Forumi Kuq E Zi
Shkrime te ndryshme .......... - Faqe 2 Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Shkrime te ndryshme .......... - Faqe 2 Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Shkrime te ndryshme .......... - Faqe 2 Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Shkrime te ndryshme .......... - Faqe 2 Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shko tek faqja : Previous  1, 2

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 2 e 2]


Infinit

Infinit
Princeshe
Princeshe
First topic message reminder :

Nuk mund te ve rregull te ngjarjet,,,ve rregull te vetja dhe u pershtatem ngjarjeve kur ato nuk me pershtaten mua......

Infinit

Infinit
Princeshe
Princeshe
Eshte ndjenje e bukur te degjosh dike te te thote Ki kujdes!
Por eshte ndjenje shume me e bukur ta degjosh dike te te thote :--
Une do te kujdesem per Tyyy..

Infinit

Infinit
Princeshe
Princeshe
Te dua shume...deshiroj te behem gruaja jote nje dite...dhe te zgjohem prane teje çdo mengjes ... ♥

Infinit

Infinit
Princeshe
Princeshe
Te dua mjaftueshem aq sa per te luftuar per ty..
Te rrezikoj per ty,Te sakrifikoj veten per ty nese eshte nevoja..
Mjaft sa te me mungosh teper kur jemi larg njeri-tjetrit,pa marre parasysh per sa kohe te gjate e pavarsisht distances qe qendron mes nesh..
Mjaft per te besuar ne lidhjen tone,per te qendruar prane edhe ne kohe te keqija,Te kem besim ne forcen tone si çift,dhe te mos heqim dore kurre..
Mjaft sa per te kaluar gjithe pjesen e mbetur te jetes sime me ty..
Te jem ketu per ty kur ti ke nevoje per mua e deshiron te jem prane teje,dhe kurre nuk dua te te braktis ty ose te jetoj pa ty ..Kaq shume Te dua ...

Infinit

Infinit
Princeshe
Princeshe
Zeri yt ne telefon...me ngrit disponimin me lumturon.. :-)

Infinit

Infinit
Princeshe
Princeshe
Edhe kjo natë pa ty
edhe kjo natë
Shtrirë pranë meje gërhet errësira
si një plak i majmë.

Varet trishtueshëm drita e abazhurit
si mënga e një krahu të prerë cung
sytë urithë të squllur
në kujtesën e ftohtë bëjnë udhë.

Ëndërroj si më parë të mbështillem rreth gjunjëve të
tu të fortë
gishtërinjtë e tu të gjatë në flokë ëndërroj
… ndërkohë nata mbush barkun e saj me terr
si orët e lashta me rërë.

E pafundme kjo natë pa ty
edhe paskam shumë mall
një drithmë e ajrit dhe zëri yt që vjen nga larg
zëri yt që më thërret;
Oh, jo
është era që luan me vetminë time
si me një derë të vjetër... ♥

Infinit

Infinit
Princeshe
Princeshe
Ti je kaq e bukur sa më jepet të pyes:
“Çfarë më je ti? Njeri apo art?”
Të shoh dhe vjershat e shkruara i gris
se para teje zbehet çdo varg.

Ti je poezia. Të tjerat janë proza.
Ti je poezia që s`bëhet dy herë,
ti je frymëzimi që më dehu dhe bota
më duket e tëra e larë me diell.

Kaq ditë ti ecën përkrahu me mua,
ditë e përditë ne rrimë kaq pranë
sa që më e dashura fjalë “Të dua”
u bë e zakonshme si buka që hamë.

Kur më jepet e tëra qenia jote
marr botën në dorë dhe të fshehtat ia di
dhe puthja përsëritet e bëhet si kopje
them gjëra të mençura që s`kanë poezi.

Prandaj ik e më ler deri në mbrëmje
ose largohu një javë se vij e të marr
unë dua të jetoj me mungesën tënde,
të krijoj pa ty në vetvete një hall.

Më duhet një bosh që kërkon të mbushet,
më duhet një gjemb që nga brenda më ther,
më duhet të krijoj një dimër pa lule,
më duhesh të të dua edhe një herë.

Infinit

Infinit
Princeshe
Princeshe
M'i puthe buzët gjer në dhembje,
Tani duhen shëruar,
Po s'm'i shërove gjer në mbrëmje,
Ta marrim dhe më shtruar.

Përpara ke natën e tërë,
E mira ime, ti!
Ajo çka mbetet për t'u bërë
Është puthja mbushur shpirtësi.

Infinit

Infinit
Princeshe
Princeshe
Nje nate,vajza dhe djali po shkonin te hynin ne makine..Heshtje e Plote!
Te dy qendruan gjate ne qetesi.Vajza pastaj i dha djalit nje leter per ta lexuar.Djali para se ta lexonte i tha vajzes disa fjale (U shpreh i turperuar)
Se do ta braktise sepse po humb interesimin per te..
Papritmas nje makine e pershpejtuar u perplas me makinen e tyre..
Vajza vdiq...Djali mbijetoi!
Kur djali hapi letren....
U mbulua ne lot sepse...
Ne leter ishte shkruar ....NESE ME BRAKTIS DO TE VDES..!

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Ditën e martesës së tij,një princ hyri solemnisht në kryeqytetin e mbretërisë së tij, me nusen e vet.
Të dy bashkëshortet ecin përpara, në një karrocë të shkëlqyeshme, përmes turmës rreshtuar në të dyja anët e rrugës. Por në sheshin përballë hyrjes së pallatit mbretëror, të gjithë heshtën.
Mbi një podium të madh një kriminel ishte duke u varë. I denuari me vdekje e kishte futur kokën në lak.

Princesha filloi të qante. Princi e pyeti gjyqtarit nëse do të ishte e mundur të anulohet ekzekutimi,
si një dhuratë martese për nusjen e vet.
Përgjigja qe: “Absolutisht jo!”
“A ka ndoshta krime që nuk mund të falen”,
pyeti princesha shumë e emocionuar.
Një prej këshilltarëve të princit I kujtoi që, siaps nje zakoni të vjetër të qytetit, çdo person i denuar me vdekje mund të shpërblehet duke paguar një mijë dukatë. Ishte një shumë e jashtëzakonshme.
Ku mund t’i gjendej gjithë këto para?
Princi e hapi çantën e vet, e zbrazi atë dhe gjeti 800 dukatë.
Princesha, duke kërkuar në kuletën e saj shumë elegante, gjeti edhe 50 dukatë.
“Nuk mund të mjaftojnë 850 dukatë?” pyeti ajo.
“Jo, ligji i do 1000 dukatë!”, përgjigjën.Princesha zbriti nga karroca e bëri një mbledhje parash për çeshtjen.
Bëri llogari të fundit. Ishin 999 dukatë.
Askush tjetër nuk kishte para.
“Pra, për një dukat ky njeri duhet të vdesë?”, tha princesha.
“Është ligji”, përgjigj gjyqtari,i pamëshirrshëm. Dhe i urdhëroi xhelatit që ta fillojë punën e tij.
Pikërisht në këtë moment princesha bertiti fort:
“Rrëmoni në xhepët e të denuarit, ndoshta diçka e ka edhe ai”.
Xhelati e dëgjoi princeshën dhe nga xhepët e të denuarit doli një dukat ari, atë që mungonte për të shpëtuar jetën e tij.


Në zemrën e çdonjërit ka ajo që mjafton për shpëtimin e jetës së tij.Mirësia, dashuria, lumturia në shumë njerëz janë si fitilët e fikur.
Mjafton një shkrepëse e vogël për t’i ndezur përsëri..

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Dy shokë udhëtonin nëpër shkretëtire.
Në një moment gjate udhëtimit, filloi një përleshje në mes tyre dhe njeri shok i ra shuplakë atij tjetrit.
Ai qe ishte i rrahur ishte edhe i zemëruar, mirëpo pa thëne asnjë fjalë shkroi në rere:
'Shoku im më i mirë sot më ka rrahur.
'Vazhduan ashtu të udhëtojnë deri sa mbërritën tek një oazë,

Ku vendosin të freskohen. ai që ishte i rrahur, filloi te mbytej ne balten rreth oazit,
Por shoku e shpëtoi. I shpëtuari, pasi që pushoi pak, shkroi në një gur:
'SHOKU IM ME I MIRE SOT ME SHPETOI JETEN.'
Ai qe e kishte rrahur dhe që e kishte shpëtuar shokun pyeti:
'Mbasi qe te rraha, shkrove në rere e tani shkruan në gur, pse?'
Ai tjetri u përgjigj:
'Nëse dikush na shkakton dhimbje, atë duhet te shkruajmë në rere në mënyrë që era e faljes të mund ti shlyej ato fjalë.
Mirëpo, kur dikush bën diçka të mirë për ne, ato fjale duhet ti gdhendim në gur, prej ku asnjë erë nuk mund ti shlyej.
'MËSO QË DHIMBJEN TA SHKRUASH NË RERE DHE QË PERVOJAT E MIRA TI GDHENDËSH NË GUR! Thuhet se nevojitet vetëm një minutë për të takuar njerëz madhështorë, një orë për ti vlerësuar, një ditë për ti dashuruar, por pastaj të nevojitet koha e tërë jetës për ti harruar..

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Ne nje dite te bukur vere, nipi i vogel i nje shkencetari te madh, shkoi te takonte gjyshin e tij.
Ne dore, te cilen e mbante te fshehur pas shpine, djali i vogel shtrengonte nje zog te vogel qe e kishte marre, kapur, teksa fluturonte. Me syte qe i shkelqenin iu drejtua gjyshit:
"Zogu i vogel qe une kam ne dore, eshte i gjalle apo i ngordhur?".
"I ngordhur - u pergjigj gjyshi".
Djali i vogel hapi
doren dhe e leshoi zogun i cili filloi menjehere te fluturonte.
"Gabove - i tha djali i vogel duke qeshur gjyshit te tij".
Ne qofte se gjyshi do te ishte pergjigjur qe zogu ishte gjalle, djali do ta kishte shtrenguar fort ne doren e vet dhe zogu do te kishte ngordhur.
Gjyshi e pa drejt e ne sy nipin e tij te vogel dhe me shume dashuri i tha:
"A e sheh, pergjigjja ishte ne doren tende!".

Vdekja dhe jeta e pasosur jane ne duart tona.
Edhe zgjedhjet me te vogla dhe te thjeshta qe ti sot i ben do te percaktojne fatin tend ne jete

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
-Djali i vogel dhe plaku i moshuar-

Thote djali i vogel:"Ndonjehere me shpeton luga nga dora"
Thote plaku i moshuar:"Edhe mua me ndodh"
Djali i vogel peshperit lehte:"Ndonjehere, lag dhe pantallonat"

"Edhe une gjithashtu", qesh plaku i moshuar.
Thote djali i vogel:"Une shpesh qaj"
Plaku i moshuar shton:"Keshtu ndodh dhe me mua"
"Por me e keqja"-thote djali i vogel-"Te rriturit nuk me kushojne vemendje"
Dhe ai ndjeu ngrohtesine e dores se rrudhosur nga plakja
"E kuptoj cfare kerkon te thuash" tha plaku i moshuar

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Një mësuese nga shkolla fillore kërkon nga nxënësit e saj që të shkruajnë një ese rreth prindërve, kohës apo çfarë do të dëshironin që Zoti të bënte për ta...
Në fund të ditës ndersa po i kontrollonte esetë, ajo lexoi njërën e cila e preku atë shumë shpirtërisht. Burri i saj, që po kalonte aty prane e pa duke qarë dhe e pyeti:
- Çfarë ka ndodhur?
Ajo u përgjigj:
- Lexoje këtë. Është eseja e një pr
ej nxënësve të mi.
“O Zot, sonte të lutem Ty për diçka të veçantë: Më fut mua brenda televizorit. Dua të zë vendin e tij. Të jetoj sikur TV në shtëpinë time. Të kem vendin tim special, dhe të kem familjen time rreth Meje. Që të më marrin seriozisht kur unë flas…. Dëshiroj të jem në qendër të vëmendjes dhe të më dëgjojnë pa më ndërprerë dhe pyetur. Unë dëshiroj të marr të njëjtin kujdes të veçantë që merr TV kur nuk punon. Të kem shoqërimin e babait tim kur ai vjen nga puna, madje edhe kur ai është i lodhur. Dhe dëshiroj që nëna ime të më dojë mua kur ajo është e pikëlluar dhe e mërzitur në vend se të më injorojë mua… Dhe… Unë dëshiroj që vëllezërit e mi të grinden për të qenë me mua… Unë dëshiroj të ndjej se familja ime le çdo gjë tjetër anash, qe tani e tutje, vetëm për të kaluar pak kohë me mua. Dhe e fundit por jo më e vogël, ma mundëso ti bëj të gjithë ata të lumtur dhe ti argëtoj…
Zot nuk kërkoj shumë prej Teje… Unë vetëm dëshiroj të jetoj si çdo TV.”
Në atë moment burri thotë:
- Zoti im, i gjori fëmijë. Çfarë prindërish të tmerrshëm!
Ajo ngriti shikimin drejt tij dhe tha:
- ‘Kjo ese është e djalit tonë!!!........................................... ...

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Ne nje mbreteri, te vogel, por shume te pasur, mbreti kishte per keshilltare te pare nje njeri shume te ditur. Nga do qe shkonte mbreti, keshilltarin e kishte gjithmone ne krah, te gatshem ta ndriconte me keshillat e tij. Ne raste te shumta, keshillat e keshilltarit, i kishin dale per hajer mbretit dhe ky ia kishte shperblyer me pozite dhe respekt te madh.
Nje dite
, mbreti po behej gati te dilte per gjueti. Si gjithmone, keshilltari e shoqeroi edhe kete here. Gjuetia filloi e mbare dhe mbreti po defrehej sa me s’ka. Ne nje moment ai shikon nje sorkalle pran tij dhe me ngut nxjerr shpaten per ta mbytur, por nga nguti dhe pakujdesia, ai pret njerin gisht te dores. Britmat e mbretit alarmojne te gjithe. Nje grumbull i madh njerezish krijuan nje rreth prane mbretit dhe po prisnin qe dikush te fliste.
- Po tani si do t’ja bej une ? Njerezit do te qeshin me mua. Ku ka pare histori mbret te gjymtuar? Bo bo…. C’me gjeti…
- Mos u merzit mbreti im,- foli keshilltari.
- Si te mos merzitem. S’e shikon si u katandisa ?
- E shoh, por ndoshta kjo te del me per hajr !
- Si? Thuaje edhe nje here?!
- Me per hajer , mbreti im…, me per hajer.
- Si guxon, ti qe gezon gjithe keto te mire qe ti kam dhene une, te tallesh me fatkeqesine time? Merreni, lidheni dhe mbylleni ne vrimen me te erret te burgut te mbreterise, kete mosmirenjohes e bukeshkale.
Terbimi i mbretit tani kishte arritur kulmin nga dhimbja, turpi dhe ajo qe i degjuan veshet nga njeriu i tij me i besuar.
Rojet e lidhen keshilltarin dhe e hipen ne karroce per ta derguar ne burg.
- Po tani, si te duket vetja ?- pyeti mbreti me syte plot urrejtje.
- Me per hajer per mua !- iu pergjigj qete dhe avash keshilltari.Per 2 vjet me radhe, keshilltari u mbyll ne burgun e mbreterise, pa e pare driten e diellit. Nderkohe, mbreti e kishte kaluar merzine e aksidentit me kohe dhe vazhdonte aktivitetet e tij normalisht.
Nje dite ai organizon nje gjueti te madhe, ne kufinjte e mbreterise se tij, gjate se ciles, ne ndjekje te nje dreri, kaloi kufirin dhe u fut ne tokat e mbreterise tjeter. Keto toka i perkisnin nje mbreti barbar e gjakatar, i cili kishte nam te keq. Me ta pikasur te huajin, rojet e mbreterise fqinje, e rrethuan dhe e zune mbretin gjuetare. Menjehere ate e derguan tek mbreti i tyre.
- Te gjithe te huajt qe futen ne tokat tona, ne i ekzekutojme menjehere,- tha mreti barbar,- por ty do te te respektojme, sepse je mbret i tokave fqinje. Do te te bejme nje gjyq, pastaj do ekzekutohesh.
Gjyqi u be dhe mbretit gjuetar iu dha denimi me vdekje. Par se ta ekzekutonte, xhelati i afrohet te denuarit qe t’ia zgjidhte duart dhe te degjonte deshiren e tij te fundit. Ne kete moment xhelati veren dicka qe askush nuk e kishte verejtur me pare ; i denuari kishte njerin gisht te dores te keputur. Sipas ligjit te vendit ishte e ndaluar te vriteshin njerezit e gjymtuar. Keshtu, gishti i prere i shpetoi jeten mbretit, Mbretin gjuetare e liruan dhe e shoqeruan per ne tokat e mbreterise se tij.
Me t’u kthyer ne shtepi mbreti kerkoi t’i sillnin nga burgu keshilltarin, te cilit i tregoi se si gishti i keputur i kishte dale me per hajer, pasi prej tij i kishte shpetuar denimit me vdekje.
- Urtesia jote u vertetua,- tha mbreti. Mua me doli me per hajer keputja e gishtit. Po ti ku e pate hajrin, qe humbe 2 vjet jete ne burg?
- Sigurisht ! Edhe mua me doli me per hajer,- foli keshilltari me ngadale. Ne kurre nuk jemi ndare. Une te kam shoqeruar kudo. Nese nuk do te isha ne burgtokat e mbretit barar do t’i shkelnim bashke. Me te vertete ti do t’i shpetoje denimit per shkak te gjymtimit, por mua do te ma keputnin koken pa medyshje, pasi une jam shendosh. Burgimi pra, me doli edhe mua me per hajr, sepse me ruajti koken…

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Nje vajze e vogel me babain e saj po kalonin siper nje ure paksa te rrezikshme.Babai ishte disi i frikesuar dhe iu drejtua se bijes duke i thene:
"E dashur,ma kap doren se cfaredo qe te ndodhi,nuk do te biesh poshte ne lume."
Vajza e vogel iu pergjigj:
"Jo baba,ti me mbaj mua per dore."

"Po cili eshte ndryshimi?"-e pyeti babai i cuditur.
"Ka nje ndryshim shume te madh"-iu pergjigj e bija."Nqs une te kap ty per dore dhe mua me ndodh ndonje gje,me shume mundesi mund ta leshoj doren e te bie poshte.Por nese me kap ti mua per dore,e di me siguri se cfaredo qe te ndodhe,ti nuk do me leshosh."

Ndaj kapini per dore personat qe ju dojne me se shumti me mire sesa te prisni qe ata t'ju kapin juve per dore .

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Jane kater histori dhe simbolizohen si 4 mesime per jeten.....Secila e ka nje moral....

MESIMI 1.
Pas disa muajve ne fakultetin e mjekesise, profesori na jep nje pyetesor.Duke qene nje nxenes i mire i pergjigjem te gjitha pyetjeve me perjashtim te njeres::"Si e ka emrin pastruesja e shkolles?:::.Dorezova pyetesorin duke e lene pyetjen e fundit pa pergjigje.Ne fund te mesimit nje nxenes e pyet profesorin nese pyetja e fundit do te kishte piket e saj ne venien e notes."Eshte e qarte - pergjigjet profesori-Ne karrieren tuaj do te takoni shume njerez.Te gjithe ata pa dallime , kane shkallen e tyre te rendesise".
"Ata meritojne vemendjen tuaj qofte edhe me nje buzeqeshje ose pershendetje."" .
Nuk e harrova kurre kete mesim dhe mesova se pastruesja e kishte emrin Marjana.

MESIMI 2.
Ne nje nate shiu, nje gruaje me ngjyre i prishet makina.Ishte nje stuhi e tmerrshme.Komplet e lagur fillon tu beje me shenje makinave qe kalonin.Nje i ri , i bardhe, sikur nuk i njihte konfliktet raciale aq te ashpra ne Ameriken e viteve '60, ndaloi per ta ndihmuar.
Pas nje jave trokiten ne deren e djalit.Atij i kishin dhuruar nje TV te madh me ngjyra.Ne dhurate ishte nje shenim:"Faleminderit qe me ndihmuat ate nate.Shiu me kishte lagur deri ne palce kur u shfaqet ju.Fale jush arrita ne kohe tek im shoq qe ishte terbuar nga nervat dhe nese nuk do vija ne kohe do te largohej bashke me femijet.Zoti te bekofte qe me ndihmove.ZNJ.KING COLE. MESIMI 3.
Kohe me pare kur nje akullore kushtonte shume pak,nje djale 10 vjecar hyn ne nje bar dhe ulet ne tavoline.Nje kamariere i sjell nje gote uje."Sa kushton nje akullore me cokollate?E pyet djali kamarieren qe ne ate kohe kishte shume kliente.E bezdisur i pergjigjet::"35 leke!"-i thote ashper.
Djali numeron leket dhe i tha :: "Atehere me sill nje te thjeshte."
Kamarierja i sjell akulloren dhe llogarine.Djali kur mbaron akulloren shkon tek arka te paguaje dhe del jashte.Kur kamarierja shkon te tavolina e tij per ta fshire ,FILLON TE QAJE!...Shikon se djali i vogel kishte lene 15 lek ne nje cep te pjates bakshish.Djali kishte marre akullore te thjeshte vetem e vetem per ti lene asaj bakshish.Kishte menduar se ndoshta ai bakshish i vogel do te mund ta gezonte paksa.

MESIMI 4.
Ne kohet antike nje mbret vendos nje gur shume te madh ne mes te rruges.U fsheh per te pare se kush do e merrte mundimin ta hiqte prej andej.Disa tregtare dhe te pasur kaluan andej dhe nuk e moren mundimin ta leviznin .I kaluan anash.Disa madje protestuan kunder mbretit qe nuk i mbante rruget te pastra. Pas pak vjen nje fshatar me nje ngarkese teper te madhe ne kurriz.E uli ngarkesen ne ane te rruges dhe filloi te levizte gurin.Pas shume lodhjeje ne fund arrin ta levize gurin nga rruga.Kthehet per ta marre ngarkesen e tij kur shikon se aty ku me pare ishte guri i madh , kishte nje cante dhe nje pusulle.Canta kishte flori dhe ne pusulle thuhej se ishte per njeriun qe do ta levizte gurin.Fshatari mesoi ate qe shume pak prej nesh e kuptojne ::"Te gjitha pengesat jane nje mundesi per tu permiresuar."

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Një vajzë po priste aeroplanin në një aeroport të madh. Meqënëse i duhej të priste gjatë, vendosi që të blinte një libër që të kalonte kohen. Bleu librin dhe një kuti me biskota. U ul në vendin ku rrinë zakonisht persona të rëndësishëm në mënyrë që askush të mos e pengonte. Afër saj ishte karrigia me biskota dhe një karrige më tej një person tjetër i cili lexonte gazeten. Kur ajo filloi të merrte biskota, edhe zotëria nga karrigia tjetër mori një. Ajo u habit pa masë, por nuk tha asgjë, vetëm vazhdoi të lexonte librin. C'do herë që ajo merrte nga një biskotë, këtë e bënte edhe zotëria pa u mërzitur fare. Vazhduan kështu deri sa në kuti mbeti vetëm një biskotë, dhe vajza mendoi: Më intereson të di se cfarë do të bëjë ai tani!!! Zotëria e mori biskoten e fundit dhe e ndau në dy pjesë.

"Kjo me të vërtetë është e tepërt, filloi të mendojë nervoze vajza, mori sendet e veta, librin, çanten dhe shkoi drejt daljes. Kur u ndje më mirë, u ul në një vend k
u nuk ishte askush që të mos kishte më asnjë ndodhi të tillë të papritur. E mbylli librin dhe hapi çanten që ta fuse brenda, dhe në momentin kur shikoi brenda, pa një kuti me biskota të pahapur fare. U turpërua dhe atëherë e kuptoi se kutia me biskota kishte qenë e zoterisë qe kishte qënë ulur në karriken pranë të sajes, por i cili pa asnjë shqetësim, nervozizëm apo brengë e ndau edhe biskoten e fundit me të, krejtësisht ndryshe nga ajo, që ndjehej e lënduar në krenarinë personale dhe ndjenjat e veta.

PËRFUNDIMI: Sa herë në jeten tonë ne kemi ngrëne dhe do të hamë biskoten e huaj, dhe këtë nuk e kemi ditur dhe nuk do ta dimë kurrë? Para se të vijmë në ndonje përfundim të shpejtë dhe para se të fillojmë të mendojmë keq, shikoni me kujdes detajet, shpesh herë situatat nuk janë të atilla sic na duken neve në shikimin e parë!!!

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Katër qirinjtë...

Katër qirinj duke u djegur po konsumoheshin ngadalë.Vendi ku ndodheshin ishte shumë i qetë dhe dëgjohej qartë biseda e tyre .

Qiriu i parë thoshte :Unë jam Paqja , por njerëzit nuk më duan , dhe nuk më ngelet gjë tjetër veçse të shuhem .Kështu pak nga pak u shua krejtësisht ..


Qiriu i dytë thoshte :Unë jam Besimi , por tashmë nuk vlej për asgjë,nuk ka kuptim të rri ndezur .Pa mbaruar mirë fjalët fryu një erë e lehtë dhe e shuajti ..

E trishtuar , e trishtuar ,qiriu i tretë tha : Unë jam Dashuria nuk kam forcë për të vazhduar që të rri ndezur .Njerëzit nuk e kuptojnë rëndësinë time .Shumë herë preferojnë të urrejnë.Dhe pa e zgjatur shumë filloi të fikej ngadalë ...

Në atë moment në vendin ku ndodheshin qirinjtë hyn një fëmijë dhe kur i pa të fikur iu tha :
Po çfarë po bëni kështu Ju duhet të rrini gjithmonë ndezur , unë e kam frikë errësirën .Tha kështu dhe ia plasi të qarit ..

Atëherë qiriu i katërt me ënbëlsi i tha : Mos u tremb , mos qaj : deri sa unë të jem e ndezur , mundemi gjithmonë të ndezim tre qirinjtë e tjerë :
Unë jam Shpresa .Me sy të mbyllur dhe të fryrë nga të qarët , djali mori qiriun e Shpresës dhe ndezi tre qirinjtë e tjerë.

Nuk duhet të shuhet kurrë Shpresa brenda zemrës sonë...
..dhe gjithkush prej nesh mund të jetë mënyra , si ai fëmijë i zoti në çdo moment për të rindezur me Shpresën e tij ; Besimin , Paqen dhe Dashurinë ...

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Një profesor në fakultet nxori 500 Euro dhe pyeti studentët: “Kush e dëshiron këtë para?”Shumica e studentëve ngritën duart.
Profesori tha: “Do t’ia jap njërit nga ju, por pasi ta ndrydhi.Përsëri pyeti: “Kush e dëshiron këtë?”Duart përsëri u ngritën.”Por çfarë do të bëni nëse e bëj kështu?” E hodhi në tokë dhe filloi ta shkelë me këmbë, duke e njollosur, pastaj mori 500 Euron e ndrydhur, të përlyer, të shkelur dhe përsëri i pyeti :
“A e dëshiron përsëri dikush nga ju këtë 500 Euro?”Përsëri të gjithë ngritën duart.Atëherë profesori tha: “Mendoj se tani keni mësuar diçka të rëndësishme”. Çfarë do që bëra me këtë 500 Euro ju përsëri e dëshironi sepse nuk e ka humbur vlerën e saj, edhe pas ndrydhjes edhe pas shkeljes mbetet përsëri 500 Euro”
.Kështu edhe ne, ndonjëherë demoralizohemi, gjunjëzohemi, ndrydhemi për shkak të gabimeve, veprimeve të këqija, përvojave të ithta, vështirësive, dhe atëherë mendojmë se e kemi humbur vlerën tonë.Mos lejo që humbja e shpresës të fshijë ëndrrat tua.

Vlera e një gjëje është për sa ti e vlerëson, andaj për vete zgjidhe çmimin më të lartë…

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 2 e 2]

Shko tek faqja : Previous  1, 2

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons