Sipas llogaritjeve të arkeologes amerikane Maria Longhena, fundi i ciklit të kalendarit Maja është kalimi i Venusit në diskut diellor, i cili do të jetë më 5 qershor, 2012.
Kalimi i Venusit – mbështet Longhena – simbolizon ngjarje negative të shoqëruara me luftëra, përmbytje, zi buke, tragjedi. Për të vërtetuar teorinë e Longhena edhe astrofizikanët modernë kanë konfirmuar se data 5 qershor 2012 është një koincidencë e sigurt.
Maria Longhena shpjegon se pse është aq i rëndësishëm ky kalim i Venusit: “Ky planet sipas shkrimeve të priftërinjve Maja (të cilët ishin astronomë të talentuar) është i lidhur me ngjarjet negative të tilla si përmbytjet, katastrofa, luftërat. Dhe fundi i ciklit të kalendarit Maja ofrohet me fatkeqësitë, ashtu si fundi i ciklit të parë”.
Në Kodi e Dresden fundi i botës vjen nga një përmbytje që simbolizohet nga një dragua i madh që hedh ujë në Tokë”.
Sipas astrofizikantit Jesùs Galindo shkrimet e shenjta të gdhendura në një gur të madh në Tortuguero (në jug të Meksikës) sigurojnë fundin e ciklit kalendarik me ardhjen nga qielli të një qenie mbinatyrore, që do të sjellë…
Interpretimi i shkrimeve të priftërinjve Maja është i komplikuar, por e dhëna e sigurt që vërtetohet nga astrofizika moderne është se koincidenca e shtrirjes Diell- Venus-Tokë do të ndodhë më 5 qershor.