Miliona profile të rreme në Facebook
Numri i përdoruese i rrjetit më të madh shoqëror në botë është rritur madje në 950 milionë, por besohet që 8,7 për qind e përdoruesve të kompjuterit thyejnë rregullat në rrjet, ndërsa kjo përqindje paraqet rreth 83 milionë përdorues të kompjuterit.
Nga numri i përgjithshëm i llogarive të rrejshme në Facebook mësohet që 4,8për qind të llogarive të përdoruesve janë dublikate të cilat personat e njëjtë i mbajnë me emër tjetër.
Mbajtja e dy llogarive është në kundërshtim me rregullat e përdorimit. Po ashtu prindërit të cilët hapin profile për fëmijët e tyre bëjnë gabim shtesë meqenëse kushti për të pasur profil në Facebook është prej moshës prej 13 vjeçare. Llogaritë e kafshëve shtëpiake ose kompanive të cilat nuk kanë kaluar në Facebook Pages përbëjnë 2,4 për qind të numrit të përgjithshëm të përdoruesve të rrjetit shoqëror. Këto llogari janë të lejueshme, por duhet të klasifikohen në mënyrë të drejt. Ndërsa, 1,5 për qind bie në “spamerët”, të cilët paraqesin problemin më të madh për rrjetin shoqëror. Kompania në mënyrë aktive përcjellë përdoruesit të cilët thyejnë rregullat për sjellje në rrjet shoqëror dhe i fshin.