Kryeministri rus, Vladimir Putin, në prag të zgjedhjeve presidenciale të 4 marsit, shpalli arsenalin e ri të Rusisë.
Përmes një artikulli në “Rosijskaja Gazjeta”, të titulluar “Të jemi të fortë”, Putin foli për një armatim të paprecedent të vendit.
Forcat e armatosura do të marrin në dhjetë vitet e ardhshme mbi 400 raketa balistike interkontinentale “ICBM” të gjeneratës së re, 28 sisteme anti-raketë “S-400”, dhjetë sisteme raketash “Inskander-M”, mbi 50 luftëanije, tetë nëndetëse bërthamore, 20 të tjera jobërthamore, mbi 600 avionë, përfshirë edhe luftarakë të gjeneratës së pestë, mbi 1000 helikopterë, 2300 tanke dhe qindra satelitë ushtarakë.
Sipas Putin, riarmatimi është i nevojshëm duke parë politikat aktuale të Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s. Në shkrim ai flet për nevojën e Rusisë për t’iu përgjigjur “mburojës anti-raketë në Europë”. Në këtë operacion, Putin do të investojë rreth 590 miliardë euro, përgjatë këtyre dhjetë viteve.
“Në këto argumente nuk ka shumë patriotizëm. Dikur besohej se lindja e një kompleksi industrial ushtarak frenonte ekonominë dhe shkatërronte Bashkimin Sovjetik. Jam i bindur se është një gabim i rëndë. Rinovimi i këtij sektori do të shndërrohet në lokomotivën e zhvillimit në shumë sektorë të tjerë”, tha ai.
Putin mendon se rreziku i një lufte bërthamore botërore është i ulët, sepse kjo do të thotë fundi i civilizimit. “Duhet të shohim përtej horizontit, duke vlerësuar natyrën e kërcënimeve përpara 30 apo 50 vjetësh”, theksoi ai.
Por aludimi për bërthamoret duket jo i rastësishëm, sepse Putin shton se: “një arsenal bërthamor mbetet një pengesë efikase ndaj një sulmi të mundshëm kundër Rusisë”.
Sipas traktatit “New Start”, të firmosur në 2010-ën nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia dhe i vlefshëm për 10 vjet, ekzistojnë kufizime të përcaktuara për numrin e armëve që duhet të kenë të dy vendet.
1550 mbushje bërthamore dhe 800 raketa balistike interkontinentale, nëndetëse, raketë-lëshues dhe bombardues, prej të cilëve 700 operativë në të njëjtën kohë. Këto 400 raketa balistike “ICBM”, që parashikohet të blihen nga Rusia paraqesin gjysmën e totalit të lejuar sipas marrëveshjeve.