Forumi Kuq E Zi
Fundi i botës në 21 Dhjetor? NASA përgjigjet zyrtarisht  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Fundi i botës në 21 Dhjetor? NASA përgjigjet zyrtarisht  Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Fundi i botës në 21 Dhjetor? NASA përgjigjet zyrtarisht  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Fundi i botës në 21 Dhjetor? NASA përgjigjet zyrtarisht  Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Fundi i botës në 21 Dhjetor? NASA përgjigjet zyrtarisht  60684_503988999625973_1164900136_n
Fundi i botës në 21 Dhjetor? NASA përgjigjet zyrtarisht

Prej disa muajsh në opinionin publik ka pasur dhe vazhdon të ketë informacione të bollshme që furnizojnë njerëzit me ankthin e fundit të botës më 21 dhjetor 2012. Dy janë dyshimet që hidhen sidomos në internet, aq sa shumë faqe kanë vendosur count-down që xhiron sot për shembull, edhe 45 ditë të mbetura…

Dyshimi i parë është për atë që njihet si profecia Maya, sipas të cilës më 21 dhjetor 2012 do të ndodhë apokalips në planetin Tokë.

Dyshimi i dytë lidhet me një planet të ngjashëm me Plutonin, i quajtur Eris i cili besohet se më 21 dhjetor 2012 do t’i vërsulet Tokës. Kjo hipotezë është ngritur prej faktit se ky planet ka dalë jashtë sistemit diellor.

Pikërisht për këto pyetje, NASA, organizata e vetme në botë që merret zyrtarisht me kërkimet shkencore për planetin, kozmosin dhe universin në tërësi dhe që studion, analizon dhe kontrollon çdo lëvizje të Planetit Tokë dhe përreth tij, ka dalë me përgjigje zyrtare mbi disa pyetje të përmbledhura nga ato që përditë e më shumë po e mundojnë njerëzimin.

Më poshtë ju sjellim qëndrimin zyrtar të NASA:

***



E kujtoni frikën e Y2K? Ai erdhi dhe shkoi pa shumë zhurmë. Por efekte mbresëlënëse ka lënë filmi “2012” me fokus datën 21 dhjetor, datë kur është parashikuar edhe fundi i botës siç e njeh i gjithë njerëzimi. Gjithsesi ky do të jetë një tjetër dimër solsciti.

“Viti 2012 është viti i fundit të Tokës”. Kështu parashikohet nga fise të ndryshme, ndërsa shkenca jep disa arsye që mbështesin se nuk ka “deadline” për njerëzimin.

Shkencëtarët e NASA u japin përgjigje disa pyetjeve që lidhen me fundin e botës në dhjetor të 2012.

Pyetja 1- A ka ndonjë kërcënim për Tokën në 2012? Shumë adresa në internet shkruajnë se fundi i Tokës do vijë në vitin 2012?

Përgjigja- Asgjë e keqe nuk do të ndodhë në Tokë në vitin 2012. Planeti ynë ekziston prej miliarda vjetësh dhe shkencëtarët në mbarë botën nuk shikojnë ndonjë rrezik lidhur me 2012.

Pyetja 2- Cila është origjina e parashikimit se fundi i botës do të vijë më 2012?

Përgjigja- Historia nisi me pretendimet se Nibiru një planet i zbuluar nga Sumerians, është drejtuar drejt Tokës.

Kjo katastrofë ishte parashikuar të ndodhte fillimisht në maj të vitit 2003, por asgjë nuk ndodhi dhe kjo datë u zhvendos për në dhjetor të 2012. Këto dy data u lidhën me parashikimet e kalendarit të fisit të lashtë Maja, në solsticin dimëror në vitin 2012, pra data e parashikuar si fundi i botës ishte 21 dhjetor 2012.

Pyetja 3- A përfundon kalendari Maja në Dhjetor 2012?

Përgjigja- Ashtu si kalendari që mbahet në murin e kuzhinës së shtëpisë tuaj, nuk pushon së ekzistuari edhe pas 31 dhjetorit, edhe kalendari Maja nuk pushon së ekzistuari në 21 dhjetor 2012. Kjo datë është fundi i periudhës së numërimit të fisit Maja, por ashtu siç kalendari fillon përsëri më 1 janar, një tjetër periudhë numërimi fillon për kalendarin Maja.

Pyetja 4- A mund të ndodhin fenomene nga ndikimi i planeteve në Tokë?

Përgjigja- Nuk parashikohen ndikime fatale në dy dekadat e ardhshme. Toka nuk do ta kalojë planin galaktik në vitin 2012, dhe efektet e tyre në Tokë janë të papërfillshme.

Çdo dhjetor Toka dhe dielli lidhen me qendrën e përafërt e Milky Way Galaxy, por që është një ngjarje vjetore pa asnjë pasojë.

Pyetja 5- A ka një planet me ngjyrë kafe i quajtur Nibiru, Planeti X apo Eris që po i afrohet Tokës dhe kërcënon planetin tonë me shkatërrim?

Përgjigja- Nibiru dhe histori të tjera rreth planetëve të pabindur janë një shaka e prodhuar nga interneti. Nuk ka asnjë bazë faktike për këto pretendime. Nëse Nibiru apo Planeti X do të ishin realë dhe do të afroheshin me Tokën në vitin 2012, astronomët do ta kishin ndjekur të paktën gjatë dekadës së fundit dhe tani do të dukej me sy të lirë. Natyrisht një planet i tillë nuk ekziston.

Ndërsa planeti Eris është i vërtetë, por ky është një planet i vogël i ngjashëm me Plutonin që do të mbetet në sistemin e jashtëm diellor, dhe afërsia me tokën është mbi 4 miliardë milje.

Pyetja 6- Çfarë është teoria polare e ndryshimit? A është e vërtetë se korja e tokës do bëjë një rrotullim 180 gradë është çështje ditësh apo orësh?

Përgjigja- Një ndryshim në rrotullimin e Tokës është i pamundur. Ka lëvizje të ngadalta të kontinenteve (për shembull Antarktida ishte pranë Ekuatorit qindra miliona vjet më parë), por që pretendimet për ndryshimin e poleve është i parëndësishëm.

Megjithatë, shumë nga faqet e internetit keqinformuese përhapin panik për të tërhequr dhe mashtruar njerëzit.

Edhe nëse ndodh një ndryshim magnetik, ai mund të ndodhë në mijëvjeçarët e ardhshëm.

Pyetja 7- A rrezikon Toka të goditet nga një meteor në vitin 2012?

Përgjigja- Toka ka qenë gjithmonë subjekt i ndikimeve nga kometat dhe asteroidet por goditjet e mëdha janë shumë të rralla.

Ndikimi i fundit i madh ishte 65 milionë vjet më parë, dhe që çoi në zhdukjen e dinozaurëve. Sot astronomët e NASA-s po kryejnë një studim të quajtur “Spaceguard Survey” për të gjetur të dhëna për ndonjë asteroid që mund të godasë Tokën. Por kemi konstatuar se nuk ka asteroide aq të rrezikshëm sa ai që vrau dinozaurët. E gjithë kjo punë është postuar çdo ditë në faqen zyrtare të internetit të NASA, kështu që deklarojmë se nuk është i vërtetë parashikimi për fundin e botës në 2012.

Pyetja 8- Si ndihen shkencëtarët e NASA lidhur me pretendimet për pritshmëritë e fundit të botës?

Përgjigje- Për çdo fatkeqësi të mundshme apo ndryshime dramatike në 2012 ku është shkenca? Ku janë provat? Nuk ka asnjë provë, asnjë fakt, çdo gjë është e imagjinuar, edhe pse për ato mund të jenë bërë libra, filma, dokumentarë, dhe postuar në internet, asnjë fakt nuk mund të pohohet se është i konfirmuar. Nuk ka asnjë dëshmi të besueshme për asnjë nga pohimet e bëra në mbështetje të ngjarjeve të jashtëzakonshme që mund të ndodhin në dhjetor 2012.

Pyetje 9: A ka ndonjë rrezik nga stuhitë diellore gjigante të parashikuara për vitin 2012?

Përgjigja- Aktiviteti diellor ka një cikël të rregullt, përafërsisht çdo 11 vjet. Pranë këtyre aktiviteteve mund të shkaktohen disa ndërprerje të komunikimit satelitor, megjithëse inxhinierët kanë ndërtuar pajisje elektronike që janë të mbrojtura nga stuhitë diellore të mëdha. Por nuk ka asnjë rrezik të veçantë lidhur me vitin 2012. Stuhia tjetër diellore mund të ndodhë në periudhën 2012-2014, por nuk parashikohet ndonjë ndryshim nga ciklet e mëparshme.

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Fundi i botës në 21 Dhjetor? NASA përgjigjet zyrtarisht  1416650876 Fundi i botës në 21 Dhjetor? NASA përgjigjet zyrtarisht  1416650876 Fundi i botës në 21 Dhjetor? NASA përgjigjet zyrtarisht  1416650876 sa gallat ka qen kjo dit ti shifje njerzit tu tmerru

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons