POR NE S’MUND TA SHOHIM ZOTIN!
Ne nuk mund ta shohim Zotin, por ka shumë gjëra që ne nuk mund ti shohim, megjithatë i besojmë ato, sepse i shohim rezultatet e tyre.
Për shembull, ti nuk e ke parë kurrë stër, stër, stër, stër, stër, stërgjyshin tënd. Nuk i ke parë kurrë rrobat e tij, shtëpinë e tij, varrin apo çfarëdo nga ato që i kanë takuar atij. E pra, si mund të jesh
i sigurt se ai ka ekzistuar ndonjëherë?
Ti e di që ai duhet të ketë ekzistuar, sepse ti ekziston.
Paramendo sikur e ke lënë shtëpinë plotësisht në rrëmujë këtë mëngjes, pas një parti të mbrëmshëm.
Shtretërit të parregulluar, rrobat të shpërndara nëpër dhomë, karriget e përmbysura, tavolina e ngrënies dhe kuzhina të mbushura me enë të palara dhe çanta krahu.
Tani, paramendo sikur u ktheve në shtëpi pas punës dhe e gjete shtëpinë të pastruar xixë.
Do të mendoje në vetvete: Kush erdhi dhe e pastroi shtëpinë? Kush i rregulloi mobiliet? Kush i rregulloi shtretërit? Kush i lau enët?
Edhe pse nuk e ke parë personin që e kishte pastruar shtëpinë, do të besoje se ky person ekziston, për shkak të rregullit në shtëpinë tënde.
Në të njëjtën mënyrë, rregulli që shohim në natyrë dhe në gjithësi, është dëshmi e një organizuesi - Zoti - edhe pse nuk e kemi parë kurrë.
RREGULL NGA RASTËSIA?
Zgjidhja e Kubit të Rubikut konsiderohet si një detyrë e vështirë edhe për njerëzit më inteligjentë.
Tani, paramendoje një të verbër, që përpiqet t’i rregullojë anët e tollovitura të Kubit. Ai nuk e di nëse ndonjëra prej rrotullimeve që i bën Kubit, e sjell atë më afër apo më larg qëllimit të tij. Sa është e mundshme që ai ta zgjidh Kubin rastësisht
i vetëm?
“E pamundur”, do të thoshe?
Megjithatë, sikur i verbëri të njoftohej me një “po” ose “jo” nxitëse gjatë rrotullimit të anëve te Kubit, gjasat e tij për ta zgjidhur atë do të rriteshin dukshëm.
Kjo analogji e njohur është përdorur nga Sir Fred Hojl (Hoyle), për të demonstruar vështirësinë e rrjedhjes së rregullit nga rastësia e pastër. Hojl beson se rregulli i sofistikuar, nuk mund të lind nga rastësia aksidentale, pa përfshirjen e ndonjë forme nxitëse apo të një inteligjence të lartë.
Në këtë drejtim, duket shumë e pamundur, që gjithësia, duke qenë forma më e ndërlikuar dhe më e sofistikuar e rregullit, të vjen nga rastësia. Mundësitë e formimit aksidental të origjinës së jetës, janë dukshëm më të dobëta sesa mundësitë që një i verbër të zgjidhte Kubin e Rubikut.
Ne e dimë se gjithësia është një sistem i organizuar, i qeverisur nga ligje natyrore dhe balanca të ndërlikuara. Ta mendosh atë si diçka të rregulluar aksidentalisht, sipas fjalëve të Hojlit, është “sikur të thuash se sistemi diellor është përplot njerëz të verbër, që zgjidhin Kube të Rubikut njëkohësisht”. Si rrjedhojë, është e arsyeshme të themi se gjithësisë i paraprinë një inteligjencë e lartë apo organizues. Ky “organizues” shpjegohet më së miri me ekzistencën e Zotit .