Forumi Kuq E Zi
Ndryshohet Kodi, më shumë kohë për regjistrimin e kandidatëve Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Ndryshohet Kodi, më shumë kohë për regjistrimin e kandidatëve Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Ndryshohet Kodi, më shumë kohë për regjistrimin e kandidatëve Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Ndryshohet Kodi, më shumë kohë për regjistrimin e kandidatëve Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Ndryshohet Kodi, më shumë kohë për regjistrimin e kandidatëve Konferenca-300x200
Denis Dedej

Zbulohen ndryshimet që do të pësojë Kodi Zgjedhor në pjesën ku flitet për regjistrimin e subjekteve zgjedhore. Gazeta “Shekulli” ka siguruar një kopje të pjesës së katërt të kodit, në të cilën bëjnë pjesë 10 nene që sqarojnë procedurën se si do të regjistrohen subjektet zgjedhore e kandidatët deri tek verifikimi i dokumentacionit. Një prej ndryshimeve që vihet re në të gjitha nenet është zgjatja e afateve me 10 ditë. Çdo parti politike do të duhet të paraqesë kërkesën për t’u regjistruar si objekt zgjedhor në KQZ jo më vonë se 70 ditë përpara ditës së zgjedhjeve, më parë ky rregull ishte 60 ditë.

Nëse në zgjedhjet e kaluara partitë ose koalicionet dorëzonin listën e tyre 40 ditë përpara zgjedhjeve, me ndryshimet e reja që do të pësojnë në kod, ato do të duhet t’i paraqesin listat 50 ditë përpara zgjedhjeve. Një shtim i afateve do të bëhet dhe për regjistrimin e komisionit nismëtar në Komisionin Zonal të Administrimit Zgjedhor që do të bëhet 70 ditë përpara datës së mbajtjes së zgjedhjeve. Zgjatja e afateve nuk janë të vetmet ndryshime që do t’i nënshtrohen ndryshimeve të Kodit Zgjedhor dhe diskutimeve midis PD-PD. Duke marrë shkas nga zgjedhjet e shkuara parlamentare kur krerët e partive të vogla vendosën emrat e tyre si kryesues të listave në më shumë se një qark, OSBE rekomandon që një gjë e tillë të mos ndodhë më.

Kjo do të thotë, se çdo kandidat për deputet, i regjistruar në një listë shumë emërore në një zonë zgjedhore ose kandidat për këshillat e bashkisë dhe të komunës nuk mund të regjistrohet si i tillë për një zonë zgjedhore tjetër, qoftë edhe për llogari të një partie apo koalicioni tjetër dhe as i propozuar nga një grup zgjedhësish. Një tjetër ndryshim që do të pasojë në kod pritet t’i ofrojë lehtësi kandidatëve të pavarur që të regjistrohen në garën për zgjedhje. Në nenin 69 të Kodit Zgjedhor është parashikuar që kandidatët e pavarur të paraqesë 1% të firmave të listës së zgjedhësve, por në çdo rast nuk duhet të paraqesë më shumë se 3000 të tilla.

I njëjti ndryshim do të pasojë edhe për regjistrimin e kandidatëve të pavarur që do të regjistrohen për zgjedhjet e njësisë vendore. Më tej, ndryshimet në këtë pjesë të kodit vijojnë me procedurën e mbledhjes së firmave. Për regjistrimin e kandidatëve, nuk do të kryhet më depozitimi individual i nënshkrimeve për mbështetjen e kandidatëve, por në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore ato do të dorëzohen në KZAZ. Nënshkrimet do të shoqërohem me të dhëna të plotë të zgjedhësit dhe për të gjithë ata që firmosin nuk do të jetë më e nevojshme që të depozitojnë fotokopje të letërnjoftimeve.

Sipas rekomandimeve të OSBE, zgjedhësi duhet të jetë i regjistruar në zonën zgjedhore në momentin që firmos për një kandidat të pavarur dhe ai mund të mbështesë më shumë se një të tillë. Të gjitha këto ndryshime, por edhe detaje të tjera teknike, do të diskutohen sot në mbledhjen e radhës të Komisionit për Reformën Zgjedhore.





Përgjysmohet numri i firmave për partitë jo parlamentare

Përgjysmohet numri i firmave që i duhen partive ose koalicioneve joparlamentare, që nuk përfaqësohen në Kuvend, për t’u regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si pjesëmarrës në zgjedhje. Në nenin 68 të Kodit Zgjedhor pritet që komisionin për Reformën të lehtësojë procedurat e regjistrimit të subjekteve politike ose koalicioneve për të marrë pjesë në garën elektorale. Nëse më parë duheshin 10 mijë firma që të regjistrohej një kandidat ose 15 mijë firma për t’u regjistruar një koalicion, me ndryshimet që do të pasojnë në kod, këtyre subjekteve i duhet të dorëzojnë gjysmën e këtyre numrave. “Lista e kandidatëve për Kuvendin, të paraqitura nga partitë politike, në cilat nuk zotërojnë asnjë mandat në Kuvend, duhet të mbështeten nga jo më pak se 5000 zgjedhës. Në rastin e koalicionit zgjedhor listat duhet të kenë marrë mbështetjen e jo më pak se 7.000 zgjedhësve. Bën përjashtim nga ky rregull koalicioni ku partitë pjesëtare zotërojnë bashkërisht në Kuvend një numër mandatesh jo më të vogël se numri i partive pjesëtare në koalicion”, – thuhet në ndryshimin që do t’i bëhet nenit 68 të Kodit Zgjedhor.





Si ndryshojnë afatet për regjistrimin e subjekteve zgjedhore

Neni 64/ Regjistrimi i partive politike

1. Çdo parti politike të paraqesë kërkesën për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor në KQZ jo më vonë se 70 ditë përpara datës së zgjedhjeve.

Neni 65/ Regjistrimi i koalicioneve

1. Dy ose më shumë parti politike të regjistruara si subjekte zgjedhore në KQZ, sipas nenit 64 të këtij Kodi, mund të regjistrohen në KQZ si koalicion zgjedhor në shkallë vendi jo më vonë se 60 ditë përpara datës së zgjedhjeve.

Neni 67/ Lista e kandidatëve të partive dhe koalicioneve të partive

1. Partia politike që është regjistruar në KQZ si subjekt zgjedhor për zgjedhjet në Kuvend, depoziton në KQZ listën shumë emërore të kandidatëve të saj për çdo zonë zgjedhore jo më vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve.

2. Partitë politike, pjesëtare të një koalicioni, depoziton në KQZ listën shumë emërore të kandidatëve të saj për çdo zonë zgjedhore jo më vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve.

Neni 70/ Kandidatët e propozuar nga zgjedhësit për zgjedhjet vendore

3. Për paraqitjen e kandidatit nga zgjedhësit, krijohet një komitet nismëtar me jo më pak se 9 zgjedhës nga zgjedhore përkatëse, të cilët janë të ngarkuar për mbledhjen e firmave për kandidatin. Jo më vonë se 70 ditë para datës së zgjedhjeve, komiteti nismëtar regjistrohet në KZAZ, duke paraqitur emrat e anëtarëve të komitetit.

Neni 73/ Verifikimi i dokumentacionit

1. KQZ-ja ose, sipas rastit, KZAZ-ja, verifikon rregullsinë e dokumentacionit të kandidimit dhe nëse vëren parregullsinë e dokumentacionit të kandidimit dhe nëse vëren parregullsi apo mospërmbushje të kërkesave të Kodit Zgjedhor, ia kthen ato subjekteve zgjedhore për korrigjim jo më vonë se 45 ditë përpara datës së zgjedhjeve.

2. Dokumentacioni i korrigjuar depozitohet jo më vonë se 42 ditë përpara datës së zgjedhjeve. Vendimi për miratimin ose refuzimin e dokumentacionit përfundimtar merret brenda 48 orëve nga depozitimi i tyre.





PD s’pranon dorëheqjen e zyrtarëve kur kandidojnë në zgjedhje

Pas një muaji të qetë ku Komisioni për Reformën Elektorale ka miratuar me konsensus disa ndryshime në Kodin Zgjedhor, dje janë shfaqur përplasjet e para mes PD-së dhe PS-së. Molla e sherrit është bërë dorëheqja e zyrtarëve shtetërorë, të cilët kandidojnë në zgjedhje. Socialistët, të mbështetur edhe nga ndërkombëtarët, kanë kërkuar vendosjen e një standardi ligjor ku të saktësohet se zyrtarët që kandidojnë në zgjedhje duhet të largohen nga posti përpara nisjes së fushatës. Por demokratët e kanë kundërshtuar këtë ndryshim dhe për momentin kanë vendosur veton.

Burime nga ky komision bëjnë të ditur për gazetën “Shekulli” se aktualisht puna e tyre është fokusuar në pjesën katër të kodit, në të cilën dy çështje lexohen ndryshe nga palët dhe nuk ka një konsensus. Krahas qëndrimit të kundërt për sistemin zgjedhor, PD-PS ndahen midis tyre edhe për dy nene të Kodit Zgjedhor që lidhen me regjistrimin e subjekteve zgjedhore. Megjithëse palët po punojnë sipas draftit të propozuar nga OSBE-ODHIR, demokratët kërkojnë heqjen e disa shtesave të miratuara nga ndërkombëtarët, ndërsa socialistët kërkojnë miratimin e tyre sipas rekomandimeve.

Konkretisht, bëhet fjalë për nenin 63 pika 4, në të cilën thuhet se “nuk mund të regjistrohet si kandidat, pa hequr dorë nga detyra, nëpunësit civil të nivelit të lartë drejtues, drejtuesit e institucioneve qendrore dhe enteve publike që nuk gëzojnë statusin e nëpunësit dhe zyrtarët e tjerë, të cilëve u ndalohet me ligj aktiviteti politik gjatë ushtrimit detyrës”. Më tej, ky nen vijon duke sugjeruar që “për nëpunësit e tjerë civil të zbatohet masa e pezullimit nga detyra sipas ligjit”. Ky nen i rekomanduar nga ekspertët e OSBE është kundërshtuar nga demokratët. Eksperti i Partisë Demokratike në komisionin për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, mësohet të ketë kundërshtuar këtë nen me pretendimin se kapërcen përcaktimet e nenit 69 të Kushtetutës dhe nuk gjen mbështetje tek rekomandimet e ODHIR. Por, socialistët vlerësojnë se ky propozim qëndron pasi funksionarët e lartë të shtetit nuk mund të jenë njëkohësisht kandidatë dhe të garojnë në fushatën zgjedhore.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare është vënë re një precedent në këtë drejtim, pasi pesë kandidatë të PD, të cilët fituan një mandat deputeti në zgjedhjet e 28 qershorit 2009 kanë qenë të pranishëm në funksione të larta shtetërore në kohën që zhvilluan fushatën, duke shkelur nenin 69 të Kushtetutës. Debatet për këtë nen do të vijnë edhe sot në mbledhjen e radhës së komisionit për Reformën Zgjedhore, i cili është lajmëruar të mbahet në orën 17:00. Dorëheqja e funksionarëve të shtetit në momentin e kandidimit nuk është e vetmja pikë që ka sjellë një përplasje midis dy partive më të madhe politike.





Kërkesa e PD: Në lista të ketë më shumë 140 kandidatë

Një tjetër debat midis tyre është zhvilluar edhe për listën e kandidatëve që duhet të paraqesë secila parti. Bazuar në nenin aktual “numri i kandidatëve në listën shumë emërore të një partie të regjistruar si subjekt zgjedhor më vete ose e partive në koalicionet në tërësi nuk duhet të jetë më i vogël se sa numri i mandateve që do të zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse”. OSBE-ODHIR ka kërkuar që nga ky përkufizim të hiqen fjalët “nuk duhet të jetë më i vogël”. Në vijim të këtij rekomandimi të 30-të të bërë në vitin 2009, PS ka propozuar përmes ekspertit të saj në komision, Bledi Çuçi, që “lista shumë emërore të ketë aq kandidatë sa ka mandate në zonën zgjedhore përkatëse”. Sipas socialistëve, ky ndryshim është i nevojshëm pasi për të mbyllur hapësirat që i lejojnë partitë t’i shmangen qëllimit të ligjit për respektimin e kuotave ligjore. Në zgjedhjet e fundit parlamentare Partia Demokratike në Qarkun e Kukësit, ndonëse do të garohej për katër mandate, paraqiti një listë me një kandidat më shumë. Nga diskutimet paraprake në komision, PD ka hedhur poshtë një ndryshim të tillë, duke sjellë një tjetër pikë ku ajo kundërshton propozimin e OSBE, por edhe shtesën që kërkon të bëjë PS. Ndonëse mazhoranca ka deklaruar kohë më parë se të gjitha rekomandimet e OSBE-ODHIR do të pranohen prej saj, deri më tani dy çështje të rëndësishme që lidhen me regjistrimin e subjekteve zgjedhore kanë sjellë qëndrime të kundërta midis dy partive më të madhe politike në vend.



Pika që kundërshtohet nga PD

Neni 63 pika 4 / Nuk mund të regjistrohet si kandidat, pa hequr dorë nga detyra, nëpunësit civil të nivelit të lartë drejtues, drejtuesit e institucioneve qendrore dhe enteve publike që nuk gëzojnë statusin e nëpunësit dhe zyrtarët e tjerë të cilëve u ndalohet me ligj aktiviteti politik gjatë ushtrimit detyrës. Për nëpunësit e tjerë civil të zbatohet masa e pezullimit nga detyra sipas ligjit.



Kushtetuta e Shqipërisë / Neni 69

Nuk mund të kandidojnë e as të zgjidhen deputetë, pa hequr dorë nga detyra:

a) gjyqtarët, prokurorët;

b) ushtarakët e shërbimit aktiv;

c) punonjësit e policisë dhe të sigurimit kombëtar;

ç) përfaqësuesit diplomatikë;

d) kryetarët e bashkive dhe të komunave, si dhe prefektët në vendet ku kryejnë detyrat e tyre;

dh) kryetarët dhe anëtarët e komisioneve të zgjedhjeve;

e) Presidenti i Republikës dhe funksionarët e lartë të administratës shtetërore të parashikuar nga ligji.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons