U “dërgoi” tërmet mumia e Altai
Edhe pse kanë kaluar 19 vjet, vendasit ende nuk e kanë harruar “Mbretëreshën e Altai”, një mumie me moshë 2500 vjeçare e zbuluar nga arkeologët vendas.
Në përvjetorin e ekspeditës së gërmimit që solli në dr
itë mumien në vitin 1993, një tërmet 5,3 ballë i shkallës rihter, goditi rajonin në malet Altai të Siberisë Jugore, pranë kufirit me Mongolin;.
“Fakti se u shkaktua tërmet, në 31 korrik, është një shenjë nga “Mbretëresha”, që tregon se ajo dëshiron të kthehet”, pretendon kreu i lëvizjes “Besimi i Bardhë” për kthimin e mumies, Akai Konief citon alb-observer.com
“Piloti – që kishte transportuar gjetjet arkeologjike- më kishte thënë atëherë se në momentin që erdhi në dritë “Mbretëresha”, ndodhi tërmet, por askush nuk e besoi. Tashmë ne kemi fakte se “Mbretëresha” dëshiron të kthehet. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë do të pasojnë dhe shumë shenja të tjera”, deklaroi Akai Konief.
Mumia e “Mbretëreshës së Altai”, ruhet në Muzeun e Institutit Etnografik dhe Arkeologjik Novosibirsk.