Forumi Kuq E Zi
A do ta shohim ende, te kaluaren dhe te ardhmen ne univers..? Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
A do ta shohim ende, te kaluaren dhe te ardhmen ne univers..? Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
A do ta shohim ende, te kaluaren dhe te ardhmen ne univers..? Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
A do ta shohim ende, te kaluaren dhe te ardhmen ne univers..? Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
A do ta shohim ende, te kaluaren dhe te ardhmen ne univers..? 073F2316-1158-412F-84A1-E8027240CB0C_w527_s
Në shumë fusha të mëdha, kërkimet e shkencëtarëve i hedhin dritë të kaluarës, duke analizuar fosile të vjetëruara, objekte të kalbura apo mbetje të mumifikuara. Por, kosmologjia, studimi i origjinës dhe evolucionit të Universit, është ndryshe. Kjo është një fushë ku ne aktualisht mund të jemi dëshmitarë të historisë.

Rrezet e dritës së yjeve që i shohim me sy, janë nisur drejt nesh para mijëra vitesh. Drita nga objektet më të largëta, që kapet nga teleskopët e fuqishëm, udhëton drejt nesh shumë më gjatë, ndonjëherë miliarda vite.

Kur e shohim një dritë të tillë, ne në fakt shohim lashtësinë.
Gjatë dekadës së shkuar, vëzhgimet e yjeve kanë bërë që t’i shohim thellësitë e së kaluarës së Universit, por ato çuditërisht mundësuan që ta shohim edhe natyrën e së ardhmes. Kjo ardhmëri, siç sugjerojnë të dhënat, nuk është edhe aq e qetë, për shkak të asaj që quhet energji e errët.

Historia e zbulimit fillon afro një shekull më parë me Albert Ajnshtajnin, i cili e kuptoi se hapësira nuk është një shkallë ku kanë mbirë bimët, siç e kishte parashikuar Isak Njutoni. Në vend të kësaj, Ajnshtajni zbuloi se hapësira, ashtu si edhe koha, mund të ndryshojë, të ndrydhet dhe të rrudhet.

Në fakt, hapësira është aq e lakueshme, saqë, sipas matematikës, madhësia e Universit domosdoshmërisht ndryshon me kalimin e kohës: fabrika e hapësirës duhet të zgjerohet apo të tkurret, nuk mund të mbetet e njëjtë.

Për Ajnshtajnin, ky përfundim ishte i papranueshëm. Ai do të kalonte 10 vjet për të zhvilluar teorinë e relativitetit, duke kërkuar njohuri më të mira për gravitetin, por nocioni i zgjerimit dhe i tkurrjes së hapësirës i dukej gabim. Ai fluturoi mbi krahët e urtësisë së kohës se në shkallë të madhe, Universi është i fiksuar dhe i pandryshuar.

Ajnshtajni reagoi shpejt. Ai e modifikoi ekuacionin e relativitetit të përgjithshëm, ashtu që matematika ta vërtetonte pandryshueshmërinë e hapësirës. Situata statike kërkon që forcat e njëjta me kahje të kundërt ta anulojnë njëra-tjetrën.

Në distanca të mëdha, forca që e formëson hapësirën është forca tërheqëse e gravitetit. Kësisoj, Ajnshtajni gjykoi se nevojitet një forcë baraspeshuese në kah të kundërt për ta dhënë shtytjen e duhur. Por, çfarë force do të ishte kjo?

Ky ishte ndër misteret më të thella. Nëse energjia e errët nuk degradon me kalimin e kohës, atëherë zgjerimi i përshpejtuar i hapësirës do të vazhdojë t’i largojë galaksitë gjithnjë e më shumë.Pas qindra miliardë vjetësh, çdo galaksi që kemi në fqinjësinë tonë, do të gëlltitet nga hapësira dhe largimi i saj nga ne do të jetë më i madh se shpejtësia e dritës.

Kësisoj, dritat e emituara nga galaksitë e tilla do ta humbin betejën për ta kapërcyer hapësirën që i ndan me ne. Drita kurrë nuk do të mund të arrijë në Tokë, ndërsa galaksitë do të rrëshqasin përgjithmonë përtej kapacitetit tonë për t’i parë, pavarësisht sesa teleskopë të fuqishëm do të kemi.

Për këtë arsye, kur astronomët e ardhshëm do ta shohin qiellin, ata nuk do të mund të jenë më dëshmitarë të së shkuarës. E kaluara do të jetë larguar përtej kufijve të hapësirës. Observimet nuk do të mund të zbulojnë asgjë përveç njollave të zeza në pafundësi.

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons