Pas ndryshimit timeline për sistemin e ri të vizualizimit, Facebook ka ndryshuar sërish.
Në ditët në vazhdim të gjithë profilet do të kenë një mundësi për të adaptuar një instrument të ri për shfaqjen e imazheve, në të cilat do të shtohen dy funksione të reja.
E reja e parë i përket dimensioneve të imazheve, ku do të suportohen dhe ato fotografi që kanë dimensione katër herë më të mëdha se sa lejonte limiti precedent.
Falë një rezolucioni maksimal do të bëhet e mundur që të shkarkohen dhe fotograf të barasvlershme me përmasa 2048×2048.
Tashmë mund të themi se do të shihen dhe imazhe të cilat do të kenë një kualitet më të lartë dhe një definicion ndryshe nga fotot që janë hedhur deri më tani.
Funksioni i dytë i ri ka të bëjë sërish me shfaqjen e imazheve ku do të jetë e mundur që një fotografi tashmë të shihet dhe në një version fullscreen, që do të thotë e zgjeruar në gjithë ekranin.