Me thuaj...
Ke dashuruar ndonjehere ne jeten tende?
Ke dashuruar ndonjehere me gjithe qenien tende?
Ke dashuruar ndonjehere dike, aq shume sa te harrosh veten tende?
Me thuaj...... Ke qare ndonjehere kur dikush te ka thene "lamtumire"?
Me thuaj...Me kthe keto pergjigje, dhe do mundohem te kuptoj cfare dashurova une?
Njeri, apo perbindesh...?
Trokite dikur ne zemren time, dhe dera e saj u tregua e gatshme per te te strehuar...
Me aq pak sa mund te jepja une, por me sinqeritet.
Ti atehere loze, e hodhe dhe e prite aq sa deshe ate copez shume te vogel timen qe quhesh zemer.
Dhe une, me gjithe ato lendime qe pesova, perseri gjeta pak force per te te uruar fat.
Per te te bere nje vend te vecante ne ate zemren time, qe nuk sherbente me per asgje...
E ja ku jam duke ecur përdore me trishtimin
në rruget qorre pa fund të zhgënjimit.
Më duhet përsëri të rifitoj e të shtoj gjithë atë dashuri
që ti ma pakësove.Më duhet të të harroj,
të mbledh forcat e përpara të vazhdoj.
Këtë thikë në zemër duhet ta sheroj,
ti vazhdo jetën tënde e unë jetën time
përsëri mbi gërmadha do ndërtoj ashtu si jeta me mësoj !
Per cfare po qesh? Ti kujton se fitove? Jo... Aspak zemer!!! Ti ke humbur!...
Ke humbur nje nga ato mundesite qe cdo kush lutet pernate qe ti vije te pakten nje here ne jete. Ke humbur nje nga ato miqesite qe veshtire se i gjen ne ditet qe jetojme.
Ke humbur nje dashuri qe nuk do te e riperseritet!
Fitove gjera te vecanta nga une... Ato ndjenja qe askush nuk i ka fituar.
Fitove dashurine.
Fitove besimin.
Fitove miqesine.
Fitove respektin.
Por keto nuk te mjaftonin, vazhdove duke marre dhe duke mos dhene asgje
Me dhemb shpirti kur e kuptoj se si dalengadale kam filluar te te harroj,zeri yt sme kujtohet me,dhe fytyra jote aq e dashur dikur per mua tashme e dalloj si nje hije,pa tipare,s'mbaj mend cfare ngjyre i kishe syte,dhe ato buze
Se di pse ndjej kaq shum dhimbje teksa po te largoj nga jeta ime dalengadale,nje dhimbje qe dhemb,sikur dikush po ma shkul zemren me force,dhe un s'bej ze nuk uleras vetem qaj me lot te kripur trishtimi,po pse duhet te te harroj kur ndjej kaq shume dhimbje,le te jetoj perjetesisht e burgosur e kujtimeve,le te kem gjithmone ne zemer zerin tend te embel,le te marrin syte e mi ngjyren e syve te tu,po c'ngjyre i kishe syte ?,! Se mbaj mend.. Nese duhet te vuaj kaq shum pse duhet te te harroj pse ?? Mos vall tani po sherohem nga ajo semundje e tmerrshme me nje emer magjik, Dashuri??
Nuk e e di si te shpreh kete ndjenje.
Qe ben vetem nje gje! Nje gje qe nuk degjohet
qe nuk shikohet, dicka te magjishme!
Kjo eshte ajo qe ndiej per ty, dhe nuk mund te
shprehet me fjale.Mendoj... per gjithe bukurine e
shpirtit tend duke kaluar neper endrra dhe deshire.
E bej gjithe kete per te te shikuar ty te lumtur
dhe per te shikuar syte e tu te mrekullueshem te qeshur.
Do jem gjithmon aty prane teje!
Ne te gjitha momentet e jetes tende, qofshin ato te
lumtura dhe te trishtuara. Te premtoj qe do jem aty
dhe do te te tregoj se sa i rendesishem je ti per mua