Një nënë e tre fëmijëve është arrestuar pasi dyshohet se ka pasur marrëdhënie seksuale me një 16-vjeçar saktësisht me të dashurin e vajzës së saj dhe se lindi një fëmijë me të.
Mayra Gonzales, 32 vjeçaare, lindi një djalë gjashtë javë më parë dhe i tha hetuesëve se babai i fëmijës është i dashuri i vajzës së madhe të saj – duke shtuar se ajo ishte ende në dashuri me të.
Hetuesit thonë se Gonzales ka pasur një marrëdhënie të vazhdueshme seksuale me të riun, i cili është sa gjysma e moshës së saj, gjatë një periudhe gjashtë-mujore që përfundoi në dhjetor.
E dyshuara është akuzuar për marrëdhënie seksuale me djalin gjashtë herë midis korrikut dhe dhjetorit të kaluar. Nëse shpallet fajtor, Gonzalez mund të dënohet me gati tetë vjet në burg.