Grupi i hakerave GhostShell i ka shpallur luftë kibernetike Rusisë!
Sipas një njoftimi të këtij grupi, citon alb-observer.com, lufta ka filluar tashmë, madje hakerat kanë publikuar 2.5 llogari, një sërë kodesh, shënime dhe arshiva të administratës ruse, të dhëna arsimore, bankare, mjekësore dhe të shumë shërbimeve të tjera, ndërmjet të cilave dhe të sigurisë, të korporatave të energjetikës dhe korporatave bankare.
Hkaerat kanë përshkruar veprimet e tyre Project BlackStar dhe deklaruan se janë kundër qeverisë ruse! Sipas një analize të përciptë e të dhënave të publikuara, cituar nga CNews, tregoi se dosjet që hakerat panë si të dhënat e qeverisë, përmbajnë vetëm adresat e-mail.