Fjalimi i Eastwood, çmend rrjetet sociale
Fjalimi i aktorit dhe regjisorit Clint Eastwood në Konventën e Republikanëve në Tampa të Floridas, ka shkaktuar lumë ironish nga përdorues të rrjeteve sociale në Shtetet e Bashkuara.
Legjenda 82-vjeçare e Hollywood-it, i njohur për mbështetjen që u ofron konservatorëve republikanë, mbajti një fjalim në Konventë, ku mes duartrokitjesh të shumta nga delegatët e pranishëm, improvizoi një intervistë me një karrige bosh, ku mendohej të ishte ulur presidenti Obama.
“Një karrike bosh dhe një teleprompter. Njësoj si të thuash, ke vetëm llafe dhe distinktiv”, i ka thënë Eastwood presidentit në dialogun e simuluar.Pas kësaj, në rrjetin social Twitter #eastwoodi
dhe #invisibleObama janë shndërruar në kryetema botërore ku mijëra përdorues të internetit kanë postuar foto të “dialogimit” me karrigen bosh. Më herët vetë presidenti Barack Obama replikoi ndaj monologut të aktorit me një foto të publikuar në Twitter dhe Facebook. Stafi i presidentit ka vendosur në rrjetet sociale një foto që tregon karriken e presidentit, pas të cilës shihet koka e Obama-s dhe poshtë shkruhet: “This seat is taken” (Ky vend është i zënë).