Nuk ka më yje turq si Ezel, aktori bukurosh shqiptar pushton ekranin turk..
Gjatë vitit 2011-2012 serialet turke në Shqipëri kanë qenë ndër më të ndjekurit. Si fillim ishte historia e Gymyshit dhe Mehmetit ajo që mbërtheu para ekranit shumë teleshikues, e më vonë Ezeli, seriali që theu çdo rekord audience. Kudo flitej për të nga të gjitha shtresat. Madje aktorët që interpretojnë Mehmetin dhe Ezelin, mund të themi se u bënë të preferuarit e fermave shqiptare. A do ndodhë kështu edhe me Nikun kur seriali të nisë të transmetohet në Turqi? Urojmë që po.
Nik Xhelilaj duket se do të jetë ylli më i ri i telenovelave turke. Këto janë lajmet më të fundit që vijnë për aktorin e njohur shqiptar, Xhelilaj. Niku, i cili kohëve të fundit nuk është angazhuar në ndonjë projekt në filmiografinë shqiptare, shumë shpejt do të jetë protagonist në një serial turk. “Kayıp Şehir” është prodhimi më i ri turk i targuar nën logon e kanalit të ndjekur turk “Kanal D”, i cili do të nisë të shfaqet në Turqi duke filluar nga muaji shtator.
Shqiptari Nik Xhelilaj në këtë serial do të ketë rol protagonist. Ai do të jetë njëri nga 5 fëmijët e një familjeje që përjeton shumë drama. Kadir është emri i personazhit që Niku do të ketë në këtë film. Ajo që ka tërhequr vëmendjen e mediave turke ka qenë talenti dhe filmat ku ka luajtur më parë Niku. Ato e kanë cilësuar atë si një aktor të ri dhe premtues. Megjithatë, lidhjet e Nikut me Turqinë janë pak më të hershme. Në moshën 14-vjeçare familja e dërgon Nikun në Turqi për të vazhduar shkollën ushtarake, të cilën ai e braktisi për t’u rikthyer në Tiranë dhe për të nisur Akademinë e Arteve për aktor. Tani Niku nuk shkon më në Turqi si nxënës, por si një aktor i afirmuar, nga i cili pritshmëritë janë të mëdha.