltë. Përzijeni derisa të trashet në formë kremi. Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet. Brumin priteni dhe ndajeni në dy pjesë, duke i hapur në petë me trashësi 2 cm. Njërën nga pjesët e brumit vendoseni në një tavë me trashësi 30 cm. Mbi të hidhni kremin e përgatitur dhe mbulojeni me pjesën tjetër të brumit të hapur në formë pete. Më pas hidhni mbi këtë masë arrat dhe shpërndajini në të gjithë hapësirën e masës. Përpara se të fusni tavën me këtë masë ngroheni më parë në një temperaturë 170°C për 20 minuta

27Gatime te ndryshme Empty Re: Gatime te ndryshme 19/1/2013, 14:14

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Gatimi i peshkut në mikrovalë i jep atij një shije sikur të ishte rreshkur apo pjekur. Pra, përfitoni pak a shumë - peshk skare. Përgatitja është shumë e lehtë dhe ju merr pak kohë.Gatime te ndryshme F_0806115944113_m
Për 2 persona nevojiten:
* 2 koca/levrek ose çfarëdo peshku i madh
* 3-4 thelpinj hudhrash
* një grusht gjethe majdanozi
* shafran
* coriander
* piper i zi
* kripë, vaj ulliriGatime te ndryshme Peshk
Pastrojeni peshkun mirë. Pritini gjethet e majdanozit. Rrethojeni peshkun me majdanozin, erëzat dhe kripën, Lëreni, ashtu për disa minuta derisa erëzat të përzihen me peshkun. Pastaj vendoseni në një pjatë ku do te shtoni dhe pakëz vaj ulliri së bashku me hudhrat. Vëreni në mikrovalë dhe kontrollojeni të piqet nga të dy anët. Mund ta lini që të rreshket sa të doni.

28Gatime te ndryshme Empty Re: Gatime te ndryshme 19/1/2013, 14:14

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Fërgesë Tirane

Specat pastrohen nga bishti dhe farat, lahen dhe skuqen. Në yndyrën e mbetur hidhet domatet e qëruara nga cipa dhe të grira hollë, kaurdisen derisa masa të trashet, hiqet nga zjarri i hidhen vezë, spec djegës, majdanoz i grirë hollë, gjizë ose djathë.
Masa vendoset në pjatë dhe sipër vendosen specat e fërguar.

Për 4-5 persona duhen:
Speca 8-10 copë mesatare, domate 4-5 kokrra mesatare, yndyrë për skuqje, 2 filxhanë kafeje, miell 1 lugë gjelle, vezë 2 kokrra, hudhra 4-5 thelpinj, gjizë 4-5 lugë gjelle, spec djegës sipas dëshirës

29Gatime te ndryshme Empty Re: Gatime te ndryshme 19/1/2013, 14:14

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Lakror me miell misri


Mielli i misrit hidhet në një tenxhere me ujë të vluar me pak kripë dhe përzihet derisa të bëhet një llapë e trashë. Hiqet nga zjarri dhe shtrohet në tavë të lyer me yndyrë. Mbi këtë shtrohet mbushja e përgatitur si për byrek me spinaq, sipër hidhet nje shtresë e hollë miell misri.
Spërkatet me ujë e yndyrë dhe piqet.
Për 4-5 persona duhen:
Miell misri 2 gota uji, ujë 2 gota, pak kripë, spinaq 1 kg, vaj 2-3 lugë gjelle

30Gatime te ndryshme Empty Re: Gatime te ndryshme 19/1/2013, 14:14

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Petulla me kos

Në një tas porcelani vendosen vezë, kos, kripë dhe yndyrë, rrihen mirë dhe shtohet miell i përzier me pak sodë. Brumi në këtë rast është gjysmë i trashë. Në tigan hidhet pak yndyrë (1/2 lugë gjelle). Kur yndyra të jetë nxehur, hidhet brumi(një lugë gjelle për çdo petull). Largësia nga njëra tjetra duhet të jetë 3-4 cm sepse gjatë skuqjes brumi hapet. Petullat skuqen nga njëra anë dhe pastaj kthehen nga ana tjetër.
Pasi të jenë skuqur mirë vendosen në pjatë, spërkaten pak me gjalpë dhe përdoren me sheqer ose serviren me mjaltë.


Për 4-5 persona duhen:
Miell 2 gota uji, kos 1 gote uji, vezë 1 kokërr, kripë,sodë 1/2lugë kafeje, vaj 2 filxhane kafeje

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 3]

Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons