Këtë vit, CERN e nis me një sërë eksperimentesh me shpresën se do të arrij shumë pranë përfundimit të Modelit të Përcaktuar, të grimcës së natyrës. Shkencëtarët e CERN kanë njoftuar gjithashtu dhe ditët kur do të kryhen eksperimentet pjesën tjetër të vitit, si dhe disa ditë të çuditshme të cilat do të kombinojnë në programin e ardhshëm!
Nga dita e hënë, 17 dhjetor 2012 deri ditën e premte, 21 dhjetor 2012, CERN, do të nis të realizoj një sërë përplasjesh, të cilat pritet të thyejnë normat e tensioni të lartë, që janë vendosur tashmë nga LHC. Me këto eksperimente, shkencëtarët shpresojnë të krijojnë reagime individuale, të cilat do të ofrojnë më shumë informacion rreth anti-materies dhe Big bang.
Eksperimentet e javës 17 deri në 21 dhjetor të 2012-ës, do jenë testet e fundit para punimeve që do të kryhen në LHC, i cili në vijim do të mbyllet për tu përditësuar dhe “armatosur” me teknologjinë e “zgjuar”, e cila është aplikueshme tashmë dhe do të rifilloj funksionin e saj përsëri në vitin 2014.
Ndërkohë, “makineria” – “kompjuteri” që besohej se do të shkaktonte fusnin e botës, do të kryer prova-teste të përparuara –Genius- të njëjtën ditë, që është parashikuar nga kalendari i civilizimit Maya si fundi i botës!