Për shkak të ajrit të ftohtë dhe erërave, lëkura jonë, sidomos ajo
rreth syve duket më e vjetër. Shkencëtarët britanikë thonë se sezoni
dimëror i bën njerëzit më të vjetër për madje 4,7 vjet.
Në studim kanë marrë pjesë 5.000 ferma, të moshës ndërmjet 27 deri
60-vjeç. Shkencëtarët kanë përcjellë ndryshimet gjatë katër stinëve të
vitit. Ata me këtë rast kanë gjetur se gjatë muajve të dimrit lëkura
pëson më së shumti. Madje, 82 për qind e femrave ka rrethe të errëta
rreth syve, derisa në verë kjo përqindje është dukshëm më e vogël-
gjithsej 38 për qind.
Ekspertët vlerësojnë se arsyeja e gjithë kësaj është se fytyra jonë
gjatë dimrit është më pak e ekspozuar ndaj rrezeve të diellit, gjë e
cila çon deri te mungesa e vitaminës D dhe për këtë arsye rrethet e
errëta janë më të dukshëm.
Përveç kësaj, për shkak të mungesës së dritës së diellit në trup ka
më pak serotonin, hormon i lumturisë, i cili ndikon që të jemi më të
relaksuar dhe me vetë këtë edhe më të bukur.