Ndryshohet mënyra e renditjes së videove në YouTube
Sot, YouTube njoftoi se do të ndryshojë renditjen e saj të kërkimit.
Në vend të përcaktimit të shikimeve sipas numrit të klikimeve që një video ka marrë, YouTube do t’i bazojë rezultatet e kërkimit sipas kohës së shpenzuar duke parë videon.
Me një fjalë, në qoftë se shumica e përdoruesve shikojnë videon tuaj deri në fund, ajo do të jetë më mirë në renditjen kërkimore. Në qoftë se shumë përdorues ndalojnë së shikuari klipin tuaj pas disa sekondave, videoja do të ketë vështirësi në rezultatet e kërkimit.
Natyrisht, kjo funksionon në dy mënyra: iu jep atyre që ofojnë përmbajtje të mira më shumë ekspozim, ndërsa i mban njerëzit më gjatë në faqe.
Mbajtja e njerëzve më shumë në faqe do të thotë më shumë të ardhura nga reklamat për YouTube, kështu që kjo është një situatë e favorshme.
YouTube ka shtuar edhe një aplikacion të ri “Koha e Shikimit,” që monitoron kohën e shpenzuar në një video, kështu që mund të shikoni se cilat nga videot tuaja i ka mbajtur njerëzit më gjatë dhe cilat jo.
Kjo ngjan si një ide e mirë për përdoruesit, por ajo që na bën të pyesim veten është nëse krijuesit do të fillojnë t’i bëjnë videot më të shkurtra, në mënyrë që një numër i madh i shikuesve ta shohë atë deri në fund.