Një version i Facebook “femër” po qarkullon në internet. Një aplikim ju lejon të ndryshoni ngjyrën e profilit tuaj në Facebook. Kështu që shumë vajza kanë rënë pre dhe kanë infektuar kompjuterin. Për këtë autoritetet ligjore kanë lëshuar deklaratën e mëposhtme:
"Në Facebook është duke qarkulluar një aplikim i quajtur “Facebook-Pink”që ju kërkon të zëvendësoni profilin e vjetër blu me një ngjyrë të re të kuqe. Duke klikuar mbi ikonën e aplikimit "më pëlqen", instalohet në kompjuterin tuaj një virus”.
Lidhur me këtë këshillohet të jeni të kujdesshëm që të mos klikoni në ikonën në fjalë dhe të hiqni ikonën "Facebook Pink". Më pas përditësoni antivirusin tuaj.