Zbuloni sa vleni për “Facebook” e “Google”
Një aplikacion i ri në internet i jep kujtdo mundësinë që të shikojë se sa para fiton “Google” dhe “Facebook” nëpërmjet përdorimit të të dhënave të tij.
I sapohedhur në rrjet për versionet e lund
rimit “Firefox” dhe “Chrome”, “Privacyfix” skanon dhe gjurmon aktivitetin online dhe të dhënat e llogarisë, që përdoren nga dy gjigantët e internetit për arritjen e përfitimeve jashtëzakonisht të larta nga reklamat.
Aplikacioni i jep mundësinë kujtdo që të kuptojë se sa vlerë ka ai për kompanitë në fjalë.
”Dëshirojmë që njerëzit të kuptojnë se përdorimi i këtyre faqeve në të vërtetë nuk është falas, por një shkëmbim tregëtar”, u shpreh krijuesi i programit, Jim Brock.
Brock pranoi se në këtë fazë fillestare, përllogaritjet e programit të tij mund të mos jenë “shumë të sakta”, por ai shtoi se qëllimi i tij është të ndërgjegjësojë njerëzit për atë që ndodh në të vërtete në rrjet dhe për mënyrën se si të dhënat e tyre trafikohen.